Liberalizohen universitetet!!!

Liberalizohen universitetet!!!

Gusht 13, 2005


Kuotat e reja, 26845 studentë, një vit më parë vetëm gjysma

Të gjithë hyjnë në Universitete
Vendimi i qeverisë: 13 mijë studentë më shumë


--------------------------------------------------------------------------------

Odeta Halili


TIRANE

Tri javë para startit të konkurseve në Universitete, qeveria miratoi kuotat e pranimeve në çdo degë, duke e bërë të panevojshëm konkursin në disa syresh. Numri i pranimeve, 26.845 studentë në total, tejkaloi dyfishin e vitit të kaluar e bashkë me të edhe numrin potencial të maturantëve kandidatë. "100 për qind e maturanëtve që sivjet kanë lënë bankat e shkollës së mesme do të mund të bëhen studentë", deklaroi disa orë pas miratimit të vendimit nga qeveria, shefja e kabinetit në Ministrinë e Arsimit, Zana Papadhopuli. E cila preferoi ta konsideronte këtë kuotë masive pranimesh si hap drejt liberalizimit të universiteteve, meqë është lënë në fuqi ligji aktual për arsimin e lartë që lejon zhvillimin e konkursit. "Konkurs nuk do të zhvillohet vetëm në degët ku numri i pranimeve është më i madh se ai i kandidatëve", tha Papadhopuli, por ndërkaq konkursi duket do të jetë i panevojshëm në shumicën e degëve.

Premtimi
Kështu, ajo që gjatë fushatës elektorale u pa me skepticizëm nga ana e socialistëve dhe u premtua më konkretisht nga demokratët, në fakt u realizua prej të parëve. Socialistët u deklaruan më të kufizuar me liberalizimin e premtuar prej kampit blu, por megjithatë hodhën hapin gjigand drejt tij tani në prag të ikjes. Fatura financiare e këtij vendimi do t'i rëndojë qeverisë së ardhshme, e cila për të respektuar atë dhe dëshirën e konkurentëve në auditorë duhet të transferojë nga diku tjetër të ardhura të mjaftueshme për të përballuar vitin akademik, për më tepër kur buxheti i universiteteve është miratuar në fillim të vitit, ose të shfuqizojë vendimin dhe të shkaktojë një valë pakënaqësirash. Vendimmarrësit kanë shpjeguar megjithatë në relacionin bashkangjitur vendimit se "të ardhurat nga tarifa vjetore e shkollimit dhe nga tarifa për kuotat dytësore dhe për degë të dytë, krahas fondeve buxhetore të planifikuara për vitin 2005, mbulojnë plotësisht shpenzimet për pranimet e reja".

Vendimi
Kuotat e pranimeve në total janë 26.845 studentë. Nga këto 26.305 janë kuota për pranimet e reja, 250 janë kuota që rezervohen për studentët, të cilët dëshirojnë një degë të dytë, 250 për ata që duan të ndërrojnë universitet dhe 40 janë rezervuar për shtetasit e huaj me kombësi joshqiptare. Ata që dëshirojnë një degë të dytë e fitojnë atë pa konkurs, po duke iu nënshtuar tarifave speciale (të barabarta me ata që ndjekin shkollën me pagesë) tarifa që variojnë nga 50.000 lekë për degë të ndryshme të mësuesisë deri në 300.000 lekë për degë të tilla si Gazetaria, Mjekësia apo Drejtësia. Shtesa bujare e qeverisë ka prekur në mënyrë masive degë të veçanta dhe ka lënë jashtë vetëm degë specifike si ato të Mjekësisë dhe Akademisë së Arteve. Sipas Ministrisë së Arsimit e ndjeshme ka qenë shtesa e kuotave në degë si Shkencat Sociale në të gjitha universitetet, Ekonomiku, degë të Filologjisë, Infermieritë etj.

Degët e reja
Një pjesë e kuotave shtesë janë adresuar edhe në degët e reja që kanë marrë sëfundi dhe OK-in e qeverisë. Kështu janë miratuar rreth 11 kurse të reja studimi në total në Universitetin e Shkodrës, Korçës, Vlorës, Elbasanit, në Universitetin Politeknik dhe në Akademinë e Arteve. Shkodra do të ketë për herë të parë auditore për "Punë Sociale" dhe "Gjuhë Frënge". Në Universitetin e Elbasanit mund të mësohet në "Psikologji", "Sociologji" dhe "Infermier-mami". Po kështu në Korçë do të hapen dy degë të reja "Gjuhë-Letërsi" dhe "Infermier-mami", në Vlorë do të ketë "Gjuhë dhe Letërsi Shqipë". Ndërsa inxhinierive të Tiranës do t'u shtohen "Inxhinieri Matematike" dhe "Inxhinieri Fizike". Në akademinë e Arteve është miratuar dega "Regji Filmi dhe Tv". Pa harruar pas gjithë këtyre kuotat që do të ndajnë universitetet e reja në Fier, Berat dhe Durrës.

Regjistrimi
Megjithë këmbënguljen e rektorëve për të rritur tarifat e shkollimit, ka mbetur e pandryshueshme shuma që duhet të paguajnë studentët në fillim të vitit: 10.000 lekë. Studentët e vitit të parë do të paguajnë 10.000 lekë në fillim të vitit. Për studentët e kurseve më të larta tarifa vjetore e shkollimit do të jetë përkatësisht: për kursin e 2-të 10.000 lekë, për kursin e tretë dhe të katërt nga 7.000 lekë, për kursin e -të dhe të 6-të, kjo tarifë shkollimi do të mbetet në masën 2.500 lekë.


Gazeta Shqiptare
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Liberalizohen universitetet!!!

Kandidatët do t’i nënshtrohen konkurseve. Vetëm në rastet kur kuotat nuk plotësohen, hyrja do të bëhet e lirë

Qeveria liberalizon universitetet

Ministria: “Njëqind për qind e maturantëve mund të ndjekin sivjet universitetet”

Olsi Kolami

Vendimi i fundit i qeverisë ka ndezur dritën jeshile për pranimet në universitete. 26 845 të rinj do të pranohen sivjet në sistemin e arsimit të lartë me kohë të plotë, nga 20 mijë që ishte propozuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit. Vendimi ka si qëllim t’u japë mundësi 26 mijë maturantëve të diplomuar në qershor të ndjekin universitetin, si dhe dhjetëra të tjerëve që kanë mbaruar arsimin e mesëm vitet e kaluara. Rritja e kuotave me mbi 6 mijë, është bërë kryesisht në degë që plotësojnë kushtet për të pranuar brenda këtyre kapaciteteve, ndërkohë për degë të tjera kuotat nuk kanë pësuar asnjë ndryshim. Vendimi i qeverisë parashikon që në degët më të kërkuara, ku kandidatët nuk mund të arrijnë pikët e nevojshme, mund të kryejnë transferimin e tyre në degë analoge. Edhe pse ky vendim është komentuar nga shefja e kabinetit të MASH-it, si një hap mjaft i rëndësishëm në procesin e nisur të liberalizimit, akademikët mendojnë se përpos rritjes së kuotave, jo kushdo ka mundësi të ndjekë degën që dëshiron, duke i kushtëzuar maturantët në zgjedhjen e tyre.
Kuotat
Kuotat e pranimeve në universitetet për vitin akademik 2005-2006, në sistemin me kohë të plotë, janë gjithsej 26 845 studentë. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, kuota e pranimeve të reja është 26 305 studentë, kuota për degë të dytë 250 studentë, për vitet e ndërmjetme 250 studentë si dhe 40 të tjera për shtetasit e huaj. Ndërkohë që kuota e pranimeve të reja përbëhet nga 24 181 për kuotat kryesore, si dhe 1 815, ku përfshihen edhe kuotat dytësore dhe 309 kuota për shqiptarët jashtë trojeve të Republikës së Shqipërisë. Në të gjitha degët e gjuhëve të huaja ka një rritje prej 700 kuotash, në gjuhë-letërsi 1 370, degët e shkencave 1 035, infermieri 400, shkencat sociale 1 600, fakultetet e Ekonomisë 2 500, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universiteti Politeknik 1 900 si dhe Fakulteti Juridik 470 kuota. Shefja e kabinetit në MASH nuk ka bërë të ditur ndarjen e kuotave sipas degëve, duke theksuar se publikimi i tyre do të bëhet së afërmi. Ndërkohë që në Akademinë e Arteve, Institutin e Fizkulturës, Mjekësi, Stomatologji dhe Farmaci, nuk do të ketë asnjë ndryshim në lidhje me kuotat e parashikuara, kjo për vetë specifikën që kanë këto drejtime. Vendimi i qeverisë ka miratuar gjithashtu edhe kuotat për vitin akademik 2005-2006 në tre universitetet e reja në Durrës, Fier dhe Berat.
Konkurset
Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon se kusht për përzgjedhjen e studentëve do të jetë konkursi. “Në të gjitha universitetet kandidatët do t’i nënshtrohen konkursit. Vetëm në rastet kur nuk plotësohen kuotat e miratuara për degë të caktuara, nuk do të zhvillohet konkursi”, - thekson Papadhopulli. Numri i kërkesave në shumë degë është më i ulët krahasuar me atë të konkurrentëve, gjë e cila, sipas rregullores së pranimeve, u jep të rinjve të kualifikohen për në universitete pa iu nënshtruar konkurseve. Ndërkohë që kandidatët do të kenë mundësi që në rast se nuk fitojnë në një degë të caktuar, mund të transferohen në degë të tjera, duke iu referuar sistemit të pikëve që kanë fituar në konkurse. Ky sistem është përdorur edhe vitet e kaluara, ku konkurrentët mund të ndiqnin degë të tjera anologe, në rast se numri i kufizuar i kuotave për degë të kërkuara nuk i jepte atyre mundësinë të ndiqnin universitetin. Pak kohë më parë universitetet deklaruan se konkurrentët që nuk do të kalojnë pragun e pikëve të vendosura, nuk do të fitojnë statusin e studentit.
Degët e reja
Ndërkohë që sivjet do të hapen 11 kurse të reja studimi. Kështu në Universitetin e Shkodrës do të hapen 2 degë; punë sociale dhe gjuhë frënge; në Universitetin e Elbasanit do të hapen 3 degë të reja; Psikologji, Sociologji dhe Infermier-mami; në Universitetin e Korçës do të hapen 2 degë; Gjuhë-Letërsi dhe Inferimier-mami; në Universitetin e Vlorës hapet dega e Gjuhë- Letërsi Shqipe; në Universitetin Politeknik Inxhinieri matematike dhe Inxhineri fizike, ndërsa në Akademinë e Arteve dega Regji Filmi dhe Televizioni. Universiteteve private sivjet u shtohet një tjetër shkollë e lartë. Bëhet fjalë për Universitetin “Marin Barleti”, i cili u miratua dje me vendim të këshillit të ministrave. Ky universitetet përbëhet nga dy fakultete, ai i gjuhëve të huaja dhe matematikës së zbatuar. Fakulteti i parë ka tri degë të sistemit 3-vjeçar; Angisht, Gjermanisht dhe Frëngjisht, ndërsa Fakulteti i Matematikës së Zbatuar përbëhet nga dy degë; Matematikë-Administrim dhe Matematikë-Financë. Numri i studentëve të pranuar për çdo vit akademik do të jetë deri në 70 kandidatë për çdo degë.


Tarifa e studimit, nuk do të ndryshojë

Në mbjedhjen e djeshme qeveria ka hedhur poshtë propozimin e rektorëve për rritjen e tarifës së studimit. Ajo do të mbetet e njëjtë me atë të një viti më parë, pra 10 mijë lekë të reja. Vendimi parashikon që tarifat e shkollimit për studentët do të jenë 10 mijë lekë për kursin e parë dhe të dytë, 70 mijë lekë për kursin e tretë si dhe 25 mijë lekë për kursin e katër, duke iu referuar tarifës ekzistuese. Propozimi i rektorëve për rritjen e tarifës u bë shkak i buxhetit të kufizuar që kanë aktualisht universitetet për plotësimin e përmirësimit të kushteve në auditore. Sipas rektorit të Universitetit Politeknik, Përparim Hoxha, të ardhurat që do të mblidheshin nga kjo tarifë do të shkonin për shtimin e përmirësimin e laboratorëve, si dhe ngritjen e sallave të internetit. Një ditë më parë ky propozim hasi në kundërshtim nga Qeveria Studentore, e cila deklaroi se përpos premtit të rektorëve, askush nuk ishte konsultuar paraprakisht se cili do të ishte ndikimi i kësaj tarife në xhepat e studentëve, ndërkohë që deri tani edhe pse kjo tarifë është paguar rregullisht, ndryshimet në mjediset akademike kanë qenë minimale.


Rritja e kuotave në degët:

Gjuhët e Huaja 700 kuota
Gjuhë-Letërsi 1 370
Fakultetet e Shkencave 1 035
Infermieri 400
Shkencat Sociale 1 600
Fakultetet e Ekonomisë 2 500
Universiteti Bujqësor i Tiranës
dhe Universiteti Politeknik 1 900
Fakulteti Juridik 470 kuota

Kuotat

Kuotat kryesore 24 181 studentë
Kuota dytësore 1 815 studentë
Kuota për shqiptarët jashtë trojeve 309 studentë
Kuota për degë të dytë 250 studentë
Kuota për vite të ndërmjetme 250 studentë
Kuota për shtetasit e huaj, me kombësi joshqiptare 40 studentë

13/08/2005


Shekulli
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Liberalizohen universitetet!!!

Speciale

libelalizimi i universiteteve
reagimi

Vendimi barazon kuotat me numrin e atyre që mbarojnë gjimnazin


Qeveria: Shkollë të lartë për të gjithë maturantët




Tirane
Jo liberalizim, por mundësi për t’u shkolluar të gjithë maturantët. Ky është përkthimi i vendimit të djeshëm të qeverisë në detyrë për arsimin e lartë.

Sipas qeverisë, për vitin akademik 2005-2006 do të kenë mundësi të shkojnë në shkollë të lartë 26 845 studentë, ose 100 për qind e atyre që mbarojnë shkollën e mesme. Kjo është hera e parë që shkollat e larta mund të pranojnë një numër të tillë studentësh. Numri është rreth dyfishi i atij të vjetshëm kur u pranuan vetëm rreth 13 mijë studentë. Por, pavarësisht dëshirës së mirë politike, vendimi i djeshëm nuk e liberalizon sistemin e arsimit universitar. Kështu jo të gjithë studentët që duan të studiojnë për mjekësi, ekonomik, apo ndonjë degë tjetër, do të kenë mundësi të shkojnë në shkollë të lartë. Thjesht këtë vit numri i kuotave është i barabartë me numrin e maturantëve. E thënë ndryshe, ata që nuk do të fitojnë konkursin për një degë të caktuar do të kenë mundësi të shkojnë të studiojnë në një degë tjetër, më pak të kërkuar. Pra, të gjithë maturantët kanë mundësi për të shkuar në shkollë të lartë, por jo për të zgjedhur vetë fakultetin që duan. Do të ketë sërish konkurse dhe pranime me kuota.

Qeveria
Në një mbledhje, pak të heshtur, qeveria vendosi dje të rrisë me rreth 25 për qind numrin e kuotave për në universitet, si dhe pagesën që duhet bërë për të studiuar të shkollat e larta publike. “Kuotat e pranimeve në universitetet dhe shkollat e larta për vitin akademik 2005-2006, në sistemin me kohë të plotë janë gjithsej 26 845 studentë”, thuhet në njoftimin e qeverisë. Sipas të dhënave, rreth 26 mijë maturantë mund të pranohen si studentë të rinj. Ka rreth 250 vende për degë të dyta dhe një numër të njëjtë për vite të ndërmjetme. Këtë vit akademik në fakultete shqiptare qeveria ka vendosur të pranojë vetëm 40 shtetas të huaj me kombësi joshqiptare. Për kuotat parësore do të ketë 24 181 vende, për kuotat dytësore 1 815 vende dhe për shqiptarët jashtë trojeve shqiptare, kryesisht nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, do të ketë 309 vende të reja. “Numri i maturantëve që përfundojnë shkollat e mesme këtë vit mësimor (2004-2005), në shkallë vendi është 26 209. Prej tyre, për këtë vit akademik (2005-2006), planifikohet të tërhiqen në shkollat e larta në sistemin me kohë të plotë 100% e nxënësve maturantë. Në kuotat e këtij viti akademik janë pasqyruar edhe kuotat e tre universiteteve të reja që u hapën në Durrës, Fier dhe Berat”, thuhet në njoftimin e qeverisë. Nga ana tjetër, këtë vit për herë të parë do të hapen edhe 11 degë të reja. Në to bie në sy hapja për herë të parë e degëve, Inxhinieri Fizike dhe Inxhinieri Matematike, si dhe shtimi në Akademinë e Arteve të degës Regji Filmi dhe TV. Për të ndjekur vitin e parë dhe të dytë të shkollës së lartë qeveria ka parashikuar të marrë nga studentët 10 mijë lekë të reja në vit, për vitin e tretë 7 mijë lekë në vit dhe për vitet e katërt, pestë e gjashtë, nga 2.5 mijë lekë në vit.

Debati
Liberalizimi i universiteteve solli një debat të madh para fushatës elektorale. Partitë politike e shfrytëzuan këtë element për të marrë votat e maturantëve. Gjatë fushatës PD, aktualisht fituese e zgjedhjeve, premtoi liberalizmin e arsimit të lartë. Ky premtim u kundërshtua indirekt nga socialistët, të cilët përdorën njerëzit e tyre në fushat e arsimit për ta kundërshtuar. Por në fund, është vetë qeveria Nano, ajo që merr vendim për një lloj ngopjeje të maturantëve me vende në universitete. Këtu, duke përjashtuar dëshirën e mirë për t’u dhënë shkollë të gjithëve, duket se qeveria po përdor një lloj vendimi për të hequr sadisfaksionin e qeverisë së ardhshme, veprim që e kishte premtuar më parë.



kuotata e pranimeve

Kuotat e pranimeve në universitetet dhe shkollat e larta

Kuota e pranimeve të reja 26 305 studentë
Kuota për degë të dytë 250 studentë
Kuota për vite të ndërmjetme 250 studentë
Kuota për shtetasit e huaj,
me kombësi jo shqiptare 40 studentë


Kuota e pranimeve të reja

Kuota kryesore 24 181 studentë
Kuota dytësore 1 815 studentë
Kuota për shqiptarët jashtë
trojeve të Republikës së
Shqipërisë 309 studentë


Shtesat për këtë vit

Ekonomik 2500 kuota
Gjuhët e Huaja 700 kuota
Histori, Gjeografi,
Gazetari,
Gjuhë-Letërsi 1370 kuota
Matemtikë, Shkenca
Natyrore dhe
Informatike 1035 kuota
Infermieri 400 kuota
Shkenca Sociale 1600 kuota
Fakulteti Juridik 470 kuota

Këtu përfshihen edhe kuotat e tre universiteteve të reja, Durrës, Berat, Fier të hapura këtë vit



11 kurset e reja

Shkodër
Punë Sociale Gjuhë Frënge
Elbasan
Psikologji Sociologji Infermier-Mami
Korçë
Gjuhë-Letërsi Infermier-Mami
Vlorë
Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
Tiranë
Politekniku Inxhinieri Matematike Inxhinieri Fizike Akademia e Arteve Regji Filmi dhe TV


Qeveria jep licencë
Hapet në Tiranë Universiteti privat “Marin Barleti”

Në mbledhjet e fundit qeveria ka miratuar dje dhënien e licencës për një tjetër universitet privat. “Qeveria miratoi vendimin “Për dhënien e lejes për hapjen e shkollës së lartë universitare, jopublike, Universiteti “Marin Barleti”. Universiteti jopublik “Marin Barleti”, me seli qendrore në Tiranë, do të ketë dy fakultete, Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetin e Matematikës së Zbatuar. Kapacitetet e tij arrijnë deri në 70 studentë për çdo degë. Universiteti është pranuar të japë diploma në degët anglisht, italisht, frëngjisht si dhe në matematikë-administrim dhe matematikë-financë. Ndryshe nga degët e tjera të Fakultetit publik në Universitetin “Marin Barleti” mund të marrësh diplomën vetëm me 3 vite studime. Ky është një ndër universitetet e tjera që i shtohen mësimdhënies private në Shqipëri. Kjo është konkurrenca e parë që i bëhet arsimit publik gjatë këtyre viteve, gjë që pritet të rrisë disi metodat dhe kushtet e mësimdhënies si dhe nivelin e atyre që diplomohen.

Deget e Universitetit

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja Gjuhë Angleze (3 vite akademike)
Gjuhë Gjermane (3 vite akademike)
Gjuhë Frënge (3 vite akademike)
Në Fakultetin e Matematikës së Zbatuar Matematikë–Administrim (3 vite akademike)
Matematikë–Financë (3 vite akademike)

Panorama
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Liberalizohen universitetet!!!

Qeveria: Te gjithe maturantet, ne universitete
E Shtune, 13 Gusht 2005
Keshilli i Ministrave rrit numrin e pranimeve ne universitete, aq sa eshte numri i maturanteve. Konkursi mbetet ne fuqi, por ne rast humbjeje, kandidatet mund te zgjedhin nje dege tjeter. Ja kuotat, tarifat e regjistrimit dhe deget e reja per kete vit

Blerina Moka

Me ne fund dita e shumepritur erdhi per mijerat e maturanteve, te cilet lane shkollat e mesme kete vit. Per kedo qe pati dyshime se nuk do te mbahej fjala e dhene, me vendimin e djeshem te qeverise "Nano", u vendos liberalizimi ne shkollat e larta, qe do te thote se te gjithe maturantet mund te studiojne kete vit ne universitete, natyrisht jo ne deget ku ata do te deshirojne.

Perzgjedhja e deges se preferuar do te mbetet dhe per vitin akademik 2005-2006 ne dore te fatit, nese ai do t'ju shkelqeje ne konkurs. Pra, edhe kete vit konkursi eshte ne fuqi. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, u mbajt nje nder premtimet me te rendesishme ne fushen e arsimit, qe Partia Socialiste deklaroi gjate fushates elektorale per te rinjte maturante, e drejta e studimit. Hyrja masive ne auditoret e shkollave te larta, behet kete vit per here te pare realitet me shtimin e kuotave te pranimit ne rreth 26.305 studente, kur vetem numri i maturanteve qe mbarojne kete vit shkollen e mesme eshte 26.209 te rinj e te reja. Brenda kesaj shifre do te jene dhe 1.815 kuota dytesore dhe 309 kuota per shqiptaret jashte trojeve te Republikes se Shqiperise. Pra, askujt nuk do t'i mohohet e drejta e studimit, gjithmone nese ekziston deshira.

Po dje, qeveria vendosi dhe 250 kuota pranimi per studentet qe duan te studiojne ne dege te dyte, 250 kuota per studime ne vitet e ndermjetme dhe 40 kuota per shtetasit e huaj, me kombesi jo shqiptare. Me vendimin e djeshem, nje pjese e kuotave te pranimit do te shkoje ne tri universitetet e reja, te Durresit, Beratit dhe Fierit.

Konkurset, jo humbes e fitues

Kete vit te ri akademik nuk do te kete humbes dhe fitues. Kuotat e larta te miratuara nga qeveria, do t'u japin mundesi te gjithe atyre qe u regjistruan ne universitete, por nuk fituan ne konkurse, te studiojne ne nje dege tjeter. Madje ne rrethe, qeveria vendosi miratimin e degeve te reja te preferuara nga te rinjte, si Gjuhe-Letersia, Infermieria dhe Psikologjia apo Puna Sociale. Por, mbetet per t'u thene se edhe kete vit te ri akademik, ne deget me te preferuara, si Juridiku, Ekonomiku, Gazetaria apo Shkencat Sociale, hyrja nuk do te jete aspak e lehte. Rritja e kerkesave per keto dege, u pa qe ne ditet e para te regjistrimeve ku dhe "dyndjet" ishin me te medha. Megjithate, ne te gjithe vendin nuk do te mbetet asnje maturant pa studimet e larta dhe kjo qe nga dje nuk eshte me nje premtim, por nje fillim i ri per fakultetet shqiptare.

Liberalizimi, 11 rektoret hezitojne

Kreret e arsimit te larte, pikerisht 11 rektoret ne te gjithe vendin, i kane thene "jo" hyrjes masive ne universitete. Kjo sipas tyre, ne baze te tri argumentave: mungesa e stafit pedagogjik, mungesa e sallave te leksioneve dhe auditoret, kostoja e financimit. Ne konferencen e rektoreve, mbajtur jave me pare, te gjithe rektoret e universiteteve ne Tirane e rrethe, deklaruan se shkollat e larta nuk i kane kapacitetet e mjaftueshme per dyer te hapura. Gjithashtu, ata kerkuan se marrja e vendimit nga qeveria, duhet te diskutohet me pare me ta, si drejtues te universiteteve dhe me prane problemeve te tyre.

Megjithate, ende nuk dihet se si do te reagojne fakultetet pas vendimit te djeshem te qeverise, duke pasur parasysh se kuotat e propozuara nga vete ata, per vitin akademik 2005-2006 kane qene te pergjysmuara, krahasuar me nje vit me pare.

KUOTAT PER VITIN 2005-2006

1 - Kuotat e pranimeve ne shkollat e larta per vitin akademik 2005-2006, ne sistemin me kohe te plote, jane gjithsej 26.845 studente.

a) Kuota e pranimeve te reja 26.305 studente

b) Kuota per dege te dyte 250 studente

c) Kuota per vite te ndermjetme 250 studente

d) Kuota per shtetasit e huaj, me kombesi jo shqiptare 40 studente

2) Kuota e pranimeve te reja perbehet nga:

a) Kuota kryesore 24.181 studente

b) Kuota dytesore 1.815 studente

c) Kuota per shqiptaret jashte trojeve 309 studente

VENDIMI

Shtohen 11 dege te reja ne rrethe

Numri i larte i te regjistruarve qe ne ditet e para te saj, perkon me deget e reja te shtuara kete vit ne universitetet shqiptare. Universitetet e rretheve kete vit te ri akademik do te kene rreth 11 dege me shume per studentet e rinj. Me vendimin e djeshem te qeverise, Shkodra, Elbasani, Vlora dhe Korca do te kene dege te reja kete vit, si Puna Sociale, Psikologjia, Infermiere-mami, Gjuhe-Letersia, apo Gjuha e Huaj. Por dhe ne Tirane, qeveria miratoi dy dege te reja ne Universitetin Politeknik dhe ne Akademine e Arteve.

Ne mbledhjen e djeshme, kane pare driten jeshile propozimet e rektoratit te Universitetit Politeknik per dege te tilla si inxhinieri matematike dhe inxhinieri fizike, ndersa ne Akademine e Arteve do te shtohet dega e regjise per filmin dhe televizionin. Gjithashtu, dege te reja do te hapen dhe ne Universitetet e reja, te cilat do te startojne kete vit, ne Durres, Berat dhe Fier. Dege te tilla, si ajo e peshkimit ne Durres apo inxhinieri navale (nendetesave) ne Fier do te jene te mirepritura nga te rinjte e ketyre qyteteve, kushtet sociale te te cilave, mundesojne dhe studimin e tyre.

11 DEGET E REJA

1. Universiteti Politeknik ne Tirane

a. Inxhinieri Matematike

b. Inxhinieri Fizike

2. Akademia e Arteve

a. Regji filmi dhe TV

3. Universiteti i Shkodres

a. Pune Sociale

b. Gjuhe Frenge

4. Universiteti i Elbasanit

a. Psikologji

b. Sociologji

c. Infermiere-mami

5. Universiteti i Vlores

a. Gjuhe- Letersi Shqipe

6. Universiteti i Korces

a. Gjuhe-Letersi

b. Inferimiere-mami

Korrieri
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Liberalizohen universitetet!!!

ANALIZA ]
Kurth Berishes dhe studenteve- nga Ilir Babaramo

Kam dy diploma, Akademine e Rendit dhe Fakultetin Histori Gjeografi. Tani jam dhe ne vit te dyte te Juridikut. Dua te behem noter se aty ka me shume pare, me tha nje oficer policie. Kishte ardhur te takonte nje kolegun tim dhe nuk shkulej nga redaksia. Kerkonte ndermjetesimin e tij tek nje pedagog. I thashe se kthehej pas nje jave nga pushimet ne Sardenje. Pse, nuk I pelqen Saranda atij, qe shkon me pushime ne ishujt e Spanjes, ma ktheu polici I diplomuar dhe per Gjeografi. Fillimisht kujtova se me genjente. Por kur shkoi dhe nxorri nga kroskoti I makines te dy diplomat, shtanga. Me vone me shpeguan se pasi ishte endur ca kohe ne Itali, ku ishte mare me disa pune jo fort te qarta, ishte kthyer me shume leke. Filloi t'i jepte sa majtas djathtas per te nisur pune aty ku leku buronte, ne policine e portit. Natyrisht, blerja e diplomave ishte pjese e ketij investimi. Dhe si per ironi te fatit, policin gjeograf e takova pak dite pasi qeveria kishte vendosur te hape dhe tre universitete te reja.

Kryetari I PD deklaroi gjate fushates se qeveria e tij do hape nje universitet ne Durres. Madje I vuri dhe emrin. Do quhet Aleksander Moisiu, tha Berisha nga tribuna e mitingut. Pak dite para se te lere zyren, Nano vendosi te hape universitet jo vetem ne Durres, por dhe ne Berat e Fier. Dje gjithashtu realizoi ne menyre krejt te befasishme dhe premtimin tjeter te Berishes, liberalizimin e plote te arsimit te larte. Nano eshte dhe disa ore ne zyren e kryeministrit. Pak dite para fillimit te vitit te ri akademik timonin e shtetit e merr Berisha. Kryeminsitri I ardhshem nuk di se cfare te beje. E ka gati te pamundur te anulloje vendimin e qeverise se meparshme. Tek e fundit, Nano la ne leter premtimet e ish-shefit te opozites.

Situata eshte vertet absurde. Ekspertet thone se vendimi per te hapur brenda pak ditesh, ne menyre krejt te papritur, tre universiteteve, e me tej akoma, te liberalizosh arsimin e larte, eshte gati si te kerkosh te mbjellesh grure ne shkretetire. Aty mungon gjithcka. Mungojne pedagoget, mungojne godinat. Per laboratore dhe gjithcka tjeter qe I duhet nje universiteti as behet fjale. Nje universitet kerkon miliona dollare ne vit qe te ekzistoje. Ne buxhetin e ketij viti keto shuma nuk jane parashikuar. Pra, duke keqperdorur premtimet elektorale te Berishes, Nano kerkon t'i lere ketij te fundit nje toke te djegur per te administruar.

Qeverisja e Nanos ka qene gjithmone e ngjashme me periudhen e mbreterimit te Burboneve. Ka vujatur nga deliri I madheshtise si I veteshpalluri mbreti diell. Ka qene I shfrenuar ne qejfe si Luigji XIII. Dhe sloganin e ikjes ka zgjedhur ate te Burbonit te fundit. Pas meje qameti, tha Luigji XVI, ndersa po ia mbathte me ngut per ne Angline fqinje per te shpetuar koken. Nuk eshte hera e para qe Nano iken ne menyre jo normale nga pushteti. Ne vitin 1998, duke ikur per Maqedoni, la pas seline e kryeminstrise duke u djegur. Kete here demi eshte shume me I madh. Gjashte vjet me pare, sekretari I atehershem I Keshillit te Ministrave gjeti me prokurim te drejteperdrejte nje firme dhe muret e kryeminsitrise u lyen serish me boje. Por cinizmi per hapjen e tre universiteteve eshte nje dem ekstrem. Iken duke shkaterruar arsimin, themelin e gjithckaje.

Si nje ekspert i Kines, Nano duhet ta mbaje mend periudhen e revolucionit kulturor kinez. Ishte koha kur Mao shpalli armiq te revolucionit Danten, Mozartin, Shekspirin dhe gjithe koloset e tjere te artit. Arti i tyre duhet te zevendesohej. Mao kerkoi qe punetoret kineze te shkruanin vete letersi. Madje u vendos ne planet pesevjecare qe cdo vit te prodhoheshin nje milion romane dhe po aq vellime me poezi. Kultura boterore nuk kishte njohur kurre me pare inflacion me te madh shkaterrues. Vlerat u zhduken dhe Kinen e 40 viteve me pare e mori peng injoranca.

Aktualisht Shqiperia ka nje numer inflacionist universitetesh. Neser mesa duket do te kete edhe nje numer inflacionist studentesh. Ekpsertet thone se bota aplikon kriterin nje universitet per nje million banore. Ndersa Shqiperia me 3 milione banore ka 10 universitete. Pa llogaritur keto qe firmosi Nano. Dhe te mendosh se ky kriter zbatohet ne vende qe kane tradite universitare njemijevjecare, ndersa Shqiperia vetem 50-vjecare. Imagjinoni per nje cast cfare do prodhojne universitetet e reja. Polici gjeograf do me duket akademik
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Liberalizohen universitetet!!!

Per inat te Berishes, Nano djeg Mesonjetoren- nga Mentor Kikia

Nuk do te jete asnje habi nese Nano do te drejtoje permes telefonit nje tjeter mbledhje te Keshillit te Ministrave, ku te vendoset pergjysmimi i taksave dhe dyfishimi i pagave e pensioneve. Dhe keshtu, Nano iken duke lene pas nje rini te kenaqur per ceshtjen e arsimimit, pensioniste te lumtur, nepunes shteti dhe tregtare te gezuar. Eshte nje pjese e atyre qe premtoi Partia Demokratike gjate fushates se zgjedhjeve. Po pastaj c'do te ndodhe? Zoti e ndihmofte Berishen, nese Nanos i shkrepet ta beje vertet kete!

Ndersa keto te fundit ende nuk kane ndodhur, arsimi e ka marre goditjen. Dyert jane hapur kater kanatesh dhe tashme te gjithe ata qe mbarojne shkollen e mesme do te sulen per te kerkuar nje vend ne auditore. Pedagoget jane alarmuar, sepse ata e dine fare mire se ne salla nuk do te kete karrige ku te ulen tere keta studente e jo me kushte per te mesuar. Te mendojme se sa studente mjekesie do te duhet te futen ne sallat e operacionit per te pare e mesuar zanatin e mjekut. Sa studente inxhinierie e informatike duhet te futen ne po te njejtet laboratore, per te mesuar zanatin e inxhinierit? Hapja e universiteteve ndodh ne nje kohe kur mesimi zhvillohet me dy turne, pikerisht per shkak te ambienteve te pamjaftueshme. "Revolucioni" ndodh ne nje kohe kur ne nje fakultet gazetarie japin mesim edhe korespondente qe punojne me honorare, apo kameramane dasmash qe punojne per televizionet lokale.

Liberalizimi i universiteteve eshte nje ngjarje e madhe, me permasa kombetare, per arsimin shqiptar. Pas vitit kur u cel per here te pare universiteti, data 12 gusht e vitit 2005 duhet te hyje ne histori. Por, kjo dite do te kujtohet valle si fillimi i nje revolucioni ne arsimin shqiptar, apo si dita kur arsimi i larte u be viktime e hakmarrjes politike te Fatos Nanos per dorezimin e pushtetit? Shtatori do te jete nje kaotizem i vertete ne fakultete. Studente qe nuk fitojne ne mjekesi e drejtesi dhe qe duhen sistemuar ne nje tjeter fakultet, ku ka vende bosh. Lista pa fund ne xhama dhe mijera te rinj qe bredhin nga njera godine ne tjetren. Shtimi i papritur i studenteve do te sjelle probleme te medha edhe me strehimin, per shkak te kapacitetit te vogel te konvikteve. Rritja e numrit dhe perfshirja ne universitete edhe e studenteve jocilesore, do te rrise me teper korrupsionin dhe mitmarrjen dhe diplomat do te shiten si kartona siguracioni. A i ka menduar valle qeveria keto, ndersa votoi liberalizimin e universiteteve?

Pa dyshim qe jo! Rektoret, ata qe e dine se ku pikon catia e universitetit, u vune ne kor kunder ketij projekti. As me shume e as me pak, ky vendim eshte shkaterrues. Kesaj radhe nuk kemi nevoje te citojme eksperte anonime per kete konkluzion. E thone vete rektoret me ne ze te universiteteve shqiptare. Ne kushtet aktuale, liberalizmi eshte shkaterrues. Dhe Nano pikerisht per kete arsye e beri. Njesoj si ai babai i keq kur vdiq, qe la litarin jashte per te ndeshkuar bijte. Shezai Rokaj e cilesoi si politik vendimin e qeverise. Afro nje jave pas marrjes se vendimit, asnje dekan nuk e di sa e ka kuoten e pranimeve. Studentet nuk dine ende nese duhet te regjistrohen apo jo. Ata qe drejtojne fakultetet e rendesishme jane fare te paqarte per fluksin e studenteve qe mund te kene. Mbi te gjitha, asnje rektor nuk ka qofte edhe nje leter te shkruar per kete vendim. Gjithcka ata e kane mesuar nga mediat. Nje revolucion i tille u ndermor ne menyre krejt te papritur dhe pa asnje pergatitje ne infrastrukture.

E gjendur perballe nje fakti te kryer, Partia Demokratike nuk ka asnje arme per te kundershtuar, pasi ky ishte nje nga premtimet kryesore elektorale te saj. Ne mos nuk do ta realizonin fare, demokratet do ta realizonin pasi te ishte permiresuar infrastruktura me pare. Per pasoje, nuk i ka mbetur gje tjeter vecse te premtoje se do te shtoje buxhetin dhe do te gjeje mundesite per sistemimin e studenteve te rinj. Me nje djallezi politike, Nano shfrytezoi situaten per te qene i lare nga kjo histori. Askush nuk e akuzon Nanon per kete qe beri. As edhe nje parti politike, ne pozite apo ne opozite. Kjo eshte taksa e premtimeve te pastudiuara. Por, po te llogarisesh demin qe i behet arsmit me te tilla vendime, kjo i kalon caqet e nje lufte politike, ajo merr permasat e nje veprimi te denueshem. Nese vertet vendimi eshte menduar si peshqesh per Berishen, atehere Nano do te mbahet mend ne histori njesoj si turqit qe dogjen Mesonjetoren e Korces.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Liberalizohen universitetet!!!

Jam dakort me ty qe Nano kerkon te shkaterroje arsimin shqiptar, por qeverria qe vjen do beje sipas rrethanave.Hapja e universiteteve mund te behet edhe pas tre vjetesh kur te jete pergatitur çdo gje.

Ti shkruan 1 milione banore per nje universitet! Po sa student ka ky universitet.Nje universitet ne Paris ka rreth 2 mije studente, kurse nje universitet ne Vlore mund te kete 200 studente.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Liberalizohen universitetet!!!

Universiteti ne dore apo ne mendje -nga Dritan NELAJ, Perfaqesues i Qeverise Studentore Shqiptare

Universiteti vazhdon te jete teme e shkrimeve dhe komenteve ne median e shkruar. Do te ishte akoma me mire nese prezantime te tilla te mund te fitonin dinamiken e debatit, e cila do te krijonte nje mundesi per te ndikuar ne vendimmarrjen politike dhe ate te universitetit. Duke iu drejtuar shqetesimit me te afert, atij te te liberalizimit te hyrjes ne universitetet publike, mendoj se eshte me vend qe te kujtoj nje ceshtje qe s'eshte trajtuar ne menyre te vecante gjate ketyre diteve. Sido qe te rrjedhe debati apo vendimi per liberalizimin e plote te hyrjes ne universitet apo per ate te pjesshem, te bere fakt nga Keshilli aktual i Ministrave, dicka mbetet pothuajse e pandryshuar, ajo qe Shqiperia eshte nje vend i vogel, i cili per nje sere rrethanash nuk do te munde t'i jape ngjyrimin dominues hapesires globale te dijes ne fusha te ndryshme. Duke mos dashur te bie ne "determinizem", mendoj se ne do te vazhdojme ta "konservojme" dhe po ashtu ta perdorim ne funksion te interesit tone shoqeror dijen e akumuluar nga nje bote e cila levron dhe krijon dije te vazhdueshme.

Ne funksion te ketij arsyetimi, perballimi i kostos se liberalizimit te plote apo te pjesshem te hyrjes ne universitet, minimizon mundesine qe per here te pare politikeberesit te mund te drejtonin vemendjen ne krijimin e nje ekuilibri midis Arsimit te Larte dhe atij te Mesem profesional. Eshte e qarte se kurrikulat (duke perfshire ketu dijen teorike dhe ate praktike) ne pjesen me te madhe te shkollave te larta universitare jane shume pak te orientuara ndaj tregut te punes, gje qe cdo njeri mund ta konstatoje ose duke i analizuar ato apo duke ndjekur me vemendje shume e shume raste kur studente te cilet jane nderuar me nje diplome kane veshtiresi ne gjetjen e nje vendi pune apo kur puna qe ben nuk ka asnje lidhje me diplomen pa "jete". Perpos kesaj, vendimi i para pak diteve te Keshillit te Ministrave per celjen e nje sere degesh te reja ne universitetet aktuale, pa pasur te dhena serioze mbi nevojen apo jo te degeve te tilla ne raport me zhvillimin e tregut ne keto qytete apo zhvillimeve shoqerore, e rendon akoma me teper situaten. Duke ditur qe Shqiperia nuk mund te kete pafundesisht mjeke, psikologe, financiere, menaxhere, sociologe, avokate-notere, inxhiniere, mesues, biologe, eshte e rendesishme qe te mendohet se ndoshta Shqiperia ka nevoje dhe do te kete per krijues faqesh interneti, administrues rrjetesh kompjuterike, teknike televizoresh, marangoze e hidraulike, gatues apo flokepunues e te tjera si keto.

Tashme ndoshta kuptohet me qarte se parate qe do te nevojiten per te perballuar kete liberalizim te pershpejtuar mund te ishin perdorur per te forcuar shkollat profesionale, te cilat japin nje zanat konkret dhe relativisht te shpejte ne kohe apo per te celur dege te reja, te cilat i pergjigjen nevojave te tregut te punes ose zhvillimit shoqeror. Nese universitetet shqiptare nuk reformojne realisht kurrikulat, duke i orientuar ato si ne dimensionin akademik, ne ate te vlerave qytetare, por edhe ne ate te tregut te punes, "liberalizimi" pervecse do te pakesonte mundesine e ekuilibrimit te ofertes midis shkollave te larta universitare dhe atyre profesionale, gjithashtu do te shumefishonte papunesine e studenteve qe do te perfundonin shkollimin pas disa vitesh. Nga ana tjeter ne nuk jemi te detyruar te zgjedhim midis "akademizmit dhe dijes se tregtueshme", sepse jo ne te gjitha rastet perjashtojne njera-tjetren. Reforma midis formes dhe permbajtjes Fjala reforme artikulohet ndoshta ne cdo grimce te prononcimeve mediatike te lidhura me Arsimin e Larte, por qe rralle kane rezultuar dicka me kuptim konkret dhe ndikim real per universitetin. Ajo cka verehet qarte ne keto vitet e fundit eshte se vemendja dhe perpjekja per reformimin e Arsimit te Larte ne "forme" e ka zbehur pothuajse teresisht vemendjen ndaj reformimit ne "permbajtje", i cili mbart ne vetvete impaktin e drejtperdrejte dhe te shpejte.

Mesa duket, gjithnje e me teper politikanet dhe komentuesit e tyre po behen viktima te treguesve makro, duke u shkeputur gjithnje e me teper nga terreni mikro, "terreni i perditshem dhe real". Nese vihet re, pjesen derrmuese te artikulimit ndaj reformimit te universiteteve e zene togfjaleshat: Procesi i Bolonjes, Arsimi Europian, Tregu Europian, sistemi ECTS (i krediteve), sistemi 3+2, ku ndoshta keto dy vitet e ardhshme do te behet "3+2+3", njohjen gjithnje e me te afert te diplomave, nderkohe qe degjohet gjithnje e me pak kerkimi shkencor, literatura e bollshme dhe e pershtatshme, kualifikimi i vertete i stafit akademik, procesi i vleresimit te dijeve, mireqenia e studentit, reformimi i "ndjeshem" i ushqimit-dije apo roli i universitetit ne shoqeri. Nje zonje plake, e cila perdor rimel, ton per fytyren e te tjera si keto, nuk rrezaton shkelqim dhe rini. Ne kete kuader, eshte jetike dhe emergjente qe aktoret e ndryshem si brenda Arsimit te Larte edhe jashte tij te mund te perpiqen per te ekuilibruar si "fjalimet" perkundrejt reformimit ne forme dhe permbajtje, por gjithashtu edhe perpjekjet e verteta.

Gjithashtu, ne menyre qe procesi reformues te marre fryme lirisht dhe te transmetoje qellimin e tij, ndoshta ka nevoje edhe per nje parakusht qe, ne kontekstin shqiptar eshte me i veshtiri, ai i demokracise brenda hapesires se Arsimit te Larte, ku grupet e interesit apo individet te cilet ushtrojne aktivitetin e tyre brenda Arsimit te Larte te kishin mundesi qe te mbronin dhe promovonin interesat e tyre, gje qe do te krijonte presion konstant ndaj vendimmarrjes shpesh cinike dhe te papergjegjshme. Vete Procesi i Bolonjes, ndoshta, duhet pare si nje mundesi qe po perdoret per te ndertuar nyje komunikimi dhe kuptueshmerie ndermjet universiteteve, "dijes qe ato levrojne dhe transmetojne". Bolonja nuk mund te jete reforme pastertisht kombetare, duke mos mbartur mundesine per te ndikuar shpejt dhe dukshem ne aktivitetet specifike te cdo universiteti. Keshtu qe, perpos perkujdesjes per Procesin e Bolonjes, i cili na mbush te gjitheve me "lavdi", eshte e domosdoshme qe te prekim me ne thellesi shpirtin dhe nevojen per zhvillim te universitetit shqiptar. Ndoshta Arsimi i Larte eshte vertet i rendesishem.
 
Top