Liberalizimi i vizave, Shqipëria nën vëzhgim nga 14 dhjetori

Liberalizimi i vizave, Shqipëria nën vëzhgim nga 14 dhjetori

Ekspertët e parë të Bashkimit Europian mbërrijnë në Shqipëri më 14 dhjetor. Ata do të shohin në terren progresin e bërë nga qeveria shqiptare për dokumentet e identifikimit. Ndërsa grupi i dytë i eksperteve qe do te verifikoje standartet e arritura për 3 blloqet e tjera te udhërrefyesit per liberalizimin e vizave, pritet te mberrijne ne Tirane brenda muajit mars 2010.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm , Lulzim Basha në përfundim te forumit 2 ditor te ministrave te Brendshëm te BE-së dhe Ballkanit. Ai tha se “Shqipëria është gati te prese grupet e eksperteve pasi është punuar jo vetëm në shperndarjen e pasaportave biometrike por dhe ne kontrollin kufitar”.

Sipas Bashës 26 pikat kufitare janë te pajisura me sistemin TIMS. Një pjese e madhe e këtyre pikave ka kamera optike për targat. “Kemi te bejme me nje ndryshim rrenjesor te situates krahasuar me 6 muaj me pare”, u shpreh ministri.

Ndërkohë ministrja e Drejtësisë e Suedizë e pranishme në këtë takim tha se “e di që Shqipëria po punon fort. Une mendoj se eshte bere progres i rendesishem dhe ne dhjetor do te kete takim me perfaqesues te komisionit. Besoj se ky bashkepunim do te vijoje. Jam optimiste qe ky proces nuk do te zgjase edhe shume dhe se natyrisht eshte e rendesishme per njerezit qe te mos kene regjim vizash”.

“Mendoj se para e pas zgjedhjeve jane bere disa perpjekje, por sigurisht qe gjate procesit zgjedhor, puna ra disi. Une mund te shoh tani nje vullnet politik dhe ambicjen per te punuar fort mbi ceshtjet qe shtrohen perpara, ne menyre qe Shqiperia te behet edhe vend kandidat ne te ardhmen e te perparoje drejt Bashkimit Europian”, theksoi ministrja Beatrice Ask.

Deklarata e perbashket perfundimtare e forumit te ministrave te Brendshem e te Drejtesise te BE-se dhe Ballkanit thekson se vendet e rajonit duhet te arrijne standartet europiane ne ruajtjen e te dhenave personale, bashkepunimin mes policise dhe prokuroreve, kontrollin kufitar, sundimin e ligjit, pavaresine e gjyqesorit ne rritjen e kapaciteteve administrative dhe respektimin e te drejtave te njeriut. Krahas ketyre perpjekjeve, duhet luftuar krimi i organizuar e korrupsioni.

Pranimi i statusit, KE: Nis menjëherë pyetësori për Qeverinë

Delegacioni i Komisionit Evropian në Tiranë ka shpjeguar sot gjithë hapat që duhet të ndjekë vendi ynë tashmë që Këshilli i Bashkimit Evropian pranoi aplikimin e saj si shtet kandidat në BE. “Do të fillojë menjëherë procedura për përgatitjen e opinionit”, thuhet në një njoftimin e Komisionit Evropian. Ky proces do të bëhet në bazë të përgjigjeve që Qeveria shqiptare do t’i japë një Pyetësori prej më shumë se 2000 pyetjesh mbi aftësinë e vendit aplikues për të përmbushur kriteret e anëtarësimit të Kopenhagës.

Më tej, në bazë të rekomandimit të Komisionit Evropian, Këshilli i Bashkimit Evropian do të vendosë nëse do t’i japë apo jo statusin e kandidatit Shqipërisë.

Por çfarë duhet të mbajë parasysh vendi ynë përgjatë 18 muajve që vijnë, i cili është afati për të marrë statusin e vendit kandidat.

Delegacioni i KE-së në Tiranë sjell në vëmendje Raport-Progresin më të fundit të Komisionit Evropian, ku nënvizohet se Shqipëria vazhdon të përparojë përsa i përket kriterit politik sipas Partneritetit Evropian dhe se ajo ka vënë në zbatim si duhet Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. “Por vendi duhet të ecë përpara në veçanti përsa i përket vendosjes së shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit, si edhe funksionimit siç duhet të institucioneve shtetërore, veçanërisht pavarësinë e gjyqësorit. Kapacitetet administrative dhe zbatuese duhet të forcohen më tej”, thuhet në Progres-Raport. Këto janë pikat kyçe që do të ndikojnë në hapat integruese të vendit tonë.

Po kështu KE thotë se “përparimi i secilit vend drejt Bashkimit Evropian varet nga përpjekjet individuale për të plotësuar kriterin e Kopenhagenit dhe kushtet e procesit të Stabilizim Asociimit”.

Rama: Lajm i vonuar, përgjegjëse qeveria

Lajm të mirë, por të vonuar e ka quajtur kreu i PS-së, Edi Rama pranimin nga BE-ja të kërkesës statusin e kandidatit të Shqipërisë. Sipas tij, kjo kërkesë u pranua me vonesë për shkak të punës së dobët të qeverisë.

“Dje BE-ja pranoi kërkesën e Shqipërisë për statusin e kandidatit në BE edhe pse është kërkesë e pranuar me vonesë. Jemi vendi i fundit në Ballkan që nuk lëvizim dot pa viza, ndërkohë që qeveritarët këtë e quajnë sukses”, tha Rama.

Sipas tij, qeveritarët nuk kanë bërë detyrat e shtëpisë për të hapur kufijtë. “Ne jemi larg Europës, brenda në atdheun tonë kur liritë kërcënohen dhe shkelen si mos më keq, duke filluar nga liria e lirive, ajo e votës dhe e drejta për numërimin e saj”- tha Rama.

Deklarata e Ramës u bë në një konferencë për shtyp me rastin e 65-vjetorit të Çlirimit të Tiranës.

Shqipëria në BE, Topalli ftesë opozitës: Duheni në Kuvend

UPDATE- Pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE për pranimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, kryeparlamentarja Jozefina Topalli i është drejtuar me një tjetër ftesë opozitës për t’u kthyer në Kuvend.
Përmes një deklarate për mediat, publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, Topalli fton deputetët socialistë t’i kthehen sallës së Kuvendit, duke premtuar se ata do të gjejnë hapësirat më të mëdha më të mundshme që mund të imagjinojnë. “Ne kemi arritur kompromise të jashtëzakonshme, unë besoj se në Parlament do të bëjmë shume punë të rëndësishme, por në mënyrë të veçantë, Parlamenti, si i vetmi institucion që është përfaqësues, duhet të përcjellë kontratën që secili prej deputetëve, i majtë apo i djathtë ka me qytetarët e tij, me zgjedhësit e tij, ka detyra të mëdha dhe këtyre detyrave dhe kësaj kontrate nuk mund ti iki askush. Ndaj dhe unë i ftoj dhe një herë të vijnë në Parlament, të mos humbin momente të tjera”- thuhet në deklaratë.
Më tej ajo e cilëson vendimin e BE-së për pranimin e aplikimit si një gjë të merituar për vendin, duke kujtuar edhe punën shumë të mirë të qeverisë dhe të parlamentit.

Statusi, ministrat e Jashtëm të BE pranojnë kërkesën e Shqipërisë

UPDATE – Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian vendosën që të kërkojnë vlerësimin e Komisionit Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE.
Siç njofton gazetari shqiptar në Bruksel Augustin Palokaj, ministrat e Jashtëm të BE-së, pa diskutim, miratuan vendimin e përgatitur që më parë nga presidenca suedeze e BE-së që mandatin për përpilimin e vlerësimit të aplikacionit të Shqipërisë t’ia kalojnë Komisionit Evropian.
Vendim u bë i mundur pasi asnjë shtet nuk pati ndonjë kundërshtim në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel.
Tani pritet që Komisioni Evropian të fillojë punën, t’i dërgojë Shqipërisë një pyetësor dhe në një periudhë prej përafërsisht një viti, të bëhet përpilimi i mendimit të KE-së.
Nëse mendimi do të jetë pozitiv, atëherë çështja kthehet përsëri tek shtetet anëtare të BE-së të cilat do të vendosin për t’i dhënë apo jo Shqipërisë statusin e vendit kandidat dhe për të nisur negociatat e anëtarësimit.
Ky është një hap i rëndësishëm i Shqipërisë në procesin e afrimit me institucionet e BE.(Shekulli)

BWkIF0E0Bi8

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27029. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27029

Top