LEXONI E MEDITONI NJEREZ PER NIVELIN E SHQIPERISE
MARRE NGA GAZETA SHQIPTARE:
MANE: KAM DENONCUAR ME PARE EMRAT KONKRETE
Cilët janë baronët, z.Xhefri?
Letër e hapur e një trafikanti për ambasadorin e SHBA
Pas deklaratës së bujshme të ambasadorit amerikan në Tiranë Xhejms Xhefri, një letër mbërrin në redaksinë e Gazetës Shqiptare. Eshtë Bledar Mane, pjesëtar i një grupi të mafies shqiptare të trafikut të njerëzve. Letra vjen si një protestë, si një reagim, ndaj ashpërsisë mbase të duhur të funksionarit amerikan, ku lajmëronte se qeveritë, përfshirë dhe atë shqiptare, po ndjekin baronët e drogës dhe të trafiqeve. Ish-trafikanti shprehet me nota pesimiste ndaj deklaratave dhe nuk shpreson se qeveria shqiptare do të vërë dorë për të shkatërruar trafiqet e dënuar bosët e tyre, sepse kështu do i duhej të vinte dorë mbi veten.. Në po botojmë këtë letër të hapur të tij.
"Me 15 qershor 2000, mëngjesin e asaj të shtune duhej të fluturoja përsëri në misionin tim të radhës. Një çift të sapofejuarish nga Jugu i Shqipërisë duhet të largoheshin me doemos nga vendi dhe u kishin premtuar bosëve të mi një shumë marramendëse. Kërkonin të emigronin në Irlandë, ndaj për mua ishte tepër e lehtë, pasi Europa Perëndimore nuk përbënte rrezik të madh. Fluturuam me avionn e kompanisë "Albanin Airlines" deri në Frankfurt e më pas vazhduam për në Dublin me "Aer Lingus". Çdo gjë ishte në rregull. Pasaportat, shpenzimet dhe biletat e udhëtimit i mbaja unë në çantën time. Në Rinas kishin "respekt" për mua. Sa herë shkoja aty, shefat ziheshin mes tyre se cili do të merrte dollarët e kalimit të paligjshëm. Por unë, si një specialist i regjur, e dija se kë do të paguaja dhe punëdhënësit më kishin prezantuar me shefin e madh. Për koincidencë, edhe vetë shefi në komisariatin e Rinasit të asaj kohe fluturonte të njëjtën ditë për në Amerikë, për një specializim disajavor, kështu që 1200 dollarët që ia dhashë në dorë i bënë punë. Atë ditë nuk reshtja së qeshuri me veten, kur mendoja se si qeveria amerikane shpenzonte kohë, para, dije dhe durim për specializimin e disa punonjësve të policisë shqiptare në luftë kundër trafiqeve. Por… ne mafia "domestike" (vendëse) e kishim fituar edhe këtë betejë, kalaja ishte marrë dhe nga brenda. Surprizat s'kishin të mbaruar. Në bordin e avionit bëra shoqëri me ish-ambasadorin amerikan të Tiranës, zotin Frouick. Kur i tregova historinë ai për një moment shqeu sytë, nënqeshi, mbajti pak frymën dhe më tha: Jeni vërtet komb i çuditshëm! Unë shkova në Irlandë e u ktheva pas një viti, sepse kërcënimet e shefave të mi u rënduan dhe familja ime vuante tmerrësisht. Një ditë rastësisht mora vesh se ish-shefi i Rinasit, ai që për tre muaj kishte fituar prej meje ilegalisht mijëra dollarë dhe marka, ai i specializuari në Amerikë, na ishte emëruar në një detyrë të re në polici.Zoti Xhefri e njihni?
Pse?
Zoti ambasador të më falësh që po dal kaq hapur, kaq publikisht. Unë nuk mund të duroj dot më. Nën presionin, trysninë, dhunën fizike dhe mendore, karakteri dhe personaliteti im ka nisur të ndryshojë. E nën tutelën e krimit, njeriu bëhet më i fortë dhe falë aftësive të mia ajo protesta e brendshme që më ka brejtur për 9 vite radhazi, tani po del në sipërfaqe. Nuk marr emër as nga deklaratat tuaja, as nga ligjet e këtushme dhe as nga puna e policisë sonë. Eshtë ai udhëkryqi i dilemave që më bën të zgjedh me kurajo e të flas hapur: PO, UNE SHQIPTARI BLEDAR MANE KAM PUNUAR PER MAFIEN SHQIPTARE. Kam zgjedhur prej dhunës dhe terrorit bashkëveprimin me ta sepse sa herë kërkova ndihmë m'u mbyllën dyert. As policia shqiptare, as prokuroria dhe gjykatat, as disa nga ambasadat e huaja në Tiranë dhe as disa nga policitë europiane nuk më dolën krah dhe nuk dëgjuan zërin tim. I dënuar, ridënuar, i burgosur, i marrë peng, i shkatërruar, por asnjëherë i tjetërsuar, sot publikisht drejtoj protestën time ndaj policisë tuafe shqiptare, sistemit të kalbur e të ndyrë të drejtësisë, ndaj rolit të vakët të shoqërisë civile dhe ndaj atij mentaliteti naiv që ekziston në kokat tona. Asgjë ska për të ndodhur pas deklaratave tuaja shabllone nëse ju nuk drejtoni gishtin mbi emra konkretë e nëse trysnia e qeverisë suaj nuk do rritet ndaj qeverisë shqiptare".