lexoni cfar behet

Të tjera rreth shkrimit Arrestimi i Aferdita Hyses dhe hetimi per shitjen e 11 kompanive TIRANE- Vjedhja e 5.4 milion eurovë është bërë nga një skemë e ngritur nga daja dhe nipi, pasi Gjergji Tupe është daja i Benesës, persona që është shfaqur si përfaqësuesi i kompanive kineze në shitjen e 100 për qind të kapitalit tek i afërmi i tij Gjergji Tupe.

Skema e vjedhjës së 5.4 milion eurove me rimbulsimin e mbartur të TVSH-së për 11 kompani kineze, është ndërtuar nga dy persona, që në fakt janë dajë dhe nip. “Gazeta Shqiptarja.com”, zbulon se i kërkuari nga policia Gjergji Tupe, është daja i të kërkuarit tjetër Mirjan Beneja (ne foto).

Dajë dhe nip, kanë ngritur skemën, duke arritur të falcifikojnë prokurat e përfaqësimit dhe marëveshjet e shitjeve të noterëve, e më pas dokumentacionin në fjalë ta paraqesin në drejtorinë e Tatim-Taksave, duke arritur të tërheqin prej buxhetit të shtetit shumën prej 5.4 milion euro.

Burime pranë prokurorisë së Tiranës, thanë se në të 11 rastet ka qënë nipi shtetasi i proceduar penalisht Mirjan Beneja, ai që ka shitur në mënyrë fiktive të 11 kompanitë kineze. Ndërkohë që në të gjitha rastet ka qënë blerës në mënyrë fiktive, daja i tij Gjergji Tupe. Orgjina e këtyre dy personave vjen në zona e Korçës, ndërkohë që prej një jave asnjëri prej tyre nuk ka rënë në prangat e policisë së Shtetit, megjithëse janë kryer dhjetëra kontrolle në banesat, në të cilat dyshoheshin se ata fshiheshin. Për këtë çështje në kërkim janë dhe 7 zyrtarë të tjerë.

Brenda një dite
Ajo që ka zbuluar njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës është se kërkesa e biznesmenit Gjergji Tupe, është shqyrtuar brenda ditës së depozitimit të saj. Bëhet fjalë për disa raste të tilla, ku kërkesa është depozituar në drejtorinë e Tatimeve dhe më pas brenda po të njëjtës ditë, kjo kërkesë është marrë në shqyrtim nga inspektori i kontrollit. Skandali merr akoma përmasa të mëdha, kur tre ditë pas depozitimit kërkesës për rimbulsimin e TVSH-së, ish-drejtoresha e Tatimeve Afërdita Hysa, ka firmosur dokumentacionin për kalimin në llogari bankare të shumave financiare që varionin nga 400 deri në 600 milion lekë të vjetra. Tërheqje të tilla janë bërë në disa raste dhe Kesh.

S’gjendet paratë
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar vënien në sekuestro të llogarive bankare, por që në fakt këto llogari kanë qënë të gjitha bosh. Me qëllim gjetjen e shumës së parave të vjedhura janë bërë kontrolle në banesat e 9 personave të proceduar penalisht, por edhe në këto banesa nuk ka pasur rezultat. Dyshimet flasin se lekët mund të jetë transferuar jashtë shtetit dhe se për këtë prokuroria është duke kryer hetime. Ndërkohë që për sa i përket largimit të 7 personave të shpallur në kërkim, burime pranë prokurorisë së Tiranës thanë se 10 ditë përpara se të lëshonin urdhër-arrestet, kanë njoftuar të gjitha pikat doganore, për arrestimin e tyre në rast pranie të tyre në këto pika.

Pustina, s’kam firmosur asnjë prokurë
Lidhur me firmosjen prokurave të përfaqësimit për shtetasit Mirjan Benaja, ka reaguar noterja Laura Postina, e cila shprehet se firma e saj është flacifikuar nga personat që kanë përfituar nga veprimtaria kriminale. Pustina, që njihet si shoqja e Argita Berishës tregon se në asnjë prokurë nuk ka hdhur firmën e saj, ndërkohë që e dyshimtë mbetet vula e hedhur në dokument. Sipas Laura Pustinës, prokurat e përmendura janë të fallsifikuara, nuk përmbajnë nenshkrimin e saj, numrat e regjistrit të saj noterial, dhe vulat e përdoruara në to, nuk janë ato me të cilat ajo është pajisur nga Ministria e Drejtësisë për kryerjen e aktivitetit noterial. Ky fakt sipas saj është i njohur dhe i vërtetuar edhe nga Prokuroria.




cfar duhet te beje shteti me kto persona tja perplasi SALI BERISHE dhe LULZIM BASHES ne fytyre apo ti kalbi ne burgje ???????
 

scadarsko

Locus omnem
te konfiskoje te gjitha pasurite e paligjeshme te cdo ish ministri e deputeti si socialiste e demokrat ,sepse ato para sorollaten mes tyre....ateher besoj tek edi rama!
 
Top