Lexoje . . .

Rornela

Forumium praecox
. . . 'tik- tak', 'tik-tak', keto jane tingujt e vetem qe kumbojne brenda ne koken time. Ndoshta arsyeja eshte ora ne nje nga muret e dhomes, detyra e saj eshte te te tregoje kohen dhe te te shkaktoje bezdisje ashtu si mua ne keto caste. Jam fiksuar kaq shume pas tik takut te saj e gjithe rjedha e mendimit tim ne keto caste vjen vetem shkakau i saj. Nuk mendoj se eshte kjo arsyeja e vetme, tani qe po e mendoj edhe me thelle gjthmone nuk me kane pelqyer orat, e cfare rendesie ka qe ato organizojne diten, veprimtarite apo edhe vete njerzit, e cfare rendesie ka qe organizon kaosin. Shpesh here e kap veten me syte pingul drejte nje ore duke numeruar sekondat e me pas minutat e me pas oret e me duket e temerrshme fakti qe po shperdorohet kaq shume kohe. Me te vertete qe njerzit humbin shume kohe nga jeta e tyre edhe ne castin kush shpesh here marrrim leksione sesi te shfrytezojme cdo minute a sekonde te jetes tone perseri nuk eshte mjaftueshem. Mendoj se njerzit nuk do te dine kurre te vene ne perdorim te mire cdo minute kalimtare.

Tani qe po e mendoj, po sikur ne castin kur jemi lindur te na jete dhene edhe numri i oreve te cilat do te kemi ne dispozicion per te realizuar a permbushur qellimin tone ne jete dhe ne fakt nuk nuk jetojme nje te ardhme ne rritje por nje te ardhme ora e se ciles ecen gjithmone mbrapsht? Te thuhet: ' urdhero keto jane oret qe ti ke ne dispozicion, shfrytezo cdo minute per qellimin tende' , sa e cuditshme tingellon ne fakt, te punosh cdo dite vetem me qellimin qe te perparosh e ne castin kur tashme ti ke kapur rehatine aty e kupton se ora tashme shenon zero dhe me nuk ka kohe. Eshte e habitshme sesi progresi jot persa i perket mirqenies tende do te thote regres persa i perket oreve jete qe ke ne dispozicion.
Po ne qofte se ne do te ishim ne dijeni te oreve qe na kane mbetur a do te punonim dy here me fort per te gjtetur rehatine sa me shpejt? A do te beje ti dy-fishin e punes se tanishme vetem qe te mbetet me shume kohe per te bere dicka tjeter ndoshta jo aq frytdhenese?
Keshtu duke marre parasysh ato cfare thashe me siper me shtyn te mendoj edhe nje teori tjeter ne lidhje me kohen dhe me tre komponentet e saj: te shkauren, te tashmen dhe te ardhmen. Po sikur e ardhmja jone te jete ajo cka per ne eshte e shkuar dhe e ardhmja qe ne mendojme se po i drejtohemi tani te jete e shkuara? Nese pranojme faktin qe oret tone qe ne castin kur lindim fillojne e numerohen mbrapsht, ajo cka thashe me lart eshte mese logjike por vetem sa i perket kesaj sepse ne raport me perparimin e progresin e perditshem te gjithesecilit ne jemi drejtuar drejt te ardhmes.
Nuk e di sesa kuptim ka per ju kjo gje por mendojeni nje here keshtu: Ju eshte dhene nje projekt dhe afati kohor brenda te cilit ju duhet ta mbaroni kete projekt. Progresi i projektit tuaj varet nga regresi i kohes qe keni ne disposicion. Pra ju filloni projektin duke marre parasysh sesa kohe keni, dhe duke marre parasysh edhe faktin qe ne castin kur ora te shenoje zero ju duhet ta keni perfunduar pasi me vone nuk do te jeni me ne gjendje te beni asnjelloj nderhyrjeje. Pra le ta zeme se projekti se bashku me kohen tashme ka mbaruar dhe me ky projet nuk ka vlere por ngelet vetem nje deshmi e njo raporti kohor qe eshte regresiv. Ajo cka po them eshte se kohe jone si qenie humane eshte regresive dhe aspak progresive.
Duket sikur i gjithe ky mendim te kete nota pesimizmi kur ne fakt eshte thjesht nje teori e fantaksur e mendjes time si pasoje e nervozizmit time ne keto caste. Nuk kam shume kohe ndaj edhe po ngutem e po nxjerr lloj lloj hipotezash vetem qe te ngushelloj veten time ne lidhje me faktin qe nuk ka ngel me shume kohe per mua.
Dhe ja ku eshte nje gabim i imi dhe i shume personave te tjere, te ankuarit e tepert ne lidhje me te mos paturit shume kohe, kur eshte e qarte qe ne humbim shume kohe. Por nga ana tjeter a mund te quhet kohe e humbur kot ne castin kur ti kete kohe e kalon duke kenaqur veten me dicka qe te ben te ndjehesh mire? Apo mos ndoshta duhet te jemi te kujdesshem e te zgjedhim te bejme nje dicka e cila te mbush me kenaqesi por ne te njejten kohe nuk te kushton aspak ore? Me duket e veshtire dhe e lodhshme te qenurit e kujdesshme per menyren sesi zgjedh qe te vrasesh kohen, pasi te tregohesh i kujdesshem me kohen do te thote edhe te marresh pergjegjsi dhe njerzit historikisht ne castin kur degjojne fjalen pergjegjsi tremben, edhe sikur kjo te jete gjeja qe i falte keneqesi me pare. |
Eshte e habitshme fakti se ne castin kur degjojne fjalen 'detyre' te gjithe stepen edhe iu duket e lodhshme te kalojne kohen duke e perfunduar.
E kuptoj qe dola pak nga qendra e rrethit ku isha vendosur mirpo kjo eshte e mira e te lenit rrjedhen e mendimeve te lire, asnjehere nuk e ke te qarte se ku do dalesh e cfare drejtimi do te marresh.
 

joetisti_

Locus omnem
i qajme hallin kohes, kurse koha qesh me ne. Ajo e di se kemi nje shqetesim te kote. Ne tani e dime qe koha s'do te mbaroje kurre. Por s'do te dime nje dite fare se ka ekzistuar. Sepse do te jemi te shperndare ne te pa vetedije, pa kujtese, pa mendime. Qahemi sepse e kemi zakon. Dhe kete koha nuk e di. Ajo kete nuk e di.
 
Top