
Vetëm Pak Javë Më Parë, Robert Lewandowski Pushtoi Faqet E Para Të Të Gjitha Të Përditshmeve Sportive Në Botë. Kjo, Falë 5 Golave Të Shënuar Në Harkun E 9 Minutave, Në Sfidën Me Wolfsburgun.
Ndërsa tani, të gjitha rekordet që ai shënoi në atë përballje janë të zyrtarizuara në librin “Guinness”. Ai që e bëri të ditur këtë lajm ishte zëdhënësi i Bayern Munchen, Markus Horvik.
“Na telefonuan nga Londra dhe na thanë se Lewandowski do të nderohet për 4 rekorde; trigolëshin, katërgolëshin dhe pesëgolëshin më të shpejtë. Por, ai do të nderohet edhe si lojtari i parë në botë, që shënon 5 gola duke e nisur ndeshjen nga stoli”, tha Horvik.
Edhe Paul Breitner bëri komentin e tij në lidhje me këto statistika të Lewandowskit.
“Tani po flitet shumë për numrin e topave të prekur nga Lewandowski për të shënuar një gol - tha Breitner. - Në 13 vitet e mia, si futbollist profesionist, kam goditur 8 herë me kokë për të shënuar 2 gola, një mesatare e mirë kjo. Gjithsesi, statistikat dhe rekordet për mua nuk kanë shumë rëndësi”.