Letrarësia dhe vërtetësia në letërsinë dëshmuese

Letrarësia dhe vërtetësia në letërsinë dëshmuese

Raporti ndërmjet letrarësisë dhe vërtetësisë mund të shihej në rrafsh krahasues edhe brenda krijimtarisë së një autori të vetëm, për shembull “Retë dhe gurët” (”Intervistë me vetveten” e P. Markos) dhe “Nata e Ustikas”. I njëjti krahasim mund të bëhej.

Në funksionet e një dëshmitari, kronikani apo letërkëmbyesi, është shkruar një pjesë e mirë e traditës botërore të letrave. Mund të veçohej “Il Principe”, të cilin Niccolò Machavelli e shkroi në formën e një letre këshilluese për sundimtarin. Për të shkruar “Dhjetëditëshin”-”Dekameronin”, G. Boccaccio gjithashtu ndoqi rendin kohor të një ditari. Goethe romanin e tij të mirënjohur, “Vuajtjet e djaloshit Verter”, e shkroi duke ndjekur ligjërimin karakteristik të një ditari dhe e botoi në formë fashikujsh në çdo fund jave. Pa kujtimet e W. Churchill-it, pa “Ditarin” e Anna Frank-ut, pa qindra mijëra letra të ushtarëve të frontit, pamja e Luftës së Dytë Botërore do të ishte e mangut. “Bota ka nevojë për dëshmi” është tashmë një slogan që ka orientuar punën e institucioneve të specializuara (Memorial Museum of Holocaust, SHBA).

III. Në të gjitha kohërat, letërsia dhe historia kanë pasur një kushtëzim të ndërsjellët. Gjatë dy dekadave të fundme, ky kushtëzim është shfaqur në dy forma kryesore: si qëndrim i letërsisë ndaj historisë dhe si plotësim, interpre-tim e shpjegim i saj.
Kjo është koha kur letërsia dëshm-uese njohu një vërshim të vërtetë dhe arriti të bëhej një përbërëse e qën-drueshme e rrjedhave letrare. Kishte shumë arsye që e nxitën këtë, shumica prej tyre të karakterit joletrar. Dalja prej shoqërisë së vigjilencës në shoqëri të hapur, kapërcimi prej mendësisë së kultit të një individi tek individi si kult, vetësh-prehja dhe protagonizmi, revizionimi i së shkuarës, janë vetëm disa prej këtyre faktorëve nxitës.
Gjithsesi, këto janë arsye të pam-jaftueshme për të shpjeguar shtrirjen popullore të letërsisë dëshmuese sot. Një shtysë themelore është lehtësia teknologjike për të vetëbotuar, prej multimedias klasike deri te moda e kohës facebook, ku secili mund të shpallet au-tor, bashkautor, dëshmitar, kritik, redak-tor, botues, polemist. Në kohën e sotme me ditarët, kujtimet dhe letërkëmbimin lidhet një formacion nga më të zhvil-luarit të kulturës njerëzore, “kultura e kalendarit”. Me një ritëm të pandalshëm, kumtimi elektronik po zëvendëson vetë ligjërimin gjuhësor. Sipas statistikave, një qytetar britanik përcjell mesatarisht tre mijë mesazhe telefonikë në vit. Në të vërtetë, kjo formë të shprehuri po kthehet në një metaligjërim me karakter masiv, që ndërthur modele tradicionalë të komunikimit gojor me forma bash-këkohore të gjuhës së shkruar, të dyja nën peshën e lehtësirave teknologjike. Ky metaligjërim është duke e shuajtur përfundimisht magjinë e letrës, siç ka qenë dhe në traditën e letërsisë shqipe, prej De Radës, Dora dIstrias, Faik Kon-icës e Mithat Frashërit, deri tek Ismail Kadare. Dy tiparet më të qenësishme të letërkëmbimit: vetjakësia dhe besuesh-mëria (në të gjitha format tradicionale të shprehjes që ekziston letërsia dëshm-uese, letërkëmbimi, duke qenë i pakthy-eshëm, është i parevizionueshëm dhe për këtë arsye i besueshëm), tani janë të ekspozuar ndaj rrezikut të humbjes së pandreqshme.

Ditarët, kujtimet dhe letërkëmbimi, nga vetë karakteri i tyre i brendshëm, vështruar jo si letërsi, por si letrarësi, gjenden midis dokumentalistikës dhe letërsisë. Ato janë burime dytësore plotësuese për historianin dhe gjithashtu forma dytësore të zhvillimit letrar. Le-trarësia dhe vërtetësia shpesh paraqiten si faktorë përndryshues (alternativë). Ndërsa letrarësia rrezikon zbukurimin e së vërtetës, e vërteta rrezikon humbjen e vlerës estetike. Më së shumti, në traditën më të mirë të letërsisë dëshmuese paraq-iten shkrimet për ti dëshmuar vetvetes, që zbulojnë brendësinë njerëzore; si dhe shkrimet për të zbuluar të pathënshmet për një kohë (për shkak të kodeve deon-tologjikë dhe kufi zimeve të tjera).

Në dy dekadat e fundme, bashkë me vërshimin e letërsisë memoaristike, të kujtimeve të luftës, të burgut, të karri-erës, të misionit, të jetës vetjake, të fi sit, të krahinës, shkalla e kushtëzimit të vër-tetësisë prej letrarësisë dhe anasjelltas si dukuri ka marrë formën e një shqetësimi estetik-letrar. Tradita e hershme e shkri-meve në formën e ditarit (H. Stërmilli, R. Gjebrea) ose me karakter memoaristik (E. bej Vlora, M. Frashëri, F. Noli) paraq-itet ende si një sfi dë letrarësie për një traditë të re të dy dekadave të fundme që ka marrë karakterin e një rrjedhe të përgjithshme letrare. Mbeten gjedhe letrare “Himni kombëtar” “Flamurit pranë të bashkuar” dhe gjeneza e tij” (L. Poradeci); “Na që shpëtimin e gjetëm në tikun – shkëndi dhe hije të prillit 1939″ (M. e M. Ivanaj); “Zogu i shqiptarëve – një histori e jetuar” (Ç. Saraçi), që kanë elegancën stilistikore dhe ashpërsinë e së vërtetës, ndërthurje që rishfaqet me të njëjtën fuqi dhe baraspeshë mjaft rrallë në ditarë e kujtime dhe përgjithësisht në letërsinë dokumentare të dy dekadave të fundit: “Nga notimet e A. Zogut I, mbretit të shqiptarëve” (H. Selmani), “Vite, njerëz, ngjarje” (H. Lleshi), “Rrno vetëm për me jetue” (At Z. Pllumi), “Libri i bur-gut” (A. Pipa), “Nën peshën e dhunës” (T. Lubonja), “Fan Noli siç e kam njohur” (B. Shtylla), “Mendime të shkëputuna të një vazhde së vetme” (S. Riza), “Ditari i nji zemres së lendueme” (Prenk Gruda), “Paris 1967-1975″ (Javer Malo), “Sa kam shpirt kam shpresë” (J. Basho), “Njeriu në kufi ” (A. Uçi), “Vizitat e zonjushës Ana në kullën time” (L. Poradeci), “Grabjani rrëzë kodrës” (Lekë Tasi), “Kujtime nga burgu” (S. Novosella), “Enigmat e 2 kor-rikut” (D. Bengasi), “Endur në tisin e kohës” (V. Kokona), “Mbi jetën time” (M. Kokalari), “Kujtimet e një europiani” (J. Vrioni), “Ditari i një ministri të jashtëm” (P. Milo), “Kosova nga Rambujeja në pavarësi” (P. Milo), “Konferenca e Ram-bujesë – negociatat dhe dokumentet” (E. Tahiri), “Endrra dhe zhgënjime” (A. Mero), “Shpresa dhe zhgënjime” (R. Alia), “Refl eksione” (F. Lubonja – E. Rama), “Rikthimi i dhimbjes” (S. Lazri), “Lasgushi më ka thënë” (P. Kolevica), “Ridënimi” (F. Lubonja), “Letrat nga burgu” (B. Kosumi, M. Avdyli), “Pesha e kryqit” (I. Kadare), “Palltoja e burgut” (M. Velo), “Kronikë e rrënimit të një jete” (U. Hoti), “Nga njëri dhjetor në tjetrin” (I. Kadare), “Rruga e ferrit” (V. Zhiti), “Ferri i çarë” – burgologji (V. Zhiti), “Tronditja e shekullit” (R. Qosja), “E pashë shtetin duke rënë” (F. Çupi), “Nga jeta në burgjet komuniste” (P. Arbnori), “Nga Vuthaj në Amerikë: kujtimet e një malësori” (A. Çelaj). Letërsia dëshmuese shërbehet gjerësisht si “letërsi e të pathënave” profesionale (kujtime të diplomatëve, politikanëve, mjekëve, gjeologëve), e “të pathënave” për shkak të kufizimit të lirisë (”letërsia e burgjeve”), e “të pathënave” për shkak të kufizimeve ligjore si sekreti dhe privatësia, e “të pathënave” të përvojës vetjake në përgjithësi nga karriera te dashuria.

Kur diskutohet për letërsinë dëshm-uese, në pikëpamjen teorike shtrohet çështja e raportit midis “realitetit të parë” (”faction”) dhe të “realitetit të dytë” (”fiction”): si e ndihmon letërsia dokumentare zhvillimin letrar, si e ndërmjetëson ajo realitetin e drejt-përdrejtë me letërsinë artistike. Në letërsinë shqipe është e pranishme një lidhje zinxhir: ngjarja – protagonistët – burimet
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22980. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22980

Top