Letra interesante

Letra interesante

paper500-300x216.jpg

Historia më poshtë është histori shumë interesante dhe tërheqëse. Nuk po e teproj duke shkrkuar, po ju lë juve të lexoni.</p>


Na ishte seç na ishte njëherë një pastrues. Një ditë, duke ecur rrugës e gjeti një letër. Por, si pastrues që ishte nuk mund të lexonte se çka shkruante brenda, kurse kurioziteti i tij ishte shumë i madh. Kështu, duke ecur rrugës e takoi një njeri. E ndali dhe i tha nëse ai mund të lexonte se çka po shkruante në atë letër. Njeriu e mori letrën, e lexoi në vehte. Pasi pa se çka po shkruante në letër, ai e rrahu pastruesin shumë keq. Pastruesi, i lënduar nga rrahja shkoi tek doktori. Por, para se të i bënte kontroll, e pyeti nëse mund të lexonte se çka po shkruante në letër. Doktori e mori letrën, e lexoi, dhe në vend se të e kontrollonte, e rrahu edhe ky shumë keq. I ngrati pastrues, s’pati ç’të bënte, dhe vendosi të ankohej në gjykatë. Shkoi, i tregoi gjykatësit letrën dhe historinë që i ka ndodhur. Pas leximit të letrës, gjykatësi në vend se të bënte hetime për 2 personat që e kanë rrahur, urdhëroi policët të e rrahin keq, dhe i dha 20 vjet dënim. Në burg, pastruesi pati një shok të ngushtë. Për 20 vjet i treguan gjith fshehtësitë njëri tjetrit, përveq asaj se për çka kanë hyrë në burg. Kur kaluan 20 vjet dhe erdhi dita për të dalur nga burgu, pastruesi vendosi të i tregonte pse ka hyrë në burg. I dha letrën. Pas leximit, as shoku nuk mbeti prapa. E rrahu shumë keq shokun e vet. Pas kësaj, i dëshpëruar edhe nga shoku i ngushtë, pastruesi shkon në një urë të një lumi, e shkyen letrën dhe kërcen nga ura duke vrarë vehten….
Këtu përfundon historia.
icon_biggrin.gif
</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.trillime.com/?p=333. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.trillime.com/?p=333
 
Top