Letra e Plakut Koco: Ma bene babane ushtar grek..
lexova kete leter ne Gazeten Shekulli nga nje plak qe tregon historine e te ashtequajturave betejave greke ne Kosine...enjoy...
Ç’di unë për luftën italo-greke?
Koço Kureta
Jam një fshatar nga katundi Kosinë i Përmetit, më quajnë Koço Kureta, jam 88 vjeç. Kete leter po ua nis me një këngë labe që këndohej në kohën e Turqisë: “Të krishterë e myslimanë jemi keq../ të ngrihemi që të tërë djem e pleq..”. Kjo këngë i dedikohej të gjallëve, ndërsa unë po ia kushtoj të vdekurve... Dhe po i shtoj dy vargje te miat..: “More shtet, more shtet / babanë e vdekur ma bere ushtar grek / ma le ta shisnin veç për pesë leke...”.
Tani po ju them ato qe mbaj mend une nga ajo kohe...Luftimet zhvilloheshin në zonën e Shqerisë, por qenë shkembime zjarri sporadike. Italianët bënë një shkëputje nga fronti mbi 6 orë larg dhe u ngulitën në fshatin tonë Kosine, pranë kishes në një kodër... Filluan të ndernin batanijet që i kishin të lagura, ngritën edhe kazanin e gjellës.. Rreth orës 2 pasdite, zbret nje pararoje greke nga mali i Sërës dhe qëndron në një kodër përtej fshatit... Prej aty diktuan ushtarët italianë që ndodheshin te kisha. Filluan te qellonin mbi italianet me mortaja dhe nje predhe madje ra tek kazani i gjellës... Italianët u larguan ne panik në drejtim të Zleushës dhe kaluan në drejtim të Dishnicës. Në Qarrishtë pati një luftë të përgjakshme. I kishim ngritur edhe një këngë: “Moj Qarrishtë e shkretur / ç’u mbushe me të vdekur / italianë dhe grekër...
Pas pararojës mbërritën trupat e rregullta greke të cilët kaluan në të gjithë fshatrat e Përmetit, në Tremisht, Bodar, Kutal, Kosinë dhe drejtoheshin për nga Dishnica për të mbërritur në Qarrishtë. Trupat greke nuk qëlluan asnjë fishek, sepse italianët kishin kaluar në Dishnicë...
Mora vesh nga shtypi se aty na qenkan vrarë dy oficerë grekë dhe na qënkeshin varrosur te kisha e Kosinës. Kjo është një gënjeshtër me bisht sepse italianët nuk ishin larguar ende. Forcat greke ngritën dy depo ushqimesh: një në Tremish dhe një në Kosinë, për të furnizuar trupat që largoheshin nga Përmeti...
Do të shkruaj edhe dy fjalë për vete. Në shtator të 1943 babai shkoi në Përmet për pazar. Italianët në atë kohë të vrisnin po të kaloje mbi urë. Babai u mundua të kalonte nga vau por i shkau këmba, ra në lumë dhe rryma e futi nën një shkëmb. Për shtatë ditë nuk e gjetëm trupin, më pas na lajmëruan se trupi kishte dalë te vau i Kosinës. Ashtu si qe bërë ai nuk mund ta shpinim në fshat dhe vendosëm që ta varrosnim në Kosinë. E shpumë në shtëpinë e kushërirës pastaj në kishë ku iu bënë nderimet e fundit nga prifti dhe më pas e varrosëm në Kosinë ku prehet që prej 65 vjetëve. Ndërsa tani na e “veshën” ushtar grek. I shkreti plaku im...
Nga ana tjetër shteti nuk mund ta prishë me grekun se na e pret koromanen. Të marrça të keqen o Enver...
Koço Kureta
88 vjeç