Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

<span style="font-weight: bold">Kastriot postimet e mija sdo te te lene ta dredhesh sa here deshiron dhesa here akuzon shqiptaret e Vertete</span>
Per ke te firmos?
Per Greqine apo per Turqine me thoni o bashkeforumas


Kjo eshte e shkruajtur nga nje fare Naconalisti te tipit Baleta me emrin Kastrioti


NDALOHET HYRJA E USHTRISË GREKE NË TERRITORIN E SHQIPËRISË


Zotërisë së nderuar Alfred Moisiu

President i Republikës së Shqipërisë


Parlamentit të Republikës së Shqipërisë


Qeverisë së Republikës së Shqipërisë


TIRANË


Të nderuar Zotërinjë!


Ne, një grup oficerësh në lirim, pension dhe intelektualë, si të gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë, të shqetësuar prej veprimeve të Qeverisë, ju drejtohemi juve, i bëjmë apel ndërgjegjes suaj kombëtare që të ndalnin rrezikun që i kanoset Kombit tonë, duke ndalur hyrjen e ushtrisë greke në territorin shqiptar.

Ushtria greke nuk mund të hyjë në territorin shqiptar veçse me mandatin e NATO-s për këtë arsye:

Shteti grek vazhdon të mbajë në fuqi ligjin e luftës me Republikën e Shqipërisë dhe vazhdon ta mbrojë atë në çdo moment.

Në këto rrethana në se ushtria greke hyn në Shqipëri, atëhere vendi ynë legalisht do të quhet i pushtuar prej Greqisë.

Dy vjet më parë nën presionin e shqiptarëve, &amp;#8220;Kompania&amp;#8221; greke prej 873 trupash me oficerë madhorë e një gjeneral të instaluar në Kashar, pas revolucionit komunisto-grek të 1997-tës u &amp;#8220;largua&amp;#8221;.

Por u hap fjala se sapo kaloi kufirin, u vesh tebtil, me tesha civile dhe u rikthye përsëri tani për të përforcuar kishat, konsullatat, punonjësit e bankave, &amp;#8220;afaristët&amp;#8221;, &amp;#8220;tregëtarët&amp;#8221;, &amp;#8220;këshilltarët&amp;#8221;, &amp;#8220;priftërinjtë&amp;#8221; etj.

Në vitin 2000, &amp;#8220;Organizata revolucionare e Vorio-Epirit&amp;#8221; i kërkonte Qeverisë greke: &amp;#8220;Të shpallte pushtimin legal të Shqipërisë&amp;#8221;. Gjeneral Leitnant Nikolas Greliakis e quante vitin 1997 &amp;#8220;shansin e rënë nga qielli&amp;#8221;. Dhe meqënëse Qeveria greke &amp;#8220;gaboi&amp;#8221; i kërkonte të vazhdonte pushtimin e Shqipërisë me tërë mjetet.

Më 25 nëntor 2002, Qeveria e Nanos dërgoi në Athinë Ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majkon, i cili nënshkroi me Ministrin e Mbrojtjes Greke, marrëveshje ushtarake.

Sipas kësaj marrëveshje nga një garnizon që kishte Qeveria Greke më 1997, në vitin 2002 do të bëheshin tre: Një në Bisht Pallë, një në Durrës dhe një në Gjirokastër.

Në fund të dhjetorit 2002, zëvendës ministri i mbrojtjes greke erdhi për të përcaktuar detyrat konkrete të trupave greke në Shqipëri.

Është e kuptueshme për çdo vend, se ushtria e një shteti shovinist si Greqia nuk mund të lejohet të hyjë në një shtet tjetër, ndaj të cilit ka pretendime territoriale dhe mban me të ligjin e luftës. Ajo vazhdon të propogandojë se kufiri i shtetit grek është në Shkumbin dhe jo atje ku është sot zyrtarisht.

Zëvendës ministri i mbrojtjes greke me hipokrizi foli, për &amp;#8220;forcimin e marëdhënieve miqësore midis Shqipërisë dhe Greqisë&amp;#8221; dhe mbrojti ligjin e luftës ndaj dy vendeve!

Ne oficerët në lirim dhe intelektualët që nënshkruajmë këtë peticion ju bëjmë thirrje juve i nderuar zoti President, i bëjmë thirrje Parlamentit dhe Qeverisë që ushtria greke të mos lejohet të hyjë në territorin shqiptar, sepse atëhere ne legalisht do të quhemi të pushtuar prej Greqisë.

Në se Qeveria jonë nuk do ta përfilli thirrjen tonë dhe të gjithë shtetasve të vetë dhe nuk do ta kuptojnë përgjegjësinë ndaj Shqipërisë dhe tërë Kombit dhe, në këtë mënyrë shkelin lirinë dhe indipedencën kombëtare, ne do të demaskojmë politikën antikombëtare të kësaj Qeverie dhe do t&amp;#8217;u bëjmë thirrje gjithë Shqipëtarëve të ngrihen në mbrojtje të lirisë dhe të indipendecën kombëtare me të gjitha mjetet.


Veç të tjerëve nënshkruajnë:


Kolonel Vesel Ahmeti

Kolonel Bajo Topulli

Kolonel Çobo Skënderi

Kolonel Qemal Gogollari

Kolonel Dashamir Ohri

Kolonel Edip Ohri

KolonelEnver Memisha

Kolonel Haki Jaupasi

Nën/ Kolonel Selami Lami

Major Jorgji Meçe

Major Musa Tartari

Kapiten Leke Leskaj

Doktor Çelo Gjokutaj

Doktor Eqerem Shehu

Shkrimtar Bedri Myftari

Shkrimtar Llesh Gjini

Publicist Skënder Qendro


Vijojnë nënshkrimet......


Kastriot: ftoj sejcilin nga pjesmarresit ne Forum te mbeshtesi letershkruesit dhe kerkesen e drejte qe parashtrojne ata ne kete leter te hapur.

[ 23. Janar 2003, 12:28: Mesazhi u ndryshua nga kastriot ]


Lexoni se cfare ka bere Vellai i Demirelit turk, ish presidenti i Turqise Rrexhep Mejdani, me falni ish Presidenti i te Ashtuquajtures Shqiperi


Presidenti që u shiti baza ushtarake &quot;ish pronarëve&quot; okupatorë !
E mbajmë mend të gjithë prof.dr. R.Meidanin, duke bërë korrierin ndërmjet zyrës së presidencës Berisha dhe zyrës së Nanos në PS, andej nga 1997.
Me sa duket Meidanit i qëlloi pak a shumë si njëherë e një kohë Sulltan Orhanit: &quot;Mqs All'llahu i Madhnueshëm xh.sh më hapi pak vend në Evropë, po qëndroj&quot;, pra mqs iu hap pak vënd për President, mqs nuk kishte se kush ta merrte nga grindjet e të tjerëve, qëndroi...
I mbajmë mend edhe &quot;thjeshtësitë&quot; e Rexhepit në veshjet në pritjet e para të letër-kredencialeve, si psh: xhaketë e zezë me pantallona të bardha...
Tashmë, për alban/shqiptarët që kuptojnë, nuk ka më asnjë lloj dyshimi se z.Rexhep nuk di vetëm të jetë &quot;autor&quot; librash matematike ku distanca Moskë-Leningrad bëhet e barabartë me atë Durrës-Tiranë, nuk është thjeshtë &quot;një burrë i butë i urtë e fjalë pakë&quot;, nuk është thjeshtë vetëm president inaugurimesh, e simpoziumesh, nuk di vetëm të ngjeshë ndonjë &quot;xhybe Honoris Causa&quot; apo të ngjitet në malin e Tomorrit me &quot;kryegjyshin botëror&quot; që fut gishtin në hundë etj,etj, por është edhe &quot;burrë&quot; që dekoron hoxhistë e shehistë mbarë e mbrapsht, është &quot;burrë&quot;, që vizitat në perendim i shpërlan menjëherë në Turqi, është &quot;burrë&quot; që ja shet Pasha Limanin &quot;ish pronarëve turq&quot; të kohës së Muratit I e të 1912 ose ndryshe ushtrisë së R.Turqisë për të na &quot;mbrojtur nga agresioni i Evropës&quot;, për ca dollarë që gjoja &quot;na i ka falur për hatrin e Meidanit&quot;...,është &quot;burrë&quot; që i bën vili-vili &quot;Guardia di Finanzia-s&quot; në Sazan, që &quot;Italia nuk na e ka marrë dot në kohën e Selam Lab Salarisë e jo më sot&quot;...,është &quot;burrë&quot; që po i kthen &quot;ish pronarët&quot; okupatorë në pronarë të vërtetë, ndërsa vazhdon të etiketojë si &quot;ish pronarë&quot;, praktikisht e ligjërisht , pronarët e vërtetë vendas, është burri që do të na &quot;integrojë&quot; në Komunitetitn Evro-Atlantik me prapashtesën atllantike, se vetëm me atë evropiane nuk i mjafton Ishkipistanit... a se desh harruam z.Meidani është edhe ideator e zbatues i &quot;frankofonisë&quot;, se atje e ka pas cuar Enveri, bashkë me Gjinushin, është edhe burrë që ngre vetëm rrogat e parlamentarëve dhe të tijën...Dhe në fund të fundit është edhe burrë që na e uli këmbëturqisht, ose bën sikur nuk e sheh Al' Qaedën mu në mes të Ishkipstanit e të Tehranit, sic i thoshin bejlerët toptanas, Tiranës ...
Le të thotë pastaj sa të dojë av.Ngjela, që cka flet sot se flet nesër, se &quot;është burrë rrecke derëziu e se pyet njeri&quot;.
(A do të hyjë vallë ndonjë herë Shqiperia në Komunitetin Evro-Atllantik, apo sa tu ketë hëngër mirë e mirë paratë, do ta kapë ndonjë krizë shadeti e do tju punojë ndonjë kthesë renegatizmi alla enveriance ?)
Me një fjalë, Meidani është një nga ata burra diplomatë, që Shqiperia si zakonisht i ka nxjerrë vetëm në castet më kritike, që edhe pse skanë pasur asnjë lloj merite, kanë marrë kryesinë... është një nga ata burra që hedhin gurin e fshehin dorën...
Këto ditët e fundit, ndërsa tërë partiakët tanë ishin në Brukselin e Evropës (për të hyrë në Azinë Qëndrore),ndërsa në të njëjtën ditë Kryeministri kokfortmadhi Meta ishte te hanxhiu në Greqi...&quot;bash njikët ditë e ka zgjedhun edhe harambashi&quot; Meidani me hirploten e oksigjenuar Arta, për të shkuar në Itali ...
&quot;Burri&quot; që nuk flet me zë të lartë, por që vepron me zë të ulët ose edhe fare pa zë, i kujtoi Berluskonit, me anën e fondacionit Iliria, të mbesës Nermine, se &quot;Burri që bëri një pacavure e që fshihte palcën&quot; (sic e shkruante Fishta), na kishte qenë &quot;për shoqërinë konfederative multietnike&quot;...duke i bërë lajkadredha italianëve, por ndoshta edhe duke nënkuptuar se ezmeri me pamje orjentali I.Qemali mund të kishte kurdisur edhe ndonjë &quot;konfederatë me monarkun italian&quot;, përvec asaj të vjetrës me Turqinë...cka mori edhe përgjigjen e Berluskonit se &quot;ai kishte plot ish socialistë të Kraksit në kabinetin e tij, me të cilët bashkpunonte për mrekulli&quot;...
Ndoshta, Meidan matematikani me Artën, deshën të korigjojnë trashamanin e kalamanin Meta, që aq shumë ja pruri në maje të hundës Ruxheros, duke i deklaruar se &quot;Shqiperia e ka aleate strategjike Italinë&quot;, sa që ky i fundit i tha vetëm njëherë se &quot;edhe Italia e ka aleate strategjike e ka edhe interesa strategjike me Albani/Shqiperinë&quot;.
Jo më kot Presidenti ynë i nderuar e hap ose mbyll &quot;fizarmonikën e shoqërive multietnike&quot;, nga që nuk i pëlqen ajo ideja amerikane e &quot;homogjenizimit e bashkpunimit ballkanik&quot;, jo më kot e vendos edhe atë prapashtesën atllantike nga që nuk i pëlqen vetëm shtëpia e përbashkët evropiane.
Hajde e gjeje se në cilën degë i pëlqen laraskës të gjejë karar e rahati, hajde e gjeje se ku e ka folenë kjo laraskë...
Nuk paska asnjë lloj detyrimi Presidenti i Republikës ti thotë dy fjëlë për shansin e madh të antarsimit e integrimit të prspektivës sonë në Evropë, nuk mund të ndërhyjë Presidenti ynë, por i lën politikanët të grinden si qentë e rrugave dhe mu në mes të Brukselit ?!
Po kështu nuk paska asnjë detyrim Presidenti dhe Institucionii tij, të vendosin paqen sociale dhe respektimin dhe reabilitimin e merituar të disa personaliteteve, sa lejon e mbron enveristë e kriminele të pambrojtshëm, cka edhe u jep rast dashakqinjëve të llomotisin me gjithfarë shpifjesh të ndyra
edhe për më të nderuarit, sa dekorohen e ngrihen në piedestal deri edhe tërë zullumhania e pushtimit anadollak e fashistët e pambrojtshëm ?!
Apo, meidanët e shokët e tij, në kompromis me &quot;opozitarët e tyre&quot;, kujtojnë se do ti mbajm ne gjynahet e kësaj rrace përmbi shpinë ?!

Politikanë që i duhen dhënë drejtësisë, po cilës ?!

Sigurisht se nuk kemi ndërment ta bëjmë ne apollogjinë e R.Meidanit e aq më pak në një gazetë lokale.
Por përpara se ta mbyllim do të deshëm të nënvizojmë edhe nja dy cështje: një të madhe shumë që nuk matet me vlerë leku e një të &quot;vockël fare&quot;, por që i bën aq vlera leku, sa që Presidenti ynë, në një shtet vërtet demokratik ( e jo orjental i Azisë qëndrore që është ky i yni) mund të përballej edhe me drejtësinë.
E dimë se Presidenti ynë i doli zot identitetit të vet, deri në &quot;gabime ortografie e etimologjie&quot;, pra nxorri një urdhëresë që mbiemri (patronimi) tij të shkruhej korrekt, sic e dëshironte vetë mbajtësi, pra Meidani me i e jo me j si Mejdani. Kjo sepse do të keqkuptohej si Mejdanxhi=duelist në fushë të mejdanit, apo si me origjinë kosovar, sic quhej edhe fusha e Kosovës. Drejt.
Po atëherë, si e lejon Presidenti ynë i nderuar përbuzjen e identitetit dhe emrave tradicionalë nacionalë, sa që edhe Preambulën e hapjes së Kushtetutës e shkruan &quot;ne populli i Shqiperisë, krenarë për historinë tonë...,kur fare hapur dihet se ky emërtim i ri gjeografik, ka qenë me më pak ose më shumë, nja 200 vjet histori dhe nuk ka ekzistuar më parë ?!
Përse të mos i bëhëj edhe pak vend diku edhe formacionit të emërtimeve tona tradicionale nacionale: Albani, albanë, gjuhë albane, mqs edhe e kryejnë tërë punën të vetprezantimit e të prezantimit në tërë fushën internacionale ?!
Përse, Presidenti me Imamët e Islamët e vet &quot;konstitucionalistë&quot;, kërkon ti varrosë së gjalli këto emërtime tona tradicionale nacionale, që për më tepër në po këtë vjetërsi e tradicionalitet kanë qenë të shoqëruar edhe me termat precize mbarëeuropiane &quot;nacionalitet e nacion&quot;, e jo me termat neologjizma nga araboturqishtja Kom përgjatë shek XIX, si &quot;komb kombësi, ndërkombëtar, kombtarnikë, komaxhinj etj ?!
Ë, e vogël në dukje...!?
Pa folur pastaj për 100 e ca gabimet që i ka gjetur ish presidenti Berisha dhe &quot;konstitucionalistët e këshilltarët e tij&quot;...
Sidoqoftë këto nuk na kanë kushtuar me ndonjë Piramidë lekësh të ngrëna, në fund të fundit...
Ish presidenti Berisha, pati nxjerë në kohën e tij një ligj për beduinët/endacakët e Pa stehë, që strehohen me dhunë shtetërore enveriste (qysh nga 1945-46...1967 etj...1990...2002)
nëpër banesat pronë private qytetare.
Megjithse, qe Berisha i pari, që shpiku termin dhe realitetin e ri dhunues, si &quot;ish pronarë&quot;, prap se prap, ky e nxori një farë Ligji që i vinte së paku era Qera, sidoqë pa afat kohor e madje edhe duke udhëzuar që të mos futej fare &quot;në praktikën gjyqsore&quot;, sikurse edhe realisht nuk u fut. Dhe konkretisht bëhet fjalë për Ligjin, 8030, dt 15/11/1995, &quot;Kontributi i Shtetit për familiet e Pa Streha&quot;.
Po sa para bëjnë këto Qera të papaguara dhe kush duhet të përgjigjet ligjërisht para drejtësisë, për këtë mal me para që iu hëngrën me dhunë shtetërore orjentale, qytetarve ?!
Dhe tani, shihni se cfarë lëvizje &quot;barazimi matematikor&quot;, na bën, trimi Mejdanxhi, e shfuqizon fare praktikisht Ligjin Berisha dhe fut &quot;ligjin Nr 8647, dt 24/07/2000&quot;,që hyn në fuqi mbas 1 Janarit 2001, me të cilin &quot;të Pa Stehët&quot;, duhet të paguajnë Qera, aq sa kishin paguar me tarifat e Hoxhës, para v.1993, si psh për afro 90 m sipërfaqe i bie 50 lek në muaj.!!!
Kështu ekuacioni &quot;matematikisht, dmth praktikisht&quot;, na bëhet i parabartë në të dy krahët, përsa i takon vlerës së qerave që duhet ti pagueshin qytetarëve pronarë/ish pronarë. Nga njëra anë e ekuacionit është shteti dhe qeraxhinjtë që nuk paguajnë dhe nga ana tjetër janë ish pronarë/pronarët që e refuzojnë &quot;vlerën e 93&quot; (praktikisht e papërfillshme e barabartë gati me 0).
Avantazhi, këtu sipas llogjikës mejdanase, është se vetë ish pronarë/pronarët nuk e duan &quot;Qeranë&quot; dhe me bujari i bëjnë sevap-zeqat, të pa strehëve dhe shtetit, nuk duan të lidhin &quot;Kontrata pa afat&quot; etj, pra me ligjin jemi në rregull !
Mirëpo, a ka ndonjë llogjikë në botë që mund ta quajë si Qera, vlerën e dy pakove biskota të lira për 1 muaj, për dy dhoma e një guzhinë e anekse ???!!! As vetë diktatori/ish diktatori Hoxha nuk e ka pas bërë kështu, mirëpo ja që e bën Meidani me i...
Nuk e ditka tashmë Presidenti ynë i nderuar, se për disa familie vecanërisht, ky poshtërimi i strehimit të beduinëve Pa Strehë, tashmë me 45 + 11 vjet ( me dy breza në varre), ka kaluar jo vetëm në poshtërim revanshi, në shtypje të ndyrë hakmarrëse politike, jo vetëm në privim e vuajtje strehimi më se të domosdoshëm, por edhe në poshtërim Xhihadi, si njëherë e njëkohë okupatorët turkoislamë, që deri edhe në gjysëm shek XIX, akoma kishin ligje poshtëruese &quot;për të strehuar me zor ushtrinë e rregullt turke nëpër shtëpitë e katolikëve të Shkodrës ? (!?)
Atëhere cfarë di ky hipokrit që mban edhe titullaturën e kryetarit të &quot;Këshillit të lartë të Drejtësisë&quot; ...?!
Ka ardhur koha që edhe kleriklëve , që u pëlqen të kapardisen nëpër pritje shtetërore etj, të vënë dorë mbi këtë cështje shoqërore urgjente, se po na dëgjojnë veshët edhe ndonjë cirrje uluritëse &quot;për pastrime qelbësirash&quot;...
Të Pa Strehët, duhet tashmë të shkojnë të strehohen e të mundojnë njerëzit e tyre të afërm gjenetikë, prej andej nga kanë ardhur, ose Shteti i Dhunës/Demokratikopluraliste ta bëjë me rotacion, mqs i pëlqen Ligji i shkretëtirave, a tek e fundit tu shpërndajë disa cadra...(megjithse një pjesë e mirë e blejnë shtëpinë për 24 orë...)
A nuk i meriton ca vjet burg ky lloj presidenti buzagaz, për malin me para që u vidhet vit për vit qytetarëve, megjith ato V.K.Ministrave, që mbajnë firmat e Majkos e Metës, për tarifat e Qerave në vlera leku... ?
Por, problemi qëndron, se nuk ka as Ligj në Kodin Penal e në atë të Procedurës Penale, e as atë Kodin Civil e të Procedurës Civile, për ti kapur këto zotërinj që tallen deri edhe në sharlatanisëm me qytetarët pronarë, sepse këto qelben ma zi se tregjet e Zdrales e Rusit e të Mëhallës së Qenefeve...
se kur janë të korruptuar e të degjeneruar vetë të mëdhenjtë , si të mos jenë të tillë, sic u dëgjua se i etiketoi një ditë vetë z.Majko &quot;shpresdhënësi bythgjerë&quot; ...
Si mund tu thuash pastaj të nderuarve gjyqtarëve tanë se nuk veprojnë si ai i ndjeri bejtexhi Hasan Zyko Kamberi:
Edhe Kadiu, që është Kadi,
ja di kimenë parasë,
për para se ce shet t'anë,
ters ta vërtit Sherihanë.
Sherihati, ishte kodi i përgjithshëm i ligjeve, të cilin sic duket Mejdanxhiu ynë, për të bërë &quot;bamirësina sevapi e zeqati&quot; u a rras ndonjëherë qytetarëvë se elbetë janë &quot;ish pronarë&quot; e jo pronarë...
A, edhe sa për të shuar kureshtjen e për të përfunduar, Hasan Zyko Kamberit i dedikohet edhe &quot;merita e parë e përmendjes historike të termit të ri gjeografik Shqiperia&quot;, aty rreth fundit të shek XVIII a fillimit të shek XIX, në atë bejten e famshme &quot;Seferi Humajun&quot;: &quot;Po të mbledhc Shqiperinë e ti vinc hakut Nemce Kralit&quot;...
Kushedi, mbase edhe mejdanxhiun tone e paguajnë, &quot;për ti ardhur hakut krajlave të Evropës së sotme&quot;...?
 

kastriot

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Fillimisht postuar nga pe.ili.sh:
[QB] <span style="font-weight: bold">Kastriot postimet e mija sdo te te lene ta dredhesh sa here deshiron dhesa here akuzon shqiptaret e Vertete</span>
Per ke te firmos?
Per Greqine apo per Turqine me thoni o bashkeforumas


Kjo eshte e shkruajtur nga nje fare Naconalisti te tipit Baleta me emrin Kastrioti


NDALOHET HYRJA E USHTRISË GREKE NË TERRITORIN E SHQIPËRISË


Zotërisë së nderuar Alfred Moisiu

President i Republikës së Shqipërisë


Parlamentit të Republikës së Shqipërisë


Qeverisë së Republikës së Shqipërisë


TIRANË


Të nderuar Zotërinjë!


Ne, një grup oficerësh në lirim, pension dhe intelektualë, si të gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë, të shqetësuar prej veprimeve të Qeverisë, ju drejtohemi juve, i bëjmë apel ndërgjegjes suaj kombëtare që të ndalnin rrezikun që i kanoset Kombit tonë, duke ndalur hyrjen e ushtrisë greke në territorin shqiptar.

Ushtria greke nuk mund të hyjë në territorin shqiptar veçse me mandatin e NATO-s për këtë arsye:

Shteti grek vazhdon të mbajë në fuqi ligjin e luftës me Republikën e Shqipërisë dhe vazhdon ta mbrojë atë në çdo moment.

Në këto rrethana në se ushtria greke hyn në Shqipëri, atëhere vendi ynë legalisht do të quhet i pushtuar prej Greqisë.

Dy vjet më parë nën presionin e shqiptarëve, &amp;#8220;Kompania&amp;#8221; greke prej 873 trupash me oficerë madhorë e një gjeneral të instaluar në Kashar, pas revolucionit komunisto-grek të 1997-tës u &amp;#8220;largua&amp;#8221;.

Por u hap fjala se sapo kaloi kufirin, u vesh tebtil, me tesha civile dhe u rikthye përsëri tani për të përforcuar kishat, konsullatat, punonjësit e bankave, &amp;#8220;afaristët&amp;#8221;, &amp;#8220;tregëtarët&amp;#8221;, &amp;#8220;këshilltarët&amp;#8221;, &amp;#8220;priftërinjtë&amp;#8221; etj.

Në vitin 2000, &amp;#8220;Organizata revolucionare e Vorio-Epirit&amp;#8221; i kërkonte Qeverisë greke: &amp;#8220;Të shpallte pushtimin legal të Shqipërisë&amp;#8221;. Gjeneral Leitnant Nikolas Greliakis e quante vitin 1997 &amp;#8220;shansin e rënë nga qielli&amp;#8221;. Dhe meqënëse Qeveria greke &amp;#8220;gaboi&amp;#8221; i kërkonte të vazhdonte pushtimin e Shqipërisë me tërë mjetet.

Më 25 nëntor 2002, Qeveria e Nanos dërgoi në Athinë Ministrin e Mbrojtjes, Pandeli Majkon, i cili nënshkroi me Ministrin e Mbrojtjes Greke, marrëveshje ushtarake.

Sipas kësaj marrëveshje nga një garnizon që kishte Qeveria Greke më 1997, në vitin 2002 do të bëheshin tre: Një në Bisht Pallë, një në Durrës dhe një në Gjirokastër.

Në fund të dhjetorit 2002, zëvendës ministri i mbrojtjes greke erdhi për të përcaktuar detyrat konkrete të trupave greke në Shqipëri.

Është e kuptueshme për çdo vend, se ushtria e një shteti shovinist si Greqia nuk mund të lejohet të hyjë në një shtet tjetër, ndaj të cilit ka pretendime territoriale dhe mban me të ligjin e luftës. Ajo vazhdon të propogandojë se kufiri i shtetit grek është në Shkumbin dhe jo atje ku është sot zyrtarisht.

Zëvendës ministri i mbrojtjes greke me hipokrizi foli, për &amp;#8220;forcimin e marëdhënieve miqësore midis Shqipërisë dhe Greqisë&amp;#8221; dhe mbrojti ligjin e luftës ndaj dy vendeve!

Ne oficerët në lirim dhe intelektualët që nënshkruajmë këtë peticion ju bëjmë thirrje juve i nderuar zoti President, i bëjmë thirrje Parlamentit dhe Qeverisë që ushtria greke të mos lejohet të hyjë në territorin shqiptar, sepse atëhere ne legalisht do të quhemi të pushtuar prej Greqisë.

Në se Qeveria jonë nuk do ta përfilli thirrjen tonë dhe të gjithë shtetasve të vetë dhe nuk do ta kuptojnë përgjegjësinë ndaj Shqipërisë dhe tërë Kombit dhe, në këtë mënyrë shkelin lirinë dhe indipedencën kombëtare, ne do të demaskojmë politikën antikombëtare të kësaj Qeverie dhe do t&amp;#8217;u bëjmë thirrje gjithë Shqipëtarëve të ngrihen në mbrojtje të lirisë dhe të indipendecën kombëtare me të gjitha mjetet.


Veç të tjerëve nënshkruajnë:


Kolonel Vesel Ahmeti

Kolonel Bajo Topulli

Kolonel Çobo Skënderi

Kolonel Qemal Gogollari

Kolonel Dashamir Ohri

Kolonel Edip Ohri

KolonelEnver Memisha

Kolonel Haki Jaupasi

Nën/ Kolonel Selami Lami

Major Jorgji Meçe

Major Musa Tartari

Kapiten Leke Leskaj

Doktor Çelo Gjokutaj

Doktor Eqerem Shehu

Shkrimtar Bedri Myftari

Shkrimtar Llesh Gjini

Publicist Skënder Qendro


Vijojnë nënshkrimet......


Kastriot: ftoj sejcilin nga pjesmarresit ne Forum te mbeshtesi letershkruesit dhe kerkesen e drejte qe parashtrojne ata ne kete leter te hapur.

[ 23. Janar 2003, 12:28: Mesazhi u ndryshua nga kastriot ]


<span style="font-weight: bold">O Anton..Nardi..pe.illi.sh..etj etj, o &quot; i Semure&quot;, kete leter nuk e kam shkruar une por kjo leter eshte botuar tek &quot;Rilindja&quot;. Une e solla ne AF me qellim qe ti jepej nje perkrahje kesaj letre edhe nga anetaret e forumit.
Me duket se te jane erresuar syte ne ate fare mase sa qe ke edhe probleme gjuhesore dhe nuk je ne gjendje te kuptosh se cfare eshte shkruar.</span>


Kastriot
 

Guest
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Jam plotesisht dakort me kete leter dhe desha te them qe eshte hera ime e pare qe jam dakort me mendimin e kastriotit.
<span style="font-weight: bold">POR JU ISHIT DAKORT VETE QE TE HIQEJ LIGJI I LUFTES ME GREQINE DHE VETE JENI JU QE DONI LARGIMIN E TURAPE GERKE!</span>
<span style="font-style: italic">Greku,qe te kaloje linja europiane e mallrave nga porti i Patras kekron te bllokoje portin e Durresit dhe kete MOS E HARRONI</span>
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Pstuar nga Gjenerali

<ul style="list-style-type: disc">[*]Jam plotesisht dakort me kete leter dhe desha te them qe eshte hera ime e pare qe jam dakort me mendimin e kastriotit.
POR JU ISHIT DAKORT VETE QE TE HIQEJ LIGJI I LUFTES ME GREQINE DHE VETE JENI JU QE DONI LARGIMIN E TURAPE GERKE!
Greku,qe te kaloje linja europiane e mallrave nga porti i Patras kekron te bllokoje portin e Durresit dhe kete MOS E HARRONI[/list]

Gjeneralo interesant mendimi yt dhe <span style="font-weight: bold">efekti Balete</span> eshte serum i shkelqyer per gjera te tilla.
Nga komunist tani na kalove ne mysliman dhe aq me shume nga idete dhe ideologjia qe ju keni ndjekur deri pak kohe me pare, tashme ju i ktheheni opsionit Balete.
Nuk ishte Rexhep Mejdani myslimani qe i dha Turqise bazen e Pash Alimanit dhe si ka mundesi qe Mejdani nga komunist tani na doli aleat i Turqise dhe baza e Pash Alimanit u dha atehere, kur Partia socialiste(ish PPSH) ishte ne pushtet ne vitin 1998?
A nuk jane komunistat dhe ish bijte e PPSH-se qe sollen keto shkaterrime ne mase sic ishte ekonomia dhe ushtria meqe per politike nuk mund te flasim akoma meqe &quot;pjekuria politike&quot; eshte nen nivelet e kerkuara qe ka nje politike shteti?
A nuk eshte perseri Partia Socialiste qe po i jep Bisht Pallen e Durresit, Greqise?
Ti edhe komunist na qenke por edhe mylsiman i thekur na qenke por edhe kur te mbushet mendja thua, le tja japim Turqise dhe tja mohojme Greqise.
Jeni shume te pastabilizuar dhe aq me keq kur nje popull pret nga Ju.
Vete e futet shkaterimin e vete e shitet Shqiperine.
Une nuk jam kundra letres por me vjen keq qe myslimanet komuniste po na kthehen antikomuniste e aq me shume antikatolike e orthodoks dhe mbrojtes te flakte te pushtuesve otomane.

Kjo puna juaj eshte si ajo fjala:
<span style="font-weight: bold">Hiqja Lenes e verja Prenes</span>

Kastriot bej te fala Baletes dhe thuaji qe numri i &quot;shqiptareve&quot; dhe ardhuruesve te tij po shtohet dita dites
thumbsup.gif
 

kastriot

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Fillimisht postuar nga pe.ili.sh:
......................
Gjeneralo interesant mendimi yt dhe <span style="font-weight: bold">efekti Balete</span> eshte serum i shkelqyer per gjera te tilla.
Nga komunist tani na kalove ne mysliman dhe aq me shume nga idete dhe ideologjia qe ju keni ndjekur deri pak kohe me pare, tashme ju i ktheheni opsionit Balete.
Nuk ishte Rexhep Mejdani myslimani qe i dha Turqise bazen e Pash Alimanit dhe si ka mundesi qe Mejdani nga komunist tani na doli aleat i Turqise dhe baza e Pash Alimanit u dha atehere, kur Partia socialiste(ish PPSH) ishte ne pushtet ne vitin 1998?.....................


<span style="font-weight: bold">Ore njeri po ti paske qene me te vertete &quot;I SEMURE&quot;</span>
Po si ore nuk mund te shohesh gje tjeter vecse Myslimane ose katolike???????????????
Clidhje ka myslimanizmi ose katolizismi me <span style="font-weight: bold">Kerkesen per mos lejimin e disllokimit te trupave greke????????????????</span>
Ik ore vizitohu tek doktori se more vehten ne qafe keshtu si e ke nisur.


Kastriot
 

Guest
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

une pe.ilish i permbahem nje teorie vetjake:
Te gjithe jemi njerez dhe te gjithe viktima te ideve tona.Por kurre pre e tyre.
Dhe mos shikoni kisha dhe xhamia se feja e shqiptarit eshte shqiptaria!
 

Prim

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Qeveria aktuale komuniste erdhi ne fuqi ne 1997 me ndihmen e grekerve. Greqia ne mars te '97: liroi kriminelet shqiptare nga burgjet e saj (Zan Caushi me shoke) i armatosi dhe i nisi per ne Shqiperi; aktivizoi veglat e veta (Arben Imami e kompani qe CNN i quante &quot;keshilltare te rebeleve&quot; te veshur me uniformat ushtarake te Greqise); jepte lajme te rreme nga mengjezi ne darke per &quot;arratisjen&quot; e Berishes me helikopter; dhe mbi te gjitha MBANTE TE MBLEDHUR PARLAMENTIN GREK me rezolute te gatshme per t'ju dhene nenshtetesine greke kujtdo shqiptari qe do ta kerkonte. Kjo situate beri qe te mblidheshin te mire e te liq bashke ne 9 mars per te bere marreveshje, se greku rrinte me veshe ngritur qe te perfitonte nga situata. Prandaj erdhi edhe Prodi ne Vlore, jo se e mori malli per ne, por per ti treguar Greqise se Italia nuk flinte gjume, dhe nuk do e linte Greqine te livadhiste.

Bile, qe te rrime shtrember e te flasim drejt, edhe ne 1912 ne perfituam shtetin shqiptar se nuk u moren dot vesh armiqte tane se si te na ndanin. Tamaqarlleku i tyre na shpetoi. Edhe Wilsoni, por per te njejtat arsye, se nuk dinte kujt t'ia prishte e kujt t'ia ndreqte.

Edhe ne 1997 shpetuam pikerisht se bota e pa hapur qellimin e Greqise dhe dergoi G. Tenet-in dy here qe te kontrollonte situaten. Pavarsisht deshires per te perzene Berishen, bota nuk mund te ishte dakord qe ne rremuje e siper te perfitonte Greqia.

Ja u rikujtova kete histori, qe te mos harroni se greku nuk heq dore nga pretendimet idiote per Vorio-Epirin; nuk kursen qe te marre me te mire ata qelbesirat komuniste qe jane gati te shesin edhe nenen per para e spaleta. Mire bejne edhe atdhetaret qe jane vigjilente (por pa ato ekzagjerimet percarese qe cojne uje ne mullirin e armiqve te Shqiperise).

Shkurt muhabeti, ai stan ate bulmet ka. Uroni te thyejne qafen sa me pare komunistat, qe te vihen ca gjera ne vend, dmth te ikin nga kane ardhur edhe ata greket e m...tit.
 

Elkol

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

PRIM Bravo te qoft ke fol tamon &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Arton Nasufi

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Une pajtohem absolute me kete leter, shteti Shqipetare eshte sovrane e ne e dime se si greku na done te miren, faleminderit ndihma e tyre nuke na duhet. Nese ata installohen ne territor shqipetar atehere kjo le te shihet si okupim i shtetit.
Ne kete rast &quot;religious belive has nothing to do with it, national pride everything&quot;, katolik o mysliman shteti vjene se pari.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

<ul style="list-style-type: disc">[*]Komisioni i Ligjeve miratoi dje marrëveshjen me palën greke për rikonstruksionin e bazës ushtarake[/list]



<ul style="list-style-type: disc">[*]Bishti i Pallës, PD voton pro marrëveshjes me grekët[/list]

TIRANË- Komisioni parlamentar i Ligjeve miraton marrëveshjen me palën greke për rikonstruksionin e bazës ushtarake të Bishtit të Pallës. Socialistët në këtë komision kanë votuar pro kësaj nisme të qeverisë, duke marrë edhe votat kundër të dy deputetëve të opozitës, Fatos Beja dhe Pal Dajçi, si dhe abstenimin e deputetit të PBL-së, Arian Starova. Nga tetë deputetë pro kësaj marrëveshjeje ka qenë edhe ai i opozitës, Sali Shehu. Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, u shpreh dje në komisionin parlamentar të Ligjeve se, marrëveshja mes Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë për rikonstruksionin e bazës detare të Bishtpallës, &amp;#8220;është në zbatim të politikës së qeverisë shqiptare për bashkëpunim ushtarak dypalësh&quot;. Kjo marrëveshje, miratimi i të cilës ishte shtyrë në Kuvend një javë më parë, pas rishqyrtimit sot në komisionin e Ligjeve, me sqarimet plotësuese të ministrit Majko, u arrit të miratohej, duke i hapur rrugë kështu kalimit srish në seancë plenare në Kuvendit. Duke komentuar pretendimet e shprehura nga disa përfaqësues të opozitës se, miratimi i kësaj marrëveshjeje &amp;#8220;pengohet&amp;#8221; nga ekzistenca e Ligjit të Luftës me Greqinë, ministri Majko sqaroi se &amp;#8220;nuk ka asnjë rezervë në këtë pikë, pasi mes dy vendeve janë nënshkruar edhe marrëveshje të tjera, si në fushën ushtarake, ashtu edhe në të tjera, dhe ky Ligj nuk pengon marrëdhëniet aktuale dypalëshe&amp;#8221;. Më tej, Majko vuri në dukje se &quot;kjo marrëveshje ka brenda vetëm ndihmë për të ristrukturuar një bazë ushtarake dhe nuk ka të bëjë me dislokim trupash apo mjetesh në këtë bazë, por është thjesht një marrëveshje teknike&amp;#8221;. Marrëveshja mes dy Ministrive të Mbrojtjes përmban ndërtimin e godinës së Komandës dhe mjediseve të akomodimit të personelit, si dhe thellimin e kanalit hyrës dhe basenit të bazës detare të Bisht Pallës&amp;#8221;. Kjo marrëveshje ka për qëllim të përcaktojë procedurat dhe përgjegjësitë e të dy palëve, për fillimin e përfundimin e ndërtimit të Komandës e mjediseve të akomodimit të Bazës Detare të Bisht Pallës dhe thellimin e kanalit hyrës të basenit të ankorimit të bazës detare të lartpërmendur, me shpenzimet e palës greke. Të enjten, Parlamenti do të rishqyrtojë edhe një herë marrëveshjen ushtarake me palën greke, duke votuar për të lënë bazën ushtarake për afat kohor pesëvjeçar.
B.Hoti
 

Klinton

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

<ul style="list-style-type: disc">[*]GREQIA NUK VJEN ME LLAC E TULLA, POR USHTARAKISHT[/list]


<ul style="list-style-type: disc">[*]Ja disa deputete qe votuan kunder projektit te Bisht-Palles:[/list]

- <ul style="list-style-type: disc">[*]Taulant Dedja (PS)[/list]
-
<ul style="list-style-type: disc">[*]Ethem Fezollari (PS)[/list]

- <ul style="list-style-type: disc">[*]Ekrem Spahia (PLL)[/list]
-
<ul style="list-style-type: disc">[*]Arben Imami (PAD)[/list]


- <ul style="list-style-type: disc">[*]Ilir Zela (PS)[/list]
-
<ul style="list-style-type: disc">[*]Sabit Brokaj (PS)[/list]

- <ul style="list-style-type: disc">[*]Bamir Topi (PD)[/list]
-
<ul style="list-style-type: disc">[*]Prec Zogaj (PAD)[/list]

Eglantina Nasi

Anetare te mazhorances kundershtuan dje marreveshjen me palen greke per investime ne zonen e Bisht-Palles. Gjate seances se djeshme parlamentare, nuk ishin vetem deputetet e opozites qe dolen kunder projektit te dikasterit te Mbrojtjes, por edhe disa socialiste si Taulant Dedja, Ilir Zela, Sabit Brokaj etj. Megjithate, edhe me ane te votimit te tyre kunder kesaj marreveshje, ajo arriti te miratohej pasi 54 votat pro, ishin me te shumta se ato kunder, (vetem 39 te tilla). Sipas pohimit te deputeteve qe votuan kunder, ata mbeten te pakenaqur qe marreveshja nuk kaloi per rishqyrtim sic ishte edhe kerkesa e tyre.

&quot;Eshte e nevojshme qe kryeministri Nano te vije ne seance parlamentare dhe te na jape sqarime ne lidhje me kete marreveshje&quot;, pohoi deputeti socialist, Taulant Dedja. Ndersa deputeti Sabit Brokaj ishte i mendimit se ne kete marreveshje kishte nje mosperputhje skandaloze te afatit te perfundimit te punimeve. &quot;Kjo marreveshje eshte parashikuar te perfundoje per tre vjet, ne nje kohe qe ajo mund te behet edhe per tre muaj&quot;, pohoi ai. Nga ana tjeter, Brokaj nuk ngurroi te pohoje para ministrit te Mbrojtes se ne kete marreveshje para greke kishte kompetenca te tepruara te cilat i jepnin te drejten per te udhezuar palen shqiptare per cdo nisme te re brenda bazes. Deputeti Brokaj ka shtuar se ministri paraqiti ne parlament idene e ngritjes se nje godine dhe kanali strategjik, por ne te vertete gjate leximit te projektligjit, aty ndeshet dendur terminologjia ushtarake, e cila tregon qellimin e ngritjes se kesaj baze ne Bishtin e Palles. Ministri Majko ka shpjeguar me ketee rast se kjo marreveshje dhe tre te tjera qe jane nenshkruar ne periudhen _97-'98 me Greqine, nuk sjellin trupa greke ne Shqiperi. &quot;Por sjellin vetem tulla dhe llac per ndertime qe na duhen partjeter nese duam te trokasim ne dyert e NATO-s per anetaresim ushtarak!&quot; pohoi Majko para deputeteve. Ai ka sqaruar se zona ushtarake e Bisht-Palles do te kete ne qender te saj ndertimin e nje godine komando me siperfaqe 1600 m2, e cila do te sherbeje si njesi akomodimi per njesite ushtarake. Sipas tij, baza duhet bere sa me shpejt, pasi ekzistuesja edhe mund te dale nga perdorimi brenda nje viti. Kostoja e rikonstruksionit te saj eshte 5.5 milione euro. Personeli i saj do te jete shqiptar dhe eshte pikerissht pala shqiptare, e cila do te percaktoje projektin qe do te zbatohet ne kete zone.

Shehi: <ul style="list-style-type: disc">[*]&quot;Ne e bejme bazen edhe me gjysmen e lekeve!&quot;[/list]

Kryetari i komisionit parlamentar te Mbrojtjes, Dashamir Shehi eshte shprehur gjate seances se djeshme se nuk duhet marre si nje mrekulli investimi nga ana e grekeve prej 5.5 milione euro per ndertimin e bazes ushtarake te Bisht-Palles. &quot;Nuk perben ndonje investim te madh, sepse me leket e buxhetit tone, kjo baze mund te ndertohej edhe me 2.5 milione euro&quot; pohoi Shehi. Nga ana tjeter, ai shtoi se shteti shqiptar eshte duke ndjekur nje politike te gabuar persa i perket sigurise se tij duke barazuar trupat e huaja ushtarake, me ato vendase. &quot;Nuk mund te jemi kaq te njenashem gjate miratimit te marreveshjeve dypaleeshe, mbi te gjitha duhet te shohim interesin dhe pozicionin e Shqiperise gjate zbatimit te tyre ne praktike&quot;, pohoi Shehi. Nje shqetesim tjeter i perbashket qe eshte ngritur dje ne parlament nga ana e deputeteve ka qene ai i administrimit te bazave kryesore ushtarake ne Shqiperi nga ana e te huajve. &quot;Bazen e Pashe Alimanit ne Orikum realisht e kane marre turqit, ate te Kucoves serish ata, nmdersa ishullin e Sazanit e kemi lene ne doren e ushtarakeve itaaliane per ta rikonstruktuar&quot; pohuan deputetet. Sipas tyre, ne keto kushte Greqia do te kerkoje edhe ajo kompesimin e saj ne Shqiperi, sepse kjo e drejte i lind nga fakti i anetaresise se saj ne strukturat e NATO-s. Ndersa kreu i Ballit Kombetar, Shpetim Rroqi u shpreh se parlamenti duhet te dale me nje rezolute te perbashket qe t'i kerkoje Greqise heqjen e ligjit te luftes, ne menyre qe t'i hapet rruga gjithe marreveshjeve te radhes qe do te kene nevoje per t'u ratifikuar mes te dyja paleve.

<ul style="list-style-type: disc">[*]PDr-ja pershendet vendimin e parlamentit per Bisht-Pallen[/list]

Partia Demokrate ka pershendetur vendimin e marre dje nga parlamenti shqiptar ne liddhje me ratifikimin e marreveshjes dypaleshe mes Greqise dhe Shqiperise per investime greke ne zonen e Bishtit te Palles. Sekretari i marrdhenieve me jashte te kesaj partie, Tritan Shehu beri te ditur dje per &quot;KJ&quot; se ky eshte nje akt qe realisht shkon me linjat e bashkepunimit qe vendi yne ka me vendet anetare te NATO-s. &quot;Na cuditi vetem fakti qe diskutimet ne parlament lidhur me nje fakt te tille, ishin te tejzgjatura dhe qe mjaft deputete ishin kunder miratimit te marreveshjes ne fjale. Diskutimet e tyre perfaqesonin nje politike konfuze, sesa linjen e drejte&quot;, pohoi Shehu. Sipas tij, kjo marreveshje nuk kishte ne thelb vetem ndertimin e nje baze ushtarake me ndihmen e NATO-s. Sekretari i Jashtem i Partise Demokratee pohon gjithashtu se miratimi i kesaj marreveshje perben nje element, i cili do te ndikoje ne zhvillimin e metejshem te vendit.

e.n
 

kastriot

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

NANO NË ATHINË ME MISION “APOLLON 2”



Kryeministri kuisling i Shqipërisë sapo ka përfunduar një tjetër vizitë zyrtare në Athinë. Atje ai ka bërë veprimtari si ato që bëri disa vite më parë gjatë një vizite në Kretë ku u takua dhe bisedoi edhe me Slobodan Milosheviçin. Të merresh gjatë me vizitat vend e pa vend, kohë e pa kohë që bën Fatos Nano në Greqi është punë e besdisëshme dhe e kotë. Vizita e fundit mund të përmendet vetëm për të theksuar se u konfirmua ajo që është thënë me kohë se tërë ato fushata të mëdha diplomatike që ndërmerrte Nano sa andej këndej ishin perde tymi , sepse kokën Nano e ka në Athinë dhe punërat e tij kryesore i diskuton dhe i vendos atje. Mbase do të binden me këtë rast edhe ato diplomacitë e vendeve të tjera me të cilat gjatë disa muajve Nano ka bërë lojëra se gjoja po u u shkonte mbas avazit. E kemi vënë re dhe e kemi thënë me kohë se Greqia rrinte si indiferente ndaj politikës e diplomacisë së madhe që po bënte Nano me Italinë e vende të tjera sepse e dinte më mirë se gjithkush lojën e Nanos. Me Italinë Nano e bëri atë lojë se atje në Itali filluan të shkruanin nëpër gazeta për ca punëra të pista të Nanos, aq sa Fatosi për të dalë i larë e trim para shqiptarëve deklaroi se po ngrintepadi gjyqësore kundër gazetave italiane. Deri tani nuk kemi dëgjuar më asgjë për punën e këtyre padive. Sa për të mos i lënë të pakënaqur italianët kur Nano merrte vendime në Athinë për të bërë Ballkanin e Bashkuar, gjoja për të imituar Europën e Bashkuar në Itali kishte dërguar presidentin e të bënte ceremonira.

Lidhur me vizitën e tanishme të Nanos në Athinë mund të veçohet si momenti më interesant zhurma që bënë ai basshkë me “homologun”, më saktë ustain e tij, kryeministrin grek Simitis se “ligji mbi gjendjen e luftës” qenka punë e mbyllur. Mirëpo as njëri as tjetri nuk na thonë se për çfarë arsyesh kjo “kufomë politiko-ligjore” e gjendjes së luftës midis Greqisë e Shqipërisë nuk hidhet në varr në Greqi, po mbahet në tryezat e punës të politikës greke ndaj Shqipërisë?!. Nuk ia vlen me të vërtetë të flasim e e shkruajmë më për këtë ligjin e luftës e gjendjen e luftës, jo sepse na pëlqen logjika e Simitisit dhe e Nanos për ta quajtur atë punë të mbyllur kur ai mbetet varr i hapur për Shqipërinë, po sepse u bë bozë kjo dhe askush nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë gjë përsa kohë që Shqipëria do të vazhdojë të jetë në pozitën e vasalit politik e të kolonisë faktike të Greqisë.

E reja e vizitës së fundit të Nanos në Greqi është se ai përsëriti atë që në vitin 1987 paska qenë quajtur “Misioni Apollon “ në marërdhëniet sekrete shqiptaro-greke. Në këtë vështrim mund të themi se Nano ishte në Athinë me “Mision Apolllon 2”. Por, po të nisemi nga fakti se ky mision u bë publikisht dhe nëpërmjet kanalesh zyrtare formale, për dallim nga misioni sekret i vitit 1987, mund ta emërtojmë edhe “Mision Poseidon” apo si të duam.

Zotëri Nafiz Bezhani, ish-kryetari numër 2 ( i caktuar nga socialistët) i Komisionit të “famshëm” për verifikimin e figurave të personaliteteve të politikës dhe të funksionarëve më të rëndësishëm të shtetit shqiptar ka botuar në vitin 2002 edhe librin e tij të dytë “Mëkatarë”. Ashtu si libri i parë edhe ky përfaqëon një shartim të letërsisë së verdhë me materiale dokumentare të nxjerra nga dosjet sekrete për njerëzit. Librin “Mëkatarë 2” Bezhani e nis me episodin me titull enigmnatik “Misioni Apollon”. Duket që këtë episod, që zë 40 faqe në libër, e ka trajtuar me pasionin dhe kënaqësinë më të madhe , sepse ka të bëjë me historinë e një misioni sekret që paska bërë në Greqi në vitin 1987 një mik i tij i ngushtë për të mundësuar heqjen nga qeveria greke e kryeministrit Papandreu, paraardhës i Simitisit, të ligjit mbi gjendjen e luftës me Shqipërinë. Bezhani i ka dhënë sa ka mundur ngjyrime të forta “Misionit Apollon” të mikut të tij jurist, të cilin në shkrim nuk e ka cilësuar me emrin e vërtetë, por me emrin e koduar Prof. Sofokli Mici. Bezhani ka përmendur jo rastësisht se kur ka gjetur në arkivin sekret dosjen e mikut të tij edhe është shqetësuar, edhe është gëzuar. U shqetësua se kishte frikë mos i dilte e vërtetë që miku i tij ishte, sikurse i kishin thënë , agjent i spiunazhit grek, por edhe i gëzuar se i doli e kundërta, që kishte qenë një patriot i Shqipërisë, që kishte kryer një detyrë shumë të vështirë e me dobi për vendin, se kishte siguruar firmosjen nga Papandreu të dekretit për heqjen e gjendjes së luftës me Shqipërinë. Ka një detaj shumë me rëndësi në rrëfimin e Bezhanit :në kapakun e dosjes shkruhej se “ e ka parë edhe shoku X”, pra një njeri që duhej të ishte i fuqishëm dhe shumë i interesuar për suksesin e “Misionit Apollon”. Shoku “X” e thirri “Sofokli Micin” që t’i ngarkonte detyrën.

Për njerëz që kanë ditur me kohë diçka se kush është marrë me aspktet më “intime” të marrëdhënieve shqiptaro-greke qysh nga mezi i viteve 1970 nuk është ndonjë vështirësi e madhe të kuptojnë se në fakt emri “Sofokli”, apo shkurtmisht “Sofo” është emri i vërtetë i shokut “X”, i atij që ka drejtuar “Misionin Apollon”. Në fillin e në mezin e vitve 1970, dhe sidomos në nga viti 1981 në politikën e jashtme e në diplomacinë shqiptare, madje në politikën shqiptare në tërësi, mori peshë shumë të madhe Prof. Sofokli Lazri, që ka ndërruar jetë tani vonë. Unë e di nga përvoja e punës sime sa i pasionuar dhe i interesuar ishte për ecurinë e mbarë të marrëdhënieve shqiptaro-greke. Po kështu kur lexon përshkrimet që bën Bezhani për “Prof. Sofokli Micin” nuk e kanë aspak të vështitë ta kuptojnë se bëhet fjalë për juristin Paskal Haxhi të gjithë ata që e kanë njohur Paskalin në punë. Bezhani në fakt nuk ka bërë asgjë për të mbajtur sekretin e personave për të cilët ka shkruar në këtë rast, Vetëm formalisht ka përdorur nga një pseudonim.

Të ngarkuarin me “Misionin Apollon” për të hequr gjendjen e luftës midis Shqipërisë e Greqisë, Bezhani e ka përshkruar me dashamirësinë e mikut të ngushtë, madje duket sikur ka dashur patjetër ta bëjë më enigmatik, më të rëndësishëm se ishte atë mision tërësisht qesharak dhe të dëmshëm për Shqipërinë. Nuk kam ndëmned këtu të jap mendimin tim për ato cilësirat që i përshkruan Bezhani përmbushësit të shkëlqyer të “Misionit Apollon”. E panjohur për mua dhe për ata që e kanë njohur njeriun konkret është “ rezitenca e tij e pashembullt” ndaj provokimit grek për ta komprometuar duke i dërguar në dhomën e hotelit një vajzë v nga vllehët e Pindit dhe dashamirësia që ai tregoi duke mos e fyer këtë vajzë që dridhej se do të humbiste vendin e punës po të mos kapërcente pragun e dhomës së “profesorit sekret” ngsa Shqipëria. Sikur politikanët shqiptarë, që për arsye pune dhe personale shkojnë në Greqi, të kenë këtë zotësi të profesoit të “Misionit Apollon” do të ishte një mrekulli. Por duket se shumë nuk e kanë përderisa ministri i mbrojtjes Pandeli Majko në seancën e parlamentit të para pak ditëve, kur miratohej lëshimi i bazës ushtarke të Bishtit të Pallës në duart e Greqisë u hakërrehej deputetëve shqiptarë që bënin naze me fjalët “ më çudisin për këtë qëndrim ata që shkojnë e bëjnë pushimet në Greqi”. Kjo në njëfarë mënyre do të thotë se ministri i mbrojtjes po i këshillonte deputetët për të mirën e tyre të mos e zgjasinin me nazet e tyre se pastaj grekët mund të fillonin të hapnin dosje të dhomave të hoteleve greke. Nëse Majko nuk ka pasur për qëllim të mbronte deputetët nga skandale që mud të bënin grekët e zemëruar atëherë ai ka bërë një gafë shumë të rëndë sepse ka lënë të dalë në publik mendësia e tij se mjafton të kesh bërë një pushim në Greqi dhe nuk ke më të drejtë morale e politike të kundërshtosh orekset greke për të forcuar pushtimin ushtarak të Shqipërisë.

Bezhani në faqen 28 të “Mëkatarë 2” ka theksuar se “prof, Sofokli Mici...ishte dërguar në Athinë me synimin për të shpejtuar firmosjen e dekretit për heqjen e gjendjes së luftës me Shqipërinë” dhe se këtë punë do ta bënte duke trajtuar çështjen fshehurazi me njerëzit e afërt të kryeministrit Papandreu. Po fsheurazi nga kush? Kuptohet nga shërbimet zyrtare të të dy vendeve që merren me marërdhëniet e jashtëme. Shumë e “çuditëshme” që dikush në Shqipëri fshehurazi nga shërbimet diplomatike të vendit, dërgonte në Athinë një profesor me lidhje greke, një minoritar grekofon më saktë, që fshehurazi nga ambasada e Shqipëirsë të bënte tratativa me qeverinë greke për një gjë që nuk kihste asnjë arsye të mos bëhej në kanalet normale zyrtare diplomatike! Po grekët si më me përvojë, më serizoë si e pranonin këtë gjë?!

Kot të merremi tani me përgjigjet për këto pyetje. Në vitin 2002 Nafiz Bezhani na sqaron se “Misioni Apollon pa dyshim i plotësoi detyrat që iu ngarkuan për krijimin e një klime më të favorshme për zhvillimin e mëtejshëm të miqësisë midis Shqipërisë e Greqisë, por prof. Sofua e shikonte këtë miqësi si një baçe që kërkonte ujitje të vazhdueshme dhe kujdesin e duhur të baçevanëve. Dy muaj më vonë ai shkoi përsëri në Greqi ku gjeti më shumë dashamirë dhe miq të tij dhe të Shqipërisë. Kurse në Athinë prof. J.K. ( një grek që ishte dërguar më parë me mision sekret në Shqipëri A.B.) i kishte dhënë sihariqin e madh se Papandreu kishte pranuar të firmoste Dekretin për heqjen e gjendjes së luftës me Shqipërinë brenda muajit shtator 1987. Ndërsa përsa i përket problemeve të pronave të bllokuara të shqiptarëve, kjo nuk ishte në kompetencë të tij dhe duhej të bëhej me një ligj të veçantë të miratuar nga parlamenti grek” (f.49). Dhe pasi ka përshkruar këtë “sihariqin e madh” Bezhani e mbyll rrëfimin për këtë episod me kënaqësinë e tij se nga dosja u bind që “Sofokli Mici nuk kishte të bënte me ASFALINË GREKE”.

Në kontekstin e këtij shkrimi nuk ka asnjë rëndësi nëse ky “prof. Sofo” kishte apo jo të bënte atëherë e më vonë me Asfalinë greke. Rëndësi ka të dimë se “Misoni Apollon” siç e vërtetojnë faktet ka qenë një dështim për Shqipërinë dhe një sukses i madh për Greqinë. Bezhani duhej ta kishte kuptuar këtë kur ka shkruar “Mëkatarë 2” në vitin 2002. “Misioni Apollon” u përdor vetëm për të mashtruar shqiptarët, për t’ua hedhur shqiptarëve, sepse grekët nuk bënë as Dekret, as Ligj për të hequr gjendjen e luftës, pasi nuk kishte e nuk ka nevojë për gjëra të tilla, sipas Ligjit grek. Duhej vetëm një vendim i nënshkruar nga kryeministri i Greqisë ministri i jashtëm dhe ai i financave që të të pushonte veprimtaria e Dekretit mbretëror të vitit 1940 dhe dokumenteve të mëpasëm të bazura mbi të. Kjo do të ndodhte sapo ky vendim të botohej në Fletroren Zyrtare të Greqisë. Këtë grekët nuk e kanë bërë kurrë. Nëse nuk hiqet sekuestro greke mbi pasuritë e shtetasve shqiptarë, si shtetas të shtetit armik vendosur nga Dekreti i vitit 1940, atëherë asnjë vendim, asnjë dekret, asnjë ligj nuk do të kishte vlerë juridike, politike dhe praktike, sepse Dekreti mbretëror i vitit 1940 në Greqi pikërisht këtë sekustro kishte për objekt të vendoste e të regullonte.

Kështu që profersori jurist i ngarkuar me “Miisonin Apollon” ose është mashtruar sepse nuki ka hyrë shumë në punë përgatitja juridike që kishte marrë në Leningrad, ose më shumë se me punën e gjendjes së luftës është marrë atëherë në Athinë me atë që Bezhani e quan “kujdes të tij të veçantë për të punuar mirë baçen e miqëssisë shqiptaro-greke dhe për e të gjetur baçevanë të mirë për të punuar e ujitur”. Nuk ka përse të ngarkojmë me shumë mëkate “profesor Micin” që e kam pasur edhe unë profesor të të Drejtës së Punës në fillim të viteve 1960, por nuk ka si të mos permendim faktin që u gjetën me të vërtetë shumë, jashtëzakonisht shumë, shqiptarë që pranuan të mësonin e të bënin punën e baçevanit për ta kthyer Shqipërinë në baçe të ndikimit grek, të bërë qilizëm disa herë në vit, të vaditur me pasion të madh në çdo kohë. Në këtë kuptim “Misioni Apollion” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm për Greqinë dhe për baçevanët shqiptarë të Greqisë. Madje qindra mijëra shqiptarë janë tani hyzmeqarë e bujkrobër në Greqi, aq sa edhe gazetat jo-nacionasite kanë shkruar se pa shqiptarët nuk mbahet më bujqësia greke.

Kurse gjendja e luftës mbetet. Pasuritë që janë të shqiptarëve në Greqi i ka rrëmbyer e nuk i jep shteti grek se “nuk është heqëur ligji i luftës”. Qysh nga përfundimi i “Misionit Apollon” qeveria greke ka gënjyer pa pushim se “gjendja e luftës kishte marrë fund”. Edhe pushtetarët shqiptarë, qysh nga ata të kohës së Sofokli Lazrit e të Ramiz Alisë e deri tek Sali Berisha, Aleksandër Meksi. Alfred Serreqi, më pas Nano, Milo, Godo etj kanë gënjyer se gjendja e luftës ishte hequr. Mirëpo pushtetarët shqiptarë e tepruan aq shumë me këto deklarata mashtruese sa u shqetësuan grekët. Dhe ata andej nga vitin 1999 njoftuan zyrtarisht Ministrinë e Jashtëme të Shqipërisë se nuk ishte herqur ligji për gjendjen e luftës dhe se asjë pasuri nuk u jepej shqiptarëve. Paskal Milo e mbajti gati një vit të fshehur këtë njoftim nga opinini publik shqiptar. Më në fund nga viti 2000 pushtetarët shqiptarë filluan të qaraviteshin se gjendja e luftës nuk ishte hequr, filluan të bënin lujtje më zë të mekur tek grekët të bënin ndonjë hap të ri mashtrues . Dhe grekët me arrogancë deklaruan në një Komision të Senatit Amerikan se ky ligj do të mbahej sepse Greqia nuk donte që shqiptarët të ngrinin çështjen e Çamërisë. Ku shkoi gjithë ai “suksesi i Misionit Apollon”?!

Tani ka dalë vet kryeministri shqiptar Fatos Nano që bashkë me atë grek Simitis të thonë se ligji i luftës as nuk duhet zënë në gojë sepse ai qenka vjetëruar. Kjo ka kuptimin vetëm shqiptarët nuk mund ta zënë në gojë, kurse grekët mund ta përdorin. Kjo do të thotë se grekët e mbajnë ligjin e luftës jo si një relike në marërdhëniet ndërkombëtare, pr si një bazë e mjet ligjor për të rregulluar problemet pasurore në Greqi dhe në koloninë e tyre Shqipërinë. Në rast se ky ligj do të kishte mbetur pa efekt për grekët ata do ta hiqnin edhe pa ua kërkuar shqiptarët. Nëpërmjet premtimeve për heqjen e ligjit të luftës Greqia për dekada i ka shkëputur koncesione të mëdha diplomacisë shqiptare. Këtë politikanët shqiptarë e kanë pranuar herë nga budallallëku, herë nga poshtërsia për të bërë servilizma para grekëve.

Gjatë interpelancës që kam bërë me ministrin e jashtëm të qeverisë Meksi, zotëri Alfred Serreqin, në parlamentin shqiptar në prill të vitit 1994 ai pohoi dhe u betua solemnisht se ligji i luftës me Shqipërinë ishte hequr në Greqi. Natyrisht as e besova, as e lashë pa i kujtuar se po fliste siç kishte deklaruar në shtyp pak ditë më parë një diplomat grek në Tiranë dhe se ligji i luftës nuk ishte hequr. Ishte e qartë se qeveria e pushtetit Berisha-Meksi mbante këtë qëndrim të trashëguar edhe nga qeveritë e mëparshme që që të mos zemëronin grekët. Berisha e Meksi kishin edhe hallin se donin të përfundonin Traktatin e miqësisë me Greqinë dhe po të deklaronin në parlament se Greqia e quante zyrtarisht e ligjërisht veten në gjendje lufte më Shqipërinë nuk kishte lezet ky traktat. Kurse Berisha e Meksi as mund të guxonin të kërkonin nga grekët heqjen më parë të gjendjes së luftës e pastaj të bëhej traktati. Tani të vjen për të vjellë kur vëren “diplomatët” e deputetët e PD-së të bëjnë ssikur po zemërohen keq që është në fuqi ligji i luftës, që nuk u majtka parasyh ky ligj kur i jepen koncesione ushtarake Greqisë etj. Një hipokrizi e pabesi e neveritshme.

Tani është dhe Fatos Nano që pretendon se përderisa ka një traktat miqësie midis dy vendeve nuk ka kuptim të flitet më për ligjin e luftës që ka mbaruar vetvetiu. Ashtu duhej të ishte. Por të mos harrojmë se kemi të bëjmë me grekët. Ashtu është thënë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve në vitin 1971 se ligji i luftës duhej të merrte fund “ipso facto” dhe grekët duhej ta pranonin këtë. Por grekët nuk e kanë për gjë që edhe të vendosin marrëdhënie diplomatike, edhe të bëjnë traktat miqësie me Shqipërinë dhe përsëri të thonë se janë në gjendje lufte dhe pasuritë e shqiptarëve t’i bllokojnë si pasuri të shtetasve të shtetit armik në kohë lufte. Edhe pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike grekët e mbajtën hapur ligjin e luftës deri sa futën në grackë politikën shqiptare nëpërmjet “Misionit Apollon”. Pushtetarët shqiptarë deshën të binin në atë grackë. Tani përsëritet e njëjta gjë nëpërmjet “Misonir Apollon 2”. Kryeministri Nano u thotë shqiptarëve se meqenëse kemi traktat miqësie nuk ka gjë se Greqia e mban dhe e zbaton ligjin e luftës dhe dërgon fshehurazi apo edhe me miratim forcat e saj ushtarke në Shqipëri. “Apollon 2” ( ose “Poseidon”) është dhe më cinik e më i rrezikshëm sepse po përdoret për t’i vënë një kapak të rëndë plumbi çështjes së Çamërisë. Është e mbyllur e nuk ekziston çështja e Çamërisë- thonë qeveritarët grekë. Është e mbyllur çështja e ligjit të luftës- thonë Simitis e Nano. Por këto çështje janë të hapura, ato po u kushtojnë shumë mundime e humbje shqiptarëve. Me këtë pushtet e këtë politikë që është mbjellë në Shqipëri nga baçevanët e miqësisë shqiptaro-greke këto çështje nuk kanë për të bërë asnjë hap drejt zgjidhjes, kurse shqiptarët do të pësojnë edhe më shumë prej tyre.



8.04.2003 Abdi Baleta.
 

Gigo

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

O Kaçi, une di qe greket ne Shqiperi jane te NATO-s plako, se me lidhte puna me NATO-n e nuk di te kete pasur ndonje ush. grek qe eshte futur me koke te vet ne Shqiperi. Mbase jam i gabuar, po dhe po te kete ndonje qe nuk eshte futur sipas marreveshjeve me NATO-n do kete ndonje marreveshje dypaleshe te bere nga Ministria jone e Mbrojtjes. Uleni pak hunden se keto marreveshje kane politiken ne mes, mos merrni kot si pushka jevgut, ata ush. greke nuk po hane buken tuaj, buke NATO-je po hane e qe te futemi dhe ne ne NATO e te hame ca dhe ne nuk duhet te bejme si histerike e te ulerasim se
eek.gif
ooo po na pushtojne! Lejini traplliqet, keto ulerima i nxit vetem Saliu e PD-ja per lufte per pushtet...
 

Guest
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

<span style="font-style: italic">jashte teme</span>
 

kastriot

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Debatonin për problemin e shqiptarëve e mbanin gajlen e grekëve



Ata që kanë marrë pjesë në këtë llafologji tërkuzë janë ndarë në disa grupime: mbrojtës të hapur të tezave e të interesave greke; mbrojtës të maskuar të tezave e interesave greke; mbrojtës të qëndrimeve anakronike të qeverive shqiptare ku kanë shërbyer; mbrojtës të vakët, të mefshët, ose fragmentarë të të drejtave dhe të interesave shqiptare; mbrojtës të qëndrimeve të ngushta partiake; folës në tym pa zotëruar minimumin e nevojshmë të njohurive dhe të ndjenjës së përgjegëjsisë për të trajtuar publikisht këto çështje.

Grekofili më i zellshëm dhe njëkohësisht më i bezdisëshëm në emisionin e datës 10 prill në TV “Klan” për ligjine luftës ishte Frrok Çupi, si në emisionin për vizitën e Geixhit, ku u tregua më arrogant ndaj shqiptarëve atdhetarë në SHBA dhe më grek se vet Geixhi. Frrok Çupi në emisionin e drejtuar më datën 10 prill nga Fevziu arriti shumë shpejt një gjendje ekstaze grekofile sa nuk kuptonte më se çfarë broçkullash lëshonte. Edhe pse dukej që nuk ka fare haber se çfar është e drejta ndërkombëtare i referohej kuturu kësaj të drejte, ndonëse e dinte që në krah të tij kishte një specilaist të të drejtës ndërkombëtare publike, Ksenofon Krisafin, që ishte në rolin e përfaqësuesit zyrtar të politikës së kryeministrit Nanoe të qeverisë së tij. Frrok Çupi nuk arriti të kuptonte asgjë nga parashtrimet teorike sipas leksioneve të të drejtës ndërkombëtare që bërëi në fazën e parë të ndërhyrjeve të tij Ksenofon Krisafi.

Frrok Çupi ishte me detyrën që të kundërshtonte çdo aluzion të zbetë që mund të bëhej për qëndrime të padrejta, anti-shqiptare, të politikës zyrtare, opinionit grek, propagandës greke. Roli i Frrok Çupit ishte të mos linte të kalonte pa reagim kundërshtues çdo fjalë që mund të bënte përgjegjës Greqinë e grekët për mbajtjen e ligjit të luftës, apo për veprimet kundër Shqipërisë. Kur Sabri Godo përmendi se në veprat e shkrimtarir grek Kavafis shqiptarët përçmohen mbi 100 herë Frroku kërceu si ta kishte pickuar një grenxë dhe tha se kjo i falet Kavafisit meqenëse është shkrimtar. Një shqiptari apo kujdo qoftë i takon të thotë se kur urrejtja e përbuzja për shqiptarët zë vend edhe në letërsinë greke kjo tregon se në opininion publik e propagandën e rëndomtë këto dukuri janë edhe më të shprehura e më të përhapura.

Gazetari grek Takis Mikas në librin rtij “Aleanca e mallkuar. Greqia dhe Serbia e Milosheviçit”, botuar në SHBA në vitin 2002, pikërisht këtë qëndrim ka mbajturkur ka denoncuar faktin se nga një anketim në një shkollë të mesme greke ka dalë që shqiptarët e trqit janë kombet më të urryer nga grekët. Edhe nga burime të tjera ka rezultuar se mbi 80% e grekëvë kanë qëndrim armiqësor ndaj shqiptarëve. Kurse Frrok Çupi ku del në ekran e përpiqet të mashtrojë shqiptarët. Kuptohet që edhe në Agjensinë e lajmve që drejton ai përpiqet të mashtrojë edhe botën pë gjendjen e marërdhënieve shqiptaro-greke. Ka dëm e turp më të madh se të kesh drejtor të Agjensisë shtetërore të lajmeve një person të tillë?! Edhe ata që e ftojnë në emisione televizive ku diskutohet për marërdhëniet shqiptaro-greke e kanë të qartë këtë. Por dinë që “Froku duhet të jetë aty i pranisshëm”. Në emisionin për Geixhin në “Top Channel” ai pa kërcyer në të njëtën mënyrë përpjetë ë duke thënë se grekofonëve në Shquiëri u duhet falur çdo tangëllëk sepse janë pakicë. Për Frrok Çupin çfardo të kenë bërë e do të bëjnë grekët kundër Shqipërisë e shqiptarëve nuk duhet kundërshtuar. Shqiptarët vetën duhet të nënshtrohen.

Çupi bëri mbrojtjen vulgare të Greqisë që të ndikonte tek masa e teleshikuesve që nuk kanë shumë njohuri për problemin që diskutohej. Kurse mbrojtjen e specializuar të qëndrimeve të Greqisë në këtë rast e mori përsipër ta bënte pikërisht pjesëmarrësi zyratr i emisionit, këshilltari diplomatik i kryeministrit Nano, ish-përfaqësuesi i Shqipërisë pranë OKB-së nëGjenevë dhe specialist i së drejtës ndërkombëtare publike, Ksenofon Krisafi. Ai foli saktë kur bëri shpjegimet teorike në përgjithësi se gjendja e luftës e vendosur nga Greqia ka qenë një paradoks, se Shqipëria në atë kohë ishte pushtuar nga Itali për vete e të tjera. Këto shpjegime ishin plotësisht në të njëjtën brazdë me ato që kishte shkruar Pasjkal Haxhi në pikën e parë të artikullit të tij të botuar atë ditë në “Koha Jonë”. Në të njëtën vijë me artikullin e Paskal Haxhit ( pika 2) Ksenofon Krisafi shtjelloi edhe historikun e akteve ligjore që kanë dalë në Greqi qysh nga viti 1940 dhe që krijojnë atë tabllonë absurde që quhet “gjendje lufte” me Shqipërtinë. Përsëri në të njëjtën vijë të parashtruar në artikullin e Paskal Haxhit edhe këshilltari Nanos, Krisafi, ngulmoi se ligji për “gjendjen e luftës” me Greqinë qenka hequr në vitin 1987 me vendim të qeverisë së Andreas Papandreut. Pra. edhe Ksenofon Krisafi në fakt qëndroi në iedë e paraqitur në në “Misioni Apollon” nga Nazif Bezhanit se “ prof. Sofokli Mici” siguroi në vitin 1987 heqjen e gjendjes së luftësmë Greqinë , por jo heqjen e sekuestros konservative të vënë në vitin 1940 mbi pasuritë e shtesave shqiptarë në Greqi, si shtetas të shtetit armik.

Por Ksenofon Krisafi bëri dhe një hap më tej në drejtim të pëtshtatjes me pretendimet më të reja greke në krahasim me Prof. Sofokli Micin ( alias Paskal Haxhi) sepse pranoi që efektet e atij ligjit grek për sekuestron konsevative mbi pasuritë e shtetasve shqiptarë të shtrihen edhe mbi pasuritë e çamëve që jetojnë sot në Shqipëri, por që në vitin 1940 ishin në Greqi shtetas grekë, dhe ligjërisht janë edhe sot e kësaj dite shtetas grekë të dëbuar me dhunë. Kështu Ksenofon Krisafi u bashkuar me terorizimet që bënë grekët në Komisionin e Senatit Amerikan për të drejtat e njeriut në vitin 2002 kur u diskutua për shkeljen e këtyre të drejtave në Çamëri. Atëherë grekët thanë se mbanin ligjin eluftës pikërisht që shqiptarët të mos ngrinin çështjen e Çamërisë. Grekët i dhanë kështu në vitin 2002 ligjit të luftës një shtrirje të re dhe qysh nga ajo kohë janë përpjekur që të ushtrojnë presion mbi Shqipërinë ta pranojë këtë shtrirje. Këtë e ka bërë në raste të ndryshme diplomacia shqiptare duke e lidhur çështjen çamëve me “gjendjen e luftës”. Këtë e mbrojti hapur publikisht këshilltari diplomatik i kryeministrit më 10 prill. Pra grekët zgjeruan sferën e veprimit të ligjit të luftës në dëm të shqiptarëve.



Konformizmi e oportunizmi ndaj politikës greke zbehte mbrojtjen e çështjes shqiptare



Ekipi Çupi-Krisafi i vendosur në anën e majtë të ekranit të TV “Klan” mbajti kështu në debat qëndrime që u shërbejnë interesavet të Greqisë. Në anën e djathtë të ekranit ishte rreshtuar ekipi Godo (PR)-Beja (PD), njëri ish-kryetar ui i komisionit kallashparlamentar për politikën e jashtëme, pra njëri ndër dy hierarkët më të lartë të diplomacisë shqiptare për 4 vite dhe tjetri ish-këshilltari diplomatik i presidentit Berisha për 5 vite. Të dy me përgjegjësira të mëdha mbi vete për ato që kanë ndodhur në marërdhëniet midis Greqisë e Shqipërisë dhe për mbajtjen e ligjit në luftës si çekan mbi kokën e shtetit shqiptar. Godo është i njohur për qëndrime të shpeshta konformiste ndaj politikës greke në Shqipëri. Ai bashkë me Imamin isshin bashkëkryetarët e hartimit të kushtetutës që i imponoi Greqia Shqipërissë në vitin 1998 dhe që u bë nga specialistë grekë ( nga avokati i Karaxhiçit, Likurezos). Godo është i njohur për protestat e tij kundër këkesave që të largoheshin nga Shqipëria ushtarët grekë që qëndronin pa kurrfarë baze ligjore. Godo ka kundështuar kërkesat për dëbimin e Janullatosit,. Këto i ka përligjur me arsyetimin se Greqinë e kemi fqinje dhe duhet të pranojm ë disa gjëra të tilla. Godo pikërissght pasi çështja çame u bë objekt diskutimi nga senatorë amerikanë i ka këshilluar çamët të mundohenn të hyjnë në pazare me grekët jo të kërkojnë zgjidhje të plorë e reale të problemeve të tyre.

Kështu që ishte e qartë se Godo do të gjendej në pozitë të dyzuar në këtë emision. Ai nuk mund të shkiste në pozitat e Çupit. Krisafi me ngurtësinë e tij për të mos dalë jashtë kallëpeve nanoiste të arsytimit për ligjin eluftës e detyroi në disa ratse Godon të reagonte me një nervozizëm të përligjur e ndoshta të shkiste në pozita radikale kundërshtimi që nuk i kishte parashikuar. Sidoqoftë në atë debat i mbeti Godos barra të luante rolin e më radikalit kundër pozicionimit të tjerëve që çonin ujin me shumicë në mullirin e politikës greke dhe për intersat shqiptare linin një curril të vogën sa për të lagur buzët e zhuritura.

Godo natyrisht bëri mirë që nguli këmbë dhe ishte më bindës se juristi i së drejtës ndërkombëtare Ksenofon Krisafi se në Greqi nuk është hequr as ligji, as gjendja e luftës me Shqipërinë dhe se megjithë dëshirën e mirë e domosdoshmërinë për miqësi midis Shqipërisë e Greqisë kjo pengon dhe do të pengojë. Lojtari tjetër i ekipit të “të djathtës”, Fatos Beja, duhej të ishte më mbështetës për Godon. Beja si me gjysmë zëri pohonte se ligji i luftës ka mbetur. Ai nuk guxonte të ishte këmbëngulës në këtë pikër që ishte dhe çështja e parë që duhet t’i shpjegohej qartë opininit të gjrë publik, sepse ka qenë qevria e PD-së e kryesuar nga Meksi në kohën që Beja ishte këshilltar diplomatik i Berishës që ka mashtruar shqiptarët se ligji i luftës ishte hequr në Greqi. .Beja nuk guxonte të kujtonte se ka qenë pikërisht ministri i jashtëm i qeverisë së PD-së, Alfred Serreqi, që ka deklaruar zyrtarisht në parlamentin e Shqipërisë më 14 korrik 1994 se Greqia e kishte hequr qysh më 1997 ligjin e luftës.

Pra, Afred Serreqi ka mbajtur atë qëndrim që kishte përcaktuar diplomacia e Ramiz Alisë, Sofokli Lazrit, Reis Maliles dhe Muhamet Kapllanit ( që tani është sërisht me funksioin të lartë diplomatik, këshilltar pranë presidentit të republikës. Alfred Moisiu) pasi Paskal Haxhi ( prof. “Sofokli Mici”) kishte përfunduar atë që nga libri i Bezhanit e mësuam se paska qenë mision sekret me emrin e koduar “Apollon”. Alfred Serreqi ka mbajtur para 9 vitesh në emër të qeverisjes së PD-së po atë qëndrim që përsit edhe tani Paskal Haxhi në “Koha Jonë”, po atë qëndrim që po shpaloste në ekran gjatë debatit këshilltari i kryeminstrit Nano, Ksenofon Krisafi. Fatos Bejës i takonte ta zbërthente mirë këtë çështje meqenëse po pranonte si nëpër dhëmbë që gjendja e luftës me Greqinë mbetet. Që të ishte bindës dhe të ndihmonte në sqarimin e opinionit publik Fatos Bejës i takonte të bënte vetkritrikë për qëndrimin e PD-së ku ai është anëtar kryesie dhe jo të vërdallisej me interpretime që nuk qëndronin e me sofizma rreth dispozitavet krejt të dyshimta të Traktatit të Miqësisë me Greqinë që e nënshkroi pushteti i Berishës dhe i Meksit në vitin 1996

Beja ishte më shumë i shqetësuar të provonte se Traktati i Miqësisë me Greqinë ishte shumë i mirë dhe grekët sipas këtij Traktati nuk duhej ta mbanin gjendjen e luftës. Ky arsyetim, në parim i drejtë por që grekët e hedhin në koshin e plehrave të diplomacisë së tyre me veprimet që kryejnë, nuk kishte ndonjë ndryshim as ndonjë meritë më shumë se arsyetimi teorik që pati shpalosur disa minuta më parë Ksenofon Krisafi se nuk kishte logjikë që grekët të mbanin gjendjen e ligjin e luftës pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë në vitin 1971. Por, as Krisafi, as Beja nuk merrnin përsipër t’ua shpjegonin shqiptarëve përse e bëjnë grekët këtë veprim absurd dhe arrogant dhe çfarë duhet të kishte bërë e të bëjë diplomacia shqiptare.

Historiani Beqir Meta e shpjegoi qartë se grekët kanë vepruar dhe veprojnë kështu sepse duan që të lënë gjithnjë pretekste të gatshëm për veprime esktreme ekspansioniste dhe aneksionitse kundër Shqipërisë. Pikërisht një vit pas nëshkrimit të Traktatit Miqësisë, që i pëlqyeka aq shumë Fatos Bejës, grekët ndërhynë me të gjitha mjetet e, edhe me banda të armatosura, nnë Shqipëri në vitin 1997, përmbysën pushtetin e ligjëshëm të vendit dhe shpalosën hapur planet për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, ku njëri nga shefat e dipomacisë greke Janis Kranidiotis dhe kryepartiakë grekë filluan të sillen si në një provicë greke.



Mospërputhjet midis ish-këshilltarëvet të ish-presidentëvet



Pas shpjegimit të Beqir Metës si studiues i historisë u takonte specialistëve të politikës shtetërore Bejës e Krisafit të saktësonin se çfarë duhet të bëjë Shqipëria. Të dy këta e anashkaluan këtë detyrim. Këtë qëndrim Beja e mbajti edhe gjatë debatit në “Gjeli Vizion” ku u ndesh edhe me pasardhësin e tij në zyrën e këshilltarit diplomatik presidencial, me Mentor Nazarkon, që shërbente si këshilltar diplomatik i Meidanit kur çështja e ligjit të luftës u aktualizua sërisht. Në debat madje Nazarko u përpoq ta mposhtëte homolgun e tij të kohës së Berishës duke përmendur se Meidani në një fjalim në OKB ka kërkuar që Greqia ta heqë ligjin e luftës. Askush gjatë debatit nuk e vuri në dukje faktin se këto lutje qaramane, që gjithsesi shënojnë një episod të ri në historikun e “ligjit të luftës”, Meidani dhe disa pushtetarë të tjerë shqiptarë filluan t’i bënin vetëm pasi grekët vetë treguan interes që të bëhej e ditur botërisht se Greqia nuk e ka hequr ligjin e luftës me Shqipërinë.

Ish-këshilltari diplomatik i Berishës, Beja, ia bëri mirë ish-këshilltarit diplomatik të Meidanit kur ia hodhi poshtë me sarkazëm idetë që synonin të zbusnin qëndrimet armiqësore të grekëve ndaj shqiptarëve dhe kur Nazarko po fliste më shumë për t’i qarë hallin qeverisë greke për vështirësitë e mëdha që do të ndeshte në rast se shtronte konkretissht çështjen e heqjes së ligjit të luftës me Shqipërinë. Edhe përfaqësuesi i PS, Ilir Zela, ishte mjaft i brengosur se kjo mund të vinte në vështirësi qeverië greke dhe se kjo duhej shmangur tani që parësore qenka forcimi i miqësisë shqiptaro-greke dhe integrimi europian. Por edhe ish-këshilltari diplomatik i Meidanit, Nazarko, ia mori mirë hakun ish-këshilltarit diplomatik të Berishës, Bejës, kur ia hodhi poshtë me logjikë pretendimet se Traktati i Miqësisë me Greqinë ishte i saktë dhe kishte efekt pozitiv për heqjen e ligjit të luftës. E vërteta qëndron ashtu siç i tha Nazarko Bejës se ai Traktat ka bërë gjithashtu lojën e Greqisë, sepse në fakt ai më shumë i ka krijuar kuadër jurridk të dyanshëm Greqisë për të mos e hequr ligjin e luftës me Shqipërinë, se detyrim juridik kontraktual ndërkombëtar për ta hequr.

Nazarko ishte i saktë kur i thoshte Bejës se neni i Traktatit që parashikon se palët do të marrin masa për kthimin e pasurisë shtetasve të palës tjetër në territorin e tyre në pajtim me ligjin ekzistues në secilin shtet do të thotë se Shqipëria pranonte që Greqia çdo veprim ta bëjë në përputhje me ligjin e luftës. Për të konfirmuar këtë në praktikë grekët sajuan atë dredhinë që në vitin 1999 Minsitria e Jashtëme e Shqipërisë të pyeste me shkrim Ministrinë e Jashtëme të Greqisë nëse është në fuqi ligji i luftës dhe diplomacia greke të përgjigjej se ligji është në fuqi. Nuk mund të bënte Paskal Milo, në atë kohë ministër i jashtëm i Shqipërisë, një pyetje të tillë pa qenë i siguruar se këtë e donte Athina. Milo e mbajti një vit fshehur këtë çështje.



Diplomacia shqiptare vazhdon të bëhet lolo e dinakërive bizantine të grekëve



Prandaj, ishte një gjë jo vetëm pa vlerë, por edhe një mbështetje e hapur e dinakërive bizantine greke, kur Ksenofon Krisafi u mundua të bindëte opinionin publik se grekët kanë dhënë shpjegime se atë njoftimin me shkrim që ligji i luftës është në fuqi e paskësh dërguar si “gabimisht apo në kokë të vet” një drejtor në Ministrinë e Jahtëme greke. Ky nuk është llaf për t’u thnë nga një këshilltar diplomatik i një kryministri në qoftë se nuk ka dëshirë të justifikojë me çdo kusht grekët duke u hedhur hi syve shqiptarëve. Shteti grek si çdo shtet mban përgjegjësi për komunikimet zyrtare diplomatike pavarëisht se kush ib ka bërë në emër të tij në kanalet zyrtare. Që të çlirohet nga kjo përgjegjësi shteti grek duhet në të njëjtën rrugë të tërheqë njoftimin e parë, pra me shkrim nëpërmjet korespondencës diplomatike. Edhe sikur ai “gabimi” grek të ndodhte në administratën shqiptare, ku agjentët e të huajve livadhisin si të duan, kur deri sistemin kompjuterik i Ministrisë së Jashtëne komandohet nga grekët, përsëri një justifikim se ai që pranon Krisafi nga grekët nuk shfajëson askend e asgjë. Kështu që ia bëri mirë Beja Krisafit kur i tha se në marërdhënuet shtetërore vlërë kanë gjërat me shkrim e jo llafet pësh-pësh në vesh. Në atë gafë që bëri Krisafi pamë edhe një herë se si grekët vazhdojnë të tallen me diplomacinë shqiptare, duke bërë me shkrim një gjë e duke thënë me gojë një gjë tjetër. Kështu është vepruar edhe në rastin e misionit sekret “Apollon” në vitin 1987.

Gjatë debatit në studion e “Gjeli Vizion” përshtypjen më të pakëndëshme e la përfaqësuesi i Partisë Socialiste, sekretari për marërdhëniet me jashtë në këtë parti, Ilir Zela, jo thjesht për shkak të mungesës së përgatitjes profesionale për të përballuar një debat të tillë para teleshikuesve, por për shkak të një prirje për qortuar vend e pa vend qëndrimet e mendimet e përfaqësuesit të opozitës, Fatos Beja. Dukej sikur Zela në atë debat nuk ishte për të dhënë ndihmesë në sqarimin e një problemi që i intereson shteti e kombit shqiptar, por për të qëndruar syçelë se mos po cënoheshin gjekundi qëndrimet “ pa cen” të PS-së e qeverisë së saj, se mos dikush guxonte të hidhte pluhur mbi politikë e nësshtrimit para Greqisë që ndjek partia e tij. Në përgjithësi në të dy debatet kishte një shqetësim të madh tek të gjithë pjesëmarrësit se mos u shkiste ndonjë fjalë që mund të merrej për keq nga grekët. Ky kujdes ra shumë në sy në mënrë të panevojshme tek Mentor Nazarko. Kurse Genc Pollo e Dashamir Shehi, kryetarët e dy PDR-ve të shkëputura nga PD-ja, dukej që ishin thirrur në debat më shumë si thotë fjalë popullore “ me lugë” në brez, më shumë për t’u bërë nder dhe për t’i paraqitur si politikanë p të rëndësishëm para publikut shqiptar.



“Çështja çame” nuk mund të shtrohet e mbrohet pa nacionalizëm



Pozitë të veçantë natyrisht kishin përfaqësuesit e Shoqatës “Çamëria”, zotërnjt Sheme dhe Demi. Ata vepruan mirë në shumicën e rasteve të shpjegimeve e replikave. Kritikuan me të drejtë neglizhencat e qeverive shqiptare për të parashtruar si duhet çështjen çame, marifetet që bëjnë grekët për të mbyllur çështjen çame, për të përdorur gjendjen e luftës në dëm të Shqipërisë. Mbase edhe ata ende nuk janë të qartë sa duhet se mbajtja e ligjit të luftës është një marifet grek që tani drejtohet krryesisht kundër të drejatve të çamëve dhe se pranimi nga pushtetarët e politikanët shqiptarë i çfardo lidhje midis ligjit të luftës midis Greqisë e Shqipërisë me çështjen çame është tradhtia më e rëndë dhe goditja më e pëbesë që mund t’i bëhet çështjses çame. Për fat të keq edhe në këtë rast e dëgjuam nënkryetarin e Shoqatës “Çamëria”, gazetarin e “Top Channel”, Enkel Demi, të betohej se nuk është të mohonte nevojën e nacionalizmit tek shqiptarët edhe pse kërkesat që paraqiste ai në emër të Shoqatës “Çamëria” janë të mirëfillta nacionaliste, nuik mund të parasshtrohe e të kuptohen jashtë nacionalizmit. Pra, iu shtua edhe një element tjetër pështirosës këtij debati. Pikërisht njerëzit që objektivisht duhet të përqafojnë pa ngurim nacionalizmin shqiptar dhe ta thonë me krenari këtë, pasardhësit e çamëve të dëbuar nga vatrat e tyre, të masakaruar, të privuar edhe të drejtat më minimale kombëtare nga grekët marrin përsipër ta denigrojnë nacionalizmin në sytë e shqiptarëve.

Në të dy rastet kënaqësinë më të madhe në trajtimin e problemeve me kompetencë profesionale dhe atdhetarizëm shqiptar e dhanë të thirrurit në rolin e ekspertit, historina Beqir Meta dhe juristi Rustem Gjata. Shpjegimnet që dha historiani mbi arsyet politike e historike për të cilat u vendos e mbahet ligji i luftës ishin nëj shuplakë e mirë jo vetëm për Frrok Çupin, por edhe për këshilltarët diplomatikë të dy ish-presidentëve e të këshilltarit të kryeministrit, për partiakët e përfshirë në debat, sidmos në ato raste kur këta njerëz të politikës e të publicistikës këndojnë më shumë përmallim për miqësirat greko-shqiptare dhe premtojnë me shumë naivitet apo mashtrim se punët do të rregullophen në kuadrin e integrimve rajonale, kontinentale dhe globale. Shpjegimet me profesionalizëm ligjor nga Rustem Gjata ishin argumenta të forta në çështjen më delikate tani për të mos pranuar që ligji i luftës të shtrihet mbi të drejtat e çamëve dhe në trajtimin e çështjes çame midis diplomacive të Shqipërisë e Greqisë, sikurse kërkojnë grekët. Shpjegimet e Metës e të Gjatës duhet të shërbëjnë për Shoqatën “Çamëria” që të shohë më thellë problemin e saj në kuadër të interesave mbarëkombëtare shqiptare dhe të ruhet nga kurthet që po ngrihen për ta shndrruar çështjen çame në një çështje dëshpërblimi simbolik me të holla apo letra me vlerë që dhe ato nuk do të realizohen kurrë.

Ja pra sa të shumta janë arsyet e shkaset që të imponojnë që të merresh edhe një herë në mënyrë më sitematike me këtë çështje.



Ç’është gjendja e luftës?



Tekstet e të drejtës ndërkombëtare publike dhe mësimdhënësit e kësaj lënde trajtimin e kësaj teme e nisin me shpregimin e koncepteve të “Jus ad bellum” ( e drejta e shtetit për të bërë luftë) dhe “Jus in bello” ( normat e së drejtës ndërkombëtare që duhen zbatuar në kohë lufte, gjatë veprimeve luftarake). “Historikisht e drejta ndërkombëtare e ka pranuar luftën si një funksion normal të shteteve sovranë për të arritur qëllimet e tyre kombëtare” (Xhek. C. Plano, Roi Olton “Fjalori i marrërdhënieve ndërkombëtare” botim i 4 anglisht1988 f.188). Por këta autorë dhe të tjerë shpjegojnë se me kalimin e kohës ky qëndrim ka ndryshuar, sidmos pas krijimit të OKB-së dhe rastet kur lufta është e lejueshme përckatohen vetëm në bazë të dispozitave të Kartës së OKB-së.

Me luftë Plano dhe Olton kuptojnë “Veprimet armiqësore midis shtetesh ose në territorin e një shteti që bëhen me anën e forcave të armatosura” (f.187). Kurse autorët Hiler McKubrei dhe Naixhell D.Uajt librin e tyre “E drejta ndërkombëtare dhe konfliktet e armatosura” ( Angli, 1992) e fillojnë me fjalinë “Lufta, ose konflikti i armatosur, siç është termi teknik i parapëlqyer, përfaqëson një përmbysje të madhe në sjelljen “normale” në marërdhëniet ndërkombëtare”(f.1). Nuk është nevoja të zgjatemi sepse del e qartë që lufta është një armiqësim i skajshëm midis dy shteteve ( ose dy palëve brenda një shteti) që ka çuar në përleshje të armatosura dhe që kuptohet se lë pas një gjendje të rëndë edhe pasi të kenë pushuar pëleshjet e armatosura. Veprimet luftarake mund të pushojnë me dy mënyra: armëpushim , (një ndërpreje faktike e përkohëshme) dhe marrëveshje paqe, një dhënie fund juridike përfundimtare. Kurse “gjendja e luftës” pas ndalimit të vepimeve të armatosura normalisht dhe në mënyrën më klasike duhet të përfundojë me një traktat paqe, që mund të jetë edhe sankssionim i kapitullimit pa kushte të palës së mundur.

Megjithatë në mjaft raste ka ndodhur që janë bërë armëpushime, madje dhe me marëveshje e nuk janë përfunduar traktate paqe. Me zhvillime të tjera ngjarjesh e marrëdhëniesh gjendja e luftës është zhdukur si hije e keqe. Një mënyrë e dhënies fund të gjendjes së luftës është dhe vendosja e marrërdhënieve diplomatike midis dy shtetve që e kanë konsideruar veten në luftë. Nuk ka si pranohet që dy shtete të vendosin marrëdhënie diplomatike e përsëri të jenë në luftë, ose të bëjnë Traktat miqësie e përsëri të quajnë veten në luftë me njëri tjetrin. Këto janë gjëra të papajtueshme për nga natyra e tyre juridiko-ndërkombëtare dhe për logjikën e rëndomtë njerëzore. Megjithatë shteti gek, politika greke, “shkenca” juridike e propaganda greke vazhdojnë të këmbëngulin për 63 vite me radhë në absurditetin se midis Shqipërisë dhe Greqisë ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë “gjendja e luftës”. Një anakronizëm dhe absurditet i pashoq në marërdhëniet ndërkombëtare. Këtë absurditet e kanë njohur edhe juristët Paskal Haxhi e Ksenofon Krisafi në paraqitjet e tyre të fundit publike.



Diplomacia e kohës së Enverit nuk përfillte pretendimin e Greqisë për gjendje lufte me Shqipërinë



Qeveria shqiptare dhe dipmomacia e saj për disa dhjetëvjeçarë ( deri në kohën e Misionit “Apollon” të vitit 1987) nuk kanë pranuar se midis Shqipërisë e Greqisë ka ekzistuar “gejndja e luftës” qysh nga viti 1940 kur Italia që kishte pushtuar Shqipërinë i shpalli luftë Greqisë ( më 28 tetor ) dhe e sulmoi ushtarkisht këtë vend nga territori i pushtuar shqiptar.

Regjimi i Enver Hoxhës ka mbajtur një qëndrim shumë të saktë nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, shumë serioz e korrekt nga pikëpamja diplomatike, shumë dinjitoz e të dobishëm nga pikapamja e interesave shqiptare. Shqipëria nën regjimin e Enver Hoxhës ka qenë shumë korrekte dhe ka kërkuar vendojse marrëdhëniesh të rregullta diplomatike me Grqeinë, pa kushte, për t’i hapur rrugën zhvillimit të marrëdhënieve normale me dobi të ndërsjellë në fusha të tjera. Është e padrejtë të mos e mbajmë parasysh këtë fakt. Është e dëmshme për ne dhe u shërben grekëve ta shtrembërojmë këtë fakt për hir “ të vrullit të madh anti-enverist” që kanë marrë një takëm politikanësh e propagandistësh ku më të zellshmit janë ata që e vajtuan rënien e diktaturës e të monumenteve të Enverit.

Ishin grekët që për qëllimet e tyre armiqësore, agresive, ekspansioniste kundër Shqipërisë kanë përdorur si pretekst “gjendjen e luftës” për të mos vendosur marrëdhënien diplomatike deri në vitin 1971, madje edhe pas kësaj vendosjeje kanë bërë gafën e rëndë duke këmbëngulur se “gjendja e luftës” nuk ishte hequr. Qeveria shqiptare veproi shumë drejt e saktë që për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike nuk paraqiti ndonjë kusht, madje as e shtroi fare kërkesën për heqjen e “gjendjes së luftës”, sepse për qeverinë shqiptare nuk ekzistonte asnjë gjendje lufte. Nuk kishte përse të trajtohej ky problem si proiblem marrëdhëniesh ndërkombëtare, por ishte vetëm një absurditet e anakronizëm në politikën e brendshme greke.

Qeveria shqiptare u tregua në lartësinë e detyrave të saj dhe të logjikës politike kur e shfrytëzoi momentin e gatishmërisë që paraqiti junta e kolonelëve grekë për të vendosur marrëdhënie diplomatike dhe nuk u ndikua nga zërat e kukuvajkave të armiqësisë ndaj shqiptarëve, kur politikanët grekë nga njëra anë qortonin juntën se shiti interesat e Greqisë, nga ana tjetër akuzonin Shqipërinë se po bënte marrëdhëie me një diktaturë ushtarake. Midis këtyre politikanëve ishin edhe Konstantin Karamanlis, Averof e të tjerë që më pas morën frenat e politiës greke. Pasi u rrëzuan kolonelët në vitin 1974 këta filluan intrigat e tyre të vjetra armiqësore ndaj Shqipërisë. Nga ajo kohë ka filluar një ”veprimtari e nëndheshme”, shumë intensive, nga Greqia për të ilozuar sa më shumë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare që të binte si frut i tejppjekur dhe i squllur në shportën e pretendimeve greke. Në atë kohë filloi acarimi i vrullshëm i marrëdhniëve të Shqipërisë me të vetmin aleat që i kishte mbetur nnga fuqitë e mëdha, Kinën Popullore. Në atë kohë në Shqipëri filluan edhe kacafytjet më të egra midis klaneve në udhëheqjen e lartë partiake shtetërore, zbulimi e eliminimi politik e fizik njëri pas tjetrit i grupeve armiqësore në kulturë, ushtri, ekonomi, deri tek ato më të bujshmet e me tronditëset të Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut në vitet 1981 -1983.

Pasi morën fund të gjitha këto dhe Shqipërisë i mbeti hapur vetëm “rruga për në Athinë” zelltarët e marrëdhnënievet të ngushta me Greqinë nuk humbën më kohë të hidheshin në sulm të hapur për ta lidhur Shqipërinë si një mëz të vogël pas karrocës së tërhequr nga politika e diplomacia greke. Është koha kur padron i diplomacisë shqiptare u bë këshilltari i Ramiz Alisë, dhe njëkohësisht Drejtor me korespondencë i Institutit të marrëdhënieve ndërkombëtare ( një ministri e jashtëme paralele) Sofokli

Lazri. Zhvillimet e bujshme nisën në vitin 1984 me takimet në Kakavijë, ku protagonistë ishin ministri plotësues i jashtëm i Greqisë, Karolios Papulias dhe Muhamed Kapllani, që e bënë me shpejtësi zëvendës-ministër të jashtën nga nëpunës i zakonshëm në Institutin e Sofokli Lazrit. Ky protagonist i revanit miqësor në marrëdhëniet shqiptaro-greke, pas një dhjetëvjeçari pushim në Amerikë, në vitin 2002 u kthye si”këshilltar diplomatik” i presidentit Mosiu. Edhe ky këshilltar diplomatik ( i katërti pra pas Bejës, Nazarkos, Krisafit që i dëgjuam në fushatëne llofologjisë së fundit për ligjin e luftës) katapultimin e tij në majat e diplomacisë shqiptare e ka pasur për hir të “momentit shpërthyes në marërdhëniet miqësore shqiptaro-greke”. Sikurse ka rezultuar nga botimet e kohëve të fundit në shtyp Enver Hoxha në atë kohë ishte tejet i rënduar nga gjendja shëndetsor. Por ndonëse ka dhënë miratim për fillimin e “epokës së Kaka(vijës)” në marrëdheniet shqiptaro-greke ka paorositur ish-ministrin e jashtëm Reis Malile që të mos harrohej se si grekët mund të spekulonin me gjednjen e luftës.

Dhe pikërisht në rrethanat që krijuan grekët nga viti 1974 e sidomos pas vdekjes së Enver Hoxhës, kur nën kujdesin e Sofokli Lazrit u botua dhe një libër me titull “Dy popuj miq” për ta paraqitur lidhjen e ngushtë me Greqinë si një “amanet të Enverit”, plasi dhe “dimplomacia e bujshme” për “heqjen e gjendjes së luftës me Greqinë”. Kjo ishte një gafë e rëndë që diplomacia shqiptare nuk kishte si ta bënte nga padijenia, sepse kishte një praktikë të gjatë pune para saj. Heqja e gjendjes së luftës u trumbetua si një fitore e madhe që do të arrinte dipolmaci shqiptare, për hir të të cilës ia vlente që të bëheshin disa hapa kompromisi me Greqinë me qëllim që edhe autoritete greke ta kishin më të lehtë të justifikonin para opininit publik dhe “qarqeve ekstremiste” të vendit të tyre” këtë ndryshim e lëshim të madh” që po bënin në sjelljen ndaj Shqipërisë.

Qëndrimi i drejtë shumëvjeçar i qeverisë shqiptare ishte plotësisht i bazuar në rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Pushtimi me forcën e armëve i Mbretërisë së Shqipërisë më 7 prill 1939 kishte sjellë ndërprerjen e ekzistencës dhe të veprimtarisë së shtetit sovran shqiptar si subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Këtë e shpjegoi qartë e saktë edhe Ksenofon Krisafi më 10 prill 2003 në emisionin televiziv. Për të lehtësuar kuptimin sa më të mirë të këtij aspekti teoriko-juridik të problemit nga lexuesit po i referohem Enciklopedisë së të Drejtës Ndërkombëtare, të përgatitur nga Instituti Maks Plank në Gjermani. Në volumin X, viti 1987, ff. 465-66 figuron zëri “Shuarja e shteteve”, përgatitur nga Ulrih Fastenrat. Ai fillon me vlerësimin se “Shtetet sovranë janë subjekte të të drejtës nddërkombëtare dhe si të tillë njësitë ligjore që kanë identitet të dalluar”. Ai analizon pastaj rastet kur një shtet shuhet, pra mund të pushojë së qenuri subjekt i së drejtës ndërkomëbatre, kur zhduket një nga elementët që i japin këtë subjektivitet territori, populli, qeveria nga që ai thithet nga një shtet tjetër, ndahet në njësi më të vogla.Personalitetin juridiko-ndërkombëtar të shtetit nuk e cënon ndrrimi i emrit, i rendit shoqëror, i qeverisë që e drejton. Ka shtete që bien në vartësi të të tjerëve dhe u kufizohet sovraniteti kur bëhen pjesë federatash, bashkimesh reale e personale, vasalë, protektorate.

Ulrih Fastenrat e ka theksuar rregullin e së drejtës ndërkombëtare se “Shteti që mund të jetë shuar njëherë mund të ringallet si person juridik-ndërkombëtar sikurse ishte më parë dhe të vihet në pozitën e tij të mëparshme përsa u përket të drejtave dhe detyrimeve të tij”. Me shtetin shqiptar pikërisht kjo ndodhi. Edhe pse pushtuesit italianë u munduan ta maskonin aneksimin e Shqipërisë pas pushtimit ushtarak nëpërmjet skemave të “bashkimit real apo personal” të Mbretërisë së Shqipërisë me Mbretërinë e Italisë dhe mbajtjes në fuqi të një qeverie kukull në Tiranë, kjo kishte asnjë vlerë juridiko-ndërkombëtare. Ksenofon Krisafi më të drejtë theksoi se këtë fakt e vërtetojnë edhe deklarat e veçanta që bënë në vitin 1942 ministrat e jashtëm të tre aleatëve të mëdhenj (SHBA, Angli, BS) se pas lufte duhej rivendosur pavarësia e Shqipërisë.

Kështu që është jashtë çdo diskutimi se shteti shqiptar në vitin 1939 pushoi së ekzisturai, Shqipëria ishte vetëm territor i pushtuar dhe asnjë grup kuislingësh shqiptarë nën diktatin italian nuk mund të bënin shpallje të vlefshme lufte në emër të Shqipërisë. Aq më tepërqë ish-përfaqësuesit e ligjshëm të shtetit shqiptar në Mërgim, Mbreti Zog I shprehte gatishmërinë për të luftuar bashkë me Greqinë kundër pushtimit italian. Në vitin 1946 në Departamentin e Shtetit të SHBA ua kanë theksuar zyrtarisht përfaqësuesve të diplomacisë greke se SHBA Shqipërinë e konsideronin vend mik dhe nuk kanë pranuar asnjëherë vlefshmërinë e shpalljes së luftës nga autoritete kuklla të italianëve në Shqipëri. Pass LDB u rivnedos si ssubjekt i së drejtës ndërkombëtre shteti shqiptar që kishte ekzistuar deri në 7 prill 1939, jo “shteti shqiptar i kuislingëve italianë”. Prandaj Greqia nuk kihste asnjë të drejtë të pretendonte se midis saje Shqipëris ëkishte gejndje lufte.

Prandaj flitej për heqjenr e një gjendje lufte fiktive, të shpallur nga kuisilingët italianë të Shqipërisë, ishte një punë e kotë nga pikëpmja e së drejtës ndërkombëtare dhe e qëndrimve të palës shqiptare dhe një punë hileqare dhe antishqiptare nga pikëpamja e politikës greke.



Heqja e “gjendjes së luftës”, kurth grek kundër politikës e diplonmacisë shqiptare



Kështu u krijuar “miti i heqjes së gjendjes së luftës” nëpërmjet të cilit Greqia pa dhënë asgjë shkëputi lëshim pas lëshimi nga Shqipëria, duke i ngopur shqiptarët me rrena pas rrenash. Këto rrena drejtuesit e politikës e të diplomacisë shqiptare i hanin me qejf sepse mbajtjen e pushtetit e shihnin të lidhur me mërërdhëniet me grekët, qysh pas prishjes me Kinën që izoloi përfundimisht Shqipërinë.

Në këto rrethana është kurdisur dhe realizuar famëkeqi “Mision Apollon” në vitin 1987, që Nafiz Bezhani në “Mëkatarë 2” e përshkruan me një pathos të madh si veprim të lartë patriotik të “prof. Sofokli Micit” dhe të urdhërdhënësit të tij dhe që çuditërisht nuk e fut në kategorinë e veprimeve të fshehta agjenturore, ndonëse është bërë fshehurazi nga strukturat që kanë të drejtën dhe kompetencën ligjore të veprojnë në fushën e diplomacisë e të marrëdhënieve me jashtë. Çfar duhet të bëjë më shumë një shtetas shqiptar që të quhet i lidhur me agjenturën e vendit të vet dhe të një vendi tjetër kur kryen misione sekrete si ai “Apollon”, të cilit Shqipëria po ia sheh sherrin edhe pas 15 vitesh e do t’ia shohë edhe për një kohë të gjatë?!

Nga përshkrimet e Bezhanit del qartë se “Misioni Apollon” ka nisur nga grekët përderisa Prof. Jorgo Kasimati, partneri i “prof. Sofokli Micit” ishte i pari që erdhi në Shqipëri që “gjeti” atë “Sofokli Micin” me pretekstin se do t’i jepte një letër nga kushëriri në Greqi, që i krijoi rastin për një bisedë në hotel “Dajti” që dihej se do të regjistroihej ngë kundërzbulimi shqiptar. Nga shpjegimet e tanishme të Bezhanit del edhe më qartë se “takimi i sikletëshëm” në hotel “Dajti me grekët ishte organizuar me qëllim që “Sofokli Mici” ta merrte dëshminë e “patriotit të madhe shqiptar”, edhe pse ishte minoritar grekofon. Këtë vërtetim “Sofokli Mici” nuk e mori pa telashe, sepse kundërzbulimi shqiptar që nuk dinte gjë për “misionin Apollon” vigjilonte sipas rregullave të veta dhe shërbimet partiake gjithashtu nuk ishin në dijeni, me përjashtim të pak personave të fuqishëm që i dolën në mbrojtje të zgjedhurit për ”min sionin Apollon”.

Përfundimisht, sipas rrëfimeve të Bezhanit në bazë të dosjes sekrete të “Sofokli Micit”, ky shkoi në Greqi dhe duke u bërë edhe atje dredha ndjekjes nga shërbimet sekrete greke kreu misonin e tij sekret. Pra edhe në Greqi ishte një segment i veçantë i puënve sekrete që dinte sekretin e punës që po bënin profesori grek Kasimati ( këshilltari juridik i qeverisë së Andreas Papandreut) në emër të Greqisë dhe profesori grekofon “Mici” në emër të Shqipërisë. Ja çfarë mënyre pune është përdorur në vitin 1987 për të krijuar përshtypjen e rreme se u hoq ligji i gjendjes së luftës midis Shqipërisë e Greqisë, që diplomacia shqiptare e vënë tërësisht në binarët e servilizmit ndaj politikës greke pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe e drejtuar nga Ramiz Alia, Sofokli Lazri, Reis Malile dhe Muhamet Kapllani të përgjumte më lehtë shqiptarët.

Nafiz Bezhani pasi e pezmaton lexuesin e librit të tij me njoftimin se “kushëriri i prof. Micit” në Greqi

u bë “kurban” për miqësinë shqiptaro-greke”, në një vdekje misterioze jep përfundimin e lumtur : “ Misioni Apollon” pa dyshim i plotësoi detyrat për krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e mëtejshëm të miqësisë midis Shqipërisë e Greqisë..”(Mëkatarë 2” f.49). Nuk jep mendim përse kjo klimë duhej krijuar nëpërmjet misionesh sekrete dhe jo në rrugën më normale të marrëdhënieve ndërshtetërore.



Cila “gjendje lufte” u hoq pas “Misionit Apollon”?



Sipas Bezhanit në vizitëne dytë të “Prof. Micit” në Athinë Prof J.K. Kasimati i kishte dhënë sihariqin e madh se Papandreu kishte pranuar të firmoste Dekretin për heqjen e gjendjes së luftës me Shqipërinë. Por ky sihariq del se ka qenë një”vërë në ujë”, sepse në fjalinë vijuese Bezhani zbulon se : “Ndërsa përsa i përket pronave të bllokuara të shqiptarëve, kjo nuk ishte në kompetencë të tij dhe duhej të bëhej me ligj të veçantë, të miratuar nga parlamenti”.

Po të analizohen me kujdes këto që pohon Bezhani në bazë të dosjes sekrete të Sigurimit për protagonistin nga pala shqiptare në “Misionin Apollon” del se ka një sërë mashtrimesh të grekëve ndaj shqiptarëve dhe të politikanëve e agjentëve sekret të Shqipërisë ndaj opinionit publik shqiptar. Thuhet se Kasimati njoftoi si sihariq se Papandreu do të nënshkruante Dekretin që hiqte gjendjen e luftës. Po a e nënshkroi vërtetë këtë Dekret? A ekziston në arkivat e diplomacisë shqiptare kopje zyrtare e dërguar në rrugë zyrtare nga Greqia? Deri tani nuk kemi asnjë provë për këtë. Edhe në shkrimin e datës 10 prill 2003, kur Paskal Haxhi shpalos të “vërtetat” e tij historike, politike juridike nuk jep asnjë shpjegim për këtë. Të paktën ai si protagonist i “Misionit Apollon” duhej të ishte nderuar me një kopje të “Dekretit të firmosur nga Papandreu”. Apo prof. Kasimati nuk e çau më kokën pas “sihariqit” që i dha me gojë sa për të kaluar radhën? Këtë ta sqarojë prof. Haxhi.

A mund të hiqej “gjendja e luftës” me dekret të nënshkruar nga kryeministri grek, ose qeveria greke kur Dekreti i vitit 1940 ishte mbretëror? Sigurisht, që jo. Pra, Kasimati ka bërë edhe këtë mashtrim që me dashje e kanë ngrënë përfaqësuesit e “diplomacisë sekrete” shqiptare. Vet Paskal Haxhi në “të vërtetat e tij” më 10 prill 2003 ka theksuar se :” më 10 nëntor 1940 Greqia shpalli Ligjin Nr.2636 ”Mbi veprimet armiqsore dhe sekuestrimin konservativ të pasurive armike”. Një ligj dihet se mund të hiqet vetëm me ligj. Por Shqipërisë nuk i prish fare punë që Greqia të mbajë për qindra vjet në fuqi një ligj të tillë në qoftë se ai nuk zbatohet ndaj Shqipërisë e nënshtetasve të saj. Ligji i mësipërm grek për kohën kur u miratua ishte plotësisht i përligjur në marrëdhëniet greko-italinae e më vonë edhe greko-gjermane, si shtete që kishin pushtuar Greqinë dhe po të fitonin komunistët grekë në luftën civile mund ta zbatonin edhe në marrëdhëniet e Greqisë me Britaninë e Madhe që ndërhyri me ushtri në Greqi.

I papërligjur qysh në kohën e miratimit e deri tani është zbatimi i këtij ligji në marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë. Dhe kjo ka ndodhur për faktin e përfsshirjes së pajustifikueshme të Shqipërisë në rrethin e ”shteteve armike të Greqisë”. Paskal Haxhi në shkrimin e vet e përmend se kjo u bë me Dekretin Mbretëror të 10 nëntorit 1940 që përcaktoi shtetet armike të Greqisë “Italinë me zotërimet e saj, territoret perandorake, kolonitë e saj si dhe Shqipërinë”. Prof. Paskal Haxhi si kushdo e ka të qartë dhe e thotë se “Përfshirja e Shqiëprisë në këtë Dekret Mbretëror si shtet i pavarur ishte e padrejtë, pasi Shqipëria ishte një shtet i pushtuar nga Italia ku vepronin rregullat e pushtimit me qeverinë përkatëse kuislinge ashtu si dhe në Greqi”. Këtë arsyetim bëri pak a shumë edhe Ksenofon Krisafi në emisonin televiziv. Askush nuk e kundërshtoi dhe nuk kishte përse ta kundërshtonte për këtë.

Paskal Haxhi ka bërë mirë që ka dhënë dhe një element tjetër se në Ligjin grek 2636/1940 është përcaktuar “ e drejta që me Dekret Mbretëror dhe me propozim të kryetarit të qeverisë, Ministrisë së Jashtëme dhe të Ekonomisë të caktohen shtetet armike”. Me interpretim normal mund të pranohet se vetëm në këtë rrugë mund të bëhet edhe nxjerrja e një shteti nga rrethi i shteteve armike të Greqisë në bazë të Ligjit 2636/1940. Pra vetëm një firmë e kryeminstrit Andreas Papandreu, apo edhe vendim i qeverisë së tij, nuk mund të ndryshonte gjendjen sepse duhej miratim nga Mbreti, ose mekanizmi ekuivalent që merrte funksionet tij. As Paskal Haxhi, as Ksenofon Krisafi, as të tjerë që qëndrojnë në pikëpamjen se “gjendja e luftës u hoq”, domethënë Shqipëria nuk është më në listën e shtetev armike të Greqisë, nuk kanë dhënë ndonjë dëshmi se janë ploësuar kushtet ligjore në Greqi për të mos qenë Shqipëria e damkosur si ”shtet armik”. Në bazë të ligjit 2636/1940 i cili zbatohet kundrejt Shqipërisë edhe pas 63 vitesh Shqipëria trajtohet si shtet armik i Greqisë. Kjo është gjendje lufte atëherë sipas konceptit grek dhe sipas praktikës greke.

Këtë situatë nuk e ndryshon dot as “e vërteta” tjetër që kanë shpalosur Paskal Haxhi me shkrim dhe Ksenofon Krisafi me gojë më 10 prill 2003 se “Pas Luftës, në vitin 1949 , u shpall Ligji nr.1138, që ndryshoi ligjin e mëparshëm dhe përcaktoi se zgjidhja e zbatimit të dispozitave të këtij ligji mund të bëhet me vendim të përbashkët të Kryeministrit të Ministrit të Jashtëm, të Financës dhe të Drejtësisë”. Për herë të parë në publicistikën shqiptare këto fakte i ka paraqitur dhe analizuar saktë juristi i të drejtës ndërkombëtare private Agim Tartari në shkrimin e tij me titull “Gjendja e luftës midis Greqisë dhe Shqipërisë” të botuar në Tiranë në gazetën “Kosova” më 29 shtator 1991. Duke u mbështetur tek analiza e Tartarit edhe unë, me cilësinë e deputetit, më 14 karrik 1994 kam trajtuar në parlamentin shqiptar këtë aspekt gjatë interpelancës me ministrin e jashtëm Alfred Serreqi. Më shumë se Paskal Haxhi e Ksenofon Krisafi tani unë para 9 vitesh në parlament kam këmbëngulur në idenë se : “ Midis Shqipërisë dhe Greqisë nga pikëpmaja juridiko-ndërkombëtare nuk ka ekzistuar dhe nuk mund të ekzistonte gjendje lufte, për arsyen e thjeshtë se kur Italia fashiste sulmoi Greqinë në tetor të vitit 1940 Shqipëria ishte vend i pushtuar që prej një viti e gjysëm. Çdo akt në Greqi për të sajuar gjendje lufte midis dy vendeve apo për ta shpallur Shqipërinë vend armik ishtepa objekt, pa kuptim dhe absurd. Megjithatë qeveritë greke njëra pas tjetërës për 40 vjet kanë folur për gjendje lufte”.

Paskal Haxhi kur i referohet ligjit grek 1138 “harron” të thotë se ky ligj përcakton qartë se vendimi i nënshkruar nga kryeministri dhe tre ministrat e pëercaktuar shprehimisht ( pra jo vendim i qeverisë në tërsi) duhet të botohet në Gazetën Zyrtare të Greqisë. Dhe dihet fare mirë se një akt normativ për të cilin kërkohet shprehimisht botimi në Gazetën Zyrtare pa u bërë ky botim nuk hyn në fuqi. Duke iu referuar pikërisht ligjit grek 1138 që e përmend edhe Paskal Haxhi, si dhe disa dispozitave të tjera të miratuar në kohë të ndryshme në Greqi për këto probleme, më 14 korrik 1994 i jam drejtuar parlamentit shqiptar kështu : “Nga shpjegimet e zotit ministër Serreqi nuk e kuptyova nëse në Greqi është marrë ndonjë vendim i tillë dhe në cilin numër të Gazetës Zyrtare të Greqisë është botuar”. Edhe Paskal Haxhi që ka marrë përsipër të zbulojë të vërettën juridike përsëri nuk thotë a është botuar ndonjëherë në Gazetën Zyrtare të Greqisë ndonjë vendim me nënshkrimet e kryeministrit dhe të ministrave të drejtësisë, financave e të punëve të jashtëme që përjashton Shqipërinë nga zbatimi i dispozitave në ligjit 2363/1940.

Më 14 korrik 1994 ministrit Serreqi dhe parlamentit u jam drejtuar me fjalët : “ Autori i këtij artikulli ( Agim Tartari, i cili në atë kohë ishte i burgosur për shkak të “skandalit Arsidi” për zhdukje të 400.000 dollarëve për të cilët përflitej vet Berisha) provon se deri tani asgjë nuk është botuar në Gazetën Zyrtare për këtë problem”. Edhe pas vitit 1991 nuk besoj të jetë botuar ndonjë gjë. Të paktën Paskal Haxhi në “të vërtetat” e tij nuk ka thënë gjë. Në mbyllje të interpelancës jam shprehur : “Përfundimihst dëshiroj të theksoj pikëpamjen time senuk ka ekzistuar gjendje lufte midis Shqipërisë e Greqisë, se Greqia nuk i ka hequr ende ato reliket atavike të politikës antishqiptare. Prandaj qeveria jonë duhet ta mbajë mirë parasysh këtë”. Paskal Haxhi në atë kohë nuk ka servirur të “vërteta si këto që servir tani, megjithëse edhe pushteti i Berishës, Meksit e Serreqit ishte me mendimet që ka Paskali sot.

Juristi Paskal Haxhi atëherë ka heshtur e sot tregon “të vërteta” që nuk vërtetojnë gjë sepse në vitin 1987 ishte ngarkuar me misionin sekret të shkonte në Greqi, të pranonte se ka ekzistuar ligjërisht gjendje lufte me Shqipërinë dhe gjoja të siguronte heqjen e kësaj gjendjeje që sipas librit të Bezhanit, sipas shkrimit të vet Paskal Haxhit dhe shpjegimeve të Ksenofon Krisafit paska arritur ta bënte.

Por pyetja përsëri mbetet: cilën “gjendje lufte “ paska arritur Paskal Haxhi të heqë? Vetëm atë gjendjen fiktive të luftës që e pretendonin grekët për shkak të një llafi pa vlerë të ndonjë kuisilngu italian në Shqipëri gjatë LDB?! “Misioni Apollon” nuk ka hequr asnjë gjendje lufte, sepse asgjë nuk ka ndryshuar në marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë pas vitit 1987 lidhur me pasojat që sillte përfshirja e Shqipërisë në rrethin e vendeve armike të Greqisë sipas Dekretit mbretëror të 10 nëntorit 1940. Me sa kuptohet nga shkrimi i Bezhanit “Misioni Apollon”, ky mision kryesisht ka synuar të hapeshin në fshehtësi shtigje dhe rrugë për “përparim të miqësisë shqiptaro-greke”. Bezhani si jurist dhe si i ngarkuar për verifikimin e pjesëmarrësve shqiptarë në veprimtarira agjenturore nuk duhej të binte aq lehtë nën ndikimin e ndjenjave miqësore që ka ndaj Paskal Haxhit dhe të krijonte aureolë për suksesin e “Misionit Apollon”.



Interpretimi i një protagonisti grek në “Misioni Apollon” nuk ka vlerë norme juridike.



Paskal Haxhi përpiqet që vendimit të që paska marrë qevria e Papandreut më 28 gusht 1987 t’i japë fuqi ligjore në kundërshtim me sa përcakton vet ligji grek 1138 duke u mbështetur në një interpretim që paska bërë në një tekst të tij mësimor bashkëpunëtori i tij në “Misionin Apollon”, Jorgo Kasimati. Ky këshillta juridik i qeverisë së Papandreut e paska bindur partnerin e tij nga Shqipëria në “Mision Apollon”, se për shkak të ndryshimeve historike nga Monarki në Republikë në Greqi mjaftuaka një vendim i qeverisë greke për të “hequr gjendjen e luftës”. Duket se Paskal Haxhi përpara Kasimatit qenka sjellë si një nxënës i dobët para profesorit kur ka nevojë të marrë notën kalimtare në provim. Një interpretim doktrinar, aq më tepër nga një jurist qeveritar që ka mision agjenturor të bëjë çorap mendjen e pushtetarëve shqiptarë, nuk mund të jetë i mjaftueshëm për të pranuar atë që i pëlqen Paskal Haxhit. As mund të prekemi shumë kur Paskal Haxhi na servir si të vertetë judike mallëngjyese se “heqja e gjendjes së luftës” (fiktive) me Greqinë u prit nga qarqet nacionaliste ekstremiste ( në Greqi) si tradhhëti kombëtare e qeversisë së PASOK-ut”. Këto janë lojëra që bëjnë grekët midis tyre.

“Qarqet ekstremiste” që na kujtonPaskal Haxhi e dinin fare mirë se qeveria e PASOK-ut po ua hidhte shqiptarëve. Këtë e provon sqarimi që jep vet Paskali se Partia Demokracia e Re e Micotaqisit ishte betuar ta anullonte atë që bëri PASOK-u, por pastaj ”jo vetëm nuk anulloi vendimin e qeverisë së PASOK-ut, por i zgjeroi dhe i thelloi marrëdhëniet me Shqipërinë”. Se në çfarë drejtimi i thelloi qeveria e Micotaqisit e dimë mirë: me famëkeqen “Deklarata Micotaqis” e 14 korrikut të vitit 1993 që është platforma më agresive e më arrogante e politikës greke kundër Shqipërisë; me masakrën e Peshkëpisë në prill të vitit 1994; me përgatitjet e kryengritjes së armatosr në Vori-Epir nëpëmjet OMONIA-s, kryengritje që e realizoi qeveria e PASOK-t në vitin1997. Tani është po qeveria e PASOK-ut dhe jo “qarqet nacionaliste ekstremiste greke”, siç akuzon Paskali, e cila deklaron se ligji i luftës është përsëri në fuqi. Këto janë të vërtetat historike e politike, jo ato që mundohet të na shesë Paskal Haxhi. E vërtetë historike është ajo që edhe me rastiune takimit të nivelit të lartë të BE në Athinë tani në mesin e muajit prill 2003 diplomacia greke, si shumë herë të tjera shpalli qëndrimin e saj anti-shqiptar duke vënë kushte prë pranimin e Shqipërisë në Europë.



22.4.2003 (vijon) Abdi Baleta
 

Djalepopulli

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

<span style="font-weight: bold">Kastriot</span> mor djale na ke harruar fare
Pse nuk me pergjigjesh te <span style="font-weight: bold">Arena Nderkombetare</span> .
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

Nje pyetje Pleshtit;
Per demin qe na ka bere TURQIA, ngaterresat, etj. pse nuk kerkon ndihme tek AUSTRIA, USA,GJERMANIA, HOLANDA, ANGLIA, DANIMARKA, etj. i permend keto shtete sepse jane KRISTIANE, dhe moren pjese ne &quot;BOMBARDIMIN&quot; e Serbise,
Plesht pse i hedh syte nga GREQIA nga gabelte e Evropes, apo pershtatesh!!!!
 

korcare o ic fare

Primus registratum
Re: Leter e hapur kunder hyrjes se ushtrise greke ne Shqiperi

po cna duhen grekerit te na investojn te punet e brendshme te republikes.Ata le te shikojn veten e tyre se po ia ulin vleren euros dhe se jan ber problem si shteti me dembel ne europe dhe se jemi ne shqiptaret qe e ndertuam grekun se akoma do perdorte lavatricen per te shpelar trurin
 
Top