Re: Leter derguar Sali Berishes:
Pershendetje te gjitheve qe marrin pjese ne diskutimin e kesaj teme.
Marr shkas te hedhi disa rreshta ketu ne lidhje me shkrimin e "pe.ili.sh" - si promotori i kesaj teme. Secili ka te drejte te jete apo te behet mysliman apo katolik apo ortodoks dhe gjithmone kjo brenda rregullave normale. Por nje katolik apo msliman apo ortodoks apo... te cohet e te flasi kundra nje feje tjeter per mua do te ishte kjo anormale. Une, po te flasi dicka kunder nje feje tjeter do te thosha se une nuk respektoj fene time se pari. Nje ateist ka te drejten e vet te flasi kunder cdo feje qe mund te ekzistojne.
Une s´dua te jap gjykime ne lidhje me veprimin e Berishes apo ne lidhje me cka shkruan dhe ben Baleta. Por i drejtohem "pe.ili.sh" se nuk duhet te perziejne ketu periudhen e pushtimit otoman me ate cka ka bere Berisha me "KI". Dhe ne lidhje me kete; Kush jane per ju shqiptaret e vertete dhe ato jo te vertete?; Nga c´baza niseni ju kur thoni "Lufte civile" dhe kush jane ato qe po e bejne nje gje te tille? Kush jane, sipas jush, njerezit qe bejne krimin, kontrabanden dhe terrorizmin ne Shqiperi? A kane ato baza ideologjike apo fetare?
Eshte me te vertete e dhimbshme te degjosh per vrasjen e shum klerikeve ne periudhen e zeze te Enverit. Por me sa dihet kleriket qene jo vetem katolike por edhe myslimane, ortodoks, bektashian... Eshte me vend ankesa e juaj ne lidhje me zhdukjen e klerikeve. Me vrasjen e klerikeve enverianet vrane nje pjese te mire te kultures fetare shqiptare, perdhunuan fene deri ne ate pike sa mos te vente me. Enverizmi zhduku edhe shum vlera te Letersise tone dhe nje nder ato figura qe nuk paten te drejten e Njohjes ishte edhe At Gjergj Fishta.