Leonardo në prag largimi, gati Van Basten

Leonardo në prag largimi, gati Van Basten

Administratori Galiani, analizë me trajnerin brazilian dhe skuadrën, ku konfirmoi stafin dhe kërkoi vendin e tretë në kampionat</p>


Sfida me Atalantën shihet si vendimtare, alternativa është Valter Maxari</p>


Pas humbjes në “San Siro” përballë Zyrihut, në Ligën e Kampioneve, drejtuesit e Milanit po mendojnë tia besojnë skuadrën Marko van Bastenit. Leonardo ka humbur kontrollin e situatës në dhomat e zhveshjes dhe duket se kjo është arsyeja kryesore përse kuqezinjtë vazhdojnë të zhgënjejnë. Trajneri holandez është kontaktuar me telefon nga klubi i rrugës “Turati”. Ai u paralajmërua se në ditët në vazhdim skuadra mund të ketë nevojë për të, për të dalë nga kriza e rezultateve që pas kampionatit u shfaq edhe në Champions. Në këtë mënyrë, Van Basten po pret një tjetër telefonatë, pavarësisht se administratori Adriano Galiani konfirmoi trajnerin dhe stafin teknik. Skuadra duhet të reagojë menjëherë, në mënyrë që të shpëtojë trajnerin. Ndeshja e së dielës së ardhshme në fushën e Atalantës shihet si vendimtare për fatin e Leonardos. Mungesës së Tiago Silvës i shtohen edhe dyshimet rreth Alesandro Nestas, por tri pikët janë të detyruara. Një tjetër rezultat zhgënjyes në Bergamo do të ndërpriste aventurën e Leonardos në krye të stolit. Ndërkohë, përveç Van Basten, si alternativë për trajnerin e ri cilësohet edhe Valter Maxari. Ky i fundit nuk punon në asnjë skuadër, që prej largimit nga Sampdoria në fund të sezonit të kaluar.</p>


Në këtë moment të vështirë, që po kalon Milani, Galiani u paraqit në Milanelo për tu takuar me skuadrën dhe për të gjetur një zgjidhje. Vetëm pak çaste përpara fillimit të seancës stërvitore të paradites, ai zhvilloi një bisedë me trajnerin dhe me lojtarët në dhomat e zhveshjes. Temat, të cilat u diskutuan ishin katër: “I shpreha skuadrës katër koncepte thelbësore. Pikësëpari u kujtova të gjithëve se ky është një grup fitues. I qetësova, duke u thënë se ky grup lojtarësh nuk preket dhe nënvijëzova se stafi teknik nuk do të ndryshojë, trajneri dhe ndihmësit e tij do të vazhdojnë punën deri në fund të sezonit”. Më tej numri 2 i klubit ka theksuar edhe objektivat e këtij edicioni: “Çfarë u diskutua në vazhdim? Një skuadër kaq e madhe sa Milani duhet të luajë çdo vit në Champions, e për këtë arsye, duhet të renditemi mes tri të parave në kampionat. Më pas u shpjegova lojtarëve se kemi ende shanse që të arrijmë rezultate të mira në Serinë A dhe në Champions. A kam biseduar me Berluskonin? Po, ai vazhdon të konfirmojë besimin për Leonardon”.(Shqip)</p>
Oj6m2y0Tafc

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23336. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23336
 
Top