Leonardo: ky Milan ka eksperiencë

Traineri i Milanit: Leonardo

Trajneri kuqezi është i bindur se skuadra e tij do të ringrihet në kampionat pas humbjes në derbi Humbja 0-4 e pësuar në derbi

është një dështim i rëndë që lë gjurmë, por skuadra është në formë. Për këtë të jeni të sigurtë. Eshtë e mbushur me njerëz që kanë shumë eksperiencë, që e dinë mirë se çfarë duhet të bëjnë në situata të caktuara. Në prag të ndeshjes me Livornon, Leonardo ka siguruar se Milani do të rikthehet në kampionat, duke e patur humbjen me Interin si pikë referimi, por me dëshirën për të filluar në mënyrën e duhur një seri të gjatë ndeshjesh shumë afër njëra-tjetrës. Tekniku kuqezi më pas ka siguruar se nuk është befasuar shumë nga ata që e kanë kritikuar për eksperiencën e pakët. Eshtë kritika më normale e botës, është një fakt, mund të shkruhej se nuk kam eksperiencë edhe po të kishim fituar 5-0. Kur kam marrë drejtimin e Milanit e dija se nuk do të ishte një detyrë e lehtë, por unë jetoj për emocionet dhe, nëse janë të forta, janë të mirëpritura, ka thënë Leonardo.
PERIUDHE E VESHTIRE – Sot në Livorno mund të ketë ndonjë ndryshim në formacion, edhe pse, – ka nënvizuar trajneri brazilian -, tani fillon një seri e gjatë ndeshjesh dhe është e nevojshme që energjitë e lojtarëve të shpërndahen në mënyrën e duhur. Por, do të jetë e vështirë të shikojmë Pirlon mbas dy sulmuesve, ashtu siç ka ndodhur në ndeshjen e fundit të Italisë. Eshtë e vështirë të krahasosh situatën e kombëtares italiane me atë të Milanit, por me Andrean kemi folur disa herë dhe është e rëndësishme të kemi një alternativë. BERLUSKONI ? Deklaratat që ka bërë presidenti nuk më kanë vënë për asnjë moment në pozitë të vështirë. Pakti jonë është i qartë dhe ai nuk ka probleme për ti thënë gjëra të caktuara shtypit, sepse më parë mi thotë mua. Trajneri i Milanit, Leonardo, i është përgjigjur në këtë mënyrë atyre që e kanë pyetur për kritikat e presidentit Berluskoni në përfundim të derbit të dy javëve më parë. Flas gjatë gjithë kohës me të, është një njeri publik, të cilit i bëhen shumë pyetje. Eshtë e vërtetë, më ka thënë disa gjëra në lidhje me sulmuesit dhe unë i kam bërë të ditur mendimin tim. Presidenti është një burim idesh, unë i dëgjoj të gjitha, por më pas marr vendimet e mia në bazë të asaj që shikoj gjatë javës.
SULMI MEDIATIK – Asnjë problem, ka siguruar sërish Leonardo, as për shkak të sulmeve mediatike, në qendër të të cilave ndodhet kryeminstri italian: Ne mendojmë për Berluskonin si president i Milanit, unë ndodhem këtu prej 12 vitesh dhe nuk shikoj në menaxhimin e skuadrës asgjë të ndryshme në krahasim me të kaluarën. Një nga karakteristikat e mëdha të këtij klubi është stabiliteti.
INZAGI – Inzagi është në formë të mirë. Megjithatë, zgjedhjet e formacionit bëhen nga ndeshja në ndeshje. Pipo ka një stimul të pabesueshëm që e ka lejuar të arrijë gjithçka në karrierën e tij, marrëdhënia jonë është transparente dhe ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Edhe pse ka ardhur Huntelar, bëhen vlerësimet e duhura, por Inzagi mbetet një lojtar i padiskutueshëm për ne, ka përfunduar Leonardo.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=911. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=911