Leonardo flet për derbin Madonnina

Albforumi

Primus registratum
Leonardo flet për derbin Madonnina

leonardo_00001.jpg

Berlusconi do qe te luaje Seedorf ne krah te Ronaldinhos dhe Patos? Presidenti nuk flet si trainer. Kemi folur per mundesite e shumta ne formacion dhe kemi zgjedhur me te miren. Nuk do te ishte cudi po te perdornim Ronaldinhon si sulmues bashke me Paton dhe Seedorf ne rolin e regjisorit. Keshtu Leonardo flet per hipoteza te mundshme formacionesh ne pritje te derbit perballe Interit, duke bere qe te gjithe te jene te hutuar dhe askush mos te kete nje ide te sakte te ketij formacioni. Gjithsesi mund te them qe kemi shume mundesi- shton Leonardo. Ndeshja me Interin eshte e vecante, nuk mund te behen parashikime pasi nuk ka asnje favorit.

Asnje problem- siguron Leonardo, teksa kthehet te flase per fjalet e Berlusconit. Me presidentin flas per gjithcka dhe madje i kam kerkuar ti qendroje afer skuadres, pasi prezenca e nje personi qe beson aq shume sa ia eshte shume e nevojshme per ne. Me pas mund te them qe do te jem une ai qe do vendos formacionin dhe normalisht do bej zgjedhjet qe mendoj se do te jene me te mira per skuadren. Me presidentin jemi te te njejtit mendim se skema e lojes me dy sulmues te mirefillte eshte ajo qe na pershtatet me shume. Por me pas jane ndeshje te vencata, apo kundershtare te ndryshem, apo qofte edhe nje moment i veshtire qe te con ne gjetjen e nje menyre tjeter loje- shprehet traineri kuqezi duke siguruar se: Nuk ka asnje gje te cuditshme ne kete mes, ai eshte pjese e skuadres dhe hedh idete e tij per formacionin. Mbi te gjitha ai eshte nje person publik te cilit shpesh i behen pyetje. Ndoshta ai flet me kedo per gjithcka pasi roli qe ka ne Itali eshte teper i rendesishem por per mua kjo gje nuk eshte problem. Edhe pse ne fund jam une ai qe vendos gjithcka, pasi jam une ai qe ndjek futbllistet dita-dites dhe formacioni behet ne baze te kesaj.

Asnje problem per momentin per futbollistet: Edhe ata e njohin shume mire presidentin. Kemi folur se bashku.- shton Leonardo. Te vendosim Seedorf ne rolin e Ronaldinhos dhe brazilainin ne rolin e sulmuesit eshte nje mundesi por ende nuk eshte vendosur asgje. Ne jemi nje grup i bashkuar dhe kemi folur per gjithcka, edhe kur ishte momenti i levizjeve ne merkato. Dhe per sa i perket merkatos, traineri e pret shume shkurt: Koha per te zgjedhur ka kaluar, ne kohen kur duhej folur une dhashe mendimin tim. Tani eshte koha per te luajtur dhe per te pare se cfare eshte ne gjendje te beje kjo skuader dhe ne qofte se arrijme te ruajme kete entuziazem qe kemi ne keto momente, mund te bejme pa dyshim nje sezon te mire.

Do te jete edhe Paolo Maldini ne dhomat e zhveshjeve te kuqezinjve perpara ndeshjes, se ciles kuqzinjte po i afrohen: Me nje deshire te madhe per tu rritur si grup dhe te perballen sa me denjesisht me kampionet ne fuqi- shpjegon Leonardo. Jam shume i lumtur te shikoj Maldinin ne dhomat e zhveshjeve perpara ndeshjes dhe me pas ne tribune gjate saj. Ai me pas shton qe ish-traineri i kuqezinjve, Carlo Ancelotti nuk do te jete ne gjendje te arrije ne kohe ne kete ndeshje: Ai nuk do te mnund te vije. Do te me pelqente shume qe te ishte prezent por mendoj se nuk do tia dale, pasi koha nuk ia premton.

Eshte nje genjeshter te thuash se nuk e kam menduar se cfare do te thote te kesh pese pike avantazh pas ndeshjes te se shtunes, por gjithashtu mund te them qe nuk eshte asgje vendimtare. Per ne eshte e rendesishme kjo perballje ne nivel loje dhe mentalitetei. Por me pas duhet qendrueshmeri ne sezon sepse kampionati nuk eshte nje gare 100 metra, por eshte nje maratone. Dhe ky derbi eshte vetem nje etape e kesaj maratone. Tek skuadra e Mourinhos Leonardo ka frike paparashikueshmerine sepse: kjo skuader ka shume zjgidhje taktike dhe nuk di ende se cfare do te perdorin. Dhe me pas shton: Interi ne kampionatin italian ka pasur gjithmone zgjidhje te shumta dhe mundesi per te krijuar nje loje jo te bukur por fituese. Kjo eshte ajo qe duhet te arrijme edhe ne: duhet te mesojme te fitojme edhe duke bere nje ndeshje te keqe- perfundon Leo.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=775. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=775

Top