Leksione per jeten!
<font color="red">Për Steve Jobs, gjiganti i elektronikës, gjithçka në jetë duhet të motivohet nga dashuria, madje edhe biznesi </font>
"Duhet kurajë për të dëgjuar zemrën"
Shefi i "Apple" mes suksesit dhe sfidave të së ardhmes
Gazeta Shqip
Historia e parë ka të bëjë me diçka që unë e quaj të "bashkosh segmentet" e jetës.
Kur isha i ri braktisa Universitetin "Reed College", pas semestrit të parë. Pastaj vazhdova të ndiqja disa kurse informale për rreth një vit e gjysmë dhe më vonë braktisa gjithçka. Përse e bëra? Gjithçka filloi para se unë të lindja. Nëna ime biologjike ishte një vajzë e re, studente, e pamartuar, ndaj kur ngeli shtatzënë vendosi të më jepte për adoptim. Dëshironte patjetër që unë të adoptohesha nga një çift që kishin përfunduar universitetin dhe bëri gjithçka që të më merrnin qysh nga lindja një avokat dhe gruaja e tij. Por, kur linda unë ky çift, në minutën e fundit, tha se dëshironte të adoptonte një femër. Kështu, ata që pastaj do të bëheshin prindërit e mi adoptues dhe që ishin të dytët në listën e pritjes morën një telefonatë në mes të natës, ku u thuhej: "Është një fëmijë, mashkull, i paparashikuar. E doni?" Ndërsa ata u përgjigjën: "Sigurisht". Më vonë nëna ime biologjike zbuloi se ky çift nuk ishte me shkollë të lartë: gruaja nuk e kishte mbaruar kurrë universitetin, ndërsa burri as që e kishte mbaruar shkollën e mesme. Atëherë, nëna ime biologjike refuzoi të firmoste dokumentet e fundit për adoptimin. Pastaj pranoi që ta bënte gjashtë muaj më vonë, vetëm atëherë kur prindërit që më adoptuan i premtuan formalisht se një ditë unë do të vazhdoja kolegjin. Ky ka qenë filli i jetës sime. Kështu, i stabilizuar, disa vjet më vonë në vitin 1972 nisa sërish universitetin. Por në mënyrë të padjallëzuar zgjodha një shumë të shtrenjtë dhe me të gjitha kursimet e prindërve të mi fillova të paguaja regjistrimin dhe lëndët. Pas gjashtë muajsh nuk arrija të gjeja asnjë mundësi të vërtetë. Nuk e kisha idenë e asaj se çfarë doja të bëja me jetën time dhe nuk e shihja se si universiteti mund të më ndihmonte ta kuptoja. Megjithatë isha atje, duke shpenzuar më kot të gjitha lekët që prindërit e mi kishin vendosur mënjanë, duke punuar një jetë të tërë. Kështu vendosa ta lë, duke menduar se duhet të kisha besim se gjithçka do të shkonte mirë. Në atë kohë ishte shumë e vështirë, por duke kthyer kokën pas mendova se ka qenë një nga vendimet më të mira që kam marrë në jetë. Në momentin që braktisa universitetin, pushova së ndjekuri kurset që nuk më interesonin dhe fillova të hyja nëpër kolegjet që më dukeshin shumë interesante. Megjithatë, asgjë nuk ka qenë fushë me lule. Nuk kisha më një dhomë ku të rrija dhe isha i detyruar të flija në dyshemetë e dhomave të miqve të mi. Fitoja lekë duke i çuar shitësve kanoçet e "Coca Cola"-s bosh për të fituar vetëm pesë cent, me të cilat mund të blija për të ngrënë. Një herë në javë, të dielën në darkë, ecja rreth 7 milje përmes qytetit për të ngrënë një vakt të mirë në tempullin e Hare Krishna: i vetmi në javë. Por e gjithë ajo që "mora", duke ndjekur kuriozitetin dhe intuitën time, nuk do të kishte çmim më vonë. Po ju jap menjëherë një shembull. "Red College" në atë kohë ofronte kurset më të mira të kaligrafisë në vend. Në të gjithë kampusin universitar, çdo etiketë, çdo letër, ishte shkruar me dorë, me një kaligrafi të mrekullueshme. Meqenëse kisha braktisur shkollën, universitetin, vendosa që të ndiqja kurse kaligrafie për të mësuar që të shkruaja kështu. Ishte pikërisht aty që mësova shkronjat dhe diferencat mes hapësirave që ndajnë kombinimet e ndryshme të shkronjave. Ishte e mrekullueshme, mësova gjëra që shkenca në atë kohë nuk ishte në gjendje t‘i shpjegonte, por ishte dhe bukur, artistike e më tërhoqën vërtet shumë. Në fillim mendoja se këto gjëra nuk do të kishin vlerë për t‘i përdorur më pas në jetën time. Por vetëm dhjetë vjet më vonë, kur projektuan "Macintosh"-in e parë gjithçka më "shërbeu". Mësimet e kaligrafisë i përdorëm për të programuar "Mac", i cili ka qenë i pari kompjuter i pajisur me kapacitete tipografike të evoluuara. Nëse nuk do të kisha lënë shkollën dhe nëse nuk do të isha futur në atë kurs, "Mac" (shkurtimi i "Macintosh") nuk do të kishte pasur kurrë mundësi për të administruar karaktere të ndryshme në mënyrë proporcionale. Megjithatë, ato që ndodhin, ndoshta ndodhin për mirë. Sigurisht, në kohën kur isha në kolegj ishte e pamundur për mua të "bashkoja pikët", duke parë drejt të ardhmes. Por gjithçka u bë shumë e qartë vetëm dhjetë vjet më vonë, kur ktheva "kokën" pas. Me pak fjalë, nuk është e mundur t‘i "mbledhësh pikët" duke parë përpara; mund t‘i mbledhësh më vonë, duke kthyer në fillim kokën pas. Kështu, gjithmonë duhet të kesh besim se ajo çka ke bërë në të kaluarën do të jetë shumë e vlefshme për të ardhmen. Duhet të kesh besim në gjithçka. Sepse, të besosh se në fund do të arrish të mbledhësh "pikët e gjithë jetës" do të na japë besimin e nevojshëm për të dëgjuar zemrën, edhe pse kjo mund të na çojë në rrugë më të largëta dhe më pak të sigurta, duke bërë diferencën në jetën tonë. Pikërisht këto mendime nuk më kanë lënë kurrë në baltë, përkundrazi më kanë ndihmuar gjithmonë në jetë.
Historia ime e dytë ka lidhje me dashurinë dhe humbjen
Kam qenë vërtet me fat: e zbulova shumë shpejt se çfarë dua të bëj në jetë. Steve Wozniak dhe unë themeluam "Apple" në garazhin e shtëpisë së prindërve të mi, kur unë sapo kisha mbushur 20 vjeç. "Apple", që tani është bërë - nga ajo ndërmarrje me dy djem në një garazh të vogël- në një kompani prej 2 miliardë dollarësh dhe më shumë se katërmijë punëtorë. Në vitin 1984, unë sapo kisha mbushur 30 vjeç dhe vetëm pak muaj pasi kishim realizuar krijimin tonë më të mirë, "Macintosh" - më larguan nga puna. Si mund të largojnë nga ndërmarrja që ti vetë ke krijuar? Megjithatë, kur "Apple" ishte "rritur", kishim marrë dikë që unë e cilësoja se kishte talentin dhe aftësitë e nevojshme për të drejtuar shoqërinë, së bashku me mua dhe vitin e parë gjërat shkuan shumë mirë. Por më vonë vizionet tona për të ardhmen filluan të divergjonin dhe në fund patën një "përplasje". Kur ndodhi kjo, këshilli administrativ mbajti anën e tij. Kështu që në moshën 30-vjeçare unë ngela jashtë asaj që kisha krijuar vetë. Ai që kishte qenë qëllimi kryesor në jetën time kishte "mbaruar" dhe unë isha tërësisht i dëshpëruar. Për muaj me radhë nuk e dija fare se ç‘mund të bëja. Më dukej sikur kisha tradhtuar brezin e sipërmarrësve para meje; sikur kisha lënë të fikej pishtarin që më kishin kaluar. Ishte edhe një falimentim publik, ndaj unë fillova të mendoja seriozisht hipotezën për t‘u larguar nga Silicon Valley. Por, ngadalë diçka filloi të zhvillohej tek unë: akoma e doja atë që kisha bërë. Zhvillimet në "Apple" nuk kishin ndryshuar asgjë tek unë. Isha refuzuar, por gjithmonë ngela i dashuruar. Për këtë arsye fillova që të nis gjithçka nga e para. Atëherë nuk e kisha kuptuar akoma, por të më largonin nga "Apple" ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur në jetë. Pesha e suksesit, bëri që edhe pse isha i vetëm, pa siguri në asgjë, të mund të nisja një nga periudhat më të rëndësishme dhe më kreative të jetës sime. Pesë vitet e mëvonshme themelova një ndërmarrje të quajtur "NeXT" dhe pastaj një tjetër të quajtur "Pixar", ku dhe u dashurova me një grua të mrekullueshme, që më vonë do të bëhej bashkëshortja ime. "Pixar" ishte në gjendje të krijonte filmin e parë të animuar në mënyrë dixhitale , "Toy Story" dhe sot është studioja më e madhe e animimit dhe më e suksesshmja në botë. Kështu, ngjarjet rrodhën njëra pas tjetrës, kur "Apple" vendosi që të blinte "NeXT", unë u ktheva sërish tek "Apple" dhe teknologjia e zhvilluar nga "NeXT" është në zemër të rilindjes të "Apple". Po ashtu, dua t‘ju flas edhe pak për jetën time private. Unë dhe bashkëshortja ime, Lauren, kemi një familje të shkëlqyer. Jam i sigurt se asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të isha larguar nga Apple. Ishte një ilaç, shumë i fortë, por mendoj se ishte i nevojshëm për pacientin. Ndonjëherë jeta tregohet shumë e ashpër me ty, por duhet të kesh besim. Jam i bindur se ajo që më ka mbajtur për të mos lënë gjithçka ka qenë dashuria për atë që kam bërë. Duhet ta gjejmë atë që duam. Dhe kjo vlen si për punën ashtu dhe dashuritë tona. Puna përfaqëson një nga vendimet më të rëndësishme në jetë, ndaj është e rëndësishme që gjithmonë të bëjmë punë që na pëlqejnë. Po ashtu, e vetmja mënyrë për të bërë një punë të mirë është që ta duam atë që bëjmë. Edhe kush nuk e ka gjetur akoma duhet të vazhdojë ta bëjë. Mos u kënaqni. Me gjithnjë shpirt besoj se do ta kuptoni kur ta gjeni. Dhe, si në të gjitha historitë e mëdha të dashurisë, do të bëhet gjithmonë e më e ngushtë me kalimin e viteve.
Historia e tretë ka lidhje me vdekjen
Kur isha 17 vjeç thosha shumë shpesh një frazë që ishte pak a shumë kështu: "Nëse do ta jetosh çdo ditë sikur të ishte dita e fundit e jetës, një ditë me siguri do të kesh të drejtë". Më hyri shumë në zemër, e që atëherë dhe në 33 vitet e fundit, çdo mëngjes, pasi shihem në pasqyrë pyes veten: "Nëse do të ishte sot dita e fundit e jetës sime, do të doja të bëja atë që kam për të bërë sot?" Dhe përgjigjja për shumë ditë me radhë është jo duke më bërë të kuptoj se çdo ditë më duhet të ndryshoj diçka. Ndaj, duke kujtuar se një ditë do të vdes, më bën të mendoj se vërtetë duhet të bëj zgjedhje me vlerë në jetë. Sepse, të gjitha idetë, që nga krenaria e deri te frikërat, zhduken përpara idesë së vdekjes, duke bërë që të ngelen vetëm ato që janë vërtet të rëndësishme. Duke kujtuar se nuk jemi të pavdekshëm është mënyra më e mirë që unë njoh për të evituar rënien në kurthin e atyre që mendojnë se kemi gjithmonë diçka për të humbur. Ju them me dashamirësi, se nuk na ngelet gjë tjetër veçse të ndjekim zemrën tonë që na drejton drejt gjërave që dua. Pak a shumë një vit më parë më thanë se kisha kancer. Bëra analizat e nevojshme dhe një ditë që në orën 07:30 të mëngjesit (si mund ta harroj) mjekët më thanë se bëhej fjalë për një tumor në pankreasin tim. Më thanë gjithashtu se bëhej fjalë për një lloj kanceri të pashërueshëm dhe se do të vdisja brenda 3 ose maksimumi gjashtë muajsh. Kështu që mendova se do të ishte më mirë që të përgatitesha. Kjo do të nënkuptonte që t‘u thosha fëmijëve në pak muaj atë që mendoja se mund t‘ia thosha për dhjetë vjet. Kjo do të thotë, gjithashtu, t‘i bëj gjërat në një mënyrë të tillë që familja jote t‘i merrte gjërat sa më lehtë të ishte e mundur. Kjo do të thotë të përgatitesh për t‘u thënë atyre që doni më shumë, lamtumirë. Jetoja me ndjenjën e asaj diagnoze gjatë gjithë ditës. Vonë në mbrëmje erdhi biopsia, domethënë rezultati i analizës së bërë pas futjes së endoskopit nëpër fytin tim, përmes stomakut, për të futur një age në pankreasin tim, për të kapur pak qeliza që atje. Isha nën anestezi, por gruaja ime - që ishte atje - më tha se kur mjekët panë qelizat në mikroskop filluan të bërtisnin, duke thënë se bëhej fjalë për një kancer në pankreas shumë të rrallë, por të kurueshëm me anë të një ndërhyrjeje kirurgjikale. Bëra atë ndërhyrje dhe tani, për fat, jam mirë. Kjo ka qenë edhe hera kur isha më afër vdekjes dhe shpresoj që të jetë e fundit edhe për disa dhjetëvjeçarë të tjerë. Meqenëse i kam "kaluar" afër tani, mund të flas më shumë për atë (vdekjen), që për mua dikur ishte një koncept abstrakt. Askush nuk dëshiron të vdesë. Edhe personat që duan të shkojnë në parajsë, në realitet nuk duan të vdesin për të shkuar atje. Por vdekja është destinacioni i fundit, që të gjithë e kemi të përbashkët. Askush nuk i ka shpëtuar. Dhe është kështu siç duhet të jetë, sepse vdekja me të gjitha mundësitë është një nga shpikjet më të mëdha në jetë. Largon të vjetrin për t‘i hapur vendin më të riut. Koha jonë është e kufizuar, kështu që nuk duhet ta harxhojmë duke jetuar jetën e dikujt tjetër. Nuk duhet absolutisht të jetojmë, duke ndjekur rezultatet dhe mendimet e të tjerëve. Nuk duhet të lejojmë që zërat e të tjerëve të na shkatërrojmë ato që kemi ndërtuar vetë. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, është se duhet të kemi kurajën për të dëgjuar zemrën tonë dhe intuitën tonë. Në një farë mënyre vetëm ato e dinë se ç‘duam të bëhemi vërtet. Gjithë të tjerat janë sekondare. Kur isha i ri ishte një gazetë e çuditshme që quhej "The Whole Earth Catalog", praktikisht një nga Biblat e brezit tim. U krijua nga Stewart Brand në Melon Park dhe Atewart kishte futur brenda saj gjithë frymën e tij poetike. Stewart dhe ekipi i tij publikuan numra të ndryshëm të "The Whole Earth Catalog" dhe kur mbërritën në fund të rrugës së tyre, nxorën numrin e fundit. Pak a shumë ishte fundi i viteve ‘70. Në faqen e fundit të atij numri ishte fotografia e një rruge fshati herët në mëngjes, tip i rrugës për të bërë autostop nëse jemi tipa mjaft aventurier. Poshtë fotos ishin shkruar me të madhe fjalët: "Stay Hungry. Stay Foolish". Ishte mesazhi i tyre i lamtumirës. Stay Hungry. Stay Foolish: ia kam uruar gjithmonë vetes. Tani po ua uroj edhe juve: Stay Hungry. Stay Foolish.