Lehaqenët e Bin Ladenit dhunuan monumentin e Luigj Gurakuqit

Nga:Mark Bregu
Zhvillimi i fenomeneve të kundërta është pjesë e përparimit të shoqnisë njerëzore në përgjithësi. Por, gjithsesi, fenomeni i kontrastit gjatë këtij zhvillimi nuk është i njëtrajtshëm. Me sa duket edhe kontrastet limitojnë në funksion të zhvillimit të shoqnisë qytetare të një shteti, krahine apo qyteti. Me sa mund të konstatojmë, Shkodra është vendi ku kontrastet mes kulturës dhe antikulturës, kulmojnë!... Në vitin 1908, mbas disa vjetësh larg Atdheut kthehet në qytetin e tij të lindjes, patrioti dhe ideologu i shquem Luigj Gurakuqi. Populli dhe rinia Shkodrane i bani nji pritje madhështore të denjë për nji "Mesi".
Tepër emocionues ishte momenti kur disa të rinj Shkodranë të cilët e kishin shoqnue, kur erdhën në lagjen Parrucë, i hoqën kuajt nga pajtoni dhe e tërhoqën vetë deri te "Lulishta Popullore". Emocione me të vërtetë të vrullëshme por shumë domethënëse për kulturën e "kryeqytetit" të kulturës shqiptare.
Kaq i madh ishte respekti, dhe po kaq e madhe dashtunia për birin besnik dhe simbolin e kulturës dhe qytetnisë shkodrane, simbolin e nderës, besës dhe patriotizmit.
As Enver Hoxha nuk provoi të baltojë figurën e Gurakuqit përkundrazi e ngriti në majat më të nalta duke e përdorë si "dekor" për të mbulue shpritin e tij prej krimineli, tuj e ditë se morali i Enver Hoxhës nuk kishte asgjë të përbashkët me shpirtin e Gurakuqit. Shumë kundërshtarë të Mbretit Zog, Hoxha i "reabilitoi" për të krijue imazhin e "demokratit". Ai ishte aq i djallëzuem sa që ndante Fishtën nga Mjeda e Gurakuqi, kur dihet se të tre këta Korifej të kulturës dhe shqiptarizmit, ishin kundërshtarë të monarkut Zog. Por askush nuk mund të na provojë se Enver Hoxha ishte ma demokrat se Ahmet Zogu. Përkundrazi, nëse Zogu vrau kundërshtarët e tij politikë, Hoxha vrau, burgosi dhe internoi gjysën e shqiptarëve.
Gjatë fushatave zgjedhore të viteve 1991 - 1992, liderit dmeokrat e shfrytëzuen në maksimum figurën e Luigj Gurakuqit. Në çdo miting dhe tubim, emri i Gurakuqit, lakohej me dhjetëra herë, si demokrat, dhe "shina shtruesi" i parë për të dërgue "Trenin" shqiptar në Europë. Por kjo propagandë paska qenë vetëm për të fitue kapital politik gjaët fushatave elektorale. Demokratët fituan, po çfarë ndodhi më vonë?
Me datën 24 Nandor 1993, pikërisht tri ditë para përurimit të shtatores së Gurakuqit, vetëm 10 metra pranë godinës së Universitetit të mban emrin e Tij dhunohet busti i Gurakuqit në mënyrë ma makabre në orët e vona të natës. Në orët e mëngjesit, studentët dhe të gjithë kalimtarët, shikonin kokën e coptueme të patriotit dhe burrit më të madh shqiptar të shek. XX - të. Kush vallë e kishte vra për të dytën herë Martirin e Kombit, Bin Laden apo lehaqenët e tij që edhe e mbrojnë në ndonjë fletushkë lokale? Bashkë me mikun tim, ish të burgosurin politik, intelektualin, poet e publicist, - Luk Vela, kemi shkue në vendin e ngjarjes, dhe mbasi kemi kontaktue me policin e objektit i cili ishte tepër indiferent për këtë ngjarje, jemi drejtue në Redaksinë e gazetës "Shkodra". Çuditërisht edhe atje vetëm "ngritje supesh" pra, vetëkuptohet se veprimi nuk ishte incident por skenar i përgatitur. Heshtja kishte pllakosë Shkodrën, ndërsa ndërgjegja e Dekanatit dhe e të gjithë personelit të Universitetit të Shkodrës ishte njollosë, me njollën e turpit.
I vetmi zadhanës i këtij akti makabër ishte gazetari Musa Kurtulaj i cili e denoncoi këtë akt në gazetën "Zëri i Popullit" dhe për mendimin tim duhet përgëzue për këtë akt qytetar. Cilido mund të pyesë, kush e dhunoi bustin e Gurakuqit? Komunistët? Jo. Atëhere kush? Dekani i Universitetit duhet të kishte insistue për zbardhjen e çështjes në të gjitha instancat e kohës apo jo? Do të mjaftonin tri vepra për ta bërë Gurakuqin të pavdekshëm: a) N/kryetar i Kongresit të Manastirit (Nandor 1908) prkrah Fishtës, Mjedës, Doçit e Logorecit (të gjithë Shkodranë). b) Drejtor i të parës shkollë normale në Elbasan (1909). c) Ministër i parë i Arsimit Shqiptar (1912).
Dhe mbi të gjitha krahu i djathtë i Ismail Qemalit, në ngritjen e Flamurit dhe Shpalljen e Pavarësisë.
Gurakuqi asht Flamurtar. Asht "Emblemë" në gjoksin e Shqipnisë. Kush kërkon të njollosë Monumentin e Gurakuqit, njollosë Kombin dhe shkel Flamurin.
Rasti flagrant i datës 16 Tetor, asht ma shumë se turp. Edhe ne na vjen turp ta themi aktin ndaj monumentit të Gurakuqit që ndoshta ishte "madhështi" për t'i thënë dikush Shkodrës se Bin Laden dhe lehaqenët e tij qelbanikë kanë forcë, kanë autoritet.
Mark Bregu
Kur në Vlorë ngrihet flamuri
Si ortek bore prej bjeshkësh,
Që zbret shpatit me rropamë,
Si furtunë si tallaz detit,
zbresin trimat nga çdo anë.
Si stuhi që vjen me hova
Si tufani n'mes të dimnit
Vijnë sokolat nga Kosova
Në karvan mbas Boletinit
Vjen prej Shkodret, Gurakuqi
Që në kambë ngriti Evropën
Fjala as pushka kurrë s'i huçi
Zani i tij e ka dridhë tokën.
Krah për krah e dorë për dorë
nga çdo anë e Shqipënisë
mbledhun janë trimat në Vlonë
me ngritë flamurin e Lirisë.
Kalojnë shtigjet e kalojn prita
në mes të erës, shiut e borës
Preng Bibë Doden çon Mirdita
delegat n'Kuvend të Vlonës.
Tuj shkrepëtinë mbi shkrepa e curra
bash si rrfeja prej Tomorrit
shpejt kanë ardhë trimat nga Lura
janë skifterat e Dom Kaçorrit.
Gjimoj deti e ushtoj toka
u tundë fusha e u dridh mali
vesh e mori gjithë Evropa
kur foli Ismail Qemali
Flamur tjetër, jo mbas sodit
s'do t'valvitë n'tokën Shqiptare
Veç flamurit të Kastriotit
me shqiponjën dy krenare.