Lehaqenët e Bin Ladenit dhunuan monumentin e Luigj Gurakuqit

Pe.ili.sh

Primus registratum
Lehaqenët e Bin Ladenit dhunuan monumentin e Luigj Gurakuqit

Lehaqenët e Bin Ladenit dhunuan monumentin e Luigj Gurakuqit
Nga:Mark Bregu
Zhvillimi i fenomeneve të kundërta është pjesë e përparimit të shoqnisë njerëzore në përgjithësi. Por, gjithsesi, fenomeni i kontrastit gjatë këtij zhvillimi nuk është i njëtrajtshëm. Me sa duket edhe kontrastet limitojnë në funksion të zhvillimit të shoqnisë qytetare të një shteti, krahine apo qyteti. Me sa mund të konstatojmë, Shkodra është vendi ku kontrastet mes kulturës dhe antikulturës, kulmojnë!... Në vitin 1908, mbas disa vjetësh larg Atdheut kthehet në qytetin e tij të lindjes, patrioti dhe ideologu i shquem Luigj Gurakuqi. Populli dhe rinia Shkodrane i bani nji pritje madhështore të denjë për nji "Mesi".
Tepër emocionues ishte momenti kur disa të rinj Shkodranë të cilët e kishin shoqnue, kur erdhën në lagjen Parrucë, i hoqën kuajt nga pajtoni dhe e tërhoqën vetë deri te "Lulishta Popullore". Emocione me të vërtetë të vrullëshme por shumë domethënëse për kulturën e "kryeqytetit" të kulturës shqiptare.
Kaq i madh ishte respekti, dhe po kaq e madhe dashtunia për birin besnik dhe simbolin e kulturës dhe qytetnisë shkodrane, simbolin e nderës, besës dhe patriotizmit.
As Enver Hoxha nuk provoi të baltojë figurën e Gurakuqit përkundrazi e ngriti në majat më të nalta duke e përdorë si "dekor" për të mbulue shpritin e tij prej krimineli, tuj e ditë se morali i Enver Hoxhës nuk kishte asgjë të përbashkët me shpirtin e Gurakuqit. Shumë kundërshtarë të Mbretit Zog, Hoxha i "reabilitoi" për të krijue imazhin e "demokratit". Ai ishte aq i djallëzuem sa që ndante Fishtën nga Mjeda e Gurakuqi, kur dihet se të tre këta Korifej të kulturës dhe shqiptarizmit, ishin kundërshtarë të monarkut Zog. Por askush nuk mund të na provojë se Enver Hoxha ishte ma demokrat se Ahmet Zogu. Përkundrazi, nëse Zogu vrau kundërshtarët e tij politikë, Hoxha vrau, burgosi dhe internoi gjysën e shqiptarëve.
Gjatë fushatave zgjedhore të viteve 1991 - 1992, liderit dmeokrat e shfrytëzuen në maksimum figurën e Luigj Gurakuqit. Në çdo miting dhe tubim, emri i Gurakuqit, lakohej me dhjetëra herë, si demokrat, dhe "shina shtruesi" i parë për të dërgue "Trenin" shqiptar në Europë. Por kjo propagandë paska qenë vetëm për të fitue kapital politik gjaët fushatave elektorale. Demokratët fituan, po çfarë ndodhi më vonë?
Me datën 24 Nandor 1993, pikërisht tri ditë para përurimit të shtatores së Gurakuqit, vetëm 10 metra pranë godinës së Universitetit të mban emrin e Tij dhunohet busti i Gurakuqit në mënyrë ma makabre në orët e vona të natës. Në orët e mëngjesit, studentët dhe të gjithë kalimtarët, shikonin kokën e coptueme të patriotit dhe burrit më të madh shqiptar të shek. XX - të. Kush vallë e kishte vra për të dytën herë Martirin e Kombit, Bin Laden apo lehaqenët e tij që edhe e mbrojnë në ndonjë fletushkë lokale? Bashkë me mikun tim, ish të burgosurin politik, intelektualin, poet e publicist, - Luk Vela, kemi shkue në vendin e ngjarjes, dhe mbasi kemi kontaktue me policin e objektit i cili ishte tepër indiferent për këtë ngjarje, jemi drejtue në Redaksinë e gazetës "Shkodra". Çuditërisht edhe atje vetëm "ngritje supesh" pra, vetëkuptohet se veprimi nuk ishte incident por skenar i përgatitur. Heshtja kishte pllakosë Shkodrën, ndërsa ndërgjegja e Dekanatit dhe e të gjithë personelit të Universitetit të Shkodrës ishte njollosë, me njollën e turpit.
I vetmi zadhanës i këtij akti makabër ishte gazetari Musa Kurtulaj i cili e denoncoi këtë akt në gazetën "Zëri i Popullit" dhe për mendimin tim duhet përgëzue për këtë akt qytetar. Cilido mund të pyesë, kush e dhunoi bustin e Gurakuqit? Komunistët? Jo. Atëhere kush? Dekani i Universitetit duhet të kishte insistue për zbardhjen e çështjes në të gjitha instancat e kohës apo jo? Do të mjaftonin tri vepra për ta bërë Gurakuqin të pavdekshëm: a) N/kryetar i Kongresit të Manastirit (Nandor 1908) prkrah Fishtës, Mjedës, Doçit e Logorecit (të gjithë Shkodranë). b) Drejtor i të parës shkollë normale në Elbasan (1909). c) Ministër i parë i Arsimit Shqiptar (1912).
Dhe mbi të gjitha krahu i djathtë i Ismail Qemalit, në ngritjen e Flamurit dhe Shpalljen e Pavarësisë.
Gurakuqi asht Flamurtar. Asht "Emblemë" në gjoksin e Shqipnisë. Kush kërkon të njollosë Monumentin e Gurakuqit, njollosë Kombin dhe shkel Flamurin.
Rasti flagrant i datës 16 Tetor, asht ma shumë se turp. Edhe ne na vjen turp ta themi aktin ndaj monumentit të Gurakuqit që ndoshta ishte "madhështi" për t'i thënë dikush Shkodrës se Bin Laden dhe lehaqenët e tij qelbanikë kanë forcë, kanë autoritet.

Mark Bregu
Kur në Vlorë ngrihet flamuri
Si ortek bore prej bjeshkësh,
Që zbret shpatit me rropamë,
Si furtunë si tallaz detit,
zbresin trimat nga çdo anë.

Si stuhi që vjen me hova
Si tufani n'mes të dimnit
Vijnë sokolat nga Kosova
Në karvan mbas Boletinit

Vjen prej Shkodret, Gurakuqi
Që në kambë ngriti Evropën
Fjala as pushka kurrë s'i huçi
Zani i tij e ka dridhë tokën.

Krah për krah e dorë për dorë
nga çdo anë e Shqipënisë
mbledhun janë trimat në Vlonë
me ngritë flamurin e Lirisë.

Kalojnë shtigjet e kalojn prita
në mes të erës, shiut e borës
Preng Bibë Doden çon Mirdita
delegat n'Kuvend të Vlonës.

Tuj shkrepëtinë mbi shkrepa e curra
bash si rrfeja prej Tomorrit
shpejt kanë ardhë trimat nga Lura
janë skifterat e Dom Kaçorrit.

Gjimoj deti e ushtoj toka
u tundë fusha e u dridh mali
vesh e mori gjithë Evropa
kur foli Ismail Qemali

Flamur tjetër, jo mbas sodit
s'do t'valvitë n'tokën Shqiptare
Veç flamurit të Kastriotit
me shqiponjën dy krenare.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Lehaqenët e Bin Ladenit dhunuan monumentin e Luigj Gurakuqit

Zoti Bregu:
Ne Shqiperi ka aq shqiptare sa qe ata mund ti vesh ne te njejtin kandar me ata qe flasin shqip por kush zotin e di se kush jane dhe nga shkojne.
 

Blue Gene

Primus registratum
Re: Lehaqenët e Bin Ladenit dhunuan monumentin e Luigj Gurakuqit

Ka nje "problem" te vogel me titullin e temes. Nese njerzit e Bin Laden kane dhunuar monumentin e Luigj Gurakuqit, ata nuk jane lehaqene por dhunues monumentesh.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Lehaqenët e Bin Ladenit dhunuan monumentin e Luigj Gurakuqit

Shiko Blue
Te dhunosh monumentet e heronjve kombetare nuk eshte njelloj si te hedhesh ne ere dy kulla si ato te Amerikes, ku njerezit punojne.
Shko shkaterro monumentet amerikane, pa do shohesh se cdo te te gjeje.
Te dhunosh monumente te tilla do te thote te fyesh rende nje popull dhe nje komb dhe se denoncuesi i ketij dhunimi e ndjen veten te poshteruar ne kulm, sepse Shkodra nuk e ka per tradite te shkaterroje kultet qe qendrojne atje.
Mvaret si i kuptojne njerezit gjerat <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Lehaqenët e Bin Ladenit dhunuan monumentin e Luigj Gurakuqit

Belina Budini
TIRANË – Familja, miqtë, puna, feja, politika, sa të rëndësishme konsiderohen këto vlera botërore për shqiptarët? Por edhe çfarë mendojnë shqiptarët për homoseksualitetin, divorcin, mashtrimin e ryshfetin. Një sondazh i “Indeks Albanias” u jep përgjigje këtyre pyetjeve, të cilat bëhen kudo në botë nga njëri vit në tjetrin, në kuadër të një studimi mbarëbotëror mbi vlerat dhe ato që konsiderohen antivlera.


Feja
Për 28% të të pyeturve nga ky sondazh, feja është shumë e rëndësishme në jetë. Për 31% është deri diku e rëndësishme, ndërsa 25% mendojnë se ajo nuk është aq e rëndësishme, ndërkohë që 14% janë shprehur që feja nuk është aspak e rëndësishme në jetë. “Politikanët që nuk besojnë tek zoti janë të papërshtatshëm për të qenë në pushtet”. Kështu mendojnë më shumë se 30 % e shqiptarëve sipas sondazhit të “Index Albanias” mbi vlerat njerëzore. 20% nuk janë dakord me këtë pohim, ndërsa një pjesë tjetër prej 24% shprehen se as janë dakord, as nuk janë me një pohim të tillë. “Udhëheqësit fetarë nuk duhet të kenë influencë mbi njerëzit që votojnë në zgjedhje”. Kështu mendojnë rreth 70% e shqiptarëve, ndërsa një pjesë e vogël, prej 5,6 % janë të mendimit se ndikimi i udhëheqësve fetarë mbi njerëzit që votojnë është i pranueshëm
 

Guest
Re: Lehaqenët e Bin Ladenit dhunuan monumentin e Luigj Gurakuqit

pe.ilish
Ne rradhe ta pre ms i ver veshin fjalorit te perdorur nga IntelektuHali kastriot <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
Ne rradhe te dyte dua te them se perderisa ne shqiperi ka hyre derri dhe dosa bashke nuk ke pse shqtesohesh per nje bust apo monument kulture.
Si mund te presim ne kulture kur neve po flasim si kemi qef ne forum?
 

kastriot

Primus registratum
Re: Lehaqenët e Bin Ladenit dhunuan monumentin e Luigj Gurakuqit

Fillimisht postuar nga GJENERALl:
[qb] pe.ilish
Ne rradhe ta pre ms i ver veshin fjalorit te perdorur nga IntelektuHali kastriot <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />
[/qb]
Kur te ofendosh te tjeret si "bin ladensa" dmth kur te sulmosh dhe te ofendosh te tjeret nuk duhet te habitesh kur ata reagojne.
Perpara se te flisni per fjalorin e te tjereve shikoni dhe analizoni fjalorin tuaj ne radhe te pare.


Kastriot
 

Albinos

Primus registratum
Re: Lehaqenët e Bin Ladenit dhunuan monumentin e Luigj Gurakuqit

<span style="font-weight: bold">Luigj Gurakuqi shembull absolut i atdhetarizmit</span>


Nuk ka figurë më të ndritur, më të pastër dhe më patriotike për shekullin e njëzetë (me përjashtim të Nënë Terezës) se sa figura burrërore e fisnike e të pavdekshmit Luigj Gurakuqi. (M.B.).
Jemi munduar të shkruajmë për veprën madhështore të këtij atdhetari të papërsëritshëm dhe idealisti të pakrahasueshëm, por duhen volume dhe pendë fishtiane për të përshkruar madhështinë e këtij &quot;shën Françesku&quot;.
Në këtë vit jubilar me rastin e 124 vjetorit të lindjes së tij, menduam të rifreskojmë ato &quot;pak&quot; mendje ku vlon gjaku i patriotizmit dhe ku idealet kombëtare, &quot;gëlojnë&quot; ende të pashuara. (autorët).
Martiri dhe Mësuesi i Popullit Luigj Gurakuqi është një nga figurat më të shquara të kombit Arbër, e zë një vend të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë të çerekshekullit të parë të shekullit XX. Me të vërtetë është pohuar se me luftën e tij për çlirimin kombëtar e demokratizimin e vendit ai ka vulën e vet të pashlyer në analet e historisë tonë. &quot;Nuk ka ngjarje të mëdha politike, shoqërore e kulturore në këtë çerekshekull, ku të mos ketë qenë prania e tij, ku të mos jetë ndjerë fjala, urtësia e vullneti i tij, ku të mos ketë spikatur patriotizmi e demokratizimi i tij. Dhe kjo figurë e shquar ngrihet akoma më madhështore në piedestalin e historisë, po të kemi parasysh armiqtë e shumtë që duheshin përballuar, vështirësitë e mëdha që duheshin kapërcyer, komplotet dhe intrigat e panumërta që i kanoseshin jetës së tij në çdo hap&quot;. (S. Pollo, &quot;Luigj Gurakuqi - demokrat revolucionar i shquar, në: &quot;Studime historike&quot;, 1979, nr. 2, fq. 18.)
Shkodra, e njohur që nga kohët më të lashta, në fund të shek. XX, ishte një nga qytetet më të zhvilluara të Shqipërisë në të gjitha vështrimet: politike, shoqërore, kulturore e veçanërisht ekonomike. Qyteti kishte afërsisht dyzetepesë mijë banorë, çka tregon se ai kishte një popullsi relativisht të madhe për kohën.
Udhëtari i mirënjohur Evlija Çelebiu, në vitet 1661-1662 e gjeti qytetin e Shkodrës me 1800 shtëpi, ndërsa aty nga gjysma e dytë e shekullit XIX, ajo vetëm dyqane kishte rreth 3500 dhe afro 50 firma grosiste. E njohur për prodhimin e mëndafshit, artikujve artistikë të argjendarisë, për përpunimin e lëkurëve e të veshmbathjes, qyteti i Shkodrës ruante ende (megjithë konkurencën e jashtme) një pozitë mbizotëruese si në tregtinë mbrenda vendit ashtu edhe në disa krahine kufitare të Ballkanit. Rreth 130 firma tregtare të Shkodrës kishin agjensitë e veta në Venedik e gjetkë. Këta e zhvilluan dhe zgjeruan shumë veprimtarinë e tyre mbrenda dhe jashtë vendit dhe u bënë ndërlidhës të tregtisë në disa krahina të Ballkanit me vendet e ndryshme europiane. Për zhvillimin e gjithanshëm të qytetit flet dhe ky fakt: Në Shkodër në fund të shek. XIX, kishte disa farmaci, të cilat mund të krahasoheshin edhe me farmacit më moderne të qyteteve të Europës Perëndimore, Ref.: Dr. K. Kërçiku, &quot;Zhvillimi i shëndetësisë në Shkodër gjatë shek. XVIII-XX&quot;. Tiranë 1962, fq. 232. Kronistja dhe studiuesja e shquar angleze Edith Durham, ndër të tjera thotë: &quot;Në Shkodër ishte përfaqësuar e tërë Europa, jo me ministra, po me konsuj. Duke ardhur nga vende të tjera të Ballkanit, asaj s'kishte si të mos i bënte përshtypje Shkodra, që ishte një qytet relativisht i zhvilluar dhe me një ndryshim thelbësor nga viset që ajo kishte vizituar më parë. Në njërën nga lagjet katolike të këtij qyteti gjendet edhe sot një rrugicë që mban emrin e Gurakuqëve. Në një nga shtëpitë e para të kësaj rrugice u lind më 19 shkurt 1879 , Luigj Gurakuqi, djali i dytë dhe i fundit i Pjetër Gurakuqit. Pjetri qe një njeri që gëzonte respekt dhe autoritet në të gjithë qytetin e Shkodrës. Si mjaft tregtarë të këtij qyteti, bënte tregti me qytete të Italisë, si me Venedikun e Milanon. Kjo tregon më së miri se Luigj Gurakuqi vinte nga shtresat tregtare, dhe ato familje me nivel kulturor të admirueshëm, gjë kjo që hedh poshtë çdo hipotezë se Luigj Gurakuqi kishte mendësinë komuniste. Ai, ndonëse vinte nga shtresat e pasura, i mbrojti dhe i ndihmoi të varfërit. Në qoftë se kjo mendësi &quot;majtiste&quot; e bën atë &quot;komunist&quot;, kjo &quot;ndihmon&quot; komunistët!...
Të gjithë ata që sulmojnë Gurakuqin me etiketën aq të pagjetur &quot;komunist&quot;, nuk janë asgjë tjetër veçse përfaqësues tipikë të &quot;kapitalizmit të kuq vulgar&quot;. (MB). Në këtë përvjetor të lindjes së Gurakuqit, menduam që figurën e Tij të shquar, shumëdimensionale dhe me theks të spikatur patriotik, ta trajtojmë në spektrin e intelektualit: Luigj Gurakuqi duke qenë Ministër i parë i Arsimit në Qeverinë e Ismail Qemalit (pas 450 vjet pushtimi osman), ai dha një kontribut të madh në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare. Ai nuk erdhi rastësisht në këtë funksion. Në Kongresin e Manastirit, në moshën 29 vjeçare ishte N/Kryetar i Komisionit të Alfabetit shqip, përkrah Fishtës, Mjedës, Doçit, Logorecit etj. Ai ishte drejtor i të parës shkollë Normale në Elbasan (1909). Drejtor i Arsimit në vitet 1916-1918 dhe në Kryesinë e &quot;Komisisë Letrare&quot; në Shkodër, gjatë këtyre viteve.
Gurakuqi u detyrua të ballafaqohet me Xhonturqit, të cilët filluan një luftë sistematike kundër përdorimit të alfabetit të miratuar në Kongresin e Manastirit, të cilët nxitnin përdorimin e një alfabeti me germa arabe. Me një guxim qytetar për t'u admiruar, autori me anën e një ironie të hollë i vë në lojë kaq bukur Ministrin turk të Arsimit, që hiqet si i ç'interesuar në këtë çështje kur shkruan: Unë nuk i kam besë që Ministri i mësimit mos të jetë izoti të kuptojë se kombi shqiptar nuk mund të zgjohet ndryshe veç me anën e Gjuhës së tij, të shkruar me shkronjat e veta.&quot; Kjo ironi bëhet akoma më therëse dhe arrin kulmin kur vë në lojë dhe vetë Vezirin e Madh, që kishte deklaruar se &quot;ai si vezir do të mbahej i paanshëm ndonëse si njeri është anëtar i shkronjave arabishte&quot;. A ka ku të shkojë më tej? Miratimi nga ana e Parlamentit Turk të ligjit se, për muslimanët nuk ishte nevoja të &quot;shënohej kombësia&quot;, ishte një manovër djallëzore e Xhon-turqve, që pajtohej me traditën turke të bizantizmit të kombësisë sipas fesë, të mohimit të kombësive sipas gjuhës dhe të pohimit sipas fesë, (siç e thamë më lart), prandaj dhe autori e mbyllte këtë artikull me një paraljmërim që është për t'u vënë re: &quot;Lypset, pra, të bashkohemi e të përkujdesemi me sa të na mundet, si e si të gjejmë mënyrën e udhën që të kërkojmë edhe na ato të drejta që kombet tjerë i kanë&quot;.
Shtypjes dhe terrorit të egër që shpërthyen turqit e rinj, shqiptarët iu përgjigjën me kryengritje të armatosura, të cilat kanë gjetur pasqyrimin e tyre edhe në faqet e shtypit të kohës. Kryengritja e Kosovës në verën e vitit 1910 e përshkuan zemrën e Martirit-Gurakuqi, me &quot;nji shigjetë të helmueshme&quot;, siç pohonte vetë, nga kthesat e papritura që ato morën nga egërsia me të cilën ato u shtypën. Këtyre kryengritjeve ai u kushtoi tre artikuj të mprehtë polemizues me shtypin turk ku e demaskon me armët më të preferuara të tij, (ironinë e sarkazmën) qeverinë reaksionare turke.
Gurakuqi me këtë rast na ka dhënë një kuadër mjaft prekës e tronditës të kësaj kryengritjeje: &quot;Ushtima e topave, e përzier me gjëmimin e të plagosurve, me vajin e grave e me psherëtimat e të varfërve, arrin sot në veshët tonë më e ashpër e më e tmerruar se kurrë nga ato male të larta, nga ato vise të mjera, që janë nji nga pjesët më të çmueshme të Atdheut tonë: në Ipek e në Prishtinë, në Cernalevë e në Kaçanik, në Rekë e në Jakovë, tymi i barotit ka mbushur rreth e rrotull qiellin si një mjegull &quot;sëmundjesjellëse e fatzezë&quot;. Dhe Gurakuqi, jo pa njëfarë ironie, i drejtohet qeverisë: &quot;A thua qeveria kujton me të vërtetë se vetëm me pushkë e topa mund të rrëfehet fuqia?&quot;
Këtë politikë dritëshkurtër të saj ndaj vendit tonë, autori do ta demaskonte rreptë edhe në artikullin e tyrë, sidomos do t'i çirrte maskën Mahmud Shefqet Pashës që në mënyrë të paturpshme e cinike i kishte deklaruar një korespondenti të huaj si një mburravec: &quot;Unë do ta shuaj domosdo e gjer në rrënjë kryengritjen e Kosovës&quot;. &quot;Shtrëngohem të them, - theksonte Gurakuqi, - se fjalët që tha Mahmud Shefqet Pasha nuk më duken të pëlqyeshme&quot;. Pastaj, autori godet rëndë me një sarkazëm të hollë edhe deputetët reaksionarë shqiptarë të Parlamentit Turk, kur shkruan se &quot;nuk jam nga ata që duan të ngrihen si gjykonjës të drejtë e të lartë të historisë e të politikës, por nuk dua të jem as prej atyne shqiptarëve që gëzojnë e përplasin duart mbi kobet e mjerimet e fisit të tyne&quot;. Në këtë shkrim menduam që figurën e Gurakuqit ta trajtojmë kryesisht në pozicionin specifik të intelektualit të formuar. Dhe në këtë drejtim ka se çfarë të mësohet prej tij. Ai ishte ndër njohësit më të mirë (të kohës së tij) të Homerit e Virgjilit, i Tirteut dhe i Horacit, i Pindarit dhe i Timbulit e deri tek Danteja. Është një meritë e madhe e Gurakuqit, se duke patur një shembull të tillë të madh e të shkëlqyer të kulturës botërore, nuk e pa atë si diçka të paarritshme, por mbështetur në traditën kombëtare iu vu punës me mish e me shpirt për krijimin e zhvillimin e kulturës nacionale, që sipas Gurakuqit do të ishte pasqyrë e ndërgjegjes kombëtare, shkalla e zhvillimit të tij politik, kulturor e shoqëror. Dhe natyrshëm kjo kulturë, (sipas tij), do të shprehte aspiratat e popullit shqiptar, zakonet e doket e tij, veçoritë e tij dalluese nga kombet e tjera.
Duke luftuar për një kulturë nacionale, Gurakuqi, nuk mendonte t'ia kundërvinte atë kulturës botërore, ose që ajo të zhvillohej jashtë saj. Përkundrazi ai mendonte se edhe kultura jonë me arritjet e saj më të mira, do të mund të kontrubuonte në thesarin e saj. Këtë raport, Gurakuqi jo vetëm e kishte kuptuar drejt, por edhe e ka interpretuar nga pozita fare të qarta.
Gurakuqi, gjithashtu, ishte njëri nga stilistët më të mirë të kohës së tij dhe &quot;që ka lënë modë të prozës fletorare dhe të gojtarisë&quot;, (Ref. &quot;Historia e Letërsisë Shqipe&quot;, vëll. II, fq. 390, 1959), një stilist plotësisht me karakteristikat e veta të veçanta, që e dallojnë atë edh nga stilistët e tjerë të kohës, si Fan Noli etj. Stili i tij i këndshëm spikati që në shkrimet e para e erdhi duke u përkryer në sajë të një kulture të gjerë që ai asimiloi me shumë përfitim dhe që e vëmë re në personalitetin e tij të shumanshëm. Mendimet e tij të mprehta, të çdo karakteri qofshin, na jepen me një frazë të qartë, të këndshme e të rrjedhshme. Dhe duhet të theksojmë se Gurakuqi, është një nga publicistët e oratorët e pakët që përdori me shumë sukses në stilin e tij frazën tepër të gjatë. Por megjithatë është e bukur, e lidhur, e ngjeshur, tepër dinamike dhe e kuptueshme për të gjitha kategoritë e lexuesve. Në rast se fjala e Nolit rrjedh e rrëmbyeshme dhe kumbuese, përkundrazi fjala e Gurakuqit rrjedh e qetë dhe e shtruar. Tipar i rëndësishëm i shkrimeve të tij është karakteri përgjithësues i tyre. Mjaft prej tyre shprehin idetë e vetë lëvizjes tonë kombëtare për krijimin e unitetit politik të popullit për ta bërë atë më të ndërgjegjshëm në luftën e tij. Dhe padyshim kjo është ana më e rëndësishme e tij si publicist. Shtojmë se, pikpamjet e tij politike, Gurakuqi i ka paraqitur si në oratori, ashtu edhe në publicistikë me mjaft shije, e nga pozitat e një esteti të përparuar dhe largpamës. &quot;Mjaft i lakmueshëm për ditët tona të turbullta kur politika rrokulliset sa majtas-djathtas dhe kur për fatin tonë të keq mungon një qendër e fuqishme për zbutjen e ekstremeve dhe daljen nga kolapsi.&quot; (MB).
Gurakuqi qëndron krenar në sheshin kryesor të qytetit të tij që aq shumë e deshi. Si simbol i çdo gjëje të bukur e të pastër dhe &quot;sfidë&quot; ndaj korrupsionit dhe pandershmërisë.
Jemi të mendimit se, Gurakuqi nuk ishte një idealist &quot;utopik&quot;, por një mbrojtës konseguent i idealeve të shenjta kombëtare, me një karakter të fuqishëm dhe të pakrahasueshëm me bashkëkohësit. Ai mund të &quot;taksohet&quot; për intransigjencë, por në periudhën tepër të vështirë që po kalonte kombi ynë, i porsadalë nga &quot;nata&quot; e gjatë osmane, kompromiset ishin baraz me tradhëti. Studiuesit dhe historianët, deri më sot nuk kanë arritur të gjejnë asgjë negative në figurën e këtij &quot;Portreti&quot; të mbuluar me kurorën e &quot;Artë&quot; të Lavdisë që i dha shërbimi i Tij ndaj intersave të larta të Kombit.
Askush nuk e ngriti më lart zërin në Parlamentin Shqiptar të viteve 1921-1924, se sa Gurakuqi, ndaj masakrave serbe, që bëheshin mbi vëllezërit kosovarë. Dhe ishin pikërisht serbët që e sollën në fuqi Ahmet Zogun. Tepër qesharake tingëllon parulla e legalistëve: &quot;Atdheu mbi të gjitha&quot;, dhe që kjo parullë i artibuohet pikërisht atij, që i solli shpindën Atdheut në momentet më kritike... &quot;Sa më shumë &quot;sulmohet&quot; figura e të Madhit Gurakuq, aq më tepër zmadhohen dimensionet e saj&quot;, (MB).
&quot;Jeta dhe vepra e Luigj Gurakuqit, janë &quot;pasqyra&quot; e një Populli me tradita të shquara Atdhetarizmi, janë pararendës të Europianizimit të Atdheut të shenjtë të Gjergj Kastriotit, janë &quot;balsam&quot; për edukimin Atdhetar të brezave dhe për lulëzimin e Arbërisë së re&quot;, (M.B. - L.L.).
Mark Bregu
Lekë Luma


Do ta merrni ne qafe prape Shqiperine dhe fatkeqesia ose Korbat qe do sillni shkaterrim do jeni ju.
Me respekt tuniziani
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Lehaqenët e Bin Ladenit dhunuan monumentin e Luigj Gurakuqit

Nuk dime kush i nxiti dhe pse!!!!!
Ju qe mbroni bustin e Luigj Gurakuqit, nuk besoj se ju plas barku per te (ndoshta jeni ju qe e keni bere)
Ju e shani Sali Berishen si spiun Serb, pastaj si filoarab, turk etj. sikur nuk shkojne te dyja keto apo jo, ju e keni share Jozefina Topallin , Pjeter Arbnorin si ju ka dasht qefi, ju i quani malesoret e ardhur ne Tirane &quot;cecene&quot;,
Mos doni te bejme nje monument per VASIL SHANTON (serbin) se e keni shume per zemer.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Lehaqenët e Bin Ladenit dhunuan monumentin e Luigj Gurakuqit

Vasil Shanto e ka monumentin dhe nuk ka nevoje per spurdhiake qe ti konfirmojne emrin. Sigurisht tani ka ardhur koha qe edhe kuislingu dhe lavirja e xhandarit te huaj te jape opinion. Kjo eshte normale, ashtu sic eshte perverte qe vlerat e shqiptareve te ndryshohen nen presionin e opinionit te tyre. Sic thote edhe Nice, &quot;rivleresimi i vlerave&quot; qe sklleverit i bene shoqerise humane e degjeneroi ate.

Gurakuqi eshte vertet nga figurat me madheshtore te shqiperise, dhe ai eshte perseri ashtu si Shanto subjekt i sulmeve te grupeve barbare-arabo-evgjite ne shqiperi. Kjo eshte kujtese e qarte per shqiptaret se ata duhet shume shpejt te zgjedhin kulturen qe i perkasin, ate arabo-mesjetare, apo ate perendimore-progresiste.

Berisha ne kete kontekst nuk eshte Serb, e as turk apo Arab, por vetem politikan e diplomat idiot, xhahil dhe i paafte, qe nuk diti te na orientoje drejt interesit tone real, interes ky qe ne si shqiptare e gjejme vetem ne perendim dhe jo ne Buhara. Vetem kaq, s'ka nevoje per armiq, apo tradhetare e ku di une se cfare.

Shqiptaret shume shpejt do ta shikojne si domodoshmeri jashteqitjen e cdo kulture apo edhe besimi arabo-aziatiko-evgjit nga shoqeria shqiptare, sepse kjo kulture eshte kultura e popujve barbare, te prepambetur, te paemancipuar dhe inferiore. Kjo nuk eshte kultura jone, as ajo qe ne synojme, ja pse si cdo gje tjeter ne kete jete qe nuk do ti sherbeje nje qellimi, nje interesi apo qe nuk do kete nje perfitim ajo do eleminohet me kohe dhe do zevendesohet me nje tjeter me progresiste perparimtare dhe fitimprurese.
 

receli

Primus registratum
Re: Lehaqenët e Bin Ladenit dhunuan monumentin e Luigj Gurakuqit

Luigj Gurakuqi eshte padyshim figure e shquar e Kombit. Ai ndodhej perhere atje ku e lyp atdheu. Ne Manastir,ne Shkoder, ne Vlore e kudo Luigj Gurakuqi ishte ne mesin e burrave te Shquar te Kombit
Rilindja e Kombit dhe formimi i Shtetit Shqiptar jan te lidhur me emrin e tije pazgjidhshmerisht.
Por ne jeten e gjate te Luigjit si atdhetar si te gjithe atdhetaret e medhenj ka dhe gabime.
Revolucioni i 24 -es eshte nje moment qe me te drejte kritikohet nga shum atdhetare dhe aty Gurakuqi gaboi.
Por kjo nuk e nxin figuren e tije dhe perseri ai mbetet i madh.
Se kush e ka goditur naten bustin e Gurakuqit nuk e dime dhe ky Mark Bregu nuk na tregon emra. Mire do ishte qe policia e asaj kohe te zbulonte patjeter keta kriminele. Nji dite do dali autori dhe do gjykojme sakte per kte akt te ndyre. Sigurisht ata qe e bene kte akt e dine me mire se ne dhe se pse e kan bere.
Ne Shkoder eshte praktik e vjeter provokacioni fetar ose politik.
Meqense ne kte qytet legjendar per nga Historia dhe Kultura ka pasur gjithmone dhe luftra te brendeshme nuk kan munguar rastet e lojrave te ndyra politike.
Kto lojra kan pasur qellim percarjen e qytetit dhe kan synuar sidomos percarjen midis elementit kristian dhe muhamedan.
Fishta dikund nga vitet 1900-20 (vitin e sakte le ta thote ndonji historian) lidhi me nji tel kumbanoren e Kishes me minaren e Xhamise ku u varen drita e kjo ne shenje te simbolit te unitetit te popullit Shkodran.
Armiku gjithmon kur ka dashur te demtoje ceshtjen Kombetare ka goditur Naten ne pabesi ne simbolet e ndjeshme te popullit qofte fetare e qofte politike.
Edhe rasti qe tregon Mark Bregu ka kte prapavije e duhet ndricuar sepse pa u ndricuar nuk goditet Armiku e kjo tregon qe ne Shkoder ala vepron i pa demaskuar &quot;djalli&quot;.

Hipotezat mund te behen por mbeten hipoteza pa u faktuar.
Dihet se ne vitet 1946-50 sigurimi i shtetit vendosi fshehurazi disa arme ne bodrumet e nje kishe Shkodrane dhe me kte loje provokative realizoi nje vale arrestimesh mbi klerin e shquar katolik.
Pra mundesia qe elementi sigurims ne Shkoder te veproje dhe ne kto dekada pas renies se komunizmit ekziston. Aftesia dhe djallezia e agjentures sigurimse ne Shkoder eshte e forte dhe kjo sdo diskutim.
A ka dhe agjenture Binladeniste ne Shkoder?

Dhe mund te kete e kte mbetet ta zbuloje populli dhe qeveria ne Shkoder.

Per Vasil Shanton.

Vasil Shanto ishte nje nga komunistet me aktiv te viteve 1938-43. Si cdo kuminist i asaj kohe dhe Vasil Shanto kishte ideale te cilat e frymezonin ate dhe shum te tjere ne veprimtarine e tije.
Kur idealet personale shkojne ne nje kahje me interesat e Popullit kto ideale quhen te mira dhe e kunderta te kqija.
A donte Vasil Shanto nje Shqiperi te bukur?
Sigurisht e donte te bukur ashtu sikurse e mendonte ajo gjenerate. Ai ishte njeri qe kurre nuk e kurseu vehten nga rreziqet dhe eshte ndoshta nje nga njerzit me heroik te asaj epoke.
Shoqeria e Vasil Shantos nuk ishin kopilat si tipi Enver Hoxhes i cili fshihej si mi nga rreziqet e fuste tjeret ne aksione me vdekjen e sigurte.
Vasil Shanto familjarisht u shkri ne levizjen antifashiste dhe ra si trim ne nje prit te pabese dikund nga fshatrat Kufitare Mali i zi Shqiperi.
A ka gabime Vasil shanto?
Ka sic ka vet ideollogjia komuniste dhe sistemi qe lindi nga kjo ideollogji.
Por vec kesaj Vasil Shanto ka dhe gabime tjera te cilat e kalojn fazen e Gabimit nga Padija.
Kjo ka lidhje me periudhen e njesiteve guerile qe eshte nje faqe e zeze e levizjes Komuniste.
Vasil Shanto mban pergjegjsi per disa aksione te ashtuquajtura kunder &quot;spiuneve&quot;.
Ne keto aksione te cilat i beri metod pune dhe lufte PK e Enverit, Dushanit e Hysni Kapos u vrane qindra njerez mes te cileve shum atdhetar te Shquar.
Vrasja e djalit te Isa Buletinit,Adem Buletinit, ne Shkoder kur po pinte kafe eshte krim i pafalshem.

Shkodra ka mundesi ta gjej dhe ate qe theu Bustin e Luigjit por Shkodra ka mbetur nen rrjeten e Mafies dhe kushedi kur shpeton.
 
Top