Po nis me nje arsyetim te pa plote!
Nuk jam akoma i sigurt se cilat jane pasojat fizike te drogerave te lehta (flas per Hashash, Marijuane), por mendoj qe keto "drogera" duhet te legalizohen.
Shkaqe jane disa, por mendoj mbi te gjitha se ndalimi qe behet ligjerisht shpeshhere sjell nje ndienje abuzimi ne aspektin shoqeror, dhe nje nivel me te larte kriminaliteti ne rendin publik.
Per kundra shembull do kujtoja ndalimin e alkolit ne Amerike ne fillim te shekullit te kaluar. Ndalimi u pasua me nje rritje te kriminalitetit (Al Kapone e te tjere).
Nga ana tjeter, shtete si Hollanda e kane treguar mese miri qe keto substanca mund te lejohen dhe shoqeria te funksionoje shume normal.
Nga ana tjeter, ne shume vende nje pjese e mire e shoqerise duke perfshire dhe intelektuale konsumon fshehtas te tilla "substanca" dhe nuk sjellin nje crregullim shoqeror.