Legalistet kunder partise demokratike dhe kunder partise socialiste
LEGALISTET: DALIM NGA BASHKIMI PER FITORE
Legalistet nuk perjashtojne mundesine e shkeputjes se tyre nga grupimi politik "Bashkimi per Fitore". Pas votimit ne Kuvend pro mbylljes se Duty Free Shop-eve, legalistet sqaruan dje se vendimi i tyre ishte i pavarur duke marre persiper edhe riskun per shkeputjen nga grupimi politik "Bashkimi per Fitore". Tre, sipas kryelegalistit Ekrem Spahia ishin arsyet e votimit pro mbylljes se dyqaneve pa taksa. "Ne morem nje vendim per mbylljen si grupim te dyqaneve pa taksa e para, sepse eshte nje kerkese e amerikaneve, se dyti eshte se Dytu Free Shop-et kane te bejne me evazionin fiskal, rritjen e kontrabandes dhe korrupsionit dhe eshte nje ndihme per miratimin e nje projektligji per mbreterine qe do te paraqitet se shpejti", tha dje Spahia. Kryelegalisti theksoi se keto jane arsye te motivuara pavaresisht qendrimit dhe versionit qe mund te jape selia blu me lidhje me kete ceshtje. Per rrjedhoje, Spahia deklaroi se PLL do te vazhdoje te qendroje ne grupimin politik "Bashkimi per Fitore" p-r sa kohe qe mes tyre do te respektohen interesat e seciles prej partive. "Ne kemi vendosur qe te shohim interesat e PLL dhe ne rastin konkret kjo nuk do te thote asgje ne lidhje me raportin qe ne kemi ne grupimin politik "BF" sepse ne kemi votuar shume projektligje ne deshiren e PD. Ky koalicion nuk mund te funksionoje mbi bazen e deshirave te PD dhe t'i bejme fresk asaj por mbi bazen e interesave te partive te kolicionit. Ne rast se PD ka interes qe te bashkepunoje dhe te jete pjese e koalicionit eshte normale qe te vazhdoje bashkepunimi. Ne te kundert ne do te shohim veten tone jashte ketij grupimi", tha Spahia. Sipas tij, PLL perfshihet ne koalicionin opozitar per te dhene kontributin dhe per te mbrojtur njekohesisht edhe programin e saj. "Ne nuk jemi vasal, ne jemi partner brenda koalicionit "Bashkimi per Fitore", shtoi Spahia. Te njejtin qendrim ka mbajtur dje edhe deputeti tjeter legalist, Bahri Kollcaku. Ne nje deklarim per shtypin, ai u shpreh se marredheniet e legalisteve brenda grupimit opozitar mund te acarohen, por shtoi se votimi qe ata dhane pro mbylljes se dyqaneve pa taksa nuk duhet te jete arsyeja kryesore e venies ne pikepyetje e marreveshjes opozitare. "Marredheniet edhe mund te acarohen ketej e tutje, por une mendoj se nuk jane kater apo pese dyqane qe do te acarojne problemet mes grupimit", tha Kollcaku. Dy dite me pare, votat e tre deputeteve legaliste ishin vendimtare per fatin e nenshkrimit ne nje kohe te afert te marreveshjes se FMN me qeverine shqiptare. Kushti kryesor i vazhdimit te kesaj marreveshje ishte pikerisht mbyllja e Duty Free Shop-eve, kerkese kjo qe u realizua me ndihmen e votave te tre legalisteve dhe republikanit Maksim Begeja.