Leb per te 6-en here kampion

Albforumi

Primus registratum
Leb per te 6-en here kampion

Citroen-C4.jpg
Sebastian Leb ka fituar per te gjashtin vit rradhazi kampionatin boteror te garave Rally.

Nen drejtimin e makines se tij Citroen C4, francezi ka siguruar titullin e gjashte duke fituar garen Rally te Britanise se Madhe, gara e fundit sezonale.

Ky sukses i jep mundesine Sebastian Leb qe te kaloje ne klasifikim finlandezin Miko Hirvonen me Ford Fokus.

Ne kalimin e finishit ai pati nje avantazh prej 1 minute e 06 sekondash ndaj rivalit te tij.

Nje gare me pare Hirvonen mbante kryesimin e klasifikimit te pergjithshem, por me nje diference te ngushte me Leb, duke i dhene mundesine pilotit francez te rimerrte kreun ne kete gare te fundit, duke u ngjitur ne kuoten e 93 pikeve kundrejt 92 pikeve te Hirvonen.

Me titullin kampion te ketij sezoni Sebastian Leb konfirmohet si piloti me i suksesshem ne historine e garave Rally me 6 tituj kampion, pas tij renditen finlandezet Kankunen dhe Makinen me nga 4 tituj boteror. /tch/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=1006. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=1006

Top