Le te flasim per trishtimin...

bella

Primus registratum
Le te flasim per trishtimin...

...Ne ato momente kujtoi se do ti hapej dheu dhe do ta perpinte...Ishte vetem nje iluzion i bukur sepse asgje nuk ndodhi...per fatin e saj te keq.Koha vazhdoi te rridhte me ate ngadalesine e saj te zakonshme dhe zemra nuk kishte ndermend ti qetesohej brenda ne kraharor.Ai dicka vazhdonte ti peshperiste nga ana tjeter e telefonit, por ajo nuk arrinte te degjonte.Pervec asaj "Do te kthehem" e shqiptuar me aq mall, asgje tjeter nuk mbante mend.Edhe ate e kishte marre malli, nje mall bojehiri qe nuk e perballonte dot, por ai nuk duhet te vinte, nuk duhet...nuk..
"Sagita, akoma aty??"
"Ketu jam"- deshi te pergjigjej por zeri nuk iu bind.Iu moren mendte, dhe koka iu rendua papritur.Leshoi dorezen e telefonit dhe vrapoi tek cezma.Hapi rubinetin dhe uji i ftohte i freskoi fytyren.Ngriti koken dhe u veshtrua.Ne pasqyre reflektohej nje brune me tipare te embla, gati gati femijerore, por cuditerisht teper te zbehta e te fryra.Nje imazh qe konturohej frikshem nga rrathet e zinj te syve.Nje ndricim i zbehte, pothuajse i padallueshem tregonte qe dikur kish pasur drite ne ata sy, drite te forte madje, por drita duhet te ishte arratisur.Ndihej teresisht e keputur, gjithshka donte ishte te shtrihej e te flinte, te flinte pafundesisht.E dinte qe nuk do tia arrinte.Kishte sa e sa nete qe nuk mundej.Nuk e linin mendimet, lotet, kujtimet...se linin marrjemendjet, te perzierat, dhimbjet e vazhdueshme te kokes dhe pastaj ajo ndjenja e hidhur e pafuqise.Nuk dinte c'te bente
 

Guest
Re: Le te flasim per trishtimin...

shume e bukur /pf/images/graemlins/smile.gif
 

FALKO

Forumium maestatis
Re: Le te flasim per trishtimin...

Sa vuan ky popull /pf/images/graemlins/wink.gif
 

bella

Primus registratum
Re: Le te flasim per trishtimin...

vazhdon...

Nuk dinte c te bente me, kembet nuk i mbanin, shputat i dhimbnin...e ndjeu se nga momenti ne moment do te rrezohej.U mbeshtewt pak nga pak ne mur dhe beri te shkonte ne dhome.Ne korridor doreza e telefonit, e varur sikur ti vinte keq per biseden e lene pergjysem.E ngriti dhe e vuri ne vend.Nuk i kishte thene as "mirupafshim".Ai do te kthehej, por nuk duhej, nuk duhej ta shikonte ashtu, pothuajse te vdekur, te zhytyr ne fatkeqesine e saj.Asgtu instiktivisht hapi deren e dhomes.U leshua ne krevat dhe papritur ndjeu te dridhej...Ishte vape por ajo po dridhej...Ishte vape, por ajo dridhej.
Zilja e telefonit e permendi serish, por ajo nuk kishte fuqi te ngrihej, nuk donte...Ai vazhdonte te binte, por ajo nuk mundej.Ndjeu lote te nxehte ti pershkonin faqet.Asgtu mes konfuzionit u kujtua si e priste ate zile.Me sa ankth e ngrinte dorezen qe me pas te degjonte zerin e tij te peshperiste: "Sa, jam une", e pastaj ti thoshte qe e donte, qe e kishte marre malli, e qe mezi e shtynte pa te.Po tani c'do te thoshte ai, cdo te mendonte valle per ate qe kishte ndodhur?Ndjeu syte ti rendoheshin.Ajo zile kokeforte telefoni qe vazhdonte te binte, te binte...te binte ...e tmerronte.Donte te flinte.Mbylli syte, mori fryme thelle, e per here te pare pas tre ditesh e zuri gjumi...

To be Continued...
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Le te flasim per trishtimin...

Fillimisht postuar nga Crystal:
Zemra,
ndonese nen shtate lekura
akull,
akull
ndonese nen shtate lekura.

[QB]QB]
Do doja qe te ishte e lumtur!!!!
Ti varje nje gur te madh nen kembe trishtimit dhe ta hidhje ne lume!!!....
Do doja te te perqafoja fort dhe te te thoja se je kristalisht e sinqerte por do te te thoja te beheshe e forte. Te vezulloje driten tende, si nje far per anije te humbura..
te kam xhan,
-B
 

bella

Primus registratum
Re: Le te flasim per trishtimin...

Fillimisht postuar nga Cruel_Intentions:
[qb]
Fillimisht postuar nga Crystal:
Zemra,
ndonese nen shtate lekura
akull,
akull
ndonese nen shtate lekura.

[QB]QB]
Do doja qe te ishte e lumtur!!!!
Ti varje nje gur te madh nen kembe trishtimit dhe ta hidhje ne lume!!!....
Do doja te te perqafoja fort dhe te te thoja se je kristalisht e sinqerte por do te te thoja te beheshe e forte. Te vezulloje driten tende, si nje far per anije te humbura..
te kam xhan,
-B[/qb]
/pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif Te dua shume...
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Le te flasim per trishtimin...

:smash: atij qe te merzit !!!!!
:tipsy: /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Le te flasim per trishtimin...

Shkruajtur më 09. Nëntor 2002 12:27
--------------------------------------------------------------------------------
Trishtimi...pjese e pandare e ksaj jete te dhimbshme,me sa duket ne paskemi zbritur ne kete toke per te pritur trishtimin,si kafshaten e bukes se perditshme,falna zot trishtimin e dites se sotme se mbas trishtimit ndoshta vjen dhe lumturia.Te trishtuar presim perdite pernate ate qe i njohim vetem emrin qe ftyren ja kemi harruar jo nga deshira jone po nga zemer ligsia e trishtimit per te qendruar i vetem ne zemren tone.shume xheloz eshte trishtimi do te rrije i vetem me ne.se pranon ate...Ate qe kerkojme te gjithe,lumturine.Ajo pra eshte ajo,o njerez eshte ajo qe e quajme lumturi,qe shum e kemi njohur shum e kemi kerkuar dhe pak e kemi gjetur.E kemi gjetur ndoshta ne pak caste kur trishtimi ka qen i pavemendshem per te na verbuar,kur trishtimi ndoshta ka qene i lumtur ne ligesine e tij ose na ka ofruar vete lumturine e tij per te na trishtuar me thelle me pas,per te na zhytur perditshmerisht ne trishtim.
Jeta kafshon e kurdisur akrepat e saj ditet.Ndoshta edhe ajo vete eshte e trishtuar nga kjo monotoni e perjetshme.Kafshon kafshon dhe si e babezitur na ka kafshuar vitet dekadat der sa arrin ne fund kur s'ka cte kafshoje me,atehere edhe jeta vete e kupton qe nuk ka qene gje tjeter vec 1 trishtim monoton i kondicionuar nga jetet e tjera nga shoqet e saj jetesore ose dhe nga jete te tjera qe nuk i ka njohur fare.E kupton po eshte teper vone,qe ato vite duhet ti kishte kafshuar me me embelsi,me me dashuri,duhet ta kishte harruar trishtimin e pare qe zuri vend ne dhembet e saj te bardhe dhe nuk u largua me kurre qe andej,e kupton por eshte teper von,s'ka ckafshon me,si ka ngelur me gje per te kafshuar.Ndoshta jeta ishte teper mizore dhe per veten e saj,tani s'ka me rendesi,tani eshte teper
vone
tak tak tak kush eshte
jam un jam un vdekja hape deren se eshte rralla ime te heq tej trishtimin

to be continued
mbas vdekjes

Naten kur pija,me tha shpirti:''PI!
ne gjume e ne varr s'ka lumturi;
Ngrehu!Sa rron,zbras kupa e puth cupa;
Ke shekuj qe te rrosh ne qetesi.''

--------------------
Dhe kur te shuhem nen dhe te zi
Dhe kur te behem prape Balt' e hi,
Mbrumeni Poce,mbushmeni Dolli
Dhe shihni po s'u ngjalla perseri!

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 225 | Nga: Tirana | Regjistruar: Nëntor 2002 | IP: e Regjistruar
 

fallen angel

Primus registratum
Re: Le te flasim per trishtimin...

me sinqeritet them kristal se me ke prekur,ndaj edhe tani nuk po shkruaj,se ndryshe do filloje si zakonisht shiu... /pf/images/graemlins/smile.gif
bes,mire je? :smash: /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

bella

Primus registratum
Re: Le te flasim per trishtimin...

Vazhdon...

U ngrit me e lodhur nga c’kishte qene.Pothuajse ishte qetesuar, ne shpirt I kishte mbetur vetem ajo ndjenja e kotesise, ndjenja e asaj gjendjeje te trishte, e asaj qe ish bere dhe nuk mund te riparohej me.Iu kujtuna nje nga nje ngjarjet, ashtu sic I kujtoheshin fare qarte skenat e nje filmi qe e kishte pare me Julin ne kinema ktu e nje vit me pare.Ah, sa e kishte dashur.Ai kishte qene ajo copeza qe I kish munguar gjithnje.Ishte gjithcka kishte dashur ne nje mashkull.Nje koktej I mrekullueshem force, embelsie, ngrohtesie…Nje koktej I gjithi per te.Kishte qene e lumtur, tmerresisht e lumtur…Dhe pastaj si shiu ne mes nje dite dielli,kish ardhur ai largim I malluar.Ai kishte ikur diku, ne ate vend qe ajo as nuk donte tia kujtonte as emrin, dhe ajo kish mbetur serish vetem.Ishte ndare prej tij duke I shkeputur premtimin qe do te kthehej e kishte nisur te jetonte serish ditet e saj monotone me durim e shprese qe kjo pritje nje dite do te merrte fund.ne kete gjendje e kishte gjetur Ai I mallkuari.As vete nuk e kishte kuptuar si ishte future ne jeten e saj.Ishte perfshire ne nje lidhje qejfi, pa ndjenja, pervec nje kenaqesie trupore te ndersjellte.Kur e kishte kuptuar cpo bente ishte teper vone.Kishte qene nje mendjelehte e dobet, kishte tradhetuar besimin e Julit, e kishte mashtruar, e kishte genjyer.Me pas kishte tentuar ti rregullonte gjerat duke I venen gjithckaje nje gur persiper e duke u iluzionuar se nuk kishte ndodhur asgje per tu shqetesuar.Por ishte e pamundur.I mallkuari ashtu sic ishte future ne jeten e saj, ashtu edhe kishte dale…Si hajdut.Ai ishte larguar por pas kishte lene dicka qe nuk mund te injorohej…

To be continued...
 

bella

Primus registratum
Re: Le te flasim per trishtimin...

…NJE FEMIJE.Nje krijese qe merrte forme pak nga pak ne barkun e saj.Nje krijese qe deshmonte per mendjelehtesine e saj, nje gabim qe nuk duhej te kishte ndodhur kurrsesi.Por amund te jete femija nje gabim???
Ndjeu ti merrej fryma.Koka iu rendua serishmi.Juli tani do te kthehej.Si mund ti dilte perpara, si mund te shihte ne syte e bukur ajo, genjeshtarja?
Hapi deren dhe doli ne ballkon.Pallati ndodhej ne qender te qytetit.I ati kish dashur nje apartament mundesisht ne katet me te larta qe te kish veshtrim ne qender.Dhe e kishte gjetur.Ishte nje nga ato te dielat e zhurmshme te kryeqytetit.Kishte filluar te erresohej dhe neper rruge ishin ndezur dritat.Mbeshteti duart tek hekurat dhe pati nje deshire te madhe te fluturonte.Ndjeu mendjen ti boshatisej.Buzet qe I dridheshin iu qetesuan dhe muskujt iu ctendosen.Vuri kemben mbi pramak dhe la eren ti perkedhelte fytyren.Buzeqeshi…
Shkeputi duart nga hekurat, me pas ngadale dhe kembet dhe ndjeu te clirohej.Tashme era I perkedhelte gjithe trupin…E ndjeu veten te lire, plotesiht te lire…
Po fluturonte…
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Le te flasim per trishtimin...

Po shkruaj edhe une sot dicka per trishtimin, aspak ne menyre letrare, thjeshte si pohim.

....Sot jam trishte.

/pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

LEA

Primus registratum
Re: Le te flasim per trishtimin...

thelle ne shpirtin tim, aty ku bashkohen gjithe ndjenjat e mia, eshte nje ngjyre e mrekullueshme, e erret, terheqse, fuqiplote.

ngjyra e trishtimit.

dominuese, e ftohte dhe e ngrohte njekohesisht, me afrohet ngadale duke u perdredhur. dhe une e ndjek ate. vazhdoj ta ndjek. magjia e saj me ka roberuar dhe une si sonamblu i afrohem asaj.

dhe keshtu humbas sferen shkeqyese te shpreses, qe mbaj ne dore.

rrezohem. bie ne trishtimin tim. thelle e me thelle. por sfera e shpreses rrzohet bashke me mua. nuk me le vetem. floriri i saj fillon te vezulloje dhe me ngroh.

dhe...

thelle ne shpirtin tim, aty ku bashkohen ndjenjat e mia, shkelqen shpresa dhe une e marr perseri ne dore sferen e saj te florinjte, per te qene e armatosur
per heren tjeter
per magjine
per ngyjren e trishtimit

crystal, shpresoj te te motivoje pak.
por mos harro se nuk je vetem me te tilla ndjenja....
 

LEA

Primus registratum
Re: Le te flasim per trishtimin...

thelle ne shpirtin tim, aty ku bashkohen gjithe ndjenjat e mia, eshte nje ngjyre e mrekullueshme, e erret, terheqse, fuqiplote.

ngjyra e trishtimit.

dominuese, e ftohte dhe e ngrohte njekohesisht, me afrohet ngadale duke u perdredhur. dhe une e ndjek ate. vazhdoj ta ndjek. magjia e saj me ka roberuar dhe une si sonamblu i afrohem asaj.

dhe keshtu humbas sferen shkeqyese te shpreses, qe mbaj ne dore.

rrezohem. bie ne trishtimin tim. thelle e me thelle. por sfera e shpreses rrzohet bashke me mua. nuk me le vetem. floriri i saj fillon te vezulloje dhe me ngroh.

dhe...

thelle ne shpirtin tim, aty ku bashkohen ndjenjat e mia, shkelqen shpresa dhe une e marr perseri ne dore sferen e saj te florinjte, per te qene e armatosur
per heren tjeter
per magjine
per ngyjren e trishtimit

crystal, shpresoj te te motivoje pak.
por mos harro se nuk je vetem me te tilla ndjenja....
 

gangsterja

Primus registratum
Trishtimi me ka rrethuar,qekur ai nga mua eshte larguar.Mbyllem ne dhome ulem ne kolltuk marr nje cigare ne dore dhe nis te trishtohem perseri,se kam larg personin qe e dua plot dashuri.Nis te thurr plane sesi te sillem dhe sesi tia fitoj zemren,por s'mundem se jam shume e thjeshte ndersa ai ndryshe nga une.Atehere trishtimi me shume me kaplon,dashuria per te shume me mundon.Ja sesi me ndryshoi trishtimi ne nje tjeter person,per mua kjo dashuri ishte vuajtje e jo emocion.Un dua qe te jem me ty,por kam frike te ta them ne sy.Trishtimin nuk e largoj dot,se me mungon ti qe te dua me shume se c'do gje tjeter ne kete bot.Je drita e syve te mi,e un prandaj te dua pa kufi.

Jeta eshte si llogari,vdekja eshte kamata.
 
Top