Re: Le te flasim per seksin dhe te mirat e tij
Fillimisht postuar nga alinos:
[qb] teme nuk do shume kompetence, do vetem mendime!
Blue
njeriu e kupton se cfare po ndodh, shpesh nuk e pranojme per faktin se eshte me e lehte rutina se sa t'ja nisesh nga fillimi.
Me te njejtin person mund te besh dhe dashuri, dhe seks, po kjo s'do te thote se kur ti po ben tashme vetem seks, ai/ajo tjetri/tjetra po ben te njejten gje /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
Eshte pikerisht rutina qe e ben seksin te merzitshem. Une nuk mund ta mendoj te mundshme te qenurit me te njejtin person me dhjetra vite. Ajo qe i mban njerezit bashke (hiq ketu rrethanat e ndryshme) eshte pikerisht ajo e ndjenja shume e perfolur e dashurise!
Ne lidhje me paragrafine dyte ke shume te drejte, ndonese behet nje rreth vicioz. Njerezit ketu ne Skandinavi kane veshtiresi te shprehin ndjenjat e tyre, ndersa ata ne Mesdhe i shprehin vend e pa vend. Ne te dyja rastet, personi qe ndjen me shume eshte me i prirur te beje ate qe personi tjeter deshiron, fatkeqesisht.
Para 100 vitesh mendohej qe seksi te bente keq per shendetin, sepse syphilis bente kerdine. Tani mendohet qe seksi jo vetem qe eshte qetesues, por heq edhe stresin e dites, ndonese ne varesi nga numri i partnereve dhe kujdesi mund te jete po aq i rrezikshem sa 100 vite me pare.
Perveç thjesht kenaqesise te te paturit seks me nje vajze qe kam qejf dhe me te cilen kuptohem ne krevat, une shijoj gjithashtu momentin pasi ka mbaruar dhe kur ndihem shpirterisht dhe fizikisht me afer vajzes qe kam prane, dhe kur bota, problemet dhe gjithe idiotesite e tjera jane larg! Ato momente dobesie fizike dhe euforie (qetesie) shpirterore me ben te mendoj shpesh se per çfare tjeter jetojme. Eshte fatkeqesi qe momente te tilla duhet te ndodhin pasi ke bere seks, sepse ve ne dyshim bazen e lidhjes, por siç thashe me pare njerezit kendej kane mangesi te shprehuri...
Alinos, ajo qe nuk me pelqen tek trajtimi i çfaredolloj teme qe ka seksin apo erosin si baze ne kete Forum apo me Mesdhetaret ne pergjithesi, eshte qe gjithmone do dalin gorillat qe i bien gjoksit me grushte dhe ulerijne per "virilitetin" e tyre. E ben temen thjesht jo te sinqerte, dhe mbi te gjitha te merzitshme...
PS: Kam dash me te pyt me pare nese emrin e vertete e ke Sonila, meqe eshte Alinos e kthyme mbrapsht?!?