Le ta vendosim kete shkrim te teme e historise per ta rikujtuar

Klinton

Primus registratum
Le ta vendosim kete shkrim te teme e historise per ta rikujtuar

E Merkure, 11 Qershor 2003


PS NJEH 300 MIJE GREKE TE SHQIPERISE

Socialistet e Shqiperise e kane mbajtur premtimin e dhene PASOK-ut ne nje nga vizitat e hershme te Fatos Nanos ne Athine se emigrantet shqiptare jane te gjithe socialiste dhe se duhet te votojne per partine e Simitis. Vetem nje dite me pare nje nga gazetat me te medha greke "Kathimerini" ka publikuar lajmin e se nje grup deputetesh te PASOK-ut po behet gati te paraqese nje kerkese per dhenien e dynenshtetesise per 300 mije greke te Shqiperise. Te njejten gje ka botuar po dje edhe gazeta tjeter e njohur per zbulimin e skandaleve te qeveritareve "Avriani" ("E nesermja"). Kjo e fundit shkruan se ka te dhena qe deshmojne se qeveria greke ne bashkepunim me qeverine shqiptare po pergatit pajisjen e minoritareve greke te Shqiperise me pasaporte greke. Sic thote gazeta "kjo behet ne menyre qe te fitoje PASOK-u ne zgjedhjet parlamentare". Per t'ia arritur kesaj duhet qe minoritaret te kene te drejte te votojne ne 2004. Lajmi i bujshem ka ngjallur reagime te shumta. Reagimet vijne kryesisht nga opozita greke e perfaqesuar nga Partia Demokracia e Re e Karamanlisit. Ceshtja ka arritur deri aty sa kryeministrit grek Simitis i eshte kerkuar deri dje ne mbremje te jape nje pergjigje per akuzen e ngritur.

Deklarimi pro-Pasok i Nanos ne Athine

Pas trazirave social-politike te vitit '97 kryeministri aktual i Shqiperise Fatos Nano ne viziten e tij te pare ne Athine u prit si hero. Platia Kanigos e mbushur nga mijera emigrante shqiptare. E djathta shqiptare vuante antipatine popullore, fale zgjedhjeve te kontestuara te '96 dhe skandalit financiar me firmat piramidale. Ne kulmin e entuziazmit i sapo dale nga burgimi i gjate politik, Fatos Nano parapelqeu te njehesonte te majten shqiptare me te majten greke. Arsyet e deklarimit te pazakonte nuk ishin te rastit. Socialistet shqiptare shihnin tek greket dhe vecanerisht tek PASOK-u aleatin e tyre strategjik per te aderuar ne Internacionalen Socialiste si dhe per te siguruar mbeshtetjen e munguar te politikes perendimore.

Dy partite socialiste te Ballkanit, per me teper te dy shteteve fqinje me nje histori te perafert, e thelluan edhe me tej miqesine. Kjo fale edhe rolit te padiskutueshem te Fatos Nanos dhe lidhjeve te tij te shumta me politikane greke. Madje keto vitet e fundit aferia politike e te majteve shqiptare me greket ne pushtet eshte pare me dyshim nga analistet politike. Te mirat e binjakezimit politik PS-PASOK u ndjene ne politiken greke te emigracionit. Nuk ka qene e rastit qe fushatat e policise greke te tipit "fshesa" nuk kane pasur asnjehere permasat e njohura, kur ne Shqiperi qeverisnin te djathtet. Megjithate kostua e socialisteve qe ne te vertete ka qene edhe kosto per vete vendin, nuk ka qene e vogel. Greket kerkuan dhe moren jo pak nga ekonomia e vendit. Mjafton te kujtohet se dy operatoret e telefonise celulare jane greke.

Pasaportizii, greket pretendojne per 300 mije minoritare

Pajisja me pasaporta i minoritareve greke nuk mund te jete aq i thjeshte sa duket. Kjo per arsye te mungeses se dokumentacionit perkates qe te vertetoje pjesen homogjene te emigracionit shqiptar. Vetem pak kohe me pare greket kane deklaruar se ne Shqiperi jetojne se paku 300 mije nenshtetas me kombesi greke. Nese do te arrihej dynenshtetesia, PASOK do ta kishte absolutisht te sigurt fitoren edhe ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo eshte fare e dukshme nese do te shihen sondazhet e institucioneve serioze ne vendin e heleneve, ku Demokracia e Re ka nje fare epersie mbi partine e Simitisit. Njehsimi i monedhes ka shkaktuar shume pakenaqesi ne popullaten greke, per shkak te rritjes se kostos se jeteses.


PASOK nen presion, PS hesht

Fale reagimeve te shumta ne radio dhe televizion, pritej qe dje ne mbremje pergjigjja e Kostas Simitis per akuzen e ngritur nga gazeta "Avriani", por edhe per propozimin e deputeteve te PASOK-ut te lajmeruar nga gazeta tjeter "Kathimerini". "Ne kishim kohe qe hetonim per kete operacion te PASOK-ut ne bashkepunim me qeverine shqiptare", shkruante gazeta investiguese "Avriani". Serioziteti i gazetes ne fjale eshte pare dukshem sidomos pas disa akuzave per korrupsion ndaj qeverise "Simitis". Fale denoncimit trondites nje minister dha doreheqjen. Sipas analisteve greke ka gjasa qe PASOK te heqe dore nga ndermarrja qe do t'i siguronte fitoren e zgjedhjeve te 2004. Per me teper qe nuk ka qene rasti i pare. Ne zgjedhjet e fundit parlamentare PASOK u nxitua te pajiste me dynenshtetesi ruset dhe bullgaret ne zonen veriore te Greqise. Skandali u denoncua atehere nga gazetari i njohur Maqis Triandafilopulos. Fale kesaj politike te maskuar bukur me petkun nacionalist PASOK arriti te fitonte zgjedhjet ne disa zona problematike.

Nderkohe Tirana zyrtare, ndonese bashkeiniciatore e kesaj nisme te dyshimte, nuk ka bere asnje deklarim zyrtar. Nga kjo loje politike socialistet shqiptare ne pushtet nuk do te dilnin aspak te humbur. Homogjenet greke nuk do te ngurojne t'ia shperblejne PS-se me te njejten monedhe si edhe PASOK-ut nderin e dynenshtetesise ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne Shqiperi. Ne kete pikeveshtrim skandali perfshin te dy qeverite e fqinjeve ballkanike.
 
Top