LDK-ja dhe AAK-ja në Prizren lidhin koalicion
Prizren, 19 nëntor Sot bëhet zyrtarizimi publik i marrëveshjes mes Degës së LDK-së dhe të AAK-së në Prizren, e lidhur të mërkurën mbrëma, që kjo e fundit të përkrahë kandidatin e LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hanefi Muharremi, në rundin e dytë të zgjedhjeve, me 13 dhjetor. Në balotazh, Muharremi do të ketë për kundërshtar Ramadan Mujën e PDK-së.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren kanë arritur marrëveshje që në balotazh për kryetar të Komunës së Prizrenit kandidati i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hanefi Muharremi, të mbështetet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thuhet në një njoftim të dërguar nga zyrat për informim të degëve të dy këtyre partive në Prizren.

Sipas njoftimit, me marrëveshjen që pritet të zyrtarizohet sot, do të bëhen publike modalitetet e koalicionit në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kandidati i LDK-së, Hanefi Muharremi, në bazë të rezultateve të bëra publike nga KQZ-ja, ka marr 30.3 për qind të votave, kundrejt Ramadan Mujës të PDK-së, i cili ka marr 31.2 për qind të votave, për kryetar të Prizrenit.

Ndërkaq, për Kuvendin Komunal, LDK-ja ka marr 25.9 për qind nga 41 ulëset sa ka KK-ja e Prizrenit, ndërsa PDK-ja ka marr 28.8 për qind të ulëseve, sipas rezultateve të rritshme të bëra publike nga KQZ-ja.

Pas këtij koalicioni, LDK-ja dhe AAK-ja arrijnë një forcë prej 33.8 për qind të ulëseve në KK-në (AAK-ja ka marrë 7.9 për qind)..

Në bazë të kësaj përqindje, maksimumi i ulëseve që mund të sigurojnë bashkarish në KK këto dy subjekte, është 14 ose 15 këshilltarë, që nuk mjafton karshi të paktën 21 votave, sa i duhet një subjekti politik që të ketë shumicën në Kuvendin Komunal, nëse i fiton edhe zgjedhjet për kryetar komune, me 13 nëntor.

KOHA

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24128. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24128