LCD televizorët e ri Sony janë pa tela dhe të hollë

LCD televizorët e ri Sony janë pa tela dhe të hollë

f.0911110703189_m.jpg



Kompania Sony ka paraqitur dy televizorë LCD nga seria Bravia, me teknologji diç më të lirë të ndriçimit LED sesa tek disa prej modeleve të mëhershme, por edhe me specifika të mrekullueshme, dizajn të përsosur dhe natyrisht çmime të kripura.Sony Bravia XBR10 është televizor LCD/LED televizor i cili vjen me dy madhësi: 46 e 52 inç, derisa dallohet nga seria XBR8 për faktin që nuk e përdorë teknologjinë e shtrenjtë të Sony për ndriçimin LED të quajtur Triluminos, por LED ndriçim në kënde të cilat ulin çmimin e pajisjes.</p>


Megjithatë, bëhet fjalë për televizorë nga maja e ofertës së Sony, të cilët mund të lavdërohen për procedimin e pamjeve BRAVIA Engine 3, teknologjinë Motionflow, frekuencën e freskimit prej 240Hz, shtëpizën jashtëzakonisht të hollë dhe qasjen pa tela në media qendrën tuaj shtëpiake.</p>


Emërtimi i plotë i të dyja modeleve është KDL-52XBR10 e KDL-46XBR10, derisa çmimi është 4.500 dollarë për modelin më të vogël dhe 5.000 dollarë për atë më të madh.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=170. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=170
 
Top