Lawrence, largohet “e prekur” nga serenatat (Foto)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi



Që prej deklarimit të lidhjes së tyre romantike në fillim të këtij viti, ata po bëjnë të pamundurën për ta ruajtur atë…


Asgjë nuk mund të ndryshonte as mesnatën e së mërkurës, kur 24-vjeçarja Jennifer Lawrence është parë të largohej nga një koncert i Coldplayt, bandës muzikore tepër të famshme të kryesuar nga “i dashuri” i saj Chris Martin, 37 vjeç.



Aktorja fituese e Oscarit e bëri të qartë se nuk dëshironte ta shihnin teksa largohej nga shfaqja, pasi u përpoq ta mbante mbuluar fytyrën e saj me çantën e dorës, duke dalë prej hotelit nga dalja e pasme.


Duke qëndruar në përputhje me këtë temë, bukuroshja bjonde mbante veshur një ansambël tërësisht të zi, përfshi një çarje të tejdukshme në skaje nga ku i dukej pjesa e sipërme e këmbës.

Ylli i kinemasë i kishte të lëshuara flokët e saj bjonde, duke shtuar këtu edhe një zinxhir argjenti të varur në qafë.

Sigurisht, kur e pa që përpjekja e saj për t’u fshehur pas çantës dështoi, atëherë ajo e mbuloi fytyrën me duart e saj teksa hipte në makinën që e priste jashtë.

Dëshmitarë nga koncerti thanë se rokeri Chris Martin i thuri disa serenata asaj, përgjatë gjithë shoë-t. Jennifer është parë për herë të parë me Martin në koncertet e tij në Nju Jork gjatë Gushtit, teksa dukej më e tërhequr prej baladave të tij.

“Pikërisht përpara se të niste show, Jennifer Lawrence u afrua pranë skenës, e rrethuar nga dy çifte të dashuruarish, në përpjekje për të gjetur vendet e tyre ulëse”. Sapo 37-vjeçari hyri në skenë, menjëherë nisi skanimin e turmës, nga ku pikasi Lawrence dhe më pas i gjithë koncerti u duk sikur i dedikohej asaj.

 
Top