Largim

nga Romelda Gjini

Makina lundronte me mundim në atë lum dritash në rrugën kryesore.Si zakonisht filloi të grindej me veten se pse skishte marrë rrugët e lagjes. Por tani ishte vonë për ti shpëtuar trafikut.

Përsëri i kuqTë gjithë kishin një ngut të cmendur për të shkuar diku.Nga xhami perceptoje një ankth pritjeje përzier me një zemërim e lodhje nervash, dukej gjithcka kaq qesharake.

Jeshil, e pas 2 min përsëri i kuq.Asaj iu kujtua ecja e nuses në kishë një hap e ndaloe ndërsa të gjithë mbanin frymen teksa sodisnini atë bardhësi në kufijtë e ekzagjerimit.Sakaq rrjedha e mendimit iu ndërpre nga një klakson që i kujtonte se semafori ish përsëri jeshil e ish koha të ecte.

Hapi xhamin për të ndjerë ajrin e ftohtë të mbrëmjes dhe sakaq nusja , kisha , të ftuarit fluturuan nga dritarja .Vendin e tyre e zunë zhurmat e trafikut dhe të qytetit që sapo kishte filluar jetën noturne.

I pëlqente ky kaos i rregullt ,kish mësuar ta lundronte më së miri edhe pse herë-herë zhytej në të, duke share e mallkuar.Por sido që të ishte skishte për ta braktisur këtë qytet .Ishin shumë të ngjashëm.Kaotik deri në ate pikë sa të bënin të ndiheshe i gjallë; me fytyra të ndryshme ,të gjitha pjesë e të njëjtës tabllo.Kjo ishte dhe pjesa më e veshtirë , njëherë që kishe parë përtej e kishe bërë tëndin ,mund ta jetoje.

Ndërkaq makina po rrëshqiste drejt shtëpisë dhe ajo pa e kuptuar as vetë u gjend me celsat e apartamentit në dorë

Oh , më në fund në shtëpi.Hapi perdet dhe mijëra drita vetrinash vershuan në atë bilokalë gjysmë të mobiluar.Ndezi televizorin , përseri të njëjtat lajme,- tha me vete e sakaq derdhi dicka në gotë

U lëshua pa forca mbi divan.I pëlqente ajo copëz komoditeti, e, ndërsa shijonte athësin e verës, ndjeu të njëjtën ndjesi që vinte dhe e takonte n
Ky artikull eshte marre nga: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2593. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=2593