Laptop që mbushë baterinë pa tela?

Laptop që mbushë baterinë pa tela?

Laptop1.jpg

Kompania Dell së shpejti do të duhej të paraqiste laptopin me performansa shumë të larta të emëruar Latitude Z, derisa revista Forbes raporton se ai do të mund të kishte mbushje pa tela të baterisë.

Dell vlerëson se tregu afarist është i gatshëm edhe për një laptop me performansa shumë të larta dhe në të njëjtën kohë me çmime po aq të larta. I paralajmëruari Latitude Z është i dizajnuar duke pasur parasysh shfrytëzuesit afarist, edhe pse nuk bëhet fjalë për një kompjuter kompakt. Në fakt, është paralajmëruar se ai do të ketë ekran me diagonale prej 16 inç, që është më i madh sesa tek laptopët afarist të cilët sillen prej 14 deri në 15.4 inç.

Forbes ka theksuar se në laptopin e radhës do të ketë mundësi të mbushjes së baterisë pa tela. Kjo do të ishte edhe hera e parë që ndonjë pajisje e madhe do të përmbante këtë teknologji. Diç e ngjashme është parë deri më tani vetëm në pajisje të vogla siç është telefoni i mençur Palm Pre, i cili ka një lloj qasjeje magnetike për mbushje. Nuk është e njohur nëse Dell do të përdorë këtë lloj teknologjie apo diç edhe më të avancuar në laptopin e vet Latitude Z.

Nuk dihet as çmimi i saktë i laptopit, vetëm se është paralajmëruar që do të kushtojë më shumë se 1.100 dollarë amerikanë.

www.dell.com

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=762. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=762

Top