Land Rover konfirmon zyrtarisht prodhimin e modelit LRX

Albforumi

Primus registratum
Land Rover konfirmon zyrtarisht prodhimin e modelit LRX

Land-Rover-konfirmon-zyrtarisht-prodhimin-e-modelit-LRX-300x200.jpg
Land Rover ka konfirmuar zyrtarisht prodhimin e modelit LRX , për të cilën është spekuluar me muaj të tërë.Prodhuesi britanik i automjeteve të terrenit dhe atyre sportive do ta shtojë edhe modelin LRX në listën e tij.

Modeli serik i cili për herë të parë është paraqitur vitin e kaluar në panairin e automjeteve të Detroitit do të duhej që të paraqitet zyrtarisht vitin e ardhshëm, dhe shitjet të fillojn në vitin 2011.

Edhe pse stafi i Land Rover nuk zbulojnë shumë gjëra për modelin e tyre të ri, LRX, i cili me shumë gjasë nuk do të quhet si i tillë kur të del në shitjes, do të jetë më i vogli, më i lehti dhe më i efektshmi nga të gjitha modelet e deritanishme të Land Roverit.

Automjeti do të duhej të ndërtohej në platformën e përshtatur të modelit Freelander, derisa nën kapak të motorit do të duhej ti gjendej 2.2 litërshi me naftë, si dhe 3.2 litërshi me benzinë dhe gjashtë cilindra. Supozohet se në plan është edhe versioni hibrid me benzinë dhe rrymë.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.autolajme.com/?p=697. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.autolajme.com/?p=697

Top