Lançohet Firefox 29 Australis

admin

Administrator
Pas rreth dy vitesh me lajme të herëpashershme dhe me foto, më në fund Mozilla lançon për të gjithë ne Firefox 29, versionin e parë të ndërfaqes Australis për shfletuesin. “Nuk është thjesht një ndryshim në ndërfaqe, as ndonjë rregullim i thjeshtë i ndonjë bug-u, por është një ndryshim i thellë i eksperiencës së përdoruesve në Firefox që ka qënë në përpunim në pesë vitet e fundit” ka shkruar në një postim në blogun personal Jennifer Morrow, dizajnere e eksperiencës së përdoruesit në Mozilla.

Pamja e re përfshin edhe tabet më të rrumbullakosura dhe një ikonë menuje në cepin e djathtë lart. Gjithashtu, menuja kryesore ka nëj ndërfaqe më të lehtë drag-and-drop për kostumizim më të thjeshtë. Ikona e menusë ka ndryshuar dhe është ikona e quajtur e tipit “hamburger”. Gjithsesi, edhe ky version i shfletuesit vazhdon të mbajë pamjen klasike të Firefox me butonin që të kthen në faqen e mëparme, me kutinë e veçantë të kërkimit dhe me opsionet e paracaktuara në menunë e shiritëve.



Duke qënë se jemi në epokën e pajisjeve me prekje, duket se Firefox 29 i qaset më pranë ndërfaqes me prekje duke pasur ikona më të mëdha dhe me tekst pak më të madh. Kjo çon në rezultatin e një menuje dhe ndërfaqeje më të thjeshtë dhe vetëm me opsionet bazë në të. Opsionet mund të kostumizohen lehtë sipas dëshirës së përdoruesit. Opsione kostumizimi jepen edhe për shiritat e dritares së shfletuesit. Jo vetëm shiriti i bookmark-eve mund të fshihet, por tashmë mund të hiqet edhe shiriti i menusë ose shiriti kryesor i dritares.

Doni ta provoni Firefox 29 Australis? Në shfletuesin tuaj Firefox mund të shkoni në Help -> About Firefox dhe aty mund të përditësoni shfletuesin. Ose mund ta shkarkoni versionin e përditësuar nga faqja e Mozilla duke klikuar këtu.



Burimi: http://www.pcworld.com/article/2148946/firefox-29-with-new-australis-interface-rolling-out-now.html

Artikulli i plote...
 
Top