Lamtumire Psikolog, del jashte mode
Lamtumirë psikolog, del jashtë mode
Për të zgjidhur hallet tani kemi “konsulentin filozofik”
Për të të yshtur si hosteni i Sokratit që shkund kafshën e përgjumur. Ose për t’i treguar rrugën e daljes mizës që sorollatet në brendësi të shishes pa e kuptuar se gryka nuk ka tapë dhe jashtë është ajri. Për të kuptuar, kërkuar, arsyetuar, thelluar, por natyrisht pa ambicien e kotë se do të shërojë. Sepse praktika e konsulencës filozofike ka lindur si alternativë e psikanalizës dhe psikoterapisë. Tani nuk kemi më nevojë për psikolog për të zgjidhur hallet tona të shumta, për të dëgjuar dëshpërimin, për të larguar mërzinë. Në “skenë” është ngjitur konsulenti filozofik, që problemin e shtron në një fushë akoma më të gjerë. Kjo do të jetë e ardhmja e kuruesve tanë të shpirtit dhe të mendjes. Mania e fundit duket se ka pushtuar me shpejtësi të madhe gjithë botën. Objektivi i saj është “të lërë jashtë derës sëmundjen dhe të vendosë një dialog të barabartë”, shpjegon Neri Pollastri, president i Shoqatës për Konsulencë Filozofike në Itali, ku mania duket mjaft e përhapur që tani. Moreno Montanari, një tjetër specialist i fushës, autor i “Konsulenca filozofike, terapi apo formim?” i quan miq dhe kurrë “pacientë” personat që i drejtohen atij. Tashmë, 25 vjet pas lindjes zyrtare të disiplinës së konsulencës filozofike (themelues i saj u konsiderua gjermani Gerd Ahenbah, i cili në 1981 nisi të dialogojë me “miqtë” e tij duke shëtitur në pyll) dhe disa viteve të hyrjes së saj në Itali, Pier Aldo Rovatti bën përmbledhjen mbi këtë disiplinë me librin “Filozofia mund të shërojë?”. Docenti i filozofisë bashkëkohore në universitetin e Triestes nis nga një tezë: “Ku do të shkonte sot Sokrati? Asokohe shkonte në vendin publik më të përshtatshëm, në sheshe”. Sot ka në dispozicion një studio konsulence për të bashkëbiseduar me miqtë e tij. “Natyrisht, kush vjen te ne, është i shtyrë nga një shqetësim, – thotë Pollastri, – por objektivi ynë nuk është të zgjidhim problemin e tij specifik. Është më tepër për t’i ushqyer besim në mendimet e tij, që ta zhvendosim shqetësimin në një horizont më të gjerë. Të provojmë ta zbusim, ta përmbysim e ta shohim me objektivitet. Si dhe të rivlerësojmë aspektet e rëndësishme të jetës.” Për të formuar konsulentët filozofikë, universiteti i Venecias ka hapur dhe një master. Mbi 20 studio private kanë “mbirë” tashmë në të gjithë Italinë si dhe janë organizuar nga ndërmarrjet seminare të ndryshme. Kjo praktikë ka gjetur zbatim disa herë edhe në publik. Lagja Isolotto në Firence ua ka ofruar banorëve të saj për një vit falas këtë shërbim. Eksperimente të tjera janë bërë dhe në Ministrinë e Drejtësisë, personelin e spitalit torinez Molinette dhe studentët e universitetit të Kaliarit. “Objektivi i punës sonë, – shpjegon Montanari, - është të dëshmojmë se filozofia ka një dobi praktike. Gjatë takimit është gjithnjë miku që drejton bisedën. Dhe nëse Sokrati mbetet pika e referimit kryesor për dialogun, filozofët që citohen më shpesh janë Heidegger, Uitgenshtajn, Hegel, Satri. Për pjesën më të madhe biseda transformohet në një moment kënaqësie, një dhuratë që ia lejojnë vetes, në një farë mënyrë një sublimim i jetës së përditshme”. Dhe studioja e konsulentit, ashtu si dhe pylli i Ahenbahut, kthehet në “një vend ku gjithçka shihet sikur nuk të përket”.