Lala, Leverkusen i ofroi 1.3 milione euro rroge vjetore

Klinton

Primus registratum
Lala, Leverkusen i ofroi 1.3 milione euro rroge vjetore

Lala, Leverkusen i ofroi 1.3 milione euro rroge vjetore
Altin Lala mund te ishte sot nje nga me te paguarit lojtare shqiptare, ndoshta me i paguari. Sipas "hannoversport.de", vjet ne vere, Leverkusen i ofroi nje kontrate deri ne vitin 2006, me page baze vjetore prej 1.3 milione eurosh, plus shperblimet (tekstualisht ne gjermanisht: Vertrag bis 2006, 1,3 Millionen Euro Grundgehalt plus Prämien pro Saison). Pese klube te Bundesliges, po sipas kesaj adrese e kerkuan vjet shqiptarin e mesit te fushes qe sot eshte kapiten i Hannover 96, po ne Bundeslige.

Disa nga rrogat e futbollisteve shqiptare jashte vendit

Tare: 800.000 euro (sipas medias italiane)

Bogdani: 200.000 euro (sipas soccerage.com)

Murati: 200.000 euro (te Iraklis)

Hasi: 75.000 euro (sipas esm.haisoft.net)
 

Klinton

Primus registratum
Re: Lala, Leverkusen i ofroi 1.3 milione euro rroge vjetore

<ul type="square">
[*]Frankfurt: Ja sa fiton Geri Cipi
[/list]
Futbollisti shqiptar merr 16.600 euro ne muaj, ne nje kontrate 2-vjecare, plus 3.000 euro shperblim per cdo pike te fituar dhe 80.000 euro shperblime te tjera. Por dy menaxhere jane ne sherr per kartonin e shqiptarit dhe kerkojne nga 50.000 euro secili

FRANKFURT - Geri Cipi merr 16.600 euro ne muaj, pa llogaritur shperblimet e tjera. Duke e shumezuar kete me 12 muaj, del shifra prej 199.200 eurosh ne vit, dicka me shume se 175.000 eurot qe kishte shkruar "Korrieri". Kete e zyrtarizon "Kicker", ne nje artikull te djeshem ne internet. Ketyre parave iu shtohen edhe 3.000 pike per cdo pike te fituar dhe 80.000 euro te tjera si shperblime te ndryshme. Frankfurt ka parashikuar edhe shperblime plus nese skuadra arrin ne Kupen UEFA, ne Ligen e Kampioneve, te Kupa e Gjermanise apo te titulli gjerman. Dhe te mendosh se Eintracht ndjek nje politike kursimi te rrepte, e cila ka dhene sukses deri tani. Por shqetesim per klubin gjerman eshte se jane edhe dy "moderatore" apo prokuratore qe kerkojne para si perfaqesues te Cipit. I pari eshte Klaus Gerster, prokurori zyrtar i Cipit (si edhe i Skeles), ndersa tjetri eshte Milan Broceta, agjent i FIFA-s me qender ne Belgjike. "Une kam te drejten e lojtarit per ne Bundeslige deri ne dimer", - thote Gerster. Ndersa Broceta: "Gerster nuk ka autozimin e Gentit, keshtu qe ai ka shkelur rregulloren e FIFA-s ne keto raste. Une jam ne kete zanat qe nga 1988 dhe nuk kam hasur ndonje rast kaq te piset si ky, deri me tani". Dhe Frankfurt eshte i shqetesuar sepse te dyja palet kerkojne nje shperblim prej 50.000 eurosh secili. "Honorar dyfish per Geri Cipin?" pyet ne menyre retorike "Kicker".
 
Top