Lajme Sportive nga Bota e Futbollit

S

Scorpion

Guest
Lajme Sportive nga Bota e Futbollit

Ketu mund te sillni e postoni informacionet me te fundit nga bota e futbollit
 
S

Scorpion

Guest
Re: Lajme Sportive nga Bota e Futbollit

Shqipëri-Maqedoni: Në duar të gjyqtarëve italianë!

Tiranë, 27 janar - Italianet Paolo Bertini, Stefano Airoldi dhe Marcelo Ambrozino, do të drejtojnë ndeshjen miqësore Shqipëri-Maqedoni.
Ndeshja do të zhvillohet në datën 7 shkurt në orën 16:00 në stadiumin "Loro Boriçi" të qytetit të Shkodrës. Gjyqtarët italianë do të mbërrijnë në Shqipëri më datë 6 shkurt dhe do të priten e shoqërohen nga shefi i Sektorit të Gjyqtarëve në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), Sulejman Mema.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Lajme Sportive nga Bota e Futbollit

Spaleti vazhdon me Romën

Romë, 16 janar - Zyrtarët e Romës kanë njoftuar se është arritur marrëveshja për vazhdimin e kontratës në mes skuadrës dhe trajnerit Luçiano Spaleti.

Megjithëse lajmi është publikuar nga vet zyrtarët e klubit, nuk është dhënë asnjë informacion rreth vlerës dhe kohëzgjatjes së kontratës së re. Në komunikatën e lëshuar për media thuhet: “Kryetari i klubit Franko Sensi dhe trajneri Luçiano Spaleti me kënaqësi të madhe publikojnë vazhdimin e kontratës. Hollësitë për kontratën e re do të publikohen nesër”. Sipas zërave që qarkullojnë në kryeqytetin italian, parashikohet që Spaleti të ketë nënshkruar kontratën deri në vitin 2011, ndërsa për një stinor ai do të marrë 1.4 milionë euro.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Lajme Sportive nga Bota e Futbollit

Moxhi: Mendova te vetevritem!

29 Janar Luciano Moxhi, i ftuar ne nje program te Mediasetit, "Il Bivio", qe flet per jeten dhe rruget qe merr ajo, ka folur ne lidhje me "Calciopoli"-n dhe kthesen qe mori jeta e tij. "Ne ate kohe, mendova edhe per nje vetevrasje, por me pas vetem besimi me ndali dhe i thirra mendjes. Ne te vertete, me vrane shpirtin me ate skandal dhe bota e futbollit m'u duk e zymte, te pakten per nje dite. Mendoj se proceset dhe gjithcka tjeter ndodhin ishin thjesht nje manifestim i rreme, sepse futbolli nuk ka ndryshuar. Vazhdon te jete i semure dhe kjo duhet marre parasysh". Ne fund, Moxhi tha dy fjale per Platinine: "Personi i duhur, ne vendin e duhur".
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Lajme Sportive nga Bota e Futbollit

Fitorja e Fiores vlen "1 Ton"

29 Janar Fale nje goli te sulmuesit te Kombetares dhe rrjetes se shenuar nga Jorgensen, Fiorentina mund 2-1 Livornon, ne derbin toskan, duke arritur nje tjeter rezultat te rendesishem. Livorno mundohet qe te befasoje, duke kaluar i pari ne avantazh, por ne pjesen e dyte ne fushe zbret Fiorentina me e mire dhe me nje Toni te papermbajtshem permbys gjithcka, duke fituar me rezultatin 2-1. Iluzioni livornez zgjat vetem 45 minuta, deri sa "ushtria vjollce" zgjohet dhe shkarkon gjithe inatin mbi Lukarelin e skuadren e tij. Ndersa Toni dhuron barazimin, Jorgensen godet me nje "grusht" kundershtarin, duke e hedhur ne toke. Nje tripikesh i rendesishem per djemte e Prandelit, qe vazhdojne te shpresojne ne zonen Champions.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Lajme Sportive nga Bota e Futbollit

Lampard, ne fushen gravitacionale te Milanit

29 Janar Klubi italian ka pranuar qe eshte i gatshem te paguaje 8 milion sterlinat, te cilat mesfushorit anglez i duhen per te prishur kontraten aktuale

Drejtori i pergjithshem i Milanit, Ariedo Braida pranoi qe klubi italian eshte i gatshem te beje goditjen e merkatos ne vere, duke sjelle ne “San Siro” yllin e Celsit, Frenk Lampardin. Sipas rregullores se FIFA s, futbollistet nen moshen 28 vjecare, qe kane permbushur tre vjet te kontrates se tyre me klubin aktual mund te lirohen nga kontrata e tyre duke paguar te njejten shume qe do te perfitonin nese do te qendronin deri ne fund te saj, me kusht qe ta bejne dicka te tille te ditur 15 dite perpara perfundimit te sezonit. Duke qene se ky rregull varet nga vlera e pages dhe jo ajo e tregut, Lampard mund te lirohet nga kontrata e tij me blute duke paguar vetem tete milion sterlina. Braida ben te ditur se Milani po i ndjek me vemendje zhvillimet dhe do te ishte i gatshem te paguante shumen e mjaftueshme, nese mesfushori anglez do te kerkoje te largohet nga “Stamford Bridge”: “A eshte e vertete? Lampardi do te jete i vlefshem per tete milion sterlina? Ne qofte se kjo eshte e vertete, atehere pa dyshim qe jemi te interesuar. Lampard eshte nje futbollist i mrekullueshem, njeri prej me te mireve ne bote dhe kjo, nese do te rezultoje e vertete do te ishte nje prej atyre mundesive qe paraqitet vetem nje here ne jete”, deklaroi drejtuesi i Milanit per “Sunday Mail”. Klubi londinez beri te ditur gjate javes se shkuar qe eshte prane nenshkrimit te rinovimit te kontrates me Lampardin, por ende nuk ka asgje konkrete. Braida, nderkohe beri te ditur qe klubi i tij do t’i bashkohet koalicionit te klubeve te medha te Europes, pas projektit te bere te njohur nga presidenti i ri i UEFA s, Mishel Platini, qe kerkon te reduktoje ne tre numrin maksimal te skuadrave qe mund te perfaqesohen nga cdo shtet ne Champions League. “Asnje prej klubeve spanjolle, italiane, angleze dhe gjermane nuk e deshiron dicka te tille dhe Milani gjithashtu. Platini eshte nje njeri i futbollit dhe e pergezojme per detyren e tij te re, por ai duhet te kuptoje qe nje kompeticion si Champions League ka shume kohe qe eshte i suksesshem dhe nuk e kuptojme nevojen per ta ndryshuar ate”, perfundoi Braida.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme Sportive nga Bota e Futbollit

platini ka vite qe do ta reduktoje numrin e pjesmarresve ne champions ne 3 se dihet qe i ka shume qef italianet. kurse milani flet gjithe vitin per lampard e ronaldinho e pastaj i merr qe te dy interi. /pf/images/graemlins/mad.gif
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Lajme Sportive nga Bota e Futbollit

Jurgen Klinsman, ofertë nga Australia

Ish-trajnerit të kombëtares gjermane, Jurgen Klinsman pas ofertës së bërë nga Amerika, një tjetër ftesë i ka ardhur, por këtë radhë nga Australia. Shtypi vendas shkruan se Jurgen Klinsman do të drejtojë kombëtaren australiane në Kupën e Botës 2010. Klinsman, i cili udhëhoqi Gjermaninë në vendin e tretë në botërorin e fundit ka drekuar të martën e kaluar në Los Anxhelos me Piter Loi, djalin e presidentit të Federatës Australiane të Futbollit Frenk Loi, shkruante e përditshmja australiane Sun-Herald. Po sipas gazetës, burime të afërta të takimit kanë pohuar se biseda kishte të bënte më shumë për qëllime biznesi dhe aspak një takim shoqëror. Ndërkohë ish-sulmuesi i Gjermanisë nuk e ka përcaktuar ende se kur do të jetë zyrtarisht në krye të një pankine. “Po e përgatis veten për një aventurë të re që mund të zgjasë për një kohë të gjatë. Dhe kjo mund të ndodhë për një muaj, 2 muaj ndoshta edhe për 1 ose 2 vjet”, deklaroi Klinsi javën e kaluar. Klinsman, i cili jeton me familjen në Kaliforni u tërhoq përfundimsiht nga futbolli në 1998. Ndërkaq në listë për kreun e kombëtares “Socceroos” është edhe holandezi, Leo Beenhakker që aktualisht drejton kombëtaren polake dhe në botërorin e fundit drejtoi Trinidad&Tobago.
 

ScorPio

Primus registratum
Re: Lajme Sportive nga Bota e Futbollit

Fakt interesante nga futbolli Shqipetare

Shqipëria u ftua të merrte pjesë në Kupën e Botës 1934, por për shkak të vështirësive organizative nuk u realizua. Shqipëria është një nga anëtarët themelues të UEFA-s më 1954. Mori pjesë në Kupat e Evropës për herë të parë ne 1963, për edicionin e 1964.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Lajme Sportive nga Bota e Futbollit

Kane dale disa zera qe thone per shitje te ndeshjes se sotme te Beses me rezultat 1-1 ne tirane edhe humbje te Beses ne bullgari,shresoj qe te mos jete e vertete dhe Besa te bej perjashtimin e skuadrave shqiptare qe i shiten ndeshjet keto 15 vitet e fundit,shune kompani bastesh po e heqin Besen nga skedinat(presidenti Bizhdili ka pranuar edhe shitje ndeshjes ne te kaluaren nga ana e tij)
 
Top