Lajme ekonomike!

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Fryhen importet e akcizës

Mallrat e akcizës kanë shënuar rritje të importit. Karburantet rriten me 63%

Mallra e akcizës kanë rritur volumin e importeve duke thelluar më tej deficitin tregtar. Sipas të dhënave të Instat, për tremujorin e parë të këtij viti mallrat e akcizës, vetëm në muajin prill të këtij viti kanë arritur një volum importi prej, 2.95 miliardë lekë. Në muajin Prill 2007, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 2,9 miliardë lekë, duke zënë 9.7 përqind ndaj totalit të importit. Krahasuar me Prillin e 2006, importi i mallrave me akcizë ka patur rritje prej 56.6 përqind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave e zënë nënproduktet e naftës (63 përqind).

Bilanci tregtar
Në muajin Prill të vitit 2007 u eksportuan 7,9 miliardë lekë mallra, me rritje 23 përqind në krahasim me muajin Prill të 2006 dhe ulje 4.7 përqind në krahasim me muajin Mars 2007. ndërkohë që janë importuar 30,4 miliard lekë mallra me rritje 34.9 përqind në krahasim me muajin Prill të 2006 dhe ulje 3.1 përqind në krahasim me muajin Mars 2007. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 22,miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 2.5 përqind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 39.6 përqind krahasuar me muajin respektiv të vitit 2006. Tregtia me vendet e Bashkimit Europian zuri 61.8 përqind. Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti është 68.9 përqind dhe importi 26.8 përqind, kurse me Greqinë, eksporti është 7.3 përqind dhe importi 14.3 përqind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë: për eksportin, Austri, Kinë, Maqedoni, Turqi, etj, dhe për importin, Greqi, Kroaci, Rusi, Ukrainë, etj.

Krahasimi Prill-Shkurt

Eksporti i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 30.4 përqind, “Materiale ndërtimi dhe metale” u rrit 8.2 përqind etj. Ndërsa eksporti i grupit “Prodhime druri dhe letre” u ul 14.8 përqind etj. Importi i grupit “Materiale ndërtimi dhe metale” u rrit 18 përqind, “Prodhime druri dhe letre” u rrit 2.6 përqind, etj. Ndërsa importi i grupit, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u ul 12.5 përqind, etj

E Premte, 01 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

AMBO merr “Ok” në parlamentin Bullgar

Bien poshtë të gjitha dyshimet për mos ratifikimin e Bullgarisë. Projekti gati për implementim

Altin Xhikneli
Parlamenti bullgar ka ratifikuar marrëveshjen për ndërtimin e naftësjellësit Burgas-Vlorë, të quajtur AMBO. Dje, marrëveshja midis Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë për ndërtimin naftësjellësit 1.5 miliardë dollarësh i cili do të bëhet aktiv në vitin 20011, ka kaluar në parlamentin bullgar dhe tashmë pritet vetëm fillimi i punimeve. Marrëveshja është miratuar me 127 vota pro dhe 26 kundër. Ministrat e këtyre vendeve nënshkruan marrëveshjen në 31 Janar 2007 për AMBO-n. Naftësjellësi do të jetë, 895 kilometra i gjatë dhe do të shmangë, ngushticën e Bosforit në Turqi. Projekti miliarda dollarësh do të financohet 71% nga banka të ndryshme në formë kredie, dhe 29 përqind nën pronësinë e investitorëve. Në fillim dyshimet mbi këtë projekt ishin se Bullgaria mund të mos e nënshkruante marrëveshjen për ndërtimin e AMBO-s se rezultat i presionit të Greqisë dhe Rusisë. Por ratifikimi i djeshëm në parlament, përforcoi qëndrimin e Bullgarisë për ndërtimin e këtij naftësjellësi i cili është një investim dhe projekt i hershëm amerikan. Para disa kohësh ministri maqedonas për Investimet e Huaja, Gligor Tashkoviç, është shprehur gjatë një interviste se naftësjellësi AMBO ofron avantazhe ndaj konkurruesit të tij kryesor në rajon, naftësjellësit Burgas-Aleksandropulos, i cili do të transportojë naftën ruse nga Bullgaria drejt Greqisë. Sipas tij, pritet që punimet në terren të nisin gjatë muajit qershor apo shtator të vitit të ardhshëm dhe të përfundojnë në vitin 2011

Kostoja e AMBO-s
Sipas njeriut i cili ka para se t’u bënte ministër në Maqedoni ka punuar në projektin AMBO, naftësjellës mund të ofrojë përqindje transiti për kilometër me vlerë 9.10 dollarë për ton ndryshe nga vlerat e taksave për naftësjellësin konkurrent Burgas-Aleksandropulos, të cilat sipas Hellenic Petroleum, pjesë e konsorciumit të përfshirë ne realizimin e projektit, do të jetë 5.42 dollarë për ton. Por sipas tij, avantazhi kryesor i AMBO-s do të jetë terminali i cili do të ndërtohet në Vlorë. Tashkoviç është shprehur se terminali i Vlorës në Shqipëri do të ofronte lehtësi më të mëdha, si pasojë e thellësisë më të madhe të ujërave portuale, në krahasim me portin e Aleksandropulosit në Greqinë e Veriut. “Mjafton të studiojmë shifrat”, është shprehur ai. “Mendoj se do të zbuloni se Aleksandropuli nuk do të jetë në gjendje të mbajë tankerët e mëdhenj”. Sipas Tashkoviç, naftësjellësi është projektuar për një transite të ngarkesave të mëdha dhe se ai do të pozicionohej për t’i shërbyer më mirë tregjeve të Europës Perëndimore dhe Amerikës së Veriut në krahasim me Aleksandropulosin, i cili gjendet më në lindje dhe Triestja në Veri – të cilët mund të lidhen me portin e Konstanzës në brigjet rumune të Detit të Zi.

E Premte, 01 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Shitjet në kolaps

Qytetarët gjithnjë e më të varfër. Në tremujorin e parë kursyen kafetë dhe celularët, ndërtimi më i prekuri.

Shitjet në ekonomi kanë pësuar një rënie gati në të gjithë sektorët. Ky është rezultati i raportit të Instat për tremujorin e parë të këtij viti. Sipas Instat, Indeksi i Shitjeve në tremujorin e parë 2007 arriti 74.9 përqind, duke shënuar një rënie prej 25.1 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Gjatë këtij tremujori vihet re një rënie e nivelit të shitjeve gati në gjithë degët e ekonomisë. Rreth 45.3 përqind e rënies totale të nivelit të shitjeve për këtë tremujor vjen nga dega Ndërtim. Niveli më i lartë i shitjeve gjatë vitit 2007 është realizuar në muajin Mars.

Industria
Indeksi i Shitjeve në degën e Industrisë Nxjerrëse paraqet 2.4 përqind rënie në nivelin e shitjeve krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Me rënie ndaj tremujorit të mëparshëm rezulton vetëm nëndega e Nxjerrjes së Produkteve Jo energjetike (12.9 përqind), ndërsa nëndega e Nxjerrjes së Produkteve Energjetike rezulton me 6.0 përqind rritje. Nga ana tjetër, Indeksi i Shitjeve në sektorin e Energjisë Elektrike, Gazit dhe Ujit paraqet një rritje prej 18.5 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.
Në degën e Industrisë Përpunuese, Indeksi i Shitjeve ka një rënie prej 16.7 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Brënda kësaj dege me përjashtim të nëndegës Koksifikim, Rafinim që rezulton me 22.4 përqind rritje krahasuar me tremujorin e mëparshëm të gjitha nëndegët e tjera rezultojnë me rënie. Me rënie të theksuar krahasuar me tremujorin e mëparshëm rezultojnë Industria e Letrës, Kartonit, Botimeve me 53.2 përqind, Fabrikimi i Makinave, Pajisjeve dhe Pjesëve të Ndërrimit me 53.1 përqind, Industria Ushqimore me 18.6 përqind rënie etj.

Transporti
Indeksi i Shitjeve në sektorin e Transportit dhe Telekomunikacionit, tremujorin e parë 2007 rezulton me 14.3 përqind rënie krahasuar me tremujorin e mëparshëm duke shënuar një rënie në degën e transportit prej 7.1 përqind dhe në telekomunikacion 17.3 përqind. Rënia në shitjet e transportit ka të bëjë me kursimet që kanë bërë shqiptarët për telefonatat gjatë kësaj periudhe. Kjo mund të ketë ardhur dhe si pasojë e rëies të të ardhurave ose kursimeve të tyre.

Tregtia

Indeksi i Shitjeve në sektorin e Tregtisë, Hoteleve dhe Restoranteve këtë tremujor shënoi një rënie prej 22.5 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Vlera më e lartë e shitjeve për këtë sektor është arritur në muajin Janar me një rritje prej 4.0 ndaj mesatares mujore.

E Premte, 01 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

ProCredit mbështet fëmijët për “1 Qershor”-in

Një bankë e vetme është kujdesur dje të ofrojë fëmijët me rastin e festës së tyre të “1 qerhorit”. ProCredit Bank, e pozicionuar si banka më pranë komunitetit që jeton dhe punon pranë saj, ka shfrytëzuar entuziamin e të vegjëlve për ti ofruar më pranë bankës dhe për ti mësuar “të kursyerit”, një nga edukimet që marrin në shumë vende të zhvilluara nxënësit që në klasat e para të shkollës. Në vazhdimësi të aktiviteteve në mbështetje të komunitetin ProCredit Bank nuk mund të mos ishte e pranishme edhe në “Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve - 1 Qershor”. ProCredit Bank nëpërmjet punonjësve të saj ka uruar të gjithë fëmijët e çerdheve, kopshteve dhe shkollave që ndodhen pranë degëve dhe agjencive tësaj. Njëkohësisht, shumë degë të ProCredit Bank kanë organizuar aktivitete festive në ambjentet e bankës dhe jashtë saj. ProCredit Bank përveç aktiviteteve dhe vizitave që ka realizuar në institucione publike dhe private (çerdhe, kopshte dhe shkolla) ka qenë e pranishme edhe nëpërmjet mbështetjes financiare (sponsorizime) për organizimin e shumë aktivitete për festimin e ditës së fëmijëve e në qytete të ndryshme të vendit si: Tiranë, Korçë, Fier, Shkodër, Berat, Vlorë etj. ProCredit Bank është e pranishme me degët e saj në 23 qytete të vendit. Ndërkohë që gjatë vitit 2007 parashikohet që të hapen më shumë degë të reja në Tiranë dhe në Durrës, si dhe degë të reja në Kukës dhe Kavajë. Mbi 125 mijë klientë i kanë besuar kursimet e tyre që arrijnë në rreth 200 milion euro në ProCredit Bank në Shqipëri, aksionerët e së cilës janë institucione të mëdha ndërkombëtare me besueshmëri dhe qëndrueshmëri të lartë. Aksionerët e ProCredit Bank janë: ProCredit Holding AG, Kreditanstalt fur Ëiederaufbau (KfË), Commerzbank AG dhe International Finance Corporation (IFC-pjesë e Bankës Botërore). ProCredit Bank është e pranishme në 19 shtete, në: Europën Juglindore, Afrikë dhe Amerikën Latine.

E Shtune, 02 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Grosistët: Çmimi i naftës do rritet me 5 lekë

Bode: Tregu i karburanteve është monopol, nuk duhet të rritet çmimi

Ministri i Financave në një intervistë të dhënë dje është shprehur se rritja e akcizave të karburanteve me 4 lekë nuk do të rrisë çmimin e karburanteve. Por këtë e ka hedhur poshtë kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve Viktor Nushi. Nushi është shprehur se sapo ligji të bëhet efektiv rritja e karburanteve do të jetë me menjëhershme. Sipas, Nushit çmimi me pakicë i karburanteve do të rritet me 5 lekë. Bode në intervistën e dhënë është shprehur, se “Rritja e akcizës së karburanteve është bërë për të kompensuar diçka nga kjo ulje drastike e të ardhurave në buxhet që vjen nga përgjysmimi i taksave. Por realisht kompensimi është shumë i vogël. Në qoftë se rritja e akcizave të karburanteve është 5 % - 7 %, do të thotë që ke rritur 5 % – 7 % të ardhurat që mund të vijnë vetëm nga ky zë ose më pak se 0.5 % të ardhurat vjetore.”
Ministri është shprehur qartë se rritja e akcizave me paketën e re fiskale është bërë për të kompensuar të ardhurat e munguara nga taksa e sheshtë, sidomos nga tatim fitimi 10% që hyn në fuqi në 1 janar 2008. Megjithatë edhe pse Bode nuk e dëshiron rritjen e çmimit të karburanteve, sapo të hyjë në fuqi ligji ri për akcizat, të 250 mijë shqiptarët të cilët posedojnë një automjet do të paguajnë 5 lekë më shumë për çdo litër karburant.
Bode: Karburantet Monopol
Faji për rritjen e vazhdueshme të çmimit të karburanteve edhe pa ndryshuar akcizën, ministri Bode ia ka hedhur konjukutrave të tregut. Sipas tij tregu i karburanteve është në situata monopoliste. “Por rritja e akcizave të karburantit reflekton edhe një fakt të tregut tonë i cili është tepër jo elastik. Edhe pse është një treg i hapur për shkak të një farë monopolizimi që ekziston në disa produkte, sidomos në karburante”-tha Bode.
Sipas ministrit të financave, niveli aktual i çmimeve të karburanteve reflekton nivelin e çmimeve të tyre në momentin kur konjukturat ndërkombëtare patën një rritje drastike të çmimeve.
Kështu, në një moment krize të tregut kombëtar të karburanteve rritja e çmimeve shkoi në këto parametra dhe pas kësaj, kur tregu ndërkombëtar i karburanteve pati një ulje të çmimeve dhe niveli i tregtimit me pakicë i karburanteve në vendet e tjera pësoi po ashtu rënie, në Shqipëri mbeti në të njëjtin nivel-u shpreh ai.
Rritja e akcizës
Rritja e akcizës së karburanteve sipas Bode është bërë për të bërë këtë treg më elastik. Kjo do të thotë që grosistët nuk duhet ta rrisin çmimin si pasojë e rritjes së akcizat. “Kemi të bëjmë me një treg i cili ka një mungesë të plotë elasticiteti në raport me konjukturën më të hapur dhe për këtë arsye ne mendojmë që masa prej 5 %- 7 % është një masë për të kompensuar edhe këtë elasticitet të pazhvilluar të tregut tonë dhe këtë veprim pak a shumë jo konkurrues që zhvillojnë disa elementë të tregut”-tha Bode.

E Shtune, 02 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Qeveria trukon tregun e reklamave

E pësojnë kompanitë që bëjnë reklama brenda grupit. Vendimi kufizon sponsorizimet

Qeveria ka vendosur të rrisë në një formë të re tatimet mbi biznesin. Duke vendosur limite mbi përqindjen e totalit të shpenzimeve për marketing deri në 1 % të xhiros vjetore dhe duke ulur shpenzimet për sponsorizime(të cilat i shpëtojnë taksave) nga 10 në 5 për qind, është ulur ndjeshëm masa e shpenzimeve që quhen të “zbritshme” dhe që iu zbriten të ardhurave për të llogaritur tatimet. Në këtë mënyrë, shumë nga grupet e bizneseve që qarkullojnë shuma të mëdha parash si sponsorizime apo reklama brenda grupit, nuk do t’ju njihen më shumë se 5 për qind e xhiros sponsorizime dhe 1 % e reklamave. Tregu i reklamave në mediat televizive vlerësohen në rreth 25 milionë euro në vit ku rreth 40 për qind të kësaj vlere e zënë dy kompanitë e telefonisë celulare AMC dhe Vodafone. Ndryshimet me ligj në njohjen e shpenzimeve të zbritshme pritet të prekin dhe këto kompani të cilat harxhojnë shuma të konsiderueshme për sponsorizime dhe reklama në media, duke u sjellë në përpuithje të plotë me strategjitë e firmave duopol. Që për të mos patur probleme me tarifat dhe sjelljet në treg, mbajnë me reklama mediat dhe sponsorizojnë në kulkturë, sport dhe fusha të tjera për përmirësimin e imazhit.
Manovra e Bodes
Ligji i ri për paketën fiskale do të kufizojë zërat e shpenzimeve për promocion të bizneseve. Qeveria ka përdorur një truk për të ulur shpenzimet që njihen si të zbritshme për promocionet dhe sponsorizimet. Minsitri Bode, dje e ka hedhur poshtë këtë ide duke u shprehur se “Mendoj se ka një mungesë informacioni, pasi deri më sot kufizimi ka qenë 0.3 % dhe shkon në 1 %. Pra e kemi rritur 3 herë më shumë. Ka qenë një kërkesë e biznesit për të rritur hapësirat, sepse ka nevojë për më shumë promocione dhe reklamime dhe ne kemi trefishuar nivelin e shpenzimeve që nuk i taksohen biznesit për të bërë reklamat e tyre. Pra kemi rritur 3 herë nivelin e shpenzimeve që i njohim biznesit për reklama dhe promocione.” Por këtu qëndron dhe truku i financave, pas në të vërtetë rritet hapësira për shpenzimet e zbritshme për reklamat, por janë ulur dy zëra të tjerë të shpenzimeve të zbrtishme ai i sponsorizimeve nga 4% në 3% dhe për botuesit e shtypit nga 10% në 5%. Duket se ky vendim do të godasë vetëm disa kompani të cilat në shpenzimet e zbritshme zërin e sponsorizimeve e kanë të lartë, sic janë kompanitë të cilat kanë disa kompani në pronësi, dhe lëvizin shpenzimet brenda njëra tjetrës në formë sponsorizimi. Kështu, ulja e kufirit nga 10% në 5% të shpenzimeve të zbritshme do të bëjë që këto kompani të paguajnë më shumë taksa nga hyrja e ligjit në fuqi.

“Neni 21”
“Shpenzime te panjohura”
Shkronja “h” e pikes 1, ndryshohet si me poshte:
h) Shpenzimet per reklama dhe perfaqesim, te cilat tejkalojne shumen 1% te qarkullimit vjetor dhe shpenzimet per pritje-percjellje, te cilat tejkalojne shumen 0,3% te qarkullimit vjetor.
Shkronja “j” e pikes 1, ndryshohet si me poshte:
j) “Shpenzime te cilat tejkalojne kufijte e percaktuar me ligj apo akte te tjera nenligjore. Per kufijte e percaktuar ne ligjin nr. 7892 date 21.12.1994 “Per sponsorizimet” per qellime tatimore, nuk do te njihen si shpenzime te zbritshme shumat e sponsorizuara qe tejkalojne masen 3% te fitimit para tatimit, dhe shuma e sponsorizuar per botuesit e shtypit, e cila tejkalon masen 5% te fitimit para tatimit”.

E Shtune, 02 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Hipotekohen shtesat e pallateve

Ligji i legalizimeve hipotekon përpara shtesat pa leje para pallateve

Gert Osmani
Një zgjidhje e çuditshme pritet të shpëtojë sektorin e ndërtimit nga bllokimi prej më shumë se një viti. Hyrja në fuqi e ligjit për legalizimin e ndërtimeve pa leje i ka hapur dritën jeshile legalizimit të shtesave të ndërtuara jashtë lejeve të dhëna nga Bashkia ndërsa kjo e fundit heziton të lëshojë lejet e shfrytëzimit, që janë një kusht i domosdoshëm për hipotekimin e banesave. Në të gjithë vendin po në mënyrë të veçantë në Tiranë ku regjistrohen mbi 300 pallate “informale” problemi i mosregjistrimit në Zyrat e Pasurive të Paluajtshme ka bllokuar investimet në sektorin e ndërtimit të biznesit që vepron mbi bazën e “kleringut”(mall me mall) duke rrezikuar një falimentim në seri në të gjithë hallkat e sektorit të ndërtimit në rast të ndonjë krize financiare. Ndërtuesit e kanë bërë rregull që shkelin lejet e dhëna të ndërtimit duke e justifikuar me rritjen e përqindjes së pronarëve të truallit por pas përfundimit të pallateve e kanë të vështirë të marrin në Bashki lejet e shfrytëzimit. Në këtë moment bllokohet edhe regjistrimi në hipotekë dhe blerësit e apartamenteve në pallate të reja nuk kanë dokumentet e pronësisë. Duke bllokuar në këtë mënyrë një zinxhir të plotë të zhvillimit të sektorit imobiliar, duke mos patur mundësi të marrin kredi në mungesë të kolateralit por edhe duke rrezikuar mosnjohjen zyrtare të pronësisë së paluajtshme.

Zhbllokohet hipoteka
Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, Dega Tiranë, përshëndeti sot bashkëpunimin me Zyrën Qëndrore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtëshme si dhe Zyrën e Rregjistrimit të Tiranës për hipotekimin e 20 pallateve te reja të firmave të ndërtimit, gjatë muajit Maj. Kryetari i Bordit të kësaj shoqate, Luigj Aleksi, vlerësoi këtë bashkëpunim dhe vuri theksin në vazhdimësinë e kësaj pune edhe gjatë muajit Qershor 2007, për të regjistruar dhe 20 pallate të tjera. Marrëveshja e bashkëpunimit mes SHNSH dhe Z.RR.P.P, parashikon futjen në proçes të hipotekimit të gjithë pallateve të reja e të prapambetura, shkurtimin e afateve të hipotekimit të pallateve në 20 ditë për zonat me rregjistrim fillestar dhe në 30 ditë për zonat pa rregjistrimin fillestar si dhe për hipotekimin e lejeve të lëshuara para dates 20.11.1998, pa u ndryshuar ligji i Urbanistikes. "Deri në fund të këtij viti parashikohet të hipotekohen rreth 200 pallate ", tha Aleksi.

Ndryshon ligji i inspektimit të ndërtimit
Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, kërkoi dje që në rojektligjin për Inspektimin e Ndërtimit të evidentohet me qartë ndarja e kompetencave të inspektimit në ndërtim. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Shkëlqim Bumçi tha se kryesia e kësaj shoqate, i ka dërguar zyrtarisht Komisionit Parlamentar, ku është diskutuar ky projektligj dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Urbanistikës në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, disa propozime të cilat konsistojnë në ndarjen e kompetencave. Sipas tij, Bashkitë apo Komunat, duhet të kenë të drejtën e ushtrimit tė kontrollit pėr çėshtjet qė i pėrkasin me ligj, pra çka pėrfshin ligji i urbanistikės (kondicione urbane dhe leje ndėrtimi) dhe Prefektura apo qarku tė ketė tė drejtėn e ushtrimit tė kontrollit tė plote mbi ligjshmėrinė teknike nė ndėrtim. Bumçi tha se, Inspektoriati qėndror duhet tė kete veprimtari vetėm koordinuese pėr Institucionet e vartesise sė saj dhe kontrolluese vetėm mbi aktivitetin e kėtyre institucioneve (jo nė objekt) vetėm nė rastet e verifikimit tė ankimimeve .

E Shtune, 02 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Ruli, marrëveshje me polakët për ekonominë

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, që po zhvillon një vizitë zyrtare në Poloni, nënshkroi dje në Varshavë, Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Shqipërisë Polonisë, për nxitjen e zhvillimin ekonomik mbi bazën e barazisë dhe përfitimeve të ndërsjellta mes të dy shteteve. Sipas burimeve nga METE, bashkëpunimi në kuadër të kësaj Marrëveshjeje, do të synojë shfrytëzimin e potencialit ekonomik për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe që do të kryhet nëpërmjet disa fushave. Sektorët kryesorë të këtij bashkëpunimi në zbatimin e projekteve me interes të ndërsjelltë janë, në fushën e industrisë dhe minierave, shkencës dhe teknologjisë, energjetikës, komunikimit, transportit, mbrojtjes së mjedisit, ekonomisë detare, arkitekturës dhe industrisë së ndërtimit, planifikimit të territorit dhe strehimit. Gjithashtu, në marrëveshje përfshihet zhvillimi i bashkëpunimit midis enteve ekonomike, bashkëpunimit në fushën e çertifikimit, standartizimit si dhe mbrojtjes së konsumatorit, zhvillimit të shërbimeve të konsulencës ligjore, bankare dhe teknike, përfshirë edhe ato që sigurojnë mbështetje ndaj zbatimit të projekteve të investimit në territoret e të dyja vëndeve.. Sipas protokollit të nënshkruar, do të mbështeten shkëmbimi i ekspertëve dhe personelit teknik, trajnimi, pjesëmarrja në panaire, ekspozita, misione ekonomike dhe ndërmarrje promocionale, bashkëpunimit ekonomik në nivel rajonal, etj Me synim lehtësimin e zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik, autoritetet shqiptare dhe polake do të shkëmbejnë informacion në lidhje me legjislacionin që udhëheq aktivitetin ekonomik, investimet, kushtet e aksesit në tregje, veçanërisht standartizimin dhe çertifikimin, pronën industriale dhe intelektuale dhe të drejta të ngjashme në fusha të tjera të interesit të ndërsjelltë.

E Marte, 05 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Kriza e konsumit godet celularët

Bien me 20 dollarë të ardhurat e Vodafone për përdoruesit me kontratë. Ulet dhe numri kartave

Altin Xhikneli
Shqiptarët kanë filluar të kursejnë paratë e tyre që shpenzonin për bisedat telefonike. Të dhënat tashmë nuk vijnë vetëm nga INSTAT, por dhe nga bilancet e kompanive celulare AMC e Vodafone. Sipas të dhënave të bilanceve për tremujorin e parë të kompanive celularë që operojnë në vend, të ardhurat e kompanive për abonent kanë pësuar një rënie krahasuar me tremujorin e fundit 2006. Duket se frenimi i shitjeve për industritë kryesore të shpallura para disa ditësh nga INSTAT, kësaj radhe ka goditur dhe kompanitë celulare, përpos ndërtimit, tregtisë, hoteleve dhe restoranteve. Sipas specialistëve, shqiptarët kanë filluar të shpenzojnë më pak për disa produkte pasi të ardhurat e tyre janë ulur dhe leku ka humbur fuqinë blerëse të mëparshme.
Bilancet negative
Megjithëse të ardhurat e kompanive celulare dhe për tremujorin e parë të këtij viti kanë një rritje në terma absolut ajo që bie në sy më së shumti është rënia e shpenzimeve për çdo abonent gjatë kësaj periudhe. Sipas të dhënave nga Vodafone, të shpenzimet mesatare mujore të një abonenti të kësaj kompanie gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë 1 868 lekë, nga 2 086 lekë që ishin gjatë tremujorit të fundit 2006. Kështu, sipas të dhënave, ka një rënie prej 10.5% të shpenzimeve për telefonata të shiptarëve vetëm nga tremujori i fundit. Madje kësaj radhe, janë dhe abonentët me “kontratë” të cilët kanë ulur shpenzimet e tyre për telefonata. Sipas të dhënave nga Vodafone, gjatë tremujorit të parë, mesatarisht një abonent me numër me “20” ka shpenzuar rreth 14 600 lekë në muaj, ndërkohë që një abonent me parapagesë, rreth 1 420 lekë. Shpenzimet për telefonata gjatë kësaj periudhe për abonentët me karta, kanë rënë me rreth 12% krahasuar me fundin e dhjetorit 2006.
Shqiptarët fillojnë të kursejnë
Shenjat e para të një frenimi ekonomik kanë filluar të ndjehen në të gjithë ekonominë. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm sektori i energjisë elektrike, ka pësuar rritje të shitjeve gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Ndërsa sektorët e tjerë, kanë pësuar një rënie mjaft të lartë, ku më i prekuri është sektori i ndërtimit. Sipas të dhënave të INSTAT, telekomunikacioni ka pësuar një rënie prej 17.3% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2006, gjë që konfirmohet në rënien e të ardhurave për person për kompanitë celulare Vodafone e AMC. Ndërkohë që sektorët e tjerë të hoteleve dhe restoranteve kanë patur një rënie drastike të shitjeve gjatë tremujorit të parë. Ndërkohë që për sektorin që po përjeton një krizë në shitje, atë të ndërtimit kohë më parë e pat paralajmëruar dhe Banka e Shqipërisë.

E Marte, 05 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Bode: Monopole në tregun e karburanteve

Ministri i Financave shigjeton grosistët e importit të naftës se nuk i ulin çmimet sipas ligjeve të ekonomisë së tregut

Një deklaratë e fortë e Ministrit të Financave Ridvan Bode se tregu i karburanteve vepron në kushtet monopolistike pritet të gjejë reagimet e grosistëve të naftës. Në fakt ministri i Financave në poltronin e Këshillit të Ministrave pohoi një fakt që mediat prej kohësh e trumbetonin, atë të mosreagimit të tregut shqiptar të karburanteve në rastet e uljes së çmimeve në tregun ndërkombëtar. Importuesit shqiptarë i rrisnin çmimet kur ndodhnin lëvizje të shtrenjtimit të “arit të zi” në tregun ndërkombëtar por nuk bënin të njëjtën gjë kur konjuktura ndërkombëtare njihte ulje të çmimeve. Sipas Bodes “çmimet në tregun e karburanteve në Shqipëri kanë një elasticitet tepër të dobët, nuk influencohen as nga konjukturat ndërkombëtare, as nga niveli i taksave, ato vendosen në një moment dhe kjo tregon se ky treg ende vuan nga një farë mbylljeje dhe një funksionim jo transparent monopolistik, çka mbetet një detyrë për të fuqizuar konkurrencën në tregun e karburanteve”. Më pas me të drejtë ministri i Financave vlerëson se “është fakt që çmimet aktuale janë vendosur në një periudhë krize dhe vazhdojnë të mbeten në të njëjtat nivele të asaj periudhe. Çka do të thotë që pretendimet për arsye të tjera janë jo fort të qena”.
Po ashtu Bode kishte sqaruar konstatimet edhe më parë kur tha se në një moment krize të tregut kombëtar të karburanteve rritja e çmimeve shkoi në këto parametra dhe pas kësaj, kur tregu ndërkombëtar i karburanteve pati një ulje të çmimeve dhe niveli i tregtimit me pakicë i karburanteve në vendet e tjera pësoi po ashtu rënie, në Shqipëri mbeti në të njëjtin nivel. Rritja e akcizës
Deklaratat e kreut të Financave erdhën pas reagimit të grosistëve të karburanteve se çmimet në treg do të rriteshin pasi qeveria vendosi rritjen e akcizës së naftës dhe disa mallrave të tjerë nën këtë regjim. Qeveria rriti me 5 lekë për litër akcizën e karburanteve dhe kjo pritet të reflektohet drejtëpërsëdrejti në çmimet e pakicës pavarësisht se Bode mendon se “kemi të bëjmë me një treg i cili ka një mungesë të plotë elasticiteti në raport me konjukturën më të hapur dhe për këtë arsye ne mendojmë që masa prej 5 %- 7 % është një masë për të kompensuar edhe këtë elasticitet të pazhvilluar të tregut tonë dhe këtë veprim pak a shumë jo konkurrues që zhvillojnë disa elementë të tregut. Pra është dhe një reflektim i kësaj natyre”.
Lidhur me administrimin e kësaj takse, Bode thotë se mbetet një çështje e cila duhet të mbahet në konsideratë nga ana e qeverisë dhe administratës tatimore, por edhe nga pikëpamja e politikave fiskale dhe ekonomike duhet të vazhdojnë për ta dinamizuar këtë sektor të ekonomisë dhe për të mos krijuar ishuj që veprojnë pa lidhje me zhvillimet në ekonominë dhe tregun në tërësi të brendshëm apo të jashtëm.

E Marte, 05 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

KESH ngutet sërish, energji pa tender nga Serbia

Megjithëse situata ishte e njohur, korporata kujtohet në çastin e fundit dhe blen energji me prokurim

Një “urgjencë” për energjinë elektrike ka “detyruar” Korporatën Elektroenergjetike të prokurojë drejtëpërdrejtë rreth 6.6 milionë euro energji elektrike. Më shumë se gjysma e kësaj energjie është blerë direkt nga firma serbe Rudnap e cila ka përfituar dhe çmimin më të lartë të kontraktimit. Pjesa më e madhe e energjisë, rreth 2.6 milionë megavatorë është kontraktuar me çmimin më të lartë prej 64.59 euro për megavatorë ndërsa çmimet e kompanive të tjera janë ndjeshëm nën këtë nivel.

Nevojat urgjente në qershor!
Në deklaratën për shtyp KESH e ka justifikuar mungesën e tenderit me “plotësimin e nevojave urgjente me energji elektrike te vendit për periudhën 01.06.2007 deri 30.06.2007”. Për këtë arsye korporata, me date 22 maj 2007(ndërsa njoftimi shënon 4 maj 2007), informon se ka zhvilluar procedurën e prokurimit “Procedure me negocim, pa shpallje te njoftimit te kontratës”, duke i dërguar kërkesë 20 shoqërive prodhuese dhe tregtare te energjisë elektrike”.
KESH është brenda kuadrit ligjor për prokurimin e drejtëpëdrejtë të energjisë elektrike por duket absurd justifikimi se po plotësojmë nevoja “urgjente” gjatë muajit qershor kur ende nuk janë hapur sistemet e kondicionimit dhe konsumi i energjisë është në nivelet më të ulta të vitit. KESH është kujtuar në fund të muajit maj se i mungonte energjia elektrike për muajin qeshor dhe për këtë arsye ka vendosur të prokurojë drejtëpëdrejtë energjinë e importit.

Fituesit
Për të shmangur dyshimet e mundshme për këtë prokurim të drejtëpëdrejtë, Korporata Elektroenergjetike ka menduar të zgjedhë sa më shumë ofertues për të lidhur disa kontrata. Që nga kompanitë serbe e deri te ato zvicerane janë përzgjedhur për importin e energjisë për muajin e parë të nxehtë të vitit. Divizioni i Shpërndarjes së Energjisë në KESH, lidhi kontratat me disa kompani të huaja për importin e energjisë elektrike, për periudhën 1-30 Qershor, 2007, bënë të ditur burimet zyrtare të KESH-it. Kompanitë "EGL" nga Zvicra, "RUDNAP" nga Serbia, "Ezpada" nga Cekia, "Atel" nga Zvicra, dhe "PCC" nga Gjermania do të jenë ato që do të garantojnë importin e energjisë elektrike për muajin Qershor, 2007, për sasinë prej 125.120 MWh. Kontratat me këto kompani u lidhën pasi u zhvillua në datën 22 maj, prokurimi "procedurë në negocim, pa shpallje të njoftimit të kontratës", ku iu dërgua kërkesa 20 kompanive prodhuese dhe tregtare të energjisë elektrike, bënë të ditur burimet e mësipërme. Ndërkohë me kompaninë "EFT", e cila ka filluar tenderin e fillimvitit për furnizimin me energji, divizioni i Shpërndarjes në KESH do të importojë në dy Lote, sasinë prej 39.600 MWh, me vlerë totale prej 2.457.813 euro. Me kompaninë "RUDNAP", do të blihet sasia e ndarë në dy Lote, prej 54.720 MWh, me vlerë totale prej 3.498.480 euro. Ndërsa sasi më të vogla do të blihen nga kompanitë e tjera. Kështu, me kompaninë "Ezpada", do të blihet sasia prej 2.880 MWh, me çmim për njësi prej 60.50 eur/MWh, dhe në total, 174.240 euro. Me kompaninë "Atel" do të blihet sasia prej 7.200 MWh, me çmimin 62.92 eur/MWh, dhe vlerë totale prej 453.024 euro. Me kompaninë "PCC" do të blihet sasia prej 2880 MWh, me çmim për njësi prej 60.70 eur/MWh, me total prej 174.024 euro.


Kompania Sasia Çmimi Vlera
(MWh) (Eur/MWh) Euro)
EGL(Lot I) 15840 60.95 965448
EGL(LotII) 23760 62.81 1492365
Rudnap 54720 63.5 3 498 480
Ezpada 7200 62.92 453032
PCC 2880 60.70 174816

E Marte, 05 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Kredi nga bankat greke për rrugën Rrëshen-Kalimash

Alpha Bank dhe NBG i japin borxh qeverisë rreth 200 milionë euro me interes 5.38 %

Ministria e Financave ka shpallur fitues grekët e Alpha Bank dhe NBG, për kredinë tregtare për segmentin Rrëshën-Kalimash. Kështu, nga datat 14 – 25 Maj, 2007 në Ministrinë e Financave u shqyrtuan ofertat e paraqitura nga grupet financiare dhe bankat për financimin e projektit “Ndërtimi i Segmentit të Rrugës Rrëshen-Kalimash për shumën 200-230 milion euro. Sipas Financave, vlerësimi i ofertave u bazua në “Cash-Flow” dhe “Present value” të llogaritur për çdo ofertë të paraqitur me anë të DMFAS, i cili është një program specifik për borxhin, i mirënjohur në botë dhe nga organizmat financiare ndërkombëtare. Komisioni i vlerësimit të ofertave përdori si kriter themelor vlerësimin “Present Value”, mbasi kjo merr parasysh të gjitha termat me të cilat ofrohet financimi si maturimi, grace period, interesi dhe kosto të tjera që lidhen me financimet.
Vlerësimi
Në përfundim të vlerësimit renditja e ofertave shpalli fitues Alpha Bank dhe National Bank of Greece (Syndicated loan-bashkimi i disa bankave për shumën e kredisë), përkundrejt bankave si Raiffeisen Group (Eurobond), Citi Group (Eurobond), Deutsche Bank (Syndicated loan), Citi Group (Eurobond 1), Raiffeisen Group (Eurobond1), Citi Group (Syndicated loan 3), Raiffeisen Gorup ( Syndicated loan 2), Citi Group (syndicated loan 2), Raiffeisen Group ( syndicated loan 1), London Capital Market, International Commercial Bank, Banka e Pireut, Calyon, Citi Group ( syndicated loan 1), BNP Paribas, dhe Banka Amerikane e Shqipërisë. Mbështetur në këtë renditje, Ministria e Financave shpalli fituese ofertën e paraqitur nga Alpha Bank dhe National Bank of Greece. Kjo ofertë plotëson shumën e kërkuar ka një periudhë 15 vjet përfshirë një grace period prej 5 vjetësh dhe një interes Euribor 3/mujor + 1,25%. Kështu, norma aktuale e interesit Euribor në tregun ndërkombëtar është 4.13%, duke i shtuar dhe 1.25% interesin bankës, rrjedhimisht kredia totale shkon 5.38%. Kjo normë interesi aktualisht vlerësohet e pëlqyeshme si kredi tregtare.

E Merkure, 06 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Europa Lindore goditet nga emigrimi

Rritja ekonomike e vendeve të Europës Lindore po pengohet nga emigracioni. Pasojat janë humbja e fuqisë punëtore të kualifikuar

Europa Perëndimore nuk është e vetmja pjesë e Bashkimit Europian që po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Kompanitë nga Europa Qendrore, po përballen çdo ditë me vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe pagat në disa sektorë të ekonomisë janë rritur me 50% që nga viti i kaluar. Rritja e investimeve në Lindje, emigrimi, shpërndarja e varfër e punës së kualifikuar dhe lëvizjet e pa programuar e vendeve të punës së bashku, kanë sjellë një zvogëlim të punës së kualifikuar nga Polonia e gjer në Bullgari. Investitorët në këtë rajon po kërkojnë të shohin larg lindjes për punonjës të kualifikuar dhe duke paguar më shumë.
Në Cluj, të zonën e Transilvanisë në Rumani, sipërmarrësit shprehen se bumi i ndërtimeve në qytet ka filluar të bjerë. “Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, tashmë është problemi më i madh për ndërtuesit”-shprehet Sorin Nicolescu, kreu i divizionit të pronave në grupin bankar Imofinance. Ai, ka marrë punëtorë nga Moldavia, por pagat janë rritur 20-50% vetëm në vitin e fundit tha ai. Ish vendet komuniste në Europën Qendrore kanë marrë totalisht 32.5 miliardë euro investime të huaja direkete në vitin 2006, duke rritur së tepërmi kërkesën për punëtorë të kualifikuar. Në të njëjtën kohë, mijëra polkë dhe rumunë, kryesisht punëtorët më të kualifikuar, kanë emigruar në Europën Perëndimore, duke u joshur kryesisht nga paga më të larta. Papunësia, në vendet e reja të BE-së, është relativisht e lartë, rreth 13 % në Poloni, megjithatë kompanitë po bëjnë sforco për të rekrutuar punonjës. Shumë prej të papunëve, sidomos ata mbi moshën 50 vjeç apo nga zonat rurale, kanë mungesa të theksuara të kualifikimeve në punë. Pamundësia për të kërkuar dhe gjetur punë është gjithashtu një tjetër faktor. Hungarezët dhe Cekët, nuk kanë emigruar në numër të madh, por të dy vendet po vuajnë pasojat e mungesës së fuqisë punëtore të lokalizuar, ndërkohë që papunësia është e lartë në zonat e tjera. “Mungesa e mobilizimit për punë, është një fakt”-shprehet Fernec Vissi, kreu i burimeve njerëzore në kompaninë e prodhimit të kamionëve Raba. “është pjesë e kulturës së popullit hungarez që nuk kanë dëshirë të lëvizin për vendin e punës”-shprehet ai. Raba u përpoq ta zgjidhë problemin nuk përfituar nga papunësia në zonën e Miskolc në Hungarinë lindore, ku papunësia është 12%, si dhe në bazën e saj në Gyor në perëndim, ku papunësia është 4.3%. por, përpjekja dështoi pasi shumica e punëtorëve e lanë punën dhe u kthyen në shtëpi. Jan Havelka, zv krey i CzechInvest, agjencisë qeveritare të investimeve thotë se mungesa e mobilizimin në punë, brenda Republikës Ceke është një problem për investitorët e huaj. “nganjëherë kjo kthehet në një shok për investitorët të cilët ndërtojnë stabiliment dhe më pas kanë vështirësi të mëdha për të gjetur njerëz për punë”-thotë ai. Përgjatë kësaj zone, investimet e brendshme lënë për të dëshiruar mbi sistemin e edukimit dhe trajnimin për punë për të kënaqur kërkesat e tregut.
J.Ë. Construction, një nga kompanitë më të mëdha polake të ndërtimit, ra në ujdi për të marrë 200 punëtorë nga Uzbekistani dhe Taxhikistani në Maj, dhe është interesuar për të punësuar dhe kinezë në të ardhmen. “Në po planifikojnë më shumë projekte në të ardhmen”-tha zëdhënësi i kompanisë Jacek Bazan. “Nëse duam të ndërtojmë duhet të kërkojmë më shumë punëtorë nga jashtë, si nga Kina ashtu dhe nga Bashkimi Sovjetik”-shprehet ai. Një kompani zvicerane veshjesh, punësoi 800 punonjës kinezë nga Bacau, në Rumaninë lindore. Por, ekonomistë si Zdenko Stefanides nga VUB bank në Sllovaki, paralajmërojnë se tkurrja e fuqisë punëtore në Europën Lindore është një problem i madh. Deri tani, rritja ekonomike është stimuluar nga investimet e huaja dhe kostoja e ulët e krahut të punës. Por, nëse rritja e kërkesës për fuqi punëtore të kualifikuar do të shtyjë rritjen e pagave shpejt, në raport produktivitetin e punëtorëve, rajoni do të humbasë shumë nga avantazhet e tij.

E Merkure, 06 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

KESH, gati tenderi 100 milionë euro

Një tender i hapur ndërkombëtar me çmim mesatar të parashikuar në 73 euro për megavatorë

Altin Xhikneli
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po përgatitet për tenderin e ri të hapur me fond limit 108.5 milionë euro. Shuma në dispozicion nga KESH, është vendosur për kompanitë që do të konkurrojnë për energjinë që nevojitet për periudhën, korrik-dhjetor 2007. Tenderi i Hapur Ndërkombëtar, është i ndarë në katër lote me një sasi energjie prej 1.5 miliardë kilovatorë, me një vlerë prej 108.5 milionë euro. Fondi limit që ka përdorur KESH, për energjinë e prokuruar është mjaft i lartë dhe mund të përballohet vetëm me ndihmën e qeverisë, pasi aq para KESH nuk i disponon. Ndërkohë që çmimi mestar për megavat është rreth 74 euro. Por për periudhën e dimrit ku çmimet e energjisë së importit janë mjaft të larta çmimi për megavat, i llogaritur nga KESH shkon deri në 87 euro për megavat duke rënduar kështu financat e KESH dhe qeverisë. Por konjukturat e tregut, siç u pa dhe nga viti i që kaloi imponoi çmimi mjaft të larta energjie, e për pasojë kompanitë me çmimet që pat ofruar KESH nuk arritën të plotësojnë sasinë e kërkuar. Kësaj radhe çmimet e programuara nga KESH janë më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2006 me shpresën se tenderi i hapur nuk do të dështojë. Kështu, ofertat e kompanive pjesëmarrëse kanë afat deri më datë 26 të këtij muaji për të dorëzuar dokumentacionin përkatës.
Prokurimi në Qeshor
Dje Korporata Elektroenergjetike programoi për të marrë energji me prokurim të drejtpërdrejtë dhe për muajin qershor. Sipas burimeve të KESH, tenderimi me prokurim të drejtpërdrejtë u bë pasi emergjenca energjetike dhe afatet kohore nuk premtonin për një tender të hapur gjer në fund të vitit. Atëherë, në bazë të ligjit për prokurimet publike, KESH për të mos krijuar kriza energjetike për sezonin veror përzgjodhi 5 kompani për të furnizuar në muajin qershor, përpos kompanisë EFT e cila kishte një kontratë dhe për këtë muaj që nga tenderi i hapur në fillim të vitit. Sasia e importuar për qershorin 125.120 MWh.
Fierza në nivelet më të ulta
Shqipëria është e detyruar të importojë sasi të mëdha energjetike edhe për një periudhë të pacaktuar pasi, sasia e reshjeve në vend gjatë gjithë vitit që kaloi ka qenë gati 2 herë më e ulët se në vitin 2005. Kjo ka detyruar KESH, të importojë sasira të mëdha energjie për të përballuar krizën në vend. Nga ana tjetër burimet e reja të energjisë, (më i afërti TEC-i i Vlorës), pritet të fillojnë punë nga viti 2009. kësisoj, korporata është e detyruar të importojë sasi të mëdha me çmime të larta.


Sasia MWh Vlera (euro)
Loti I 600 570 42 256 287
Loti II 710 976 53 983 554
Loti III 73 600 5 892 401
Loti IV 73 600 6 435 171

E Merkure, 06 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Hapet konkurrenca në tregun e medias

Një licensë e katërt pritet të vendosë në garë Top Channel me Vizion Plus. I hiqet licensa TVA-së

Gert Osmani
Nënkryetarja e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit Mesila Doda ka njoftuar dje garën për një licensë të re kombëtare. “KKRT ka vebndosur hapjen e procedurave për operatorin e katërt. Ky vendim u bë i mundur pas një sërë verifikimesh të kryera në terren. Respektimi i kushteve të licensave deri tani do të jetë një nga kriteret kryesore”, u shpreh Doda në një komunikim me median dje pas mbledhjes së KKRT-së. Hapja e garës për një licensë të katërt të televizonit kombëtar vjen pas një deklarate publike të kryeministrit Berisha se Top Channel do ta marrë licensën kombëtare dhe askush nuk do ta cënojë atë. Por në fakt sipas procedurave mediat e interesuara për një licensë kombëtare duhet të konkurrojnë pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit dhe gara pritet të jetë e fortë. Top Channel dhe Vizioan Plus janë dy nga mediat më të ndjekura në Shqipëri dhe investimet e tyre janë ndër më të mëdhatë si në produksin, teknologji, mbulimin territorial apo dhe në tregun e reklamave.

Ikën licensa e TVA
Por gara mes Top Channel dhe Vizion Plus, dy mediat më potenciale për licensën kombëtare, mund të zbutet pasi një nga televizionet kombëtare pritet ti hapë rrugë njërit prej tyre. Me vendimin nr 585 të datës 27 prill 2007, botuar në fletoren zyrtare nr.59, KKRT ka vendosur të reduktojë kohën e vlefshmërisë së licencës së subjektit televiziv privat kombëtar “TV Arbëria” për një afat kohor 1 (një)-vjeçar. Në këtë mënyrë afati i licencës nr.02/dhënë Televizionit Kombëtar TVA përfundon më datë 3.1.2008. Më parë KKRT kishte monitoruar programet e TVA-së dhe kishte evidentuar se nuk i plotësonte kriteret për licensën kombëtare për numrin e edicioneve informative dhe se kishte ndryshuar strukturën e programeve. Në përgjigjen e saj TVA thotë se “nga monitorimi juaj, rezulton të jenë transmetuar 4 ose 5 edicione informative nga TVA-ja. Ky numër edicionesh plotëson kërkesat e ligjit dhe të licencës së lëshuar nga KKRT-ja. Pra struktura e programeve nuk mund të ketë ndryshuar, pasi ndryshim do të përbënte vetëm dalja jashtë këtyre kufijve. Vërejtja juaj për mostransmetimin e filmave televizivë nga TVA-ja nuk është e bazuar në ligj. Për më tepër, ju nuk i referoheni ndonjë dispozite ligjore që është shkelur në këtë rast. Përsa i përket ritransmetimeve, si programe muzikore edhe spektakle ose emisione për fëmijë, ato nuk mund të konsiderohen si ndryshim i strukturës programore të TVA-së, pasi në licencën e saj nuk vendoset ndonjë detyrim për kohëzgjatjen e programeve ditore të përsëritura dhe as përcaktohet një strukturë programore që të përmbajë ndarjen e kohëzgjatjes së programeve të reja dhe atyre të përsëritura.

Televizonet kombëtare
Licensat për televizonet kombëtare deri më tani i kanë takuar televizonit publik, Tv Klan dhe TVA-së. Sipas raportit vjetor të KKRT-së mbulimi i RTSH-së është dhënë i pandryshuar në vite, pasi nuk janë raportuar apo identifikuar ndryshime të rrjetit bazë të transmetimit, Vënia në punë e stacioneve në UHF ka dubluar mbulimin në zona tashmë të mbuluara dhe nuk e ka zgjeruar atë në zona të largëta.
Sipas raportit TV “Klan” ka shënuar një rritje shumë të vogël të mbulimit (1.85%), por gjithsesi, diferenca kundrejt detyrimit ligjor mbetet e madhe. Po ashtu KKRT vëren se mosrealizimi i kushteve të vendosura në liçensë për mbulimin me sinjal nga TV “Arbëria” vazhdon të jetë i ndjeshëm (Diferenca midis mbulimit të përcaktuar në kushtet e licencës me mbulimin faktik të realizuar është 45.6%.Për këtë operator, shifra e mbulimit mbetet ajo e realizuar në fund të vitit 2005. Në këtë gjendje kanë ndikuar edhe ndryshimet e shpeshta të pronësisë mbi këtë subjekt, që kanë sjellë ndryshime të shpeshta të politikave të zhvillimit. TV “Klan” ka informuar se ai tashmë ka ndërtuar studio fikse në qytetet e Shkodrës, Durrësit, Korçës, Elbasanit dhe Vlorës. Në fund KKRT deklaron se “siç është raportuar edhe vitet e kaluara, këto kushte të licencës vazhdojnë të mos plotësohen nga të dy operatorët televizivë privatë kombëtarë dhe të dy operatorët radio FM kombëtare”. KKRT-ja i përmbahet idesë se edhe këto mosrealizime do të jetë një kusht penalizues gjatë proçesit të riliçensimit.


Detyrimi ligjit për “Kombëtarët”
“Mbajtësi i licencës për transmetim radioteleviziv kombëtar duhet të realizojë mbulimin e mbi 70 % të territorit të vendit. Brenda 6 vjetësh ky mbulim duhet të arrijë të përfshijë deri në 90 % të territorit dhe jo më pak se 90 % të popullsisë”.

E Merkure, 06 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Tatimet: larguam nga puna 316 të paaftë

Reforma në Administratën Tatimore ka nxjerrë pa punë 316 punonjës tatimorë. Argumentimi për këtë reformë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është se personat nuk kanë patur kualifikimin e nevojshëm, janë përfshirë në praktika korruptive, si dhe kanë patur rezultate të dobëta në punë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sqaron se këto janë kriteret e vetme të ndjekura nga drejtuesit e saj për përzgjedhjen e personave të larguar nga puna. Por, mësohet se kalimi i taksave të biznesit të vogël, në bashki e komuna ka bërë që krerët e tatimeve të bëjnë këto shkurtime. Dje Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se në bazë të vendimit nr. 244 datë 07/03/2007 të Këshillit të Ministrave, për strukturën e re të administratës tatimore, ka ekzekutuar vendimin duke shkurtuar 316 vende pune në të gjithë administratën. Ndërkohë Drejtoria do të vijojë punën me ristrukturimin e administratës tatimore, duke synuar që të afrojë pranë saj persona të kualifikuar, profesionistë dhe të pa përfolur për korrupsion në mënyrë që të përmirësohet imazhi i administratës tatimore dhe mbi të gjitha për të rritur efikasitetin e saj në punë.

E Enjte, 07 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Buxhet suplementar, 200 milionë dollarë

Qeveria pret të marrë këstin e parë të shitjes së Albtelekomit dhe milionat e suficitit buxhetor

Mos realizimi i investimeve publike dhe të ardhurat nga privatizimi i Albtelekom do të sjellë përsëri një buxhet suplementar. Kështu, tradita e mos realizimit të investimeve në gjysmën e parë të vitit ka krijuar një suficit prej 60 milionë dollarësh të cilat do të rialokohen me një tjetër buxhet në mes të vitit. Kryeministri Berisha tha dje në mbledhjen e qeverisë se buxheti suplementar do të jetë 200 milionë USD. Burime nga qeveria bëjnë të ditur se 60 milionë USD janë suficit nga mos realizimi i investimeve në disa ministri, 60 milionë janë nga privatizimi i Albtelekom përfundimisht tek Calik dhe pjesa tjetër rialokim i fondeve. “Këtë vit, rrogat e larta nuk do të përfitojnë rritje, sepse ato përfitojnë nga ulja e tatimit mbi të ardhurat, ndërsa pjesa tjetër do të ketë rritje të ndjeshme, rritje realisht domethënëse”-tha dje kryeministri në mbledhjen e qeverisë. Por edhe pse buxheti suplementar është shitur nga qeveria si një sukses, dhe me këto para kryesisht do të rriten rrogat dhe pensionet, realisht nuk është i tillë pasi mos realizimi i investimeve në gjysmën e parë të vitit do të thotë më pak rrugë, shkolla e shërbime për të cilat janë të destinuara këto fonde që në hartimin e buxhetit në fund të vitit 2006. madje Banka e Shqipërisë e ka kritikuar vazhdimisht këtë politikë të përqendrimit të shpenzimeve gjatë fundit të viti. Në raportin e saj të djeshëm të politikës monetare, BSH thtoë se “Kërkesa e brendshme vijon të mbetet e lartë, megjithëse pozicioni fiskal është karakterizuar nga suficiti buxhetor gjatë pesë muajve të parë të vitit, kryesisht si pasojë e ritmeve të ngadalta të kryerjes së shpenzimeve buxhetore”. Kjo për bankën sjell shqetësim pasi cënon stabilitetin makroekonomik. Në këtë raport, Banka e Shqipërisë shprehet se është duke ndjekur në vazhdimësi faktorët e rrezikut që mund të shmangin ecurinë e inflacionit nga objektivi i saj si ecurinë e kërkesës së brendshme të ekonomisë; ecurinë e ofertës monetare dhe të treguesve të tjerë monetarë; si dhe, impulset në rritje që do të mbartë përqendrimi i shpenzimeve fiskale gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit.

E Enjte, 07 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Interesi lekut fiksohet 5.5 %

Rritet interesi i euros, leku pritet të zhvlerësohet. Inflacioni dhe ndryshimet e interesave

Gert Osmani
Banka e Shqipërisë ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit ndërsa kishte shansin të bënte një lëvizje të njëjtë me Bankën Qendrore Evropiane. Ndryshe nga sa pritej si pasojë e kërcënimeve në nivelin e çmimeve dhe problemet që po kalon ekonomia, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 5.5 për qind. Ndërkohë po dje Banka Qendrore Evropiane nisur nga shqetësimet e kalimit të çmimeve mbi 2 për qind dhe problemet fiskale në disa vende të eurozonës, ka vendosur të rrisë normën bazë të interesit të euros në 4 për qind. Në këtë mënyrë monedha e përbashkët evropiane pritet të forcojë pozitat e saj në kursin e këmbimit si ndaj dollarit amerikan ashtu dhe monedhave të tjera duke përfshirë dhe lekun shqiptar.
Çmimet
Inflacioni vjetor në muajin prill 2007 shënoi vlerën 1.9 për qind, duke shënuar ulje në krahasim me nivelin e muajit mars. Ulja e inflacionit në këtë muaj erdhi si pasojë e futjes së hershme të prodhimit bujqësor vendas në treg, duke sjellë uljen e çmimeve të frutave dhe perimeve. Norma mujore e inflacionit në muajin prill ishte ndër më të ultat e dekadës së fundit. Qëndrueshmëria e treguesve monetarë, mungesa e goditjeve nga ana e ofertës dhe pritjet e stabilizuara inflacioniste, kanë ndikuar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve gjatë gjysmës së parë të vitit. Megjithatë, Banka e Shqipërisë konstaton se presionet inflacioniste janë prezente në ekonomi. Kështu, norma mesatare vjetore e inflacionit mbeti e pandryshuar në muajin prill, duke mbetur në nivelin 2.7 për qind. Gjithashtu, inflacioni bazë vijoi të rritej në muajin prill, duke lëvizur përgjatë trendit të vënë re gjatë 12 muajve të fundit. Duke qenë se inflacioni bazë përjashton ndikimin e artikujve me luhatshmëri më të lartë të shportës, ai shërben si një indikator më i mirë i ndikimit të faktorëve të përhershëm në inflacion.
Rritet kredia
Kërkesa e ekonomisë vijon të ushqehet nga kreditimi i shpejtë i ekonomisë dhe nga kushtet relativisht të favorshme monetare. Norma vjetore e rritjes së kredisë u stabilizua rreth nivelit 58 për qind gjatë 4 muajve të parë të vitit. Në terma relativë, raporti i tepricës së kredisë ndaj PBB-së u rrit me 3.3 pikë përqindjeje gjatë kësaj periudhe.
Nisur nga këto zhvillime, Banka e Shqipërisë vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interesit në 5.5 për qind. Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë rithekson edhe njëherë nevojën për forcimin e vigjilencës në drejtim të monitorimit dhe të administrimit të presioneve inflacioniste. Banka e Shqipërisë është duke ndjekur në vazhdimësi faktorët e rrezikut që mund të shmangin ecurinë e inflacionit nga objektivi i saj: ecurinë e kërkesës së brendshme të ekonomisë; ecurinë e ofertës monetare dhe të treguesve të tjerë monetarë; si dhe, impulset në rritje që do të mbartë përqendrimi i shpenzimeve fiskale gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit. Ky materializim do të krijonte premisa për një gjallërim të presioneve inflacioniste në ekonomi, duke e bërë të vështirë ankorimin e mëtejshëm të pritshmërive të agjentëve ekonomikë rreth objektivit të synuar prej Bankës së Shqipërisë.

E Enjte, 07 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Tregtarët shtojnë importet në pritje të akcizave të reja

Importuesit e karburanteve dhe pijeve krijojnë rezerva në pritje të hyrjes në fuqi të taksave më të larta.

Altin Xhikneli
Karburantet vazhdojnë të kenë një rritje mjaft të konsiderueshme të importeve gjatë pesëmujorit të parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Importi i karburanteve gjatë periudhës janar-Maj 2007, ka shënuar një rritje prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu, për 5 mujorin janë zhdoganuar 147 mijë ton karburant, krahasuar me 122 mijë ton karburant të zhdoganuar gjatë periudhës Janar- Maj 2006, pra 25 mijë ton karburant më shumë, ose 20% më shumë se 5-mujori i vitit të kaluar. Biznesmenët që importojnë mallra të akcizës si karburantet, dhe pijet alkoolike kanë filluar të sjellin sasi të mëdha në doganat shqiptarë për të përfituar nga akcizat më të lira deri sa të hyjë në fuqi paketa e re fiskale. Kështu, pritet që dhe gjatë muajit qershor të këtij viti, importet për këto mallra të jenë në nivele rekord pasi, që më 1 korrik pritet të hyjë në fuqi paketa e re fiskale e cila rrit me 4 lekë për litër karburantet dhe 30 lekë për verërat dhe shampanjën, si dhe 40 lekë për pijet me mbi 12% alkool si uiski etj. Kështu kjo rritje taksash që do të fillojë nga korrik i ka “zbardhur” faqen doganave pasi importet gjatë pesëmujorit janë në nivele mjaft të larta. Sipas të dhënave të doganës, janë zhdoganuar 2 mijë e 507 ton kafe dhe krahasuar me 2 mijë e 416 ton të zhdoganuara gjatë 5-mujorit të vitit të kaluar ka një rritje prej 4%. Ndërkohë që për birrën gjatë periudhës Janar-Maj 2007 janë zhdoganuar 10 mijë 443 Hektolitra ose 3 mijë e 340 Hektolitra më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, me një rritje prej 47% me shumë.
Maji i rekordeve
Administrata Doganore Shqiptare realizoi planin e të ardhurave për muajin Maj 2007 në masën 106.5%, duke arkëtuar në buxhetin e shtetit 7 .5 miliardë lekë, ose rreth 454 milion më shumë se plani i përcaktuar nga Ministria e Financave, me një rritje prej 6.5%. Gjatë muajit Maj 2007, ka patur një rritje të konsiderueshme të importeve nga mallrat e akcizës, sapo është marrë vesh lajmi se qeveria ka vendosur të rrisë çmimet e tyre. Kështu sipas të dhënave, gjatë muajit Maj 2007, janë zhdoganuar 30 mijë ton karburante krahasuar me 20.5 mijë e 441 ton të zhdoganuar gjatë muajit Maj 2006, pra afërsisht 10 mijë ton karburant më shumë ose 46.6% më shumë se një vit më parë. Ndërkohë që rritje të ka patur dhe zhdoganimi i kafesë, ku gjatë majit të këtij viti janë zhdoganuar 526 ton, ose 91 ton më shumë se gjatë muajit Maj 2006. Rrijta respketive për zhdoganimin e kafesë, është 30 %. Shërbimi Doganor ka tejkaluar planin e të ardhurave edhe si 5-mujor, Janar-Maj 2007 në masën 110%, duke arkëtuar 34.6 miliardë lekë ose 3.3
Import-eksporti
Në total gjatë muajit Maj 2007 volumi i importit vlerësohet në 33 miliard lekë ose 8 miliard lekë më shumë se muaji Maj 2006 me një rritje prej 32.3%. Gjatë periudhës Janar-Maj 2007 është realizuar një volum importesh në vlerën e 146.4 miliard lekë krahasuar me 116 miliard lekë të realizuara gjatë periudhës Janar-Maj 2006, me nje rritje prej 26.7% më shumë. Ndërkohë që gjatë 5 muajve të parë të vitit Janar-Maj 2007 kemi rritje prej 55% (sasi) të volumit të eksporteve krahasuar me periudhën Janar-Maj 2006. Gjatë kësaj periudhe kemi eksportuar afërsisht 566 mijë ton, krahasuar me 364 mijë ton gjatë 5-mujorit të vitit të kaluar ose 202 mijë ton më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Si volum eksportesh (e shprehur në vlerë) gjatë periudhës Janar-Maj 2007 kemi rritje prej 22% të eksporteve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ose 7. 2 miliard lekë më shumë.

E Enjte, 07 Qershor 2007
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Gjobat, mazhoranca rrëzon Moisiun

Zv/ministri Mima: Dekreti i Presidentit ofron mbrojtje për bizneset mëkatare


Komisioni Parlamentar i Ekonomisë me votat e të djathtëve u shpreh kundër dekretit të Presidentit, që e cilëson antikushtetues ligjin e gjobave, duke paralajmëruar rrëzimin e tij edhe në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Pavarësisht kundërshtimit të deputetëve të opozitës, mazhoranca u tregua sërish e vendosur për të kthyer përfundimisht në ligj, projektligjin e shumëpërfolur. I gjithë komuniteti i biznesit, si rrallëherë është shprehur kundër ligjit që i detyron ata të parapaguajnë detyrimet dhe gjobat pa u ankuar me parë në gjykatë, por zëvendësministri Mima me deklaratën e tij në komision i ka çuditur të gjithë kur ka akuzuar Presidentin se me këtë dekret është bërë palë me biznesin e parregullt. "Mendimi i specialistëve të Ministrisë së Financave është që argumentet e dhëna nga Presidenti nuk qëndrojnë. Nuk kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës. Në të kundërtën, ky projektligj, tashmë i kthyer në ligj, garanton të mirën dhe mbron të drejtat e qytetarëve. Është dekreti i Presidentit ai që ofron mbrojtje për një grup të vogël biznesesh mëkatare", tha Mima. Por, deputeti socialist, Erjon Baçe, i kujtoi zëvendësministrit Mima se konfliktin qeveria për këtë ligj nuk e ka me opozitën, as me Presidentin, por me grupet e interesit. "Nuk është opozita tatimpaguesi, prandaj ju konfliktin nuk e keni me ne. Mosmarrëveshjet i keni me palën, që është direkt e interesuar për këtë ligj, biznesin. Ata e kanë quajtur ligjin që ju na keni sjellë si represiv", iu drejtua Braçe zëvendësministrit.

Parlamenti

Pas rrëzimit në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë, dekreti i Presidentit do të shkojë për votim edhe në sallën e Parlamentit. Kalendari i punimeve të Kuvendit për këtë pikë nuk është bërë ende i qartë, kështu që koha se kur ligji do të miratohet përfundimisht mbetet e papërcaktuar saktësisht. Në rast se mazhoranca do të arrijë edhe aty të gjejë votat e mjaftueshme për të rrëzuar dekretin, atëherë ligji i gjobave miratohet dhe hyn në fuqi sipas variantit fillestar. Gjithsesi, eksponentë të mazhorancës janë shprehur se në rast rikthimi të ligjit të gjobave për votim do të votojnë kundër tij, por kjo mbetet për t‘u parë.

Ligji

Megjithëse ligji i gjobave është rikthyer për diskutime në Kuvend, qeveria nuk ia ka ndryshuar thelbin e tij, pasi biznesi do të jetë i detyruar të paguajë 15 për qind të gjobës, detyrimit dhe interesave përpara se të ankohet në gjykatë. Megjithatë, komisioni miratoi edhe shkurtimin e procedurave të ankimimit nga 60 ditë në 30 ditë, ndërkohë që qeveria ngarkohet me detyrën për të hartuar disa ndëshkime për tatimorët nëse ata gabojnë në vendosjen e gjobës apo masës së detyrimit. Ligji i gjobave ka qenë një nga më të debatuarit të miratuar ndonjëherë në Parlamentin shqiptar. Në kohën kur ishte në fazën e projektligjit, ai u kundërshtua fort nga të gjitha shoqatat e biznesit, të cilat e etiketuan atë si një armë të rrezikshme në dorën e qeverisë. Madje, për disa herë me radhë, ata tentuan ta bindin qeverinë për ta kthyer mbrapsht këtë projektligj, por pavarësisht se bindën shumë deputetë të së djathtës të votonin kundër tij, nuk arritën ta ndalonin. Gjatë miratimit të këtij ligji në Parlament, mazhoranca arriti pikën më të ulët gjatë gjithë mandatit të saj, pasi qeveria arriti të merrte vetëm 66 vota pro për nismën e saj ligjore.
 
Top