Lajme ekonomike!

komino

Valoris scriptorum
Re: Lajme ekonomike!

Berisha: TEC-et do jepen me koncesione, me nismën "1 euro"


A. Rama/ Loli Çeçoaliaj
04-02-2007



FIER – Kryeministri Sali Berisha tha dje në një takim elektoral me banorët e qytetit të Fierit, se qeveria do të japë me koncesione sipas paketës "Shqipëria 1 euro" TEC-et ekzistuese. Ai premtoi se ky qytet do të ketë parkun e tij industrial, duke pasur mundësi që të zhvillojë sipërmarrjen private. "Fieri, është rrethi në të cilin parashikohen investime private, jo vetëm më të mëdha në Shqipëri, por edhe më të mëdha të rajonit, ndër më të mëdhatë në gjithë Ballkanin. TEC-i gjigant me gaz, parashikon një investim prej 2 miliardë USD, naftësjellësi AMBO kalon nëpër Fier dhe përfundon në Vlorë, 2 TEC-et ekzistuese, këto ditë qeveria vendos që t'i koncesionojë me 1 euro, me kusht që të vendoset teknologji moderne dhe kushte të tjera. Pra, projekte të mëdha janë të adresuara në këtë qytet",- tha Berisha. Më pas, i pyetur nga gazetarët, ai tha se për dhënien me koncesion sipas paketës "Shqipëria 1 euro" për TEC-et ekzistuese ka interesa të shprehura. "Ka interesa të shprehura, por kjo do të jetë një procedurë e plotë transparente. Nisma "1 euro" është e konkretizuar dhe e stimuluar në ligjin e partneritetit publik privat dhe procedura e dhënies do të bëhet me transparencë të plotë, siç duhet për koncesionet. Nga kjo përfitohen kushtet e kontratës. Pra, vërtetë jepet objekti me 1 euro, por kompanisë i kërkon kushtet teknologjike, i kërkon kohen e futjes në funksion, i kërkon mënyrën e punës. Kompanitë private që investojnë në energji kanë një kusht: duhet marrëveshja e blerjes afatgjatë të energjisë. Sepse, ndryshe nuk mund të investojnë. Edhe në marrëveshjen e blerjes afatgjatë të energjisë, nuk janë të njëjtat kushtet aty ku është nisma "1 euro" dhe aty ku është i tërë investim privat",- tha Berisha. Por, ai shtoi më tej, se nuk janë vendosur afate konkrete se kur do të fillojë zbatimi i paketës "1 euro" për TEC-et, duke pohuar se përparësi ka një kompani e interesuar që thotë se do të verë në funksion me këtë teknologji, brenda 6 muajve. Kreu i qeverisë, duke kërkuar mbështetjen e kandidatit të PD-së për Bashkinë e Fierit, u shpreh se do të mbështeten të gjitha projektet e tij. Sipas tij, infrastruktura ndërlidhëse e Fierit me Tiranën dhe Vlorën, do të jetë nga më modernet, pasi është në përfundim autostrada Lushnje-Fier. Berisha theksoi se edhe për mbrojtjen e ambientit, në këtë qytet do të instalohen aparatura të teknologjisë së fundit. Po kështu, ai shtoi se në Seman do të ndërtohet një termocentral i fuqishëm me gaz.
www.shekulli.com.al
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Ulja e temperaturave ka provokuar rritje të ndjeshme të konsumit të energjisë elektrike në vend

Thellohet kriza, priten kufizime drastike

Beli: Këmbëngulja e thatësirës po kërcënon stabilitetin e krijuar

Leonard Mitro

Asnjë shenjë nuk tregon se situata e rënduar energjetike në vend mund të përmirësohet së afërmi, përkundrazi burime zyrtare nga KESH-i pohojnë se oraret e kufizimeve do të shtohen, nëse do të vazhdojë edhe për pak kohë thatësira disamujore që ka karakterizuar periudhën e fundvitit 2006 dhe atë të fillimvitit 2007. Arsyet që mund të detyrojnë korporatën të shtojë edhe më shumë orët e errësirës janë të shumta, por ajo që duket më vendimtarja është ulja e ndjeshme e temperaturave në të gjithë vendin. Ftohja e motit ka shkaktuar rritjen e kërkesës për konsum të energjisë elektrike, niveli i të cilit ka shkuar nga 22 deri në 24 milionë kW/h në ditë, ndërkohë që korporata teorikisht nuk mund të japë më shumë se 17 milionë kW/h, duke futur këtu edhe humbjet e energjisë në rrjet, që arrijnë në 20 për qind. Rënia e temperaturave jo vetëm që do të sjellë shtimin e konsumit, por mund të provokojë edhe mbingarkesë të rrjetit, çka do të thotë se rrjeti i shpërndarjes rrezikohet nga defekte të paparashikuara, të cilat do të shtonin edhe më shumë orët e errësirës. Vetë drejtori i KESH-it, Andi Beli, ka pohuar për "Shqip" se "stabiliteti i krijuar në furnizimin me energji elektrike kërcënohet seriozisht nga situata e paprecedentë e thatësirës hidrike, që na lejon të varemi totalisht nga importi". Sipas tij, "për momentin KESH-i po ndjek të njëjtën strategji të furnizimit me oraret ekzistuese të kufizimeve, duke përdorur energjinë e importit dhe ruajtur me fanatizëm nivelin e liqenit të Fierzës". Ai bëri të ditur për "Shqip", se Fierza vazhdon të mbahet e mbyllur, ndërkohë që niveli i liqenit shtohet me 10 cm në ditë, kuotë kjo aspak optimiste për situatën e krijuar. Kreu i KESH-it pohoi, ndër të tjera, se importi i energjisë është mbajtur në kuota maksimale, duke arritur në ditët e fundit në 11,5 milionë kË/h. Muaji shkurt pritet të jetë edhe më vendimtari për sa i përket kthesës ose jo të krizës energjetike. Burime pranë korporatës theksojnë se kontratat e importit për këtë muaj janë të siguruara, ndërkohë që pikëpyetjet janë për muajin mars dhe në vazhdim. Skenari më i keq, i cili po vërtetohet dita-ditës, është vazhdimi i mungesës së reshjeve, ulja akoma e temperaturave, si dhe rënia sasisë së importit, për shkak të pamundësive financiare të KESH-it për të blerë maksimumin e importit që lejon rrjeti ynë i tranzitimit. Aktualisht, kufizimet që po aplikon korporata në të gjithë vendin janë me orare të zgjatura, ku dallim bëjnë vetëm Tirana dhe Durrësi, qytete në të cilat ndërprerjet janë disi më të zbutura se në rrethet e tjera.



Më shume

Qeveria e Sofjes anulon planin "Riaktivizimi i Kozloduit"
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Rekomandimi i Bashkimit Evropian nuk lejon zbatimin e nismës pa u zgjidhur çështjet e pronësisë

Legalizimet, qeveria ngrin paketën "Shqipëria 1 euro"

Berisha kthen mbrapsht investitorët kureshtarë

Leonard Mitro

Qeveria shqiptare ka ngrirë për momentin paketën "Shqipëria 1 euro", duke ndërprerë në këtë mënyrë hovin e shumë investitorëve kureshtarë, që provuan të marrin informacion për nismën e bujshme të shpallur me iniciativën personale të Kryeministrit Sali Berisha. Arsyeja kryesore është procesi i legalizimeve, pa përfundimin e të cilit, qeveria nuk mund të hartojë dhe zbatojë dhënien e tokave me qira për 1 euro. Burime zyrtare pranë Kryeministrisë bëjnë të ditur se, shefi i qeverisë ka urdhëruar pezullimin e çdo nisme për promovimin e paketës "Shqipëria 1 euro", për aq kohë sa do të vazhdojë procesi i legalizimeve të zonave informale. Përveç kësaj, ekziston një rekomandim i prerë i Bashkimit Evropian, sipas të cilit, qeveria shqiptare duhet të pezullojë të gjithë procesin e dhënies me qira të tokave apo pronave të tjera publike, deri në momentin që të ketë përfunduar procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave. Në shtator, parulla që i ftonte investitorët e huaj të hynin me hyxhym në Shqipëri, sapo ishte artikuluar nga Kryeministri Sali Berisha, ndërsa modalitetet qëndronin të errëta. Sot paketa duhet të kishte marrë formë dhe duhej t‘u ishte paraqitur investitorëve të huaj, pasi afati i vendosur nga qeveria për hyrjen në fuqi ishte data 1 janar 2007. Nga ana tjetër, në strategjinë e saj për thithjen e investimeve të huaja, Ministria e Financave nuk ka aspak në konsideratë paketën "Shqipëria 1 euro", e cila u promovua me shumë bujë nga qeveria në muajt e fundit të vitit të kaluar. Kreu i Financave, Ridvan Bode, ka pohuar për "Shqip" se rruga e vetme për thithjen e investimeve të huaja është përmirësimi i infrastrukturës, duke lënë të nënkuptohet se dikasteri që ai drejton nuk ka marrë seriozisht nismën e shpallur nga Kryeministri. Dukë iu përgjigjur pak ditë më parë interesimit të gazetës "Shqip", lidhur me faktin se kur do të aktivizohet paketa "Shqipëria 1 euro", ministri i Financave u shpreh se "mendojmë që zhvillimi i rrugëve është hapi i parë i rëndësishëm dhe i qenësishëm për t‘i dhënë një hov zhvillimit të ekonomisë së vendit dhe për ta bërë Shqipërinë atraktive për më shumë investime. Kjo është dhe përgjigjja ime për "Shqipëria 1 Euro". Nisma e shpallur me angazhimin personal të Kryeministrit Sali Berisha ishte parashikuar të kalonte për diskutim në parlament në muajin nëntor, ndërkohë që kohët e fundit qeveria ka shmangur çdo diskutim lidhur me këtë nismë, me të cilën qeveria synonte që kjo ofertë e re të tërhiqte vëmendjen e investitorëve të huaj.

Janë përllogaritur rreth 500 mijë euro, një faturë e papërfillshme, pasi kaq janë të ardhurat që derdhin në arkën e shtetit disa subjekte, të cilave mund të mos u ripërtërihet qiraja", vijoi këshilltari, duke ekspozuar kështu të vetmet viktima të projektit. Megjithatë, ai nuk shfaqi dijeni nëse në paketë ishte përllogaritur edhe kostoja e infrastrukturës së domosdoshme - si ujë teknologjik, energji dhe rrugë - e cila duhet të ekzistojë në trojet e ambientet që jepen për 1 euro, në çastin që vjen investitori. Xhepa shtoi se "investimet janë parashikuar të bëhen kryesisht në parqe industriale, ku këto facilitete ekzistojnë"
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Naftësjellësi Burgas-Aleksandropolis, acarohet Putin

Kryeministri rus paralajmëron Bullgarinë dhe Greqinë të nënshkruajnë kontratën


Vladimir Putin paralajmëron Greqinë dhe Bullgarinë që të mos vonojnë më firmosjen e naftësjellësit Burgas-Aleksandropolis. Në të kundërt, Moska do të shohë rrugë të tjera për kalimin e naftës ruse në Evropë. "Mbështesim projektin, të cilin e vlerësojmë shumë të rëndësishëm për konsumatorët tanë në Evropë. Por nëse partnerët tanë grekë dhe bullgarë do të dështojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre, ne do të shikojmë mundësinë për kalimin e naftësjellësit nga rrugë të tjera", është shprehur Putin në një deklaratë për shtyp. Sipas Putin, një vonesë e mëtejshme në firmosjen e marrëveshjes për fillimin e punimeve do të dëmtonte shumë ecurinë e projektit, si dhe interesat e vendeve ballkanike dhe atyre evropiane. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit grek të Zhvillimit, Dimitris Siufas, i cili u shpreh në një prononcim zyrtar se deklaratat e zotit Putin dëshmojnë edhe njëherë për interesin e madh të qeverisë ruse për ndërtimin e naftësjellësit. "Përfaqësuesit e të tri qeverive janë në diskutime të vazhdueshme dhe jam optimist se në takimin e 7 shkurtit, që do të zhvillohet në Burgas të Bullgarisë, do të nënshkruhet konventa mes palëve", ka theksuar Siufas. Nga ana tjetër, ndërtimi i naftësjellësit Burgas-Aleksandropolis merr një zhvillim të ri, sidomos për sa i përket shprehjes së interesit nga kompani të mëdha në fushën e nxjerrjes, përpunimit dhe tregtimit të hidrokarbureve. Kompania shtetërore e Jordanisë, "Oman Oil Company", ka kërkuar që të investojë një pjesë të mirë të aksioneve të saj për projektin greko-bullgaro-rus. Interesi zyrtar është shprehur nga autoritetet e kompanisë gjatë vizitës që ndërmorën në Jordani përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës bullgare. Delegacioni bullgar mori kontakt me ministrin e Ekonomisë, Ahmed Bin Abdulnabi Maki, njëkohësisht edhe zv/president i këshillit kombëtar të ekonomisë për çështjet e burimeve energjetike. Sipas agjencisë së lajmeve BTA, kompania "Oman Oil Company" shprehu interesin për të investuar edhe në shtrirjen e një rrjeti për depozitimin e gazit të lëngshëm në Bullgari, ose në vende të tjera në brigjet e Detit të Zi. Po ashtu jordanezët kanë kërkuar që të marrin pjesë edhe në financimin e dy stacioneve të reja bërthamore që do të ndërtohen në Belne të Bullgarisë. Lidhur me këtë fakt ministri bullgar i Ekonomisë dhe Energjetikës, Rumen Ovcarof, nënshkroi një marrëveshje dypalëshe me homologun e tij jordanez për nxitjen e investimeve mes dy vendeve.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Albtelekomi sjell Erdoganin në Tiranë

Ruli heziton të lëshojë kompaninë e telefonisë fikse


Afro gjashtë muaj pas premtimit të dhënë në Ankara nga Kryeministri Berisha për rikthimin e Albtelekomit në duart e kompanisë turke "Calik Enerji", Kryeministri turk Taip Erdogan vjen në Tiranë për të parë nga afër sesi homologu i tij shqiptar ka përmbushur angazhimin e dhënë më 5 shtator të vitit 2006.

Odiseja "Albtelekom" do të sjellë në kryeqytetin shqiptar shefin e qeverisë turke në datat 14 dhe 15 shkurt, vizitë kjo e konfirmuar për "Shqip" edhe nga zyra e protokollit të Kryeministrit shqiptar. Afro dy javë pas ardhjes së ministrit të Jashtëm, Abdullah Gyl, shefi i qeverisë turke do të hyjë në zyrën e Kryeministrit Berisha, në përpjekje për t‘i dhënë fund një prej ngërçeve më të mëdha politike mes dy vendeve. Nga ana tjetër rinegocimi i shitjes së Albtelekomit mes Ministrisë shqiptare të Ekonomisë dhe përfaqësuesve të kompanisë "Calik Enerji" ka ngecur prej pak kohësh, ndërkohë që pikëpyetjet mbi suksesin ose jo të kalimit në duart e turqve të së vetmes kompani shtetërore të telefonisë fikse janë të shumta. Burime pranë qeverisë "Berisha" bëjnë të ditura për "Shqip" se hezitimet e palës shqiptare janë evidente dhe grupi negociator nuk ka arritur akoma në një përfundim paraprak se si do të përfundojë çështja e Albtelekom-it. Mesazhin e parë përkundrejt stepjes që po tregon pala shqiptare e ka dhënë ministri i Jashtëm dhe njëkohësisht zv/kryeministri turk Abdullah Gyl, i cili deklaroi pak ditë më parë se çështja "Albtelekom" është shumë e rëndësishme dhe qeveria turke mbështet pa rezerva kompaninë "Calik". Nga ana tjetër, përfaqësuesit e qeverisë shqiptare në takimet e zhvilluar me ministrin e Jashtëm turk lanë të nënkuptohet se negociatat nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Si Kryeministri Sali Berisha, ashtu dhe ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, nuk u treguan aspak entuziastë lidhur me çështjen "Albtelekom", ndërkohë që në konferencën e përbashkët për shtyp me zv/kryeministrin turk iu referuan sloganeve të njohura diplomatike lidhur me bashkëpunimin e zgjeruar tregtar dhe mbështetjen e Turqisë për integrimin e Shqipërisë në NATO. Bisedimet me kompaninë "Calik Enerji" kanë nisur zyrtarisht më 23 nëntor dhe pritet të përfundojnë brenda muajit shkurt. Procesi i negociatave është konfidencial, sipas marrëveshjes me palën turke, ndërkohë që gjithçka do të bëhet publike në fund të bisedimeve. Negociatat me turqit janë fokusuar në tri pika të nxehta, që kanë të bëjnë me rivlerësimin e çmimit të shitjes, heqjen e shërbimit "roaming" nga kontrata ekzistuese, si dhe përfshirjen si garanci ligjore të një partneri strategjik dhe me përvojë në fushën e telekomunikacioneve. Privatizimi i kompanisë "Albtelekom" është zyrtarizuar nga qeveria e mëparshme socialiste nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes me "Calik Enerji", vetëm 1 javë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut, pikërisht më 26 qershor 2005, ku konsorciumi turk "Turk Telekom" dhe "Calik Energi", paraqitën në Ministrinë e Ekonomisë ofertën prej 120 milionë euro për blerjen e 76 për qind të aksioneve shtetërore të kompanisë së vetme të telefonisë fikse në vend, "Albtelekom". Por kontrata u hodh poshtë po në shtator të 2005-ës, ku parlamenti i ri i dominuar nga mazhoranca e djathtë nuk e ratifikoi kontratën.


Zgjedhjet dhe dritat ngrinë negociatat


Negociatat me kompaninë turke "Calik Enerji", janë ndërprerë përkohësisht për të rifilluar sapo të stabilizohet situata energjetike në vend, ndërkohë që shkak i ngrirjes ka qenë edhe fushata elektorale për zgjedhjet lokale 2006. Burime pranë Ministrisë së Ekonomisë konfirmojnë faktin se nga të dyja palët ka pasur mirëkuptim lidhur me zhvendosjen për pak javë të bisedimeve, për shkak të krizës së stërzgjatur energjetike që ka mbërthyer vendin që prej dy muajsh.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Kap 18,5 milionë kW/h konsumi i energjisë elektrike

Niveli i liqenit të Fierzës ka arritur ditët e fundit në 256 metra


Konsumi i energjisë elektrike ka arritur në 18,5 milionë kwh/ditë, bëjnë të ditur burime zyrtare të KESH-it. Sipas këtyre burimeve, gjatë ditëve të fundit importi ka kapur kuotën e 11,8 milionë kwh/ditë, ndërsa prodhimi vendas i energjisë në 6,8 milionë kwh/ditë. Niveli i liqenit të Fierzës ka arritur në 256,62 metra ndërsa prurjet 128 m3/sek, bënë të ditur burimet e KESH-it. Muaji shkurt pritet të jetë edhe më vendimtari për sa i përket kthesës ose jo të krizës energjetike. Burime pranë korporatës theksojnë se kontratat e importit për këtë muaj janë të siguruara, ndërkohë që pikëpyetjet janë për muajin mars dhe në vazhdim. Aktualisht kufizimet që po aplikon korporata në të gjithë vendin janë me orare të zgjatura, ku dallim bëjnë vetëm Tirana dhe Durrësi.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Kina shton eksportet e tekstileve me Shqipërinë

Rritje ka edhe volumi i makinerive dhe i pjesëve të këmbimit


Importet e makinerive, materialeve të ndërtimit dhe konfeksioneve nga Kina drejt Shqipërisë, shënuan rritje gjatë vitit 2006, bënë të ditur burime të INSTAT. Shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kinës shënuan një rritje të ndjeshme gjatë kësaj periudhe. Sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave, shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kinë arritën në vitin 2006 në 18 miliardë e 182 milionë lekë. Importet nga Kina drejt Shqipërisë arritën në 17 miliardë e 297 milionë lekë, ndërsa eksportet në 885 milionë lekë. Mbi bazën e të dhënave të publikuara, rezulton se importi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit, përbën edhe vlerën më të lartë të volumit të importit me këtë shtet, duke arritur në 5 miliardë e 430 milionë lekë, ndërsa janë importuar rreth 3 miliardë e 336 milionë lekë materiale ndërtimi dhe metale.
 

Anana

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

[citimi Megjithatë, ai nuk shfaqi dijeni nëse në paketë ishte përllogaritur edhe kostoja e infrastrukturës së domosdoshme - si ujë teknologjik, energji dhe rrugë -

[/ QUOTE ]

Edhe per kete s'kisha degjuar. Shpresoj qe ndonje te me japi pak pergjigje.

Cfare eshte uji teknologjik?

Ka kushte kjo oferte? Psh. vlera qe duhet investuar per te pasur kete lloj qeraje? Jane percaktuar se cilat zona do ofrohen me kete qera?

Flm.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Lajme ekonomike!

...Kjo puna e Kines eshte pak me spec...
Ata prodhojne shume, me cmime te ulta,
problemi qe u shtua para ca kohesh ne Evrope (ne France me ekzaktesisht) pikerisht per kete punen e prodhimeve qe vijen nga Kina ishte ...:
Perse duhet ti lejojme, perderisa ata po bejne qe prodhimet tona (me cmim relativisht te larte) te mos na shiten, kompanit tona te fundosen, po rritet papunesia pikerisht sepse kompanite po mbyllen...???
Si rrjedhoj, u vendos qe prodhimet e Kines duhet te limitoheshin (ose me mire te limitohej futja e tyre ne vend), sepse OK njerezve ju lejojne te ken nje buxhet me te madhe blerje, por nga ana tjeter po luante rol negative ne ekonomin e vendit.
Dhe mendoj qe i njejti problem i shtrohet te gjitha vendeve, edhe Shqiperis gjithashtu...ndoshta edhe shteti Shqiptar duhet te filloj te mendoj per anet pozitive dhe negative te importit nga Kina, dhe rrjedhojat qe ka ne ekonomine Shqiptare.

...Hmmm....ketu vetem lajme duhet te shkruash apo ...??? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Pink sigurisht qe edhe mund te diskutosh mbi lajme te vecanta.


Posta do të kthehet në Bankë! - ABC
Posta Shqiptare synon të kthehet në një Bank-Post, njoftuan burime nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Sipas burimeve nga kjo ministri, gjatë vitit 2006 Posta Shqiptare përfundoi fazën e parë të strategjisë së zhvillimit të Postes, pra, kthimin në normalitet të aktivitetit të saj dhe tani po punon për të krijuar kushtet, për t'u riorganizuar në një Bank-Post. Në përparësi të investimeve të këtij viti kanë qenë përmirësimi i ambienteve të punës e shërbimit; aplikimi i teknologjisë së shërbimit dhe rrjetit. Ndërkohë që është investuar për logjistikën, për plotësimin e standardeve dhe cilësinë e shërbimit. Aktualisht ka përfunduar 100% e rikonstruksionit dhe 60 zyrave postare në të gjithë vendin.

--------------------
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Hiqet TVSH-ja për qiradhënien dhe importin e arit

Qeveria lehtësi për biznesin dhe bankat e nivelit të dytë


Ministria e Financave i ka propozuar qeverisë disa ndryshime thelbësore në ligjin për TVSH-në, ose siç njihet ndryshe tatimi mbi vlerën e shtuar. Rregullimet e bëra në projektligjin në fjalë nuk kanë të bëjnë me uljen e vlerës së TVSH-së, e cila është në masën 20 për qind, por me përjashtimin nga kjo taksë për dy kategori aktivitetesh, siç është qiradhënia dhe importi i arit nga bankat e nivelit të dytë. Ndryshimet e bëra janë pjesë e rekomandimeve që FMN i ka sugjeruar Ministrisë së Financave.

Qiradhënia

Në projektligjin e ri është propozuar që dhënia me qira e ndërtesave publike nga institucionet qendrore të përjashtohet nga TVSH-ja. Relacioni shpjegues i Ministrisë së Financave thekson se "sipas legjislacionit aktual në fuqi ekzistojnë premisa të forta për shtrembërim të konkurrencës në veprimtarinë ekonomike të qiradhënies, në vartësi kjo të statusit të dhënësit me qira". Kështu, një tatimpagues i regjistruar në TVSH që jep një objekt me qira, paguan TVSH në masën 20 për qind të vlerës së qirasë si dhe tatimin mbi fitimin në masën po 20 për qind. Nga ana tjetër një tatimpagues i biznesit të vogël, që jep një objekt ndërtimi me qira, paguan vetëm 1,5 për qind tatim mbi xhiro në formën e tatimit mbi biznesin e vogël. Kurse individi që jep një objekt me qira paguan vetëm tatim mbi të ardhurat personale në masën 10 për qind. Ky përcaktim i legjislacionit në fuqi favorizon dukshëm personat me status individi dhe ata të regjistruar me statusin e biznesit të vogël, ndërkohë që diskriminon subjektet e mëdha të regjistruara në TVSH që aplikojnë dhënien me qira. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Financave, ky diferencim i barrës fiskale ka sjellë premisa për deformim të statusit të tatimpaguesve. Kështu për t‘ju shmangur zbatimit të TVSH-së, tatimpaguesit qiradhënës, tentojnë të copëzojnë pronësinë e më pas të përshtatin me të edhe statusin e tyre. Kjo me anë të copëzimit të qarkullimit vjetor (të të ardhurave nga qiraja), në shifra nën pragun e regjistrimit të detyrueshëm në TVSH, aktualisht 8 milionë lekë. Për këtë arsye në projektligji e ri është propozuar përjashtimi nga TVSH i dhënies me qira. Në këtë mënyrë barra tatimore e tatimpaguesve të regjistruar në TVSH do të zbutet në drejtim të përafrimit me barrën tatimore të individëve, apo të tatimpaguesve të biznesit të vogël, pasi ata do të paguajnë vetëm 20 për qind tatim mbi fitimin për dhënien me qira.

Bankat dhe ari

Në projektligjin e paraqitur nga Ministria e Financave propozohet përjashtimi nga TVSH-ja e furnizimit të arit për bankat e nivelit të dytë. Me ligjin ekzistues këtë aplikim e përfitonte vetëm Banka e Shqipërisë. Ndryshimi i vendos të dy nivelet e bankave në pozita të njëjta në treg si në import ashtu dhe në furnizimet e arit brenda vendit, duke hequr mundësinë e shtrembërimit të konkurrencës. Nga Ministria e Financave është bërë përcaktimi i vlerës së tatueshme të arit të përpunuar të importuar dhe të furnizuar brenda vendit. Nga kjo llogaritje është zbritur nga baza e llogaritjes së vlerës së tatueshme vlera e arit të përdorur si lëndë e parë, duke taksuar vetëm vlerën e përpunimit. Ky propozim synon frenimin e informalitetit në fushën e importimit, tregtimit dhe përpunimit të arit si dhe rritjen e shkallës se deklarimeve. Kjo është një përvojë e aplikuar nga disa shtete dhe ka dhënë efekte pozitive.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Ish-pronarët: Ky ligj dhunon të drejtën e pronës

Kushtetuesja nis shqyrtimin e kërkesës së ish-pronarëve për ligjin e legalizimeve


Gjykata Kushtetuese ka nisur dje shqyrtimin e kërkesës së ish-pronarëve, të cilët duan shfuqizimin si antikushtetues të ligjit për legalizimet. Seanca e parë ka zgjatur për gati dy orë dhe përfaqësuesit e ish-pronarëve kanë ngritur shqetësimet e tyre kundër këtij ligji. Përfaqësuesi i ish-pronarëve është shprehur se ky ligj dhunon të drejtën e pronës, prek bazat e institucioneve shtetërore, ligjëron veprimet të dënueshme nga kodi penal dhe trajton në mënyrë të pabarabartë shtetasi e saj. Sipas argumenteve të parashtruara nga ish-pronarët në Gjykatën Kushtetuese, ligji i legalizimeve bie ndesh me mbi 8 nene të Kushtetutës, duke krijuar kështu përplasje me një sërë ligjesh të tjera. Ish-pronarët në pretendimet e tyre kanë theksuar se ligji për legalizimet, i cili cenon të drejtën e pronës, nuk është shqyrtuar me faturë financiare. Gjithashtu, përfaqësuesit e ish-pronarëve nuk i kanë kursyer akuzat edhe ndaj zyrës së ALUIZMI-it, së cilës i janë krijuar kompetencat të tepruara. Avokati i përfaqësuesve të ish-pronarëve ka kërkuar që qeveria ta shikojë më me seriozitet këtë ligj për të bërë të mundur që ish-pronarët të shpërblehen për pronën e marrë, por ata kanë theksuar se nuk iu intereson as konflikti me personat, të cilët kanë ndërtuar mbi pronat e të tjerëve. Ndërsa përfaqësuesit juridikë të qeverisë janë shprehur të ndërgjegjshëm se çështja e pronës është një anomali e plotë, për të cilën qeveria po punon për zgjidhjen e kësaj situate. Juristi i Kryeministrisë, Enkelejd Alibej, është shprehur se e drejta e pronarëve deri më tani nuk ka gjetur një mbrojtje për t‘u lavdëruar nga ana e shtetit ndaj sulmit të ndërtimeve pa leje, situata e tyre ka qenë e dëshpëruar. Në këto kushte, kur e drejta e pronarëve, ky interes kaq i lartë, nuk gjeti mbrojtjen e merituar dhe në kushtet kur shteti nuk mund ta zhbëjë më atë që është bërë, atëherë zgjidhja më e drejtë dhe më optimale është kjo që po ndodh më ketë ligj.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Skema, fermerët do të subvencionohen për prodhimin

Nafta pa akcizë do të zëvendësohet me rimbursimin e TVSH-së


Fermerët dhe bujqit shqiptarë do të përfshihen për herë të parë në skemën e rimbursimit të TVSH-së. Ministria e Financave ka parashikuar që pas shfuqizimit të skemës së rimbursimit të TVSH-së për disa kategori agro-përpunuesish, të favorizojë prodhuesit e produkteve bujqësore, duke u rimbursuar TVSH-në e përdorimit të energjisë apo shpenzimeve të tjera. Në këtë mënyrë qeveria do të bëjë një përpjekje për formalizimin e bujqve dhe fermerëve që aktualisht nuk paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar për mallrat e shitura. Skema është ende duke u studiuar nga ekspertët e Ministrisë së Financave dhe parashikohet të zbatohet në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. Kjo skemë duket se do të zëvendësojë skemën e naftës pa akcizë, e cila rezultoi e dështuar, pavarësisht promovimit të bujshëm nga ish-kryeministri Nano, në vitin 2005. Kjo skemë është kritikuar gjatë 2006-ës nga ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili ka deklaruar se "duhet subvencionuar prodhimi e jo vetëkonsumi", duke iu referuar faktit se pjesa dërrmuese e fermerëve shqiptarë prodhojnë produkte që i konsumojnë po vetë, e që i shesin në sasi shumë të pakët.

Nga ana tjetër, Ministria e Financave ka vendosur t‘i japë fund një prej skemave më abuzuese, që aplikohej në rikthimin TVSH-së, për një kategori agro-përpunuesish. Me anë të një projektligji, ajo i propozon qeverisë që të shfuqizojë skemën aktuale, e cila u lejon agro-përpunuesve që të marrin nga administrata tatimore 20 për qind të vlerës së mallit të blerë nga fshatarët, të cilët nuk paguajnë TVSH për mallin e shitur. Deri më tani, agro-përpunuesit deklaronin fatura të pavërteta për mallin e blerë nga bujqit apo blegtorët, duke marrë nga shteti 20 për qind të vlerës së deklaruar për blerjen e mallit. Në relacionin shpjegues të projektligjit, që Ministria e Financave i ka dërguar për miratim qeverisë, thuhet se "propozohet që të abrogohet lejimi i vetëkreditimit të TVSH-së nga agro-përpunuesit, që operojnë në fushën e përpunimit të qumështit, ullirit, rrushit e bluarjes së grurit. Skema ekzistuese bie ndesh me frymën e TVSH-së, qoftë si kuptim teorik, qoftë ligjor. Agro-përpunuesit i kanë paguar fermerëve vlerën e mallit sipas koniunkturës së tregut, por asnjëherë TVSH. Kjo pasi vetë fermerët nuk janë të regjistruar në këtë taksë dhe që më pas, të zbatojnë e deklarojnë TVSH për shitjet e tyre. Pra, në parim, propozimi s‘është i bazuar". Projektligji thekson se vendosja e se drejtës së kreditimit artificial të TVSH për agro-përpunuesit do të bënte që të njëjtën gjë ta kërkonin edhe biznese të tjera të ngjashme që punojnë me lëndë të para produkte bujqësore, si për përpunuesit e mishit, përpunuesit e fruta perimeve, restorantet etj. Për më tepër kjo skemë nuk nxit fermerin që është edhe furnizuesi i drejtpërdrejtë. Sipas specialistëve të Ministrisë së Financave, shfuqizimi i kësaj skeme është rekomanduar me forcë edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Taksa e RTSH-së bashkë me faturën e KESH-it

Andi Beli nënshkruan marrëveshjen me drejtorin e RTSH-së, Petrit Beci


Korporata Elektroenergjetike Shqiptare nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me drejtorin e TVSH, Petrit Beci dhe drejtorin e Tatimeve, Alfred Prifti, për mbledhjen e taksës publike të televizorit që do të mundësohet nga KESH dhe Drejtoria e Tatimeve dhe do administrohen nga RTSH, duke lehtësuar kështu një mangësi të së kaluarës kur sipas statistikave vetëm 160 mijë abonentë nga 850 mijë kanë paguar këtë taksë. Kështu kjo marrëveshje ka për qëllim mbledhjen e taksës publike nga konsumatori familjar dhe bizneset që përdorin televizor. Sipas detyrimit ligjor, çdo subjekt që paguan faturën e KESH-it së bashku me të duhet të paguajë dhe faturën prej 500 lekësh në vit për Radiotelevizionin Shqiptar. Taksa që do të vilet nga KESH dhe nëpërmjet tatimeve do t‘i kaloje Televizionit Publik Shqiptar dhe do të administrohet nga ky i fundit në dobi të cilësisë së transmetimeve për publikun dhe reformave të nevojshme për institucionin. Drejtori i KESH, Andi Beli, e vlerësoi si të rëndësishme këtë marrëveshje duke thënë se "është e rëndësishme që me këtë marrëveshje t‘i jepet vlera e duhur mbledhjes së kësaj takse dhe në veçanti edhe financimit të një prej enteve kryesore mediatike, siç është RTSH. Numri potencial i klientëve që duhet të paguajnë këtë taksë janë të gjithë klientët e KESH-it, duke futur në tërësi si ata familjarë ashtu edhe bizneset".
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Firmoset TEC-i i Vlorës, s‘ka prodhim para vitit 2009

Ky është burimi i parë energjetik që ndërtohet që prej 85-ës


U deshën 21 vjet pas ndërtimit të hidrocentralit të Komanit në vitin 1985 që qeveria shqiptare të firmoste ndërtimin e një burimi të brendshëm të prodhimit të energjisë. Në këtë periudhë kohe konsumi i energjisë është rritur mesatarisht me 10 për qind ccdo vit, ndërkohë që prodhimi i brendshëm është reduktuar ndjeshëm. Paraditen e djeshme ka përfunduar me sukses odiseja e premtimit për ndërtimin e TEC-it të Vlorës, projekt i cili do të fillojë të ndërtohet muajin e ardhshëm, pas nënshkrimit që i bënë kontratës dypalëshe Ministria Shqiptare e Ekonomisë dhe kompania italiane "Maier Inginering". TEC-i "Vlora 1" do të ketë një fuqi 97 MW për shkak se kompania fituese e tenderit "Maier Inginering" nuk ofron kapacitete ndërtuese për 135 MW sicc ishte parashikuar. Centrali me cikël të kombinuar 97 MW në "Vlora 1" do të ndërtohet me financime të donatorëve si Banka Botërore e BERZH dhe do të punojë me naftë me ndotje squfuri nën 0,01%. Sipas planit, KESH-i do të krijojë një kompani filial, që do të zotërojë dhe do të operojë TEC-in, sipas një Marrëveshje të Blerjes Afatgjatë të Energjisë Elektrike (PPA). Pas ndërtimit të termocentralit "Vlora 1", TEC-i i Fierit do të mbyllet plotësisht, pasi nga 159 MW, ai jep aktualisht vetëm 10 MW. Përvecc kësaj, qeveria ka anuluar dy centralet e tjera që ishin parashikuar të ndërtoheshin në këtë zonë, njësia e dytë 200 MW e ciklit të kombinuar "Vlora 2" dhe njësia e tretë 200 MW e ciklit të kombinuar "Vlora 3", parashikuar për të përfunduar në 2008-ën. Kjo do të thotë se sasia e energjisë që parashikohej për t‘u siguruar nga burimet termike, të reduktohet me 400 MW ose 9,6 milionë kW/h, e barabartë kjo me energjinë që Shqipëria importon aktualisht. Për ndërtimin e TEC-it në Vlorë, faza e parë ka nisur në prill të vitit 2002, ku është bërë është përzgjedhja e gjirit të Vlorës për ndërtimin e TEC-it, më saktësisht, zona e Portit të Ri. Ndërkohë faza e dytë, e cila ka zgjatur rreth gjashtë muaj, ka nisur menjëherë pas fazës së parë dhe ka pasur si qëllim studimin e fizibilitetit të TEC-it. Në këtë fazë u përcaktua që TEC-i do të jetë me cikël të kombinuar, me fuqi të instaluar 135 megavat, pavarësisht se përfundimisht TEC-i do të ketë një fuqi të instaluar prej 97 MW. Energjia e prodhuar gjatë një dite parashikohet të jetë 2,4 milionë kilovat/orë. Në muajin prill të vitit 2003 ka nisur dhe faza e tretë, e cila ishte vlerësimi i ndikimit të TEC-it në mjedis. Lëshimet e gazrave në ajër do të jenë më të vogla se vlerat e lejuara në vendet e BE-së. Sipas planit, për ftohje do të përdoret uji i detit, që do të merret në thellësinë 600 metra.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

"The Ekonomist": Kriza energjetike do të ndëshkojë qeverinë

"Berisha" nuk mbajti premtimet e fushatës elektorale të 2005-ës


Premtimet e pambajtura të fushatës elektorale 2005, si dhe errësira që ka pllakosur vendin, do të jenë dy arsyet që votuesit shqiptarë do të hakmerren ndaj PD-së në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ky konstatim nuk vjen nga ndonjë tribunë elektorale shqiptare, por nga revista prestigjioze britanike "The Economist". Në numrin e saj të fundit ajo i ka kushtuar një artikull të veçantë gjendjes katastrofale të energjisë elektrike që ka pllakosur Shqipërinë. Shkrimi pasqyron zhvillimet e fundit të këtij problemi, ku evidenton se fqinjët tanë nuk kanë dhënë ndihmën e duhur për të zgjidhur problemin. "Dimri në Shqipëri, vendin e dytë më të varfër në Evropë pas Moldavisë, është një sezon me 12 orë ndërprerje energji elektrike nëpër qytete, ndërsa në fshatra ndërprerja shkon deri në 20 orë. Gjeneratorët gjatë verës janë malli më i importuar, pasi prodhojnë energji përmes karburantit. Me mijëra biznese të vogla që mbajnë në këmbë ekonominë e vendit janë drejt kolapsit", thekson "The Economist". "Këtë vit mungesa e energjisë elektrike është më e keqe se kurrë", vijon artikulli, duke analizuar prurjet e nivelit të ujit në hidrocentrale mbi lumin Drin në veri të vendit. Artikullshkruesi nuk harron të përmendë faktin se 30 vite më parë këto hidrocentrale ishin krenaria e regjimit të fundit Stalinist të Enver Hoxhës. Madje Shqipëria i eksportonte energji elektrike Jugosllavisë dhe Greqisë. Ndërsa tani situata është krejt ndryshe. Kërkesa për energji elektrike është shtuar tri herë më shumë se mesatarja në Evropë, pasi shumë shqiptarë kanë lëvizur nëpër qytete duke futur në shtëpi lavatriçe, ngrohës elektrik të paguara nga të afërmit që punojnë në Perëndim. KESH-i është një korporatë e korruptuar e jo eficente, që po vuan të dërgojë faturat elektrike, të mbledhë paratë e njerëzve pa adresa dhe matës elektrik në zonat periferike të Tiranës. Krahas problemeve të KESH-it, që vihen në dukje nga "The Economist", çështja e importit trajtohet si një problem më vete pas mbylljes së reaktorit nuklear në Kozlodui të Bullgarisë si një kusht për ta futur Bullgarinë në BE. "Kjo solli që Bullgaria të ndërpresë eksportin e energjisë për vendet ballkanike me dy të tretën. Por kjo mungesë e energjisë elektrike bën që ekonomia shqiptare të ketë një rritje të ngadaltë, duke ulur po ashtu numrin e investitorëve të huaj më shumë se në vendet e tjera të Ballkanit. Por cila është zgjidhja? "The Economist" shkruan për përpjekjet e Bankës Botërore dhe kompanive italiane të energjisë. "Në pritje për të gjetur një zgjidhje, Banka Botërore, firma italiane të energjisë janë mbledhur për të propozuar një modernizim të mekanizmit furnizues dhe të ndërtojnë stacione të reja energjie në qendër dhe në jug të vendit. Por vetëm një projekt ka bërë progres. Pas disa vitesh një kompani italiane ka fituar tenderin për të ndërtuar një TEC me naftë prej 100 megavat në qytetin e Vlorës, që duhej të fillonte të prodhonte energji në vitin 2010. "The Economist" e shikon gjendjen e shkaktuar në vend si mundësi të shqiptarëve për t‘u hakmarrë ndaj Kryeministrit Berisha. "Me afrimin e zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit, Sali Berisha, Kryeministri i vendit, është nën sulm për mospasjen e dritave. Votuesit janë të prirur të ndëshkojnë Partinë Demokratike për mosrealizimin e premtimeve elektorale në vitin 2005 për riorganizimin e KESH-it, mundësimin e energjisë me çmim të lirë dhe pa ndërprerje" komenton "The Economist". Në fund të artikullit shkruhet se zoti Berisha duhet të fokusohet në zgjidhjen e problemit brenda vendit e jo jashtë tij, duke bërë propozime për rihapjen e reaktorit bullgar. "Andris Piebalgs, komisonieri i BE-së për energjinë, nuk është i bindur. Më 1 shkurt ai i tha zotit Berisha se në vend të bërjes së aleancave me bullgarët, duke kërkuar trajtim special, ai duhet të zgjidhë problemet brenda vendit në shtëpinë e tij. Kjo përgjigje nuk ishte ajo e cila zoti Berisha priste përpara zgjedhjeve lokale", përfundon "The Economist".
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

"Union Bank" çel një degë të re në qytetin e Kukësit

Shiriti i inaugurimit u pre nga zv/presidenti i "Union Bank", Niko Leka


"Union Bank" vazhdon shtrirjen e saj të shpejtë, duke hapur një degë të re në qytetin më verior të Shqipërisë. Dje, më 10 shkurt 2007, kjo bankë bëri dhe përurimin e kësaj dege në qytetin e Kukësit. Shërbimet që ofrohen në degën e re përfshijnë hapje llogarish rrjedhëse për individë dhe biznese, kartë debiti, krediti, depozita me afat në valutat kryesore, kredi për individë e biznese, si dhe shumë shërbime të tjera. Pranë kësaj dege klientët do të gjejnë shërbimin 24 orësh të ATM-së. Një nga drejtimet kryesore të strategjisë së bankës është zgjerimi i saj i shpejtë në të gjithë Shqipërinë, me qëllim që të ndodhet gjithnjë pranë klientëve të saj. Hapja e degës në Kukës është një vazhdimësi e kësaj strategjie për të mbuluar territorin e të gjithë vendit, si në veri ashtu edhe në jug. Kjo degë është e para që hapet në këtë fillimviti, duke u bërë kështu dega e 10-të për "Union Bank". Ne ceremoninë e përurimit morën pjesë prefekti i rrethit të Kukësit, deputetë të zonës, drejtues të institucioneve buxhetore dhe jobuxhetore, përfaqësues të kompanive private që operojnë në qytetin e Kukësit, si dhe shumë qytetarë. Shiriti i inaugurimit u pre nga zv/presidenti i "Union Bank", Niko Leka, dhe deputeti i rrethit të Kukësit, Fatos Hoxha. Në fjalën e tij, zoti Leka shprehu interesimin e shoqërisë që ai përfaqëson, për zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit të Kukësit. "Ne, theksoi ai, kemi 10 vjet që njihemi, që nga momenti që ofruam shërbime financiare te kompania "Western Union" në këtë qytet. Pas 10 vjetësh, duke parë bashkëpunimin tonë të frytshëm, ne sot ju ofrojmë dhe një paketë të plotë shërbimesh dhe produktesh bankare".
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Rinasi, si ndahen 135 milionë euro

Altin Xhikneli-ABC

413012472-ndarjaetregutperkompaniteajrore2006.jpg



Fluksi i mbi 900 mijë pasagjerëve për vitin 2006 me një çmim mesatar bilete prej 150 euro, ka gjeneruar për kompanitë ajrore 135 milionë euro, nga të cilat një pjesë e mirë e këtyre të ardhurave i shkojnë në formë taksash menaxhusve të Aeroportit. Pesë kompanitë ajrore me përqindjen më të madhe të pasagjerëve për vitin 2006 janë Alitalia (20%), Albanian Airlines (18%), Belle Air (14%), Austrian (11%) dhe Malev (8%). Sipas këtij raporti rezultoi se destinacionet më të shpeshta kanë qenë Italia, Austria, Hungaria, Turqia dhe Greqia. Kështu, në vitin 2006, katër kompani ajrore (British Airways, Germanwings, Belle Air dhe My Air) filluan operimet për herë të parë, ndërsa Adria Airways rifilloi fluturimet. Albanian Airlines dhe Belle Air filluan linja të reja. Nga fundi i vitit, British Airways rriti numrin e fluturimeve nga dhe për në Londër. Tashmë ka linja direkte nga TIA për në Londër, Lubjanë dhe në shtatë destinacione të reja në Itali.
Fluksi i udhëtarëve në aeroportin “Nënë Tereza” është rritur. Sipas raportit të fundit të kompanisë Tirana International Airport, e cila menaxhon këtë aeroport numri i pasagjerëve gjatë vitit 2006 është rritur 15 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Ndërkohë që volumi i kargos (ATM) është rritur me 4.4 përqind dhe lëvizjet ajrore me 2.5 përqind. Ky aeroport është përdorur gjatë këtij viti nga 16 kompani ajrore të cilat kanë fluturuar në 30 destinacione të ndryshme.

Pasagjerët
Tirana International Airport ka vendosur rekorde të reja për vitin 2006 përsa përket numrit të pasagjerëve, volumit të kargos dhe lëvizjeve ajrore. Gjatë vitit 2006, TIA ka patur 906,103 pasagjerë, ka regjistruar rreth 7,925 lëvizje ajrore si dhe rritje në volumin e kargos me 4.4%, rreth 2,110 ton.
Sipas këtyre shifrave, në muajin më të mirë të vitit 2006, atë gusht, TIA ka pritur 130,351 pasagjerë dhe ka numëruar 848 ATM (në krahasim me 106,570 dhe 795 ATM , të cilat ishin në vitin 2005. Ndërkohë të ardhurat e aeroportit vetëm nga pagesa e taksës portale për mbi 900 mijë pasagjerë, janë afro 9 milionë USD (1 mijë lekë për person).

Aksionerët
Aksionerët e Tirana International Airport janë HOCHTIEF AirPort, DEG Deutsche Investitions- und Entëicklungsgesellschaft dhe Albanian-American Enterprise Fund. Mbështetur nga njohuritë dhe eksperienca e aksionerëve të saj, në menaxhim dhe financim, Tirana International Airport synon të zgjerojë aeroportin dhe të vendosë standarde të reja në shërbim dhe komoditet duke investuar më shumë se 50 milionë euro deri në 2007.

Aktualisht, TIA ka rreth 200 punonjës. Gjithsej, numri i atyre që punojnë në të gjitha kompanitë në aeroport është pothuajse 560.
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Ulen 14% shitjet e banesave

Niveli i kontraktimeve në janar më i ulëti që nga viti 2002. Çmimet do të rriten!

Altin Xhikneli-ABC



Sektori i ndërtimit e sidomos ai banesave po shkon drejt një kolapsi financiar. Sipas studimit më të fundit të Qendrës për Kërkim e Zhvillim, niveli i kontraktimeve në sektorin e ndërtimit për muajin janar të këtij viti është më i ulëti që nga viti 2002. Kjo rënie e kontraktimeve ka disa arsye, thotë studimi i QKZH-së. Treguesi i mjaftueshmërisë në nivelin e kontraktimeve në muajin janar 2007 ka shënuar një rënie prej 14 pikësh në krahasim me 3 muaj më parë, si dhe 8 pikë kundrejt një viti më parë, duke arritur nivelin e minus 31 pikëve. “Ky nivel i mjaftueshmërisë së kontraktimeve është niveli më i ulët historik për të gjithë periudhën e investimeve prill 2002”-thuhet në këtë studim. Sipas specialistëve dobësimi në nivelin e kontraktimeve, në rast se konstatohet edhe në 3 mujorët e ardhshëm, do të çojë në mënyrë të padiskutueshme në një frenim të aktivitetit të ndërtimeve, si dhe në një përkeqësim të situatës financiare të firmave të ndërtimit.
Këtë paralajmërim e ka bërë dhe Banka e Shqipërisë në raportin e saj të fundit. Sipas BSH, edhe pse shitjet gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2006 kanë qenë 4% më të larta, vërehet një ulje e ritmit të rritjes. Për treguesin më të rëndësishëm për këtë sektor, ai i shitjeve, BSH shprehet se “shitjet e këtij sektori kanë siguruar vetëm 4 për qind të rritjes së shitjeve të ekonomisë për nëntëmujorin. Gjithashtu, konsumi i çimentos është rritur me ritme të ngadalta”. Në të njëjtën kohë, Banka e Shqipërisë vëren se numri lejeve në ndërtim përgjatë nëntëmujorit 2006 ka pësuar rënie me 14%.
Çmimet do të rriten
Sipas studimit të QKZH, çmimet e banesave për ndërtim për vitin 2006 do të pësojnë rritje dhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Kështu, studimi thotë se “çmimet në ndërtim edhe për 3 mujorin e parë të këtij viti do të kenë një tendencë në rritje, por me një ritëm më të ulët se gjatë vitit 2006”. Kjo rritje e çmimeve vjen si pasojë e kufizimit të lejeve të ndërtimit. Tendenca në ulje e lejeve për ndërtim banesash të reja akoma sjell efekte në rritjen e çmimeve për banesa si pasojë e kërkesës së lartë. “Balanca e përgjigjeve në lidhje me parashikimin e çmimeve të prodhimit në sektorin ndërtimit në muajin janar 2007 është pozitiv prej 25 pikë në përqindje. Ky nivel tregon se të paktën 25% më shumë biznesmenë deklarojnë se do të rrisin çmimet kundrejt atyre që mendojnë të kundërtën ose do t’i mbajnë çmimet e qëndrueshme”-thuhet në studim. Megjithatë, sipas tij, ky nivel është 18 pikë në përqindje më i ulët se 3 muaj më parë, gjë që tregon se rritja e çmimeve në ndërtim nuk do të vazhdojë me ritme më të ulëta rritjeje. Ndërkohë, përsa i përket këtij fakti, burime nga kompani ndërtuese bëjnë të ditur se çmimet do të vazhdojnë të jenë në rritje dhe gjatë këtij viti. Ata shpjegojnë se sheshet e ndërtimit në Tiranë janë të pakta, dhe kryesisht firmat janë drejtuar rrethinave të Tiranës. Në fakt, në këto rrethina duke qenë se lejet sigurohen më kollaj për shkak se janë kompetencë e komunave, ka nisur një urbanizim i ri me pallate shumëkatëshe. Nga ana tjetër, drejtuesit e firmave të ndërtimit shprehen se blerësit e apartamenteve të reja janë më së shumti emigrantët. Sipas tyre, emigrantët vijnë gjatë pushimeve dhe blejnë apartamente për t’i dhënë më pas me qira.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Lajme ekonomike!

Gara për 320 milionë usd e Tiranës

Beteja për biznesin e madh të Tiranës. Kryeqyteti qarkullon rreth 40% të prodhimit të brendshëm bruto

Gert Osmani

Beteja politike që përfundoi dje me votimin për kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Tiranës, përveç aspektit politik, përmban në vetvete një dimension më të rëndësishëm: atë të parasë dhe kapitaleve që qarkullojnë në metropolin e ekonomisë shqiptare. Nga investimet publike te licencat e transportit publik, nga lejet e ndërtimit te të ardhurat nga taksat, nga regjistrimi i një martese e deri te lejet e varimit, thuajse i gjithë cikli ekonomik rrotullohen rreth pushtetit vendor. Ndaj dhe gara për menaxherin e ardhshëm të Tiranës duhet parë tej kontekstit politik.

Buxheti i bashkisë
Për herë të parë gatë vitit 2006 të ardhurat totale të bashkisë së Tiranës pritet të rezultojnë më të ulta krahasuar me 5 % me një vit më parë për të kapur shifrën e rreth 80 milionë dollarëve amerikanë. pecialistëve të Bashkisë është si rrjedhojë e përgjysmimit të taksës për biznesin e vogël, në gjysmën e dytë të vitit 2006. Ndërsa gjatë periudhës 2002-2005, të ardhurat totale të Bashkisë, sipas shifrave që ajo na vuri në dispozicion, janë rritur mesatarisht 20-30% në vit. Të ardhurat për Bashkinë sigurohen nga të ardhurat e veta, sponsorizime dhe kredi, grante të pakushtëzuara nga buxheti i shtetit (fonde që jepen nga qeveria dhe shpenzohen sipas planeve të bashkisë) dhe fonde të kushtëzuara (që jepen nga qeveria për një destinacion të caktuar).

Biznesi i Bashkisë
Rreth një e treta e sipërmarrjeve shqiptare vepron në territorin e licencave të Bashkisë së Tiranës dhe numri i subjekteve të kryeqytetit ka arritur në rreth 16 000 subjekte në vitin 2005 që është dhe shifra e fundit zyrtare. I gjithë ky kapital privat ka investuar shuma të konsiderueshme dhe përkohësisht të pamatshme dhe të pavlerësuara në Tiranë. Ndaj dhe “udhëheqja” e Tiranës do të jetë e rëndësishme për biznesin e tyre. Bashkia pretendon se ka rritur ndjeshëm investimet publike nga ana e saj duke u përqendruar ë infrastrukturë. Nëse gjatë vitit 2000 vetëm rreth 22 % e të gjithë buxhetit shkonte në favor të shpenzimeve kapitale, që në vitin 2001 ky raport shkoi në 48 %, duke shkuar në një tregues rekord si ai i vitit 2005 në rreth 58 % e shpenzimeve gjithsej, në drejtim të investimeve kapitale. Por investimet në Tiranë janë mbështetur edhe nga donatorët. Sipas burimeve zyrtare të Bashkisë gjatë viteve 2001-2006 Bashkia e Tiranës ka arritur të thithë edhe një fond prej 37 milionë euro jo vetëm nëpërmjet donacioneve dhe granteve të ndryshme, por dhe nëpërmjet thithjes së 2 kredive preferenciale, siç është ajo e kredisë së arsimit për ndërtimin e disa shkollave të reja në qytet dhe kredisë së ndërtimit të disa rrugëve publike nga BERZH-i.

Investimet 47 milionë dollarë
Tirana ka një aftësi të madhe të përthithjes së investimeve qoftë private apo publike si tregu më i madh në vend me rreth 600 mijë konsumatatorë. Bashkia po investon përveç buxhetit të vet edhe fonde të huazuara dhe rreth llogaritet se 4.5 miliard lekë ose rreth 47 milion dollarë janë mesatarisht shpenzime kapitale nga Buxheti i Bashkisë në vit dhe donacione. Një nga burimet kryesore të financimit për shumë bashki të vendeve të zhvilluara është emetimi i borxheve bashkiake, apo i obligacioneve bashkiake ku Bashkia mer direkt borxh publik. Si ide e parë kjo është hedhur nga kandidati paraardhës i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Spartak Ngjela i cili e mbështeti fushatën në teorinë e zhvillimit të tregut të kapitaleve dhe rrudhjen e funksioneve publike të shtetit për t’i lënë më shumë hapësira biznesit. Por marrja borxh e parave direkt nga Bashkia duket ende një mision i mundur sa kohë vendi nuk ka ende një sistem të vlerësimit të riskut.

E Hene, 19 Shkurt 2007
 
Top