lajme, dhune e pastaj.....

lajme, dhune e pastaj.....

Zakonisht kur shkoj ne shpi gjate pushimit te drekes gjeja e pare qe bej hap tv. Eshte ora kur tv italiane japin lajmet. Informacioni i pare qe mora sot ishte rreth atentatit ne Izrael ku midis te tjereve kishte gjetur vdekjen edhe nje italiane..familjaret qe qanin, fytyra e djalit handikapat, fjalet e vajzes me bene te perlotesha dhe ta lija dreken ne tavoline. Kjo gje ndodh pothuajse perdite..perdite diku ne bote do ndodhi diçka, nje atentat, nje fatkeqesi natyrore, nje incident ... me vjen spontane pyetja "a eshte e drejte qe lajme te tilla te jepen gjate dites?". Ne oren 13.00 femijet kthehen nga shkollat, nje prind arrin te justifikoje dhunen qe shohin neper filma, neper videot e disa kengetare "te çmendur" sepse ajo eshte imagjinate por nuk mund te arrije kurre te justifikoje lajmet e tv. Femijet kane nevoje per siguri, si mund te ndjehen te sigurte kur degjojne ne tv apo lexojne neper gazeta qe nena akuzohet se ka vrare te birin, kur shohin skena lufte, skamje, atentatesh.
nuk e di kur do vije ajo dite qe njerezit ta kuptojne qe dhuna lind dhune. Pas rastit te Erikes dhe Omarit (qe vrane nenen dhe vellain e saj) u shtuan vrasjet e familjareve, nuk demostron kjo ate qe thashe me siper.
Jam kurioze te di ç'mendoni ju per çka kam shkruar.. per nje vajze si une qe enderron te kete nje familje me shume femije kjo e mesipermja perben nje problem te madh
 

Guest
Re: lajme, dhune e pastaj.....

Ato kane biznese multi billionare smund ti ndalosh dot te japin filma me dhune
 
Top