Lady Gaga “in black”, pa vend për imagjinatë! (Foto)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi



Lady Gaga nuk ka lënë aspak vend për imagjinatën, teksa ylli 28-vjeçar i Pop-it ka qenë në klubin e jazz-it “L’Archiduc”, në Belgjikë, natën e së hënës.
Ajo ka ekspozuar gjithçka të mundshme, brenda fustanit-rrjetë tepër të tejdukshëm, duke kopjuar në njëfarë mënyrë edhe Rihannan, e cila vetëm pak kohë doli thuajse topless gjatë një prezantimi.



5 herë fituesja e çmimeve “Grammy” u shfaq pas koncertit “Mother Monster” së bashku me Tony Bennett, teksa legjenda 88-vjeçare e muzikës jazz e ndiqte atë nga prapa, por thuajse ngjitur.



E lindur si Stefani Germanotta, por e njohur me emrin e artit Lady Gaga, vendosi të godasë pas party-t, edhe pse kishte veshur të njëjtin fustan të viteve ’80, të cilin ajo kishte veshur edhe në koverin e albumit të saj.

 

Genny

Primus registratum
Lady Gaga është shfaqur pranë dyqaneve të firmës 'Armani' me modelin 26 vjeçar nga New York-u 'Jimmy Sondon'
Mesa duket Gaga po sulmon , Dhe nuk le vënd për fantazinë ... Mediat Britanike shkruanin para 2 ditësh se Gaga ishte pare me aktoren "Transeksuale" Olivia Handensoon , por dita e sotme tregon krejt të kundërtën ...

Lajm I Fresket nga The Sun
 
Top