La Liga thyen rekorde, 477 milion euro për merkaton verore
</p>
Sipas gazetës spanjolle El Mundo, ekipet spanjolle të cilat luajnë në La Liga, në merkaton verore kanë shpenzuar 477 milion euro. Më aktiv në këtë merkato ishte Reali i Madridit i cili për të qenë konkurrent i Barcelonës në sezonin 2009/2010 ka shpenzuar 250 milion euro. Mbretërit gjithashtu bënë edhe blerjen më të shtrenjtë, pasi që për transferimin e Kristiano Ronaldos nga Mançester Junajtedi shpenzuan 94 milion euro, me rekord të ri të transfereve. Kampionët aktual Barcelona, gjatë kësaj merkato verore shpenzuan rreth 110 milion euro.
Katalonasit më shumë shpenzuan për blerjen e boshnjakut Ibrahimoviç edhe atë 40 milion euro, plus e dhanë kamerunasin Samuel Eto. Në këtë mënyrë Barcelona dhe Reali shpenzuan rreth 75 % nga shuma e përgjithshme e shpenzuar për blerje të futbollistëve. Pse edhe mos të harxhojnë kaq shumë, skuadrat që luajnë në një nga kampionatet më të forta botërore, kur për ndeshjet e radhës eliminatore për Botërorin e futbollit 2010, nga La Liga, trajnerët e përfaqësueseve të ndryshme kanë ftuar gjithsej 76 futbollist që paraqet rekord botëror.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22012. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22012
![barca_615152707-150x150.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Fbarca_615152707-150x150.jpg&hash=066b8d2d005423fec9dccf29f48d5cb3)