Lëvizja Mjaft, protestë për Paktin: Nuk mund të dhurojmë pasuritë tona të pazëvendësueshme
Levizja Mjaft ka protestuar sot ne ora 12 perpara sheshit Skenderbej ne lidhje me marreveshjen e delimitimit kufitar ujor mes shtetit Shqipetare dhe atij Grek.
Të rinjtë e lëvizjes së njohur rinore, kanë vendosur një parullë ironike perpara monumentit të Skënderbeut në qendër të kryeqytetit, ku kane shkruar ne gjuhen greke: “DHURATË”.
Deklarata e MJAFT per protesten thote:

‘Ndodhemi para këtij monumenti, simbol i qëndresës dhe unitetit të popullit shqiptar, për të vënë theksin te rreziku që i kanoset territoreve shqiptare nga paaftësia e qeverisë për të qëndruar si të barabartë në një marrëveshje që prek interesat e mbarë kombit. Një qeveri e paaftë për të vënë në plan të parë interesat e shqiptarëve dhe të mirëqenies së tyre, por që ka treguar aftësi në përmbushjen e interesave të fqinjëve tanë.

Lëvizja Mjaft! shpreh indinjatën ndaj marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë për ndryshimin e kufijve ujorë. Mjaft! beson se mungesa e transparencës mbi këtë ujdi ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj të vendit fqinj hedh dyshime të forta mbi bazat e këtij transaksioni politik dhe lëshimeve që mund të kenë ndodhur nga pala shqiptare. Sakaq, diçka është e qartë. Dukshëm Shqipëria në këtë marrëveshje ka negociuar nga pozita e më të dobëtit dhe nuk ka kërkuar diçka të qenësishme në këmbim. Por edhe nëse diçka është kërkuar, përsëri publiku mbetet në errësirë të çdo detaji shtesë të bisedimeve.

Ne theksojmë se në këtë pikë është detyrë e qeverisë shqiptare të publikojë marrëveshjen e plotë me të gjitha anekset përkatëse dhe ta vërë këtë informacion në dispozicion të publikut. Përndryshe, ne sikurse dhe çdo shqiptar, kemi detyrën të shqetësohemi dhe të besojmë se me kufijtë territorialë apo me premisat e zhvillimit të vendit, është luajtur një dramë, efektet e së cilës do t’i vuajnë brezat që vijnë.

Frika e madhe e të gjithëve ne, në këto ditë, është se fqinjëve tanë u është dhuruar një pasuri e pazëvendësueshme e Shqipërisë, jo thjesht në kontekstin territorial, por mbi të gjitha në nivel të besimit të tradhtuar të shqiptarëve. Të tradhtuar nga qeveria e tyre, e cila duhej t’i përfaqësonte dhe t’u mbronte interesat’

INTERVISTE / Hartografi i shquar shqiptar, Prof. Dr. Agim Shehu thote se Kuvendi duhet të rishtyjë ratifikimin, pas mbledhjes së grupit studimor

“Hartografi është si një sy për atë që kryen një vepër studimore, që firmon një ligj, që hap një udhë, që vëzhgon një hapësirë detare. Kështu që dua t’ju flas”.
Prof. dr. Agim Shehu, njëri prej hartografëve më të shquar të Shqipërisë, në një intervistë për gazetën “Shekulli” përsërit apelin e bërë nga oponenca për marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, se nuk mund të ketë ndarje të sipërfaqeve detare, pa pasur më parë hartën përkatëse

Prof. Shehu, cili është opinioni juaj për marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke pasur parasysh se ekipi ynë negociator ende nuk ka një hartë?

Hartografi është si një sy për atë që kryen një vepër studimore, që firmon një ligj, që hap një udhë, që vëzhgon një hapësirë detare. Kështu që dua t’ju flas. Që ditën e parë që lexova mbi Marrëveshjen Detare dhe dyshimet për një skandal të madh, të ndarjes së atij kufiri, kam qenë i shqetësuar. Dhe vijoj të jem. Gjithnjë si një hartograf. Sepse ato vija që hiqen në harta, ato koordinata që projektohen, janë pjesë e shpirtit dhe trupit të kombit. Prandaj, dua të prononcohem, jo thjesht për të vlerësuar, studimin e Prof. Pashës, por për të mbështetur idenë, se kjo marrëveshje në pikëpamje ligjore dhe hartografike, të trondit, prej fakteve që po publikohen nga gazetat.
Ne duhet t’i bëjmë apel Kuvendit të Shqipërisë, se nuk është fjala për t’i krijuar shqetësime mbarëvajtjes së punëve që bëhen në klimën e marrëdhënieve të mira me shtetin fqinj Greqinë, por jemi për drejtësinë dhe barazinë në këtë përcaktim kufijsh historikë, për shqyrtimin shkencor, bindjen e përbashkët para se ta çojmë në ratifikim. E ndjej si një obligim kombëtar, shqetësimin e ngritur, prandaj, sa më shpejt të gjendet një instrument, ritrajtimi të argumenteve që jepen, nëpërmjet një grupi pune, i cili duhet të bëjë një punë të pavarur, të hedhë dritë dhe të saktësojë këto argumente.

Pse duhet të nxitohemi?

I kemi të gjitha mundësitë shkencore për të dritësuar në mënyrë hartografike këtë marrëveshje, sepse vetëm në mënyrë vizuale nga hartat që janë publikuar, të lindin dyshime të mëdha. Dëshmia që na u soll këto ditë se mungon harta e marrëveshjes është një nga faktet më të dyshimtë, pasi për mua Fjala kthehet në shenjë, simbol, hartë, mandej duhet t’u jepet, ligjvënësve për ta njohur dhe miratuar. Marrëveshja është kryer nga të dy palët dhe ne s’kemi hartë. Të vjen çudi sesi mund të pranohet argumenti “se duhet të miratohet marrëveshja pastaj të bëhet harta, kur në të vërtetë është e kundërta…”.
Unë, si hartograf, nuk mund të pranoj vendosjen me koordinata të një pike me numrin 150 vetëm nga dy shtete, pa praninë e Italisë, ku të jetë një hartë e përbashkët, e së njëtës saktësi dhe në Sistemin Ndërkombëtar. Nuk dua të vijoj me argumente të tjerë, sepse nuk është vendi, por t’i përcjell znj. Jozefina Topalli, respektin tim të thellë dhe i lutem që me maturinë e saj, të gjejë mënyrën më të mirë që të shtyjë deri në një kohë të përshtatshme ratifikimin e kësaj marrëveshjeje dhe të ngrejë një grup studimor të posaçëm me juristë të së drejtës ndërkombëtare, ushtarakë, diplomatë, historianë dhe gjeografë, gjeodetë dhe hartografë për t’i parë në hollësi argumentet e sjellë nga Prof. Pasha.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25085. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25085