Lënia e duhanit mund të shpëtojë miliona jetë - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Në luftën kundër duhanit po dilet fitues dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e quan këtë një arritje spektakolare të Konventës Kornizë për Kontrollin e Duhanit.


Konventa, e miratuar në vitin 2005, cilësohet si më gjithë përfshirësja në historinë e Kombeve të Bashkuara. Ajo mbulon pothuajse 90 për qind të popullsisë së botës dhe është nënshkruar nga rreth 175 vende, përfshi Bashkimin Europian.

Pirja e duhanit është shkaktari i vetëm më i parandalueshëm i vdekjeve në botë. Vlerësohet si 6 milionë njerëz vdesin çdo vit si pasojë e tymit të duhanit.

Studimi i kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon se 7.4 milionë vdekje të parakohëshme do të parandalohen deri në vitin 2050 nga një program i hartuar nga OBSH-ja. Programi quhet “MPOWER”, dhe përmban 6 hapa;

- Monitorimi i përdorimit të duhanit dhe politikat parandaluese
- Mbrojtja e njerëzve nga tymi i duhanit
- Ofrimi i ndihmës për të lënë duhanin
- Paralajmërimi i njerëzve për pasojat e pirjes së duhanit
- Ndalimi i reklamave të duhanit
- Rritja e taksës së duhanit

41 shtete janë duke i bërë përparësi të paktën disa prej këtyre masave. Autorët e studimit thonë se nga zbatimi i këtyre masave përfitime të tjera do të jenë; lindjet me më pak probleme dhe më pak humbje të prodhimtarisë në vendet e punës.

b.gif
 

Jamie

Forumium maestatis
Ata që pijnë cigare vuajnë shumë herë më shumë nga stresi se ata që nuk pijnë dhe se ata që kanë hequr dorë.
 
Top