Lëngjet acidike nuk kërcënojnë sistemin tretës

ExTaZy_OnLiN3

Primus registratum
Lëngjet acidike nuk kërcënojnë sistemin tretës

Kontrollimi i detajuar i të dhënave në dy dekadat e fundit, pohon se pjesa e sipërme e traktit tretës (zgavra e gojës, ezofagu dhe lukthi), janë plotësisht të aftë ta përballojnë aciditetin e lëngjeve të pemëve dhe pijeve alkoolike, që lë të kuptohet se pijet e këtilla nuk ofrojnë ndonjë rrezik të shprehur për mukozën e sistemit tretës.

Qelizat e mukozës kanë mundësinë e neutralizimit të aciditetit, me ç’rast ekzistojnë mekanizma të rindërtimit qelizor dhe mekanizma të cilët pengojnë ekspozimin e qelizave të ndjeshme ndaj pH së ulët (kur aciditeti është i lartë).

Megjithatë duhet të kihet parasysh se kjo vlen vetëm derisa konsumimi i pijeve acidike është në vlera të ulëta ose mesatare, sepse konsumimi i sasive të tepërta të lëngjeve acidike mund t’i çrregullojnë këto mekanizma.
 

House M.D

Primus registratum
Re: Lëngjet acidike nuk kërcënojnë sistemin tretës

Mukoza e TGI (trakti gastrointenstinal)eshte ne dryshme ne rajone te ndryshe.Te merremi me mukozen gastrike pasi perkon me temen.Aciditeti eshte shume i demshem pasi ai prish kete mukoze.Mukoza mbrohet nga nje shtrese xhelationze e cila prodhohet nga Qel mukozale te qafes dhe nga shtresa alkaline apo e bikarbonateve (HCO3-) qe sekretohet nga qel.epiteliale.Nje mekanizem tjeter eshte:epiteli i stomakut ndrrohet cdo 3 dite.Gjithsesi prishja e ketyre balancave si dhe rritje e H+ qe con ne ulje pH(aciditet i lare) shkaktojne ulcerat.Shkaqe te ulcerave jane gjithashtu alkooli duhani helicobacteri pylori etj.
 
Top