Lëmosha...pa lypsarët.

atman

Forumium maestatis
Lëmosha...pa lypsarët.

Lëmosha...pa lypsarët.
Janë shtuar dhe shumë madje. I shikon kudo, në çdo qytet të Shqipërisë. Disa tërheqin zvarrë ndonjë këmbë sikur të jetë e dikujt tjetër, (ndonjë imiton çalamanin) ca duke zbuluar një gjymtim të krahut, të tjera, presin që semafori të bëhet i kuq dhe ato pak sekonda kohë të shtrydhin lëmoshën e tyre shpesh deri në besdi. Me një fëmijë në krah dhe fëmijë, që të ndjekin pas me dorën e shtrirë. Shumë fëmijë fytyrëpalarë si për t’i dhënë lypjes të drejtë qytetarie, por jo nërmjet fëmijërisë se sa me palarësinë si veti thelbësore, shfaqje e varfërisë e cila s’ka nevojë të jetë e nënkuptuar.
Ekzistencë.
Përse lëmoshë dhe jo përse dhuratë?
(Ja njëra nga pyetjet)
Ku qëndron ndryshimi midis lëmoshës dhe dhuratës?

Është një pamundësi për të jetuar, (një thuajse gjithmonë e tillë), apo ndoshta një Carpe Diem(jeto ditën)? Si të thuash, një filozofi të jetuari.
Pyetja tjetër:
Jepni lëmoshë? Nëse po, përse?
Kërkojmë një përgjigje, psh, për arsye fetare apo thjesht njerëzore. Pa mënjanuar edhe arsyet psikologjike.
Çfarë të kujton një lypsar kur shfaqet para teje? Një gjendje në të cilën një ditë mund të katandisesh për ndonjë trill të jetës, apo një ndjenjë fajësie, si të thuash, ta quash veten një nga shkaktarët e mjerimit të quajtur “lëmoshë”?
Në cilin rast ndihesh i kënaqur me veten kur jep lëmoshë, apo kur bën një dhuratë?
 

policia

Forumium maestatis
Re: Lëmosha...pa lypsarët.

lemosha nuk mund te ngaterrohet me dhuraten...
nuk kane lidhje njera me tjetren, dhurata nuk kerkohet, lemosha po... dhurate mund ti besh edhe atij qe nuk i mungon asgje, kurse lemoshe vetem atij qe ka nevoje per te...
une jap lemoshe, por jo gjithmone, shpesh me japin bezdi disa "lypsare" qe jane shume mire nga ana shendetsore, dhe pa pike turpi sillen verdalle gjithe diten e dites duke fituar nga djersa e te tjereve, le te dalin te kerkojne pune, ne vend qe dalin e kerkojne leke pa u lodhur...
me vjen keq per ato femije qe lypin, te shkreteve i kane rene per pjese prinder katila, qe i kane lindur vetem per ti shfrytezuar e per ti shitur...
 

abs

nuk e di...
Re: Lëmosha...pa lypsarët.

verej qe kjo teme eshte e 'modes' tashme,
e ngjashme me prostitucionin, te dyja ne rritje...

...rrjedhin nga c'vlersimi i vlerave te njeriut nga mbivlersimi i vleres materiale?

nga jeta e veshtire, e fituar 'thjesht dhe shpejt'...?

them, cdo njeri, ka shume per te thene ...
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Lëmosha...pa lypsarët.

Ka disa kategori lypsash...ata qe i detyrojne te lypin (dmth qe lypin per te tjere) siç jane romet neper qytetin ku une jetoj...

Ata qe kane ngelur nje dite te bukur pa pune, pa shtepi, pa katandi...dhe lypin se s'kane zgjidhje tjeter...

Ka lypsa qe jane thjesht vagabonde qe kane ik nga shtepia e prinderve dhe jetojne rrugeve mes qenve, droges dhe lemoshes...nje zgjidhje eshte dhe kjo per te tregu qe kemi te drejte te rrebelohemi kunder shoqerise edhe pse mund te jene adoleshente dhe pa asnje mend ne koke...

Ka nga ata te tjeret qe shesin gazeta...ne dere te supermarketeve...nje lloj lypje eshte dhe kjo...

Une personalisht...nuk jap me leke ne dore...nuk jap me leke qe personi te shkoje ti pi...megjithate, ka momente ne dimer kur eshte acar dhe i shikoj te mbledhur, te thare nga era, te nxire nga i ftohti...jap...nuk duroj dot...eshte shume e dhimbshme edhe pse e di qe do shkoj ti pi ai robi...i jap...

shpeshehere meqe rrine gjithnje tek i njejti vend...dhe nese je pak i vemendshem , do shikosh perhere te njejten fytyre...do fillosh ta pershendesesh...shpeshhere blej ndonje gje per te ngrene dhe ja jap ose ndonje gje per te bere tualetin, shampo sapun furçe dhembesh...duke menduar per çfare ka me shume nevoje...

PS s'ka ndonje teme me pak te trishtueshme?
 
Top