Kuzhe shpall listën anti-Suedi

Kuzhe shpall listën anti-Suedi

josip-kuzhe-150x150.jpg
Shqipëria është gati kundër Suedisë. Të paktën në letër, po. Trajneri Josip Kuzhe, kroati i dytë që ka drejtuar Kombëtaren tonë, bëri publike listën me 21 lojtarë të thirrur kundër formacionit të Lars Lagerbakut, ndaj të cilit Ari Hani barazoi 0-0 në ndeshjen hapëse të eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2010.

Kuzhe ka thirrur të njëjtin grup lojtarësh me të cilët barazoi kundër Danimarkës (1-1), duke i dhënë një paralajmëerim të qartë Ibrahimoviçit me shokë, se do ta kenë sërish po aq vështirë sa dhe një vit më parë. Grumbullimi i Kombëtares do të kryhet në Frankfurt të Gjermanisë, duke filluar nga data 6 tetor. Kuzhe ka parashikuar edhe një ndeshje miqësore (mendohet FSV Frankfurt, Bundesliga 2).

Veterani Altin Haxhi lojtari i vetëm shqiptar që luan në Ligën e Kampioneve – është dhe fytyra e re e grupit anti-Suedi, pasi mesfushori gjirokastrit 34-vjeçar i thirrur në vend të Ansi Agollit nuk ka qenë kurrë nën urdhrat e Kuzhes, ashtu si dhe kapiteni zyrtar i Shqipërisë, Altin Lala ende në rikuperim e sipër që nuk ka pasur fatin të punojë me ish-trajnerin e Ruandës.

Takimi kundër Suedisë është i fundit në eliminatoret e Kampionatit Botëror. Edhe pse rezultati nuk ka ndikim direkt në renditjen e grupit tonë Shqipëria është e fiksuar përfundimisht në vendin e pestë, duke lënë pas vetëm Maltën një pikë e marrë do të influenconte jo pak në grupimin e skuadrave të vazos së katërt, ku mbi bazën e së cilës do të hidhet edhe shorti i eliminatoreve të Kampionatit Europian 2012.

Në fakt, Kuzhe është shfaqur me imazhin e një trajneri të suksesshëm me Shqipërinë. Bilanci i tij në dy ndeshjet zyrtare është një humbje në minutën e fundit me Portugalinë (1-2) dhe një barazim me Danimarkën (1-1), kryesuesen e grupit tonë. Dy miqësoret flasin tërësisht në favor të ish-trajnerit të Dinamos së Zagrebit: 1-1 me Gjeorgjinë, e që kulmon me fitoren 6-1 kundër Qipros, fitorja më e thellë në historinë e Kombëtares sonë, 235 ndeshje të luajtura e që kanë prodhuar këtë bilanc: 49 fitore, 49 barazime dhe 137 humbje (golavereazhi: 203 gola të shënuar, 413 gola të pësuar).

PORTA Janë dy portierët e zakonshëm në mungesë të Arjan Beqajt:  Samir Ujkani (Novara, Itali, 3 ndeshje, 1 gol i pësuar në eliminatore) dhe Isli Hidi (Krivbas, Ukrainë, 11 ndeshje, 6 gola të pësuar në këto eliminatore). Ujkani mbrojti së fundi portën në barazimin 1-1 kundër Danimarkës. Gaboi në golin e danezit Bendtner, por tregoi maturi më pas.

MBROJTJA Lorik Cana (39 ndeshje), mesfushori i fuqishëm i Sandërlendit, do të spostohet sërish në mbrojtje, pikërisht në ndeshjen e 40-të tij me fanellën kuqezi. Kuarteti i repartit difensiv merr nuanca ukrainase, pasi Armend Dallku (34 ndeshje) e Debatik Curri (27 ndeshje) janë aty, së bashku edhe me ndonjë rreshtim të mundshëm të Elvin Beqirit (46 ndeshje). Kristi Vangjeli (19 ndeshje, Andi Lila (6 ndeshje) dhe Franc Veliu (asnjë ndeshje) kompletojnë departamentin e mbrojtjes.

MESFUSHA Trioja Bulku-Duro-Skela kompletohet Altin Haxhin (65 ndeshje), në mungesë të Ansi Agollit të pezulluar për plotësim kartonësh. Bulku (22 ndeshje) është një digë në mesfushën shkatërruese, Duro (59 ndeshje) luan më i avancuar dhe Skela (62 ndeshje) edhe pse ende pa skuadër me fantazinë e tij mund të luajë një rol të dorës së parë. Jahmir Hyka (12), Gilman Lika (7), Elis Bakaj (4), Emilano Vila (3), Jetmir Sefa (1) janë në dispozicion të skemave taktike e nevojave të Kuzhesë.

SULMI Jana po ata katër. Erjon Bogdanin (52 ndeshje, 12 gola me Kombëtaren), Edmond Kapllanin (24 ndeshje, 6 gola), Besart Berisha (16 ndeshje, 2 gola) e Hamdi Salihi (14 ndeshje, 1 gol). Trajneri Kuzhe, i cili pëlqen dukshëm skemën 4-4-2 dhe në Rasunda Stadium sërish do të luajë me dy sulmues. Bogdani shënon në tri ndeshje rresht, për më tepër që me 3 gola të realizuar, sulmuesi i Kievos është golashënuesi më i mirë i këtyre eliminatoreve.

LISTA ANTI-SUEDI
Lojtari        Ekipi                Datelindja        N-G
Samir Ujkani     [Novara]            05.07.1988        3-0
Isli Hidi        [Kryvbas]            15.10.1980        11-0
Lorik Cana        [Sanderland]        27.07.1983        39-1
Elvin Beqiri    [Vllaznia]            27.09.1980        46-0
Armend Dallku     [Vorskla Poltava]    16.06.1983        34-1
Debatik Curri    [Vorskla Poltava]    28.12.1983        27-1
Andi Lila        [Tirana]            12.02.1986        6-0
Franc Veliu     [Flamurtari]        11.11.1988     0-0
Ervin Bulku    [Kryvbas]            03.03.1981        22-0
Altin Haxhi    [Apoel Nikosia]        17.06.1975        65-3
Klodian Duro    [Apollon Limasol]    21.12.1977        59-4
Ervin Skela    [Pa ekip] (Kap)        17.11.1976        62-12
Jahmir Hyka    [Mainc 05]            08.03.1988        12-1
Emiljano Vila     [Lokomotiva Zagreb]   12.03.1988        3-1
Gilman Lika    [Boluspor]            13.01.1987        7-0
Elis Bakaj        [Dinamo]            25.06.1987        4-0
Jetmir Sefa     [Tirana]            30.01.1987        1-0
Hamdi Salihi    [Rapid Vien]        19.01.1984        16-1
Erjon Bogdani    [Kievo Verona]        14.04.1977        52-12
Besart Berisha    [Arminia Bielefeld]    29.07.1985        16-1
Edmond Kapllani    [Augsburg]            31.07.1982        24-6

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23350. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23350

Top