Kuzhe ndaj Suedisë, besnik i 4-2-3-1

Kuzhe ndaj Suedisë, besnik i 4-2-3-1

Sfida e së mërkurës së ardhshme në shtëpinë e Suedisë do të jetë jo pak e rëndësishme për Shqipërinë, edhe pse Kombëtarja kuqezi ka dalë jashtë objektivave për sa i përket klasifikimit në Grupin 1 eliminator të Botërorit 2001. Përfaqësueses sonë i duhet të marrë një rezultat pozitiv në duelin ndaj Ibrahimoviç&Co., për të shpresuar të mos pësojë humbjen e vazos së katërt, ku pozicionohemi të fundit. Kërcënimi i Qipros ndihet shumë pranë, pasi ishullorët e Mesdheut pozicionohen të parët në vazon e pestë. Prandaj kuqezinjtë e dinë mirë se duhet të japin maksimumin në një ndeshje, e cila konsiderohet shumë e vështirë, pasi kundërshtari është jo vetëm një emër i madh, por edhe e konsideron këtë takim “për jetë a vdekja” në lidhje me kualifikimin për në Botërorin 2010. Prandaj gjatë kësaj kohe trajneri Josip Kuzhe i ka kushtuar vëmendjen maksimale përgatitjes së kësaj ndeshjeje. Burime të besueshme pranë teknikut kroat të përfaqësueses sonë kanë pohuar se tashmë e ka të qartë në kokën e tij se cila do të jetë vendosja e skuadrës në përballjen ndaj suedezëve të mërkurën në orën 20:45 në stadiumin “Rasunda”. Trajneri, i pavendosur ti qëndrojë besnik modulit 4-2-3-1. Tashmë ai i beson këtij moduli, të cilin e ka provuar në të gjitha ndeshjet që Kombëtarja jonë ka zhvilluar deri tani, që kur mori drejtimin e Shqipërisë, pas shkarkimit me kompromis të holandezit Ari Han. Kjo vendosje taktike funksionon, pasi i përshtatet lojës së Shqipërisë. Ajo nuk ka zhgënjyer, katër ndeshjet të drejtuara nga Kuzhe (Shqipëri-Portugali 1-2, Shqipëri-Gjeorgji 1-1, Shqipëri-Danimarkë, 1-1 dhe Shqipëri-Qipro 6-1) dhe shënon gjithmonë gola. Edhe këtë herë duket se portieri i ri, Samir Ujkani, do të fitojë duelin për vendin mes dy shtyllave me portierin Isli Hidi, i cili duket se ka humbur besimin e Kuzhesë. Tekniku kroat mendon se me vendosjen e Canës dhe Currit në qendër të mbrojtjes dhe Dalkun në të djathtë e të rikthyerin Haxhi në të majtë, mbrojtja e Shqipërisë do të jetë më e sigurt. E pandryshueshme mbetet vendosja e Duros dhe Bulkut. I pari mësohet të ketë marrë urdhër të pozicionohet para mbrojtjes dhe daljet e tij në manovrat sulmuese janë thuajse të ndaluara. Ndërkohë, pak më i avancuar në krah të tij do të jetë Bulku, i cili ka për të detyrë të mbështesë sulmin në aksionet drejt portës kundërshtare. Përpara tyre do të jetë Skela në rolin e regjisorit, ndërsa në krahun e majtë të tij janë ende në balotazh Hyka dhe Lika. Në të djathtë, në rolin e gjysmë sulmuesit do të vendoset Salihi, ndërsa Bogdani do të luajë si sulmuesi i vetëm i avancuar. Për sa u përket alternativave të gatshme nga pankina, Kuzhe ka eksperimentuar dje në miqësoren me modestët e Haslosh të fituar 2-0 me golat e Duros (12) dhe Berishës (45).(Shqip)</p>
_R6r11LFAu8

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23815. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23815
 
Top