Kuzhe, në turne gjatë fundjavës për të ndjekur legjionarët
Sot, në Austri për të ndjekur Salihin në Ligën Europiane; në fundjavë pritet të shikojë Maincin e Hykës

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, do të ketë një fundjavë të ngarkuar. Kroati i pankinës kuqezi do të ndjekë këto ditë disa prej futbollistëve shqiptarë që aktivizohen në Europë. Dhe Kuzhe do ta nisë që sot nga Vjena. Aty ku Hamdi Salihi pret që të shpërthejë edhe në Ligën e Europës pas premierës së tij me gol me fanellën e Rapidit. Në Erst Hapel, austriakët do të nisin sot aventurën e tyre evropiane me Hamburgun. Dhe Kuzhe do të jetë në tribunë për të ndjekur në aksion Salihin. Nuk dihet nëse shkodrani do të jetë nga minuta e parë, por ka shumë gjasa që të luajë si zëvendësues. Më pas, trajneri i Kombëtares do të udhëtojë në fundjavë në Gjermani për të ndjekur Hykën që aktivizohet me Mainz. Ideja ishte që të dielën të shkonte në Ukrainë pasi luhet derbi i shqiptarëve Krivbas-Vorlska, por ky variant ra poshtë për probleme vize nga ambasada ukrainase.

Salihi E ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij me Rapidin. Në ndeshjen e së shtunës së kaluar ndaj Salzburgut, sulmuesi u fut në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi golin e barazimit në minutat e fundit duke i dhënë një pikë skuadrës së tij. Sulmuesi zhvilloi atë ditë një lojë shumë të mirë duke goditur edhe shtyllën në minutën e 92.

Hyka Pas një sezoni jo shumë të mirë për të duke u aktivizuar shumë pak, pasi trajneri nuk e preferonte, tani, mesfushori ka filluar të jetë në fushë për Mainzin. Tashmë, trajneri ka ndryshuar. Hyka po zhvillon lojëra të mira dhe është një prej të preferuarve të trajnerit të ri.

Ukraina Të dielën, në këtë kampionat luhet derbi i shqiptarëve, Krivbas-Vorlska. Ideja fillestare e trajnerit Kuzhe ishte që të shkonte në Ukrainë për të ndjekur nga afër këtë takim, por plani ka dështuar pas disa problemeve për vizën me ambasadën ukrainase. Me këto dy skuadra aktivizohen plot shtatë futbollistë shqiptarë. Hidi, Bylykbashi, Agolli dhe Bulku për Krivbas dhe Curri, Dallku dhe Januzi për Vorlskën.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22445. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22445
![josip_kuzhe-150x150.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Fjosip_kuzhe-150x150.jpg&hash=ac8e699db3c5e1d04e63b662fea6b7e2)