Kuzhe: Garda e vjetër në kombëtare, e domosdoshme

Kuzhe: Garda e vjetër në kombëtare, e domosdoshme

Kroati i pankinës shqiptare të futbollit, del para gazetarëve dhe flet për testin estonez.

“Ju donit të kisha provuar më shumë lojtarë të rinj, por pa futbollistë si Skela, Duro apo Cana, ne e kemi të pamundur të luajmë. Dhe pas këtij barazimi, unë pashë një gjendje më të mirë te skuadra”.

Trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, është shprehur optimist për te ardhmen pas barazimit 0-0 në fushën e Estonisë. Takimi miqësor i Talinit, ishte i pari pas eliminatoreve te botërorit 2010, dhe sipas teknikut kroat, përpos rezultatit, ai është i kënaqur, pasi mori përgjigje pozitive nga lojtaret e rinj që aktivizoi që nga minuta e parë.

“Ishte vetëm ndeshja e parë pas eliminatoreve, dhe sapo kemi nisur një cikël të ri në kombëtare. Sigurisht, ishte vetëm një ndeshje miqësore, por ashtu siç kisha thënë edhe më parë, ne kishim disa objektiva dhe mendoj se disa i kemi arritur, si për shembull aktivizimi i lojtareve te rinj. Jam i kënaqur me lojën e tyre, por ka nevojë për shumë përmirësim, pasi ishte vetëm ndeshja e parë.

Pas asaj humbjeje 4-1 me Suedinë, gjëja e parë që kërkoja nga futbollistët kishte të bënte me një organizim të mirë në mbrojtje. Dhe, këtë e thashë edhe pas ndeshjes në Estoni, se me mbrojtjen isha i kënaqur. Ju donit të kisha provuar më shumë lojtarë të rinj, por pa futbollistë si Skela, Duro apo Cana, ne e kemi të pamundur të luajmë.

Dhe pas këtij barazimi, unë pashë një gjendje më të mirë te skuadra”,- tha Kuzhe, trajner i kombëtares shqiptare. Kuzhe u mbështet në ndeshjen kundër Estonisë te lojtaret e rinj si Bakaj, Lika apo Hyka, megjithatë trajneri i skuadres kuqezi ka bere te ditur, se përsëri do t’i besojë futbollistëve me eksperiencë si: Skela, Bogdani apo Duro. “Objektivi ynë është të ndërtojmë një skuadër sa më kompetitive për të ardhmen.

Mora përgjigje pozitive nga lojtaret e rinj, por nuk mund të mbështetem vetëm tek ata. Nuk do të ishte një kombëtare e vërtetë. Nuk mund të bëjmë pa lojtaret me eksperince si: Skela, Duro apo Bogdani, që do të jenë pjesë e skuadrës edhe neë teë ardhmen” – vijoi Kuzhe. I pyetur ne lidhje me rinovimin me Federaten Shqiptare te Futbollit, Kuzhe ka thënë se do te respektoje kontratën e tij. Gazetarët e kanë ngacmuar trajnerin Kuzhe edhe me një deklaratë se: “Kuzhes ia bëjnë të tjerët formacionin”.

Akuzë të cilën e ka hedhur poshtë trajneri aktual i kombëtares: “Do të isha i sëmurë nëse do të mendoja se futbolli shqiptar fillon me ardhjen time këtu. Unë nuk e di çfarë ka ndodhur në të shkuarën, por ne duhet të respektojmë historinë.

Për momentin, as nuk dua ta komentoj pyetjen nëse mua më ndërhyjnë në formacion apo jo”, – u shpreh tekniku kuqezi. Në lidhje me repartin e sulmit dhe mungesën e thirrjes së Berishës në këtë miqësore, ai e motivon thjesht me zgjedhje teknike të tij, në një kohë që mendon se te sulmi ka konkurrencë: “Në këto momente Shqipëria ka një potencial të madh sulmuesish për të ardhmen, duke nisur nga Bala, Roshi, Cikalleshi, Januzi apo Shkurtaj, por për momentin sulmuesit e kombëtares janë: Bogdani, Salihi dhe Kapllani. Po kështu më pëlqejnë si sulmues të majtë Bakaj apo Hyka, që mund të luajnë në krahë. Të tjerat janë zgjedhje të mija teknike dhe kaq…”,- përfundoi traineri Kuzhe.(Shekulli)

wyz494mm1UQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26994. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26994

Top