Kuzhe: Filozofia ime? Në sulm, duke u mbrojtur mirë

Kuzhe: Filozofia ime? Në sulm, duke u mbrojtur mirë

Në Estoni mori një barazim të vakët, por nëse do të kishte guxuar, fitorja ishte shumë pranë. Por ai zgjodhi më mirë të mos humbasë. Pikërisht për këtë arsye, trajneri i kuqezinjve, siç e ka bërë traditë tashmë pas ndeshjeve të Kombëtares në transfertë, ka dalë dje para gazetarëve në ambientet e FSHF-së, për të sqaruar gjithçka, që nga miqësorja e deri tek e ardhmja kuqezi. Një projekt i cili do ta mbajë të lidhur deri në fund të kontratës së sapo rinovuar me FSHF-në.

Cikli i ri – Kjo miqësore i ka shërbyer për të rikthyer atmosferën e mirë dhe besimin te futbollistët. “Ndeshjen miqësore me Estoninë e konsideroj si një fillim të ri, pasi ishte testi i parë pas eliminatoreve. Sapo kemi nisur një cikël të ri në kombëtare. Ne, sigurisht që kishim disa objektiva në ballafaqimin me Estoninë. I pari ishte ai, që synohet gjithnjë në futboll, të merrnim një rezultat pozitiv. E dyta, duhej të përcaktonim mënyrën tonë të lojës dhe të krijonim një atmosferë të mirë”.

Mbrojtja – Nga reparti i mbrojtjes (që në Suedi zhgënjeu me gafat në humbjen e thellë) në Talin ai priste një përgjigje: “Pas asaj humbjeje 4-1 me Suedinë, gjëja e parë që kërkoja nga futbollistët kishte të bënte me një organizim të mirë në mbrojtje. Dhe këtë e thashë edhe pas ndeshjes në Estoni, se me mbrojtjen isha i kënaqur. Ju donit të kisha provuar më shumë lojtarë të rinj, por pa futbollistë si Skela, Duro apo Cana, ne e kemi të pamundur të luajmë. Kemi deficite në disa pozicione dhe kjo është shumë e qartë. Dua të gjej një lojtar në mbrojtje dhe një në mesfushë që mund të luajnë në disa pozicione në mesfushë”.

Të rinjtë – Edhe pse bëri të ditur se Skela, Duro, Bogdani e Cana janë boshti i skuadrës për të ardhmen, trajneri nënvizoi gjithashtu se ka ndërmend të vazhdojë të improvizojë edhe me lojtarët e rinj si Bakaj, Lika, Hyka apo edhe të tjerë. “Jam i kënaqur me lojën e tyre, por ka nevojë për shumë përmirësim, pasi ishte vetëm ndeshja e parë. Mora përgjigje pozitive nga lojtarët e rinj, por nuk mund të mbështetem vetëm tek ata, pasi nuk do të ishte një kombëtare e vërtetë. Nuk mund të bëjmë pa lojtarët me eksperiencë si Skela, Duro, Cana apo Bogdani, që do të jenë pjesë e skuadrës edhe në të ardhmen”, vijoi Kuzhe, trajneri i kombëtares shqiptare. Në lidhje me të rinjtë, që u aktivizuan në Talin, në miqësoren me Estoninë, Kuzhe vlerësoi veçanërisht Elis Bakajn. Ky i fundit, sipas trajnerit Kuzhe, është një lojtar i gatshëm për të luajtur edhe titullar me kombëtaren.

Strategjia – Më pas trajneri zbulon edhe strategjinë e lojës dhe pikat ku ai do të mbështetet më shumë: “Duhet të analizojmë me kujdes edhe mundësitë tona. Një skuadër luan në sulm kur ka individualitet, pra lojtarë të veçantë që mund të jenë të fortë, të shpejtë dhe mjaft teknikë. Ne nuk kemi futbollistë që mund ta fitojnë të vetëm ndeshjen. Ne vendosemi mirë në mbrojtje dhe kërkojmë të dalim në sulm gradualisht, duke e luajtur mirë topin, me shumë kombinime. Shqipëria duhet të krijojë mentalitetin e saj për lojën sulmuese. Jemi akoma në fillimet tona”.

Polemika – Ka një përgjigje edhe për polemikën e Besar Berishës: “Në këto momente Shqipëria ka një potencial të madh sulmuesish për të ardhmen, duke nisur nga Bala, Roshi, Cikalleshi, Januzi apo Shkurtaj, por për momentin sulmuesit e kombëtares janë Bogdani, Salihi dhe Kapllani. Po kështu, më pëlqejnë si sulmues të majtë Bakaj apo Hyka, që mund të luajnë në krahë. Unë e respektoj çfarë ka bërë Berisha për kombëtaren, por për në Estoni bëra disa zgjedhje dhe kaq”.

Portieri – Për të në portë nuk ka çështje dhe më pas sqaron pozicionin e treshe Beqaj, Ujkani, e Hidi: “Beqaj do të jetë portieri kryesor i kombëtares, pas tij konsideroj zgjedhje të dytë Ujkanin”.(Shqip)

Wt2ZtPmZmCU

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/sporti/kuzhe-filozofia-ime-ne-sulm-duke-u-mbrojtur-mire.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/sporti/kuzhe-filozofia-ime-ne-sulm-duke-u-mbrojtur-mire.html

Top