Kuvendi ska numrat, Topalli shtyn ligjet
Brishtësia e mazhorancës së dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, në mungesë të opozitës në sallën e Kuvendit ka filluar të japë shenjat e para. Parlamenti dje “xhiroi bosh” teksa diskutoi mbi disa projektligje duke mos arritur dot ti hedhë në votim. Mosprezenca e 71 deputetëve në sallën e Parlamentit e ka detyruar Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, që të mos mbyllë “ciklin” për pesë projektligje, të cilat u diskutuan dhe u mbështetën nga dy grupet parlamentare në sallën e Parlamentit, PD dhe LSI-ja. Për gati një orë e gjysmë, deputetët e mazhorancës janë detyruar ti japin seriozitetin e duhur seancës, duke diskutuar pjesa më e madhe e tyre për projektligjet që kishin mbërritur në seancë nga Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, Komisioni i Punës dhe Shëndetësisë, si dhe nga Komisioni i Jashtëm. Projektligji i cili është diskutuar më gjatë duke u vlerësuar si mjaft i rëndësishëm dhe i mbërritur në një kohë rekord në sallën e Kuvendit pas miratimit të qeverisë së re ishte ai i uljes së moshës së pensionit për minatorët. Gjithashtu, janë diskutuar dhe miratuar parimisht nga komisionet dhe grupet parlamentare edhe disa marrëveshje bashkëpunimi; një me Spanjën dhe një me Çekinë, projektligji për autoritetin rrugor të Shqipërisë, si dhe projektligji për privatizimin e objekteve të rëndësishme. Ajo çka ra në sy në momentet e fundit ishte mungesa e kuorumit në sallën e Kuvendit. Disa deputetë, mes tyre dhe Kryeministri Berisha, zëvendëskryeministri Meta dhe ministri i Financave, Bode nuk kanë qenë në sallë për shkak të angazhimeve të tjera qeveritare. Mungesa e tyre dhe e disa deputetëve e ka detyruar Topallin që të shtyjë votimin e këtyre projektligjeve për në seancën e ardhshme. Gjithashtu, kryeparlamentarja deklaroi se në Konferencën e Kryetarëve, mbledhur dje, është rënë dakord që për një kohë të pacaktuar seancat parlamentare do të zhvillohen vetëm një herë në javë ditën e enjte. “Ne nuk kemi më nevojë që të bëjmë shumë ligje, siç kemi bërë në katërvjeçarin e kaluar, por kemi nevojë që më shumë sesa një numër të madh ligjesh, të bëjmë ligje të cilësisë dhe të standardeve europiane”, u shpreh Topalli. Të enjten që shkoi, Kuvendi nuk u mblodh në seancë parlamentare, pasi nuk kishte projektligje të miratuara nga komisionet. Këto të fundit u urdhëruan që të punojnë më intensivisht për miratimin e projektligjeve me qëllim që ti kalojnë për votim seancës së ardhshme. Duket se kjo punë e komisioneve nuk ka rezultuar e suksesshme, por përtej kësaj, problemi nuk qëndron te komisionet, por te vetë seanca në të cilën duhet të jenë prezentë të gjithë deputetët e mazhorancës. PD-ja dhe LSI-ja së bashku kanë gjithsej 74 deputetë, numër ky i mjaftueshëm për të miratuar projektligje të thjeshta nëse do të jenë në seancë të gjithë ligjvënësit. Në këtë situatë, nëse një deputet do të mungojë në seancë duhet të mendohet mirë, pasi vota e tij në sensin “politik” vlen shumë më shumë sesa ajo e deputetëve që ishin katër vjet më parë.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23564. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23564