Kush tradhëton më shumë në një lidhje?

Universal

AnonymouS
adultery.jpeg


Cilat janë gjasat që bashkëshorti/a t'jua dredhë? Profesoresha Kristin Munsç nga Unversiteti i Konektikatit provon t'i japë përgjigje kësaj pyetjeje nga një këndvështrim ekonomik që u botua dje në American Sociological Review. Munsç krahason gjasat për tradhëti të atyre që fitojnë bukën për familjen dhe atyre që janë ekonomikisht të varur nga partneri.

Sipas The Guardian gjetjet e profesoreshës mund të përmblidhen kështu: Burrat dhe gratë që varen ekonomikisht nga partnerët respektivë kanë gjasa më të larta për të tradhëtuar, por gjasat e burrave janë 3 herë më të larta sesa të grave. Për gratë, ato që varen plotësisht nga partneri gjasat për tradhëti janë 5.2%, ato që bëjnë po aq para sa partneri i kanë gjasat 3.4%, ndërsa gratë që i sigurojnë vetë të gjitha të ardhurat familjare kanë gjasat më të ulëta për tradhëti, 1.5%. Sipas një studimi nga Pew Research Center, në 2011, 15% e grave (amerikane) të martuara fitojnë më shumë para se partnerët e tyre.
Burrat kanë më pak gjasa tër të tradhëtuar (2.9%) kur fitojnë 70% të të ardhurave familjare. Pabesia rritet tek burrat që janë të vetmit që sjellin pra në shtëpi (4%), "Këta burra e dinë se gratë e tyre varen plotësisht nga ata dhe mund të mendojë se për këtë arsye ato nuk do t'i lënë edhe nëse tradhëtojnë." - thotë Munsch për The Wall Street Journal . Interesant mbetet fakti që burrat e varur ekonomikisht nga gratë e tyre tradhëtojnë shumë më shpesh sesa burrat që fitojnë paratë, plot 15% të arasteve. Ndoshta një burrë i varur ka tepër kohë të lirë, dhe mundësi për të tradhëtuar, apo ndoshta një kompleks krijohet që e bën të reagojë në këtë mënyrë? Për të mbërritur në këto rezultate kërkuesja mori të dhënat e 2757 grave dhe burrave heteroseksualë që kishin të paktën 1 vit marrëdhënie me partnerët dhe ishin midis 18 dhe 32 vjeç.

Blendi Salaj
 

joetisti_

Locus omnem
Po te heqim rastet kur nje femer shkon me shume meshkuj dhe anasjelltas, po te heqim qe ka edhe tradhti me te njejtin seks, atehere mbetet qe kur dikush tradhton barazohet sepse nje mashkull, nje femer.

Po meqe eshte mburrje, dhe une jam mashkull: meshkujt tradhtojne me shume.
 

Monroe

Valoris scriptorum
Tradhetia,
Mendoj se tradheton mashkulli ose femra qe e ka si tradit tradhtin
per mendimin tim sja vlen te tradhetosh partnerin/en
nese ka dicka qe nuk shkon me te ose ste pelqen
ulu bisedoni, cfardo qe te jet
nuk esht mir tradhetia
shum vajza ndryshojn pamjen x tqen ma tbukra nsyt e tdashurit e prap se prap marrin tradhtin si shperblim
 
Top