Kush shkëlqeu më shumë në New York! DiCaprio apo Jahjaga!? (Foto)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
0360a688b4143940da387b9d9ab4a4df.jpg



Leonardo DiCaprio dhe Atifete Jahjaga ishin dy nga personalitet që u nderuan në ceremoninë Clinton Global Citizen Awards.
Ceremonia, e cila u organizua të dielën mbrëma në New York nga Clinton Global Initiative, nuk tërhoqi vëmendjen vetëm për mirënjohjen rreth punës që ata kanë bënë në sfera të ndryshme, por ishte edhe dukja e tyre që nxiti diskutime.

19d379a2c63e4784a852885bece2eacb.jpg


Leonardo DiCaprio duket se po ndikohet nga mosha dhe po ndryshon stil. Nga një djalosh simpatik, i lezetshëm dhe idhull i tinejxherëve, ai po bëhet gjithnjë e më mashkullor.

e76963212e28ca03cb9911f6604165c3.jpg


Aktori 39-vjeçar, i cili fitoi mirënjohje për punën e tij rreth ruajtjes së ambientit, në këtë ngjarje u paraqit i parruar, me një mjekër të gjatë dhe me flokët të kapura prapa.

0a29186ed9012b52334786bd61b1ba78.jpg


Jahjaga, në anën tjetër, ruajti stilin e saj elegant. E veshur me një kostum të zi, presidentja, e cila u nderua me çmimin për lidership në shërbimet publike, ruajti imazhin e një personaliteti serioz.

db7d943b123fcaf9562ca1ecb95a94b4.jpg


9b05102909ec5fbccb427077c2ad0e05.jpg
 

scadarsko

Locus omnem
Politique si gjithkund, sherbim publik nderohet presidntja, vertet kam lexuar per te se eshte person mire e formuar,por jo deri n ate shkalle mérite. Gjithsesi bravo kryetare se klintoni ju a kthej borxhin qe kosova nderoi dikur Bill Clinton.
 
Top